titleToAlt
Ndihesha sikur isha zënë në kurth, në një nga ato makthet e tmerrshme, në të cilat duhet të vraposh, të vraposh sa të mbetesh e pafrymë, por trupi yt nuk mundet të lëvizë mjaftueshëm shpejt. Këmbët e mia dukej sikur ecnin gjithnjë e më ngadalë teksa çaja përpara nëpër turmën e pashpirt, por akrepat në kullën gjigante të sahatit nuk ngadalësoheshin. Me forcë të papërmbajtshme e moskokëçarëse ata drejtoheshin pa u ndalur drejt fundit, fundit të gjithçkaje. Por nuk ishte ëndërr, dhe ndryshe nga makthi, unë nuk po vrapoja për jetën time; po rrekesha të shpëtoja diçka, që ishte pafundësisht më e çmuar. Sot jeta ime nuk kishte asfare rëndësi. Për Bela Suanin ka vetëm diçka më të rëndësishme se vetë jeta: Eduard Kulleni. Por, të dashurosh një vampir është shumë më e rrezikshme nga ç'mund ta kishte menduar Bela. Sakaq, Eduardi e ka shpëtuar Belën nga kthetrat e një vampiri të rrezikshëm. Por, tani që lidhja e tyre përbën rrezik për çka është e shtrenjtë për ta, ata kuptojnë se telashet vetëm sa kanë filluar. Mijëra lexues, të mahnitur nga bestselleri i Neë York Times,” Muzgu”, mezi po presin vazhdimin e historisë së dy të dashuruarve, Belës dhe Eduardit. Te “Hëna e Re”, Stephenie Meyer paraqet një tjetër rrëfim të parezistueshëm, ku romanca ndërthuret me suspancën. Pasionant, gozhdues dhe me plot degëzime e kthesa të papritura, kjo sagë dashurie vampirësh është në rrugën e duhur për t'iu bashkuar letërsisë së pavdekshme.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Por kur dashuroje vrasësin tënd, atëherë nuk kishe rrugëdalje. Si mund të vrapoje, si mund të luftoje, kur një veprim i tillë do ta lëndonte atë person të dashur? Nëse jeta jote ishte gjithçka mund t'i falje njeriut të dashur, si mund të mos ia falje? Po sikur ai të ishte një njeri që e doje me të vërtetë? Të biesh kokë e këmbë në dashuri me një vampir, është njëherazi edhe fantazi edhe makth, ndërthur me realitetin tejet të rrezikshëm të Bela Suanit. E tërhequr në një drejtim nga pasioni çmendurak për Eduardin, dhe në një tjetër nga lidhja e thellë me njeriun-ujk, Xhekob Bllekun, ajo ka duruar një vit të trazuar joshjeje, humbjeje dhe grindjeje për të arritur në pikën përfundimtare të kthesës. Zgjedhja e saj e afërt për t'u bashkuar me botën e errët por joshese të të pavdekshmëve ose për të vijuar një jetë krejt njerëzore është kthyer në fijen tek e cila varet fati i dy klaneve. Tanimë që bela e ka marrë vendimin e vet, një zinxhir befasues me ngjarje të padëgjuara do të copëtohet duke sjellë pasoja potencialisht shkatërruese dhe të pazbulueshme. Kur fijet e copëtuara të jetës së Belës - fillimisht të ekspozuara te Muzgu, pastaj të hapërdara dhe të shqyera te “Hëna e re” dhe “Eklipsi” - duken gati për t'u lidhur dhe thurur me njëra-tjetrën, a mund të shkatërrohen përgjithmonë? Përfundimi mahnitës dhe marrafrymës i Sagës së Muzgut, “Agimi”, hedh dritë mbi të fshehtat dhe misteret e kësaj epike magjepsëse dhe romantike, që ka mbërthyer miliona lexues.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ndërkohë që Siatëlli kërcënohet nga një seri vrasjesh të mistershme dhe një vampire e pamëshirshme vazhdon të kërkojë hakmarrje, Bela gjendet sërish e rrezikuar. Mes gjithë kësaj, asaj i duhet të zgjedhë mes dashurisë së saj për Eduardin dhe miqësisë me Xhekobin, duke e ditur që vendimi i saj ka mundësi të rindezë betejën e përjetshme mes vampirëve dhe njerëzve-ujq. Ndërkohë që dita e diplomimit po afrohet me të shpejtë, Bela duhet të marrë edhe një vendim tjetër: jetën a vdekjen. Lexuesit të mbërthyer nga “Muzgu” dhe “Hëna e re”, do ta përpijnë menjëherë edhe “Eklipsin”, librin e tretë, të shumëpritur të sagës gozhduese të dashurisë së vampirëve, nga Stephenie Meyer.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Kur Izabela Suan transferohet në qytetin e zymtë Forks, ku takon Eduard Kullenin misterioz dhe tërheqës, jeta e saj merr një kthesë drithëruese dhe të frikshme. Me lëkurën e tij të porcelantë, sytë e artë, zërin hipnotizues dhe me dhunti të mbinatyrshme, Eduardi është njëherazi i papërballueshëm dhe i papërshkueshëm. Deri më tani ai ia ka dalë mbanë për ta fshehur identitetin e tij të vërtetë, por Bela është e vendosur që ta zbulojë të fshehtën e tij të errët. Belës nuk ia rrok mendja se sa shumë është afruar me të, se gjithnjë e më shumë po e vendos veten, dhe ata që e rrethojnë, në rrezik. Dhe, se mund të jetë tepër vonë për t'u kthyer pas. Thellësisht tërheqës dhe me suspensë të jashtëzakonshme, “Muzgu” do gjejë lexues që do gozhdohen deri në faqen e fundit.
Çmimi: 1250 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania