titleToAlt
Një libër për të rinj të moshës 14-18 vjeç. Romani i përket zhanrit fantastiko-shkencor. Një grup të rinjsh gjimnazistë, gjatë një ore praktike mësimore nën det, bien robër të një baze të fshehtë ushtarake, nga e cila pritet që së shpejti të nisë një sulm për pushtimin e vendit të tyre. Të rinjtë humbin kujtesën, vetëm njëri prej tyre arrin t’i shpëtojë këtij kurthi dhe pas shumë rreziqesh kthehet në atdhe për të njoftuar në lidhje me ekzistencën e bazës.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
U botua në vitin 2000. Roman i llojit të problemeve shoqërore. Ka njohur disa ribotime, duke u shndërruar brenda pak kohe në një bestseller. Është renditur në Listën e Nderit të IBBY-it për vitin 2002. Nga anketimet rezulton libri më i lexuar nga adoleshentët shqiptarë. Trajton fatin e një vajze që humb nënën në moshën 13-vjeçare dhe mbi supet e saj të njoma bie barra e shtëpisë. Ndërkohë babai i saj ka mbetur pa punë dhe ka probleme serioze me alkoolin. Në sajë të mbështetjes së Sidit, vajza me emrin Meriyll arrin t’ia dalë mbanë dhe të shpëtojë nga trafikimi. Mes Sidit dhe Meriyllit lindin ndjenjat e para të dashurisë.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Një sagë shqiptare që nis në shekullin XVI dhe vjen deri në ditët tona. Gjithçka e treguar nëpërmjet historisë së një familjeje dhe një fshati. Shqiptarët të përshkruar si pjella biblike me të mirat dhe të këqijat e tyre, trimërinë, nderin, urrejtjen, hakmarrjen, mercenarizmin, përçarjen, deri në ndarjen tragjike që solli komunizmi. Historia e një familjeje shqiptare nëpër shekuj, ku të gjithë gjejmë diçka nga vetja jonë dhe nga rrënjët tona të dikurshme. Një sagë e treguar ndryshe.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
U botua në vitin 2006. Trajton botën e fëmijëve të rritur në kohën e diktaturës dhe shtrembërimin që u shkaktonte sistemi komunist brezave të rinj me ideologjinë e tij absurde, e cila fillonte mësohej që në shkollën fillore. Me sytë e fëmijëve zbulohet hipokrizia e atij sistemi dhe gënjeshtrat e mëdha që e mbanin në këmbë. Ky roman është i vetmi i autorit me nota të forta autobiografike.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Roman i llojit me probleme shoqërore. U botua në vitin 2004. Trajton fatin e fëmijëve jetimë në ditët tona dhe problemet e tyre. Në qendër janë dy fëmijë, motër e vëlla, të cilët dërgohen në jetimore nga xhaxhai i tyre, ndërkohë që babai u ka vdekur dhe nënën e tyre e kanë të shtruar në një spital psikiatrik. Xhaxhai synon të marrë shtëpinë e dy jetimëve, synim të cilit ia arrin përkohësisht. Pasqyrohet sesi rrjedh jeta në jetimore ku dërgohen fëmijët.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“P4” është një roman i shkruajtur nga Viktor Canosinaj.Eshte roman per fëmijë dhe për të rinj.Flet per nje familje prej kater vetash: Rea, Jutbina (ndryshe njohur si Juta) dhe dy prinderit e saj. Nga mosmarre-veshjet dhe nga gjendja ekonomike prinderit vendosen te divorcohen ku mamaja merr Juten ndersa babai Rean. Nderkohe gjate marteses se tyre mamaja e Jutes eshte e lidhur me nje italian te quajtur Anxhelo,nje nder arsyet e ndarjes.Juta dhe mamaja e saj largohen per te jetuar ne Itali ndersa Rea e tronditur nga gjendjet e saj kalon ne gjendje depresioni nga ndarja e prinderve dhe malli qe ka per motren e saj. Nderkohe kur Juta komunikon me Rean i tregon per planin per te ribashkuar prinderit i quajtur P4 qe do te thoshte pergjithmone kater. Rea nuk bie dakort por Juta gjithmone e me shume vendos qe te nxije jeten e Anxhelos ne lidhje me mamane e saj per ta bindur qe nuk eshte gruaja qe ai ka njohur. Ndersa ne Shqiperi ku ndodhet babai me Rean, babai ka gjetur nje grua tjeter te quajtur Linda qe ka nje vajze ne te njejten moshe me Rean...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Roman i llojit të problemeve sociale. Trajton dashurinë e parë të dy adoleshentëve, një gjimnazisteje dhe një nxënësi të Liceut Artistik, i cili studion për piano, dashuri që ndjek një linjë të vështirë për shkak të futjes në mes të dy të dashuruarve të një vazje tjetër. Romani pasqyron problemet e adoleshentëve të ditëve tona dhe raportet e tyre me prindërit.
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania