titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Megi i adhuron librat, ashtu si i ati, Moja. Asgjë nuk e bën më të lumtur se të jetojë e qetë në shtëpi, por një ditë, një i huaj troket në derë dhe përsëri, ashtu si dhe herë të tjera në të shkuarën, Moja fillon të paketojë plaçkat. Duhet t'ia mbathin, të fshihen. Por nga çfarë? Nga kush? Shpejt e fshehta do të zbulohet: Moja, zëri i të cilit ka aftësinë e jashtëzakonshme që të përhapë jetë në libra, një natë mizore guxoi të lexonte një libër të vjetër "Zemër si boja" ndërsa një zotëri i lig me zemër të zezë, Bricjapi, u çlirua nga litarët e fjalëve dhe u shfaq në sallon. Po në të njëjtin çast fatal, ndodhi edhe diçka tjetër më e rëndë: gruaja e Mosë u zhduk përgjithmonë mes faqeve të librit. Ndërkaq, Bricjapi i pamëshirshëm kërkon prej Mo Gjuhëzanës që t ia nënshtrojë dhuntinë e tij qëllimeve të veta djallëzore. Megi gjendet e përfshirë në një vorbull ndodhish, gjatë të cilave përfytyrimi shndërrohet në realitet...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Libri përmban këshilla, citate, fakte dhe histori të vërteta nga jeta e vajzave adoleshente. Në të do të mësoni si të ushtroheni nëpërmjet ditarit tuaj dhe aktiviteteve, çfarë të thoni kur ndiheni të mërzitura ose kur ju fyejnë, si dhe strategji që ju bëjnë më të forta. Respekti është një e drejtë e lindur e çdo vajze. Atëherë ç’pret më?
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Fillimisht Veronica Roth nisi ta shkruante Divergjenten nga perspektiva e Tobias Itënit, një djalë nga Vetëmohuesit, që përjetonte tensione të forta me të atin dhe që donte të çlirohej nga grupimi i tij. Pas tridhjetë faqesh, ngeci, sepse rrëfimtari nuk i dukej i përshtatshëm për historinë që donte të tregonte. Katër vjet më vonë, iu kthye përsëri kësaj historie, gjeti personazhin e duhur, një vajzë nga Vetëmohuesit, që dëshironte të njihte veten. Por, Tobiasi nuk u zhduk kurrë, ai hyri në histori si Katra, trajneri, shoku, i dashuri i Trisit. Ai ka qenë gjithmonë një personazh që ajo ka dashur ta eksplorojë më tepër, për shkak të mënyrës sesi shfaqej në çdo faqe të librit. Më së shumti është një personazh i fuqishëm për shkak të mënyrës me të cilën i kapërcen kundërshtitë madje, në disa raste, del edhe më i fortë prej tyre.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Merilin Tërki shkruan një roman. Qysh në fëmijëri, tek ajo, u shfaq tërheqja për takimet romantike dhe zunë vend idetë e dyshes, bashkëpunimit, pakteve,  veprimeve dashurore dhe partneriteteve miqësore. Gjatë kohës që shkruan këtë roman, ajo riviziton fragmente të jetës së vet dhe zhytet në kujtimet e takimeve të saj intime dhe të qarta. Merilini në tri kocka është një road-movie me tri akte: akti i parë i përket periudhës së fëmijërisë, moshës 6-8 vjeçe, pjesa e dytë asaj të rinisë dhe akti i fundit përcaktohet si  këtu dhe tani . Kjo është historia e një eksplorimi dhe devijimi. Cilat janë format e ndryshme në të cilat mishërohet dashuria. Ç'është kjo çmenduri që papritmas i lidh së bashku dy krijesa për një moment të veçantë. Eksplorimi i Merilinit nuk njeh kufij. Ajo kërkon kudo ku e nuhat, duke përfshirë botën e njerëzve, botën e kafshëve dhe botën e bimëve.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Gjatë një përpjekjeje të guximshme për të shpëtuar një jetë, dy shokë përfundojnë në një botë tjetër, ku një shtrigë e keqe përpiqet t'i mbajë skllevër.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Narnia... vendi pas Dollapit të Rrobave, vendi i fshehtë që njohin vetëm Piteri, Suzana, Edmundi dhe Lusi... vendi ku fillon aventura. Lusi është e para që zbulon sekretin e Dollapit të Rrobave në shtëpinë e vjetër misterioze të Profesorit. Në fillim askush nuk e beson, kur ajo tregon për aventurat e saj në Narnia. Por shumë shpejt, Edmundi dhe pastaj Piteri e Suzana e zbulojnë vetë magjinë dhe takohen me Asllanin, Luanin e Madh. Sa hap e mbyll sytë jetët e tyre ndryshojnë përfundimisht.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kush është Artemis Fowl-i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të luajë me teknologjinë ashtu si të tjerët luajnë me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme. Po Artemisi është mbi të gjitha njeriu që ka planifikuar grabitjen më të guximshme dhe origjinale të shekullit: ai ka mundur të shtjerë në dorë arin, që Populli i Vogël e ruan me këmbëngulje prej shumë mijëvjeçarësh. Një betejë që ngjason me një videogame të cilin vetëm një djalosh dymbëdhjetëvjeçar e me një shkallë inteligjence të barabartë me atë të një gjeniu, i pajisur me gjakftohtësinë e James Bond-it dhe me kurajën e Indiana Jones-it është në gjendje ta çojë përpara … Ky është një tekno-thriller i mahnitshëm dhe ironik, i shkruar me një dozë aspak të papërfillshme magjie të cilën ua ofron lexuesve që janë të gatshëm të ëndërrojnë për të pamundurën.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Apofisi është i lashtë sa gjithësia dhe vetëm një armiku i trembet: Rasë. Mund edhe të mos ia dilja mbanë ta riktheja Ranë, por instinkti më thoshte se ishte mundësia e vetme. Dhe, që ta them troç, fakti që të gjithë më thoshin pareshtur se po gaboja - Basti, Horusi, madje edhe Sejdi - ma mbushte edhe më shumë mendjen se isha në rrugë të mbarë. E pranoj, jam kokë më vete unë! Autor i suksesshëm për fëmijë dhe të rritur, është vlerësuar me çmimet më të rëndësishme të gjinisë mystery. Pasi punoi si mësues anglishteje për pesëmbëdhjetë vjet, iu kushtua me kohë të plotë të shkruarit dhe jeton në San Antonio, Teksas, me të shoqen dhe dy fëmijët. Qëkur Zotat e Egjiptit të Lashtë u këshuan në botën modern, Karter Keini dhe e motra, Sejdi, janë në telashe. Si pasardhës të Shtëpisë së jetës, keinët kanë fuqi magjike, por zotat dinakë nuk iu lane kohë që t’I praktikonin ato në shkollën për trajnimin e magjistarëve të rinj, në Bruklin. Ndërkaq, Apofisi, gjarpri gjigant, armiku i tyre, po çlirohet nga forcat e të keqes. Nëse ata nuk arrijnë ta ndalojnë, brenda disa ditësh bota do të zhduket. Me fjalë të tjera, kjo mund të quhet një javë e zakonshme për familjen Kein. Shpresa e vetme për shpëtim është të ringjallin Ranë, zotën më të lashtë dhe më të fuqishme të egjiptianëve. Sipas mitologjisë, Raja, nën kanosjen e Apofisit dhe Isidës, ia lë fronin e zjarrtë Osiridit, dhe bie në një gjumë të përjetshëm. Që të mos zgjohet, e ka ndarë në tri pjesë Librin e Rasë, një papirus antik, që përmban sekretet dhe formulat magjike për ta zgjuar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
SHOQËRIA E MBËSHTETUR TE GRUPIMET ku besonte dikur Tris Prajëri po shpërbëhet... e thyer nga dhuna dhe betejat për pushtet, e gërryer nga humbjet e tradhtitë. Prandaj, kur i vjen mundësia për të eksploruar botën përtej kufijve që njihte deri atëherë, Trisi ishte gati. Ndoshta përtej gardhit, ajo dhe Tobiasi do të gjenin një jetë më të thjeshtë së bashku, pa gënjeshtrat e ngatërruara, besnikërinë e vështirë dhe kujtimet e dhimbshme. Por realiteti i ri i Trisit është edhe më alarmues se ai që la pas. Zbulimet e dikurshme tani i duken të pakuptimta. Të vërteta të reja e shpërthyese u ndryshojnë zemrën njerëzve që do. Edhe kësaj here, Trisi duhet të luftojë për të kuptuar natyrën e ngatërruar njerëzore - dhe të vetes së saj - ndërkohë që përballet me zgjedhje të pamundura që i vënë në provë guximin, besnikërinë, sakrificën dhe dashurinë. I treguar nga një perspektivë e dyzuar, libri Besnikja i autores më të shitur sipas New York Times-it, Veronika Roth, përmbyll në mënyrë të fuqishme serinë “Divergjentja” duke zbuluar të fshehtat e botës imagjinare që tërhoqi miliona lexues me librat “Divergjentja” dhe “Kryengritësja”.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Moli është vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, por ka një dhunti të veçantë për t’u futur në telashe. Në kujdestarinë e dy prindërve që e shohin si mish të huaj, pasi vodhi Xhejn Er-in nga biblioteka e shkollës, si ndëshkim, është e detyruar të shkojë çdo pasdite në shtëpinë e zonjës moshëthyer Vivian, për ta ndihmuar që të pastrojë. Takimi mes të dyjave s’premton asgjë të mirë: Moli është ngaherë çehrengrysur, më shumë mbllaçitet nëpër dhëmbë sesa flet, ka pirsing në gjithë trupin dhe dy cullufe të oksigjenuara që i varen ndanë fytyrës. Vetëm se Viviani është një grua e rrallë, të cilës jeta i ka marrë e dhuruar shumë: nuk stepet aspak nga pamja e Molit. Ditë pas dite, që të dyja zbulojnë se ka diçka që i bashkon: edhe Viviani ka mbetur vetëm në vogëli dhe, si shumë fëmijë të tjerë të kohës së vet, futet në “Trenin e jetimëve” për të gjetur një familje që ta merrte në kujdestari. Dhe, kur Moli e kupton se mund ta ndihmojë, që ta davarisë atë tis misteri, që prej vitesh e përndjek, shkëndija e ndjenjës më të zjarrtë e të sinqertë do t’i çlirojë të dyja. Historia e një miqësie që magjeps dhe mallëngjen. Christina Baker Kline rrëfen mrekullinë e një zemre të madhe dhe bujare.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Një roman me karakter të thellë psikologjik. Në këtë roman nuk kanë aq rëndësi veprimet e personazheve, sesa gjendjet e tyre. Veprimi, ngjarja, ndodhia, domethënë subjekti zhvendoset brenda botës së personazhit. Thelbi i Ema Bovarisë është ëndërrimi i vazhdueshëm, jeta me iluzione dhe zhgënjimi prej tyre. Prej këtij personazhi ka marrë dhe emrin dukuria e ëndërrimit dhe zhgënjimit në jetë (bovarizëm). Për Floberin Ema është viktimë e librushkave romantike pa vlerë dhe e mjedisit meskin shoqëror, por edhe mishërimi i falsitetit, i egoizmit dhe e një trilli sentimental, kështu që ai e simpatizon (më mirë, e mëshiron) dhe e kritikon njëherësh.
Çmimi: 890 Lekë
titleToAlt
Suksesi i parë i vërtetë i autorit, qe “Mendimet e kota të një dembelhaneje” dhe mbas tij doli vepra që e bëri të njohur: “Tre veta në një barkë”. Këto vepra nuk u vlerësuan nga kritika, përkundrazi, por lexuesit i përlanë. Libri “Tre veta në një barkë” u botuan në miliona kopje dhe u përkthye madje edhe në rusisht, ndërsa në Gjermani u përdor si tekst shkollor. Zherom Zherom mbahet si një nga shkrimtarët humoristë më të mëdhenj anglezë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Nuk ka më asnjë gjurmë të Stefanit dhe të Dejmonit që kur është zhdukur Elena e bukur, dashuria që i ka ndarë dhe i ka bashkuar të dy vëllezërit vampirë. Ndërkohë, Karolina ka vendosur që të rifitojë zemrën e mikeshave të saj të vjetra: Bonit, që ka fuqi të mbinatyrshme dhe Mereditit të vendosur dhe të pakapshme. Por Boni e di se diçka ka për të ndodhur së shpejti. E ndjen se forca e ligë që ka mbjellë aq shumë tmerr, po bëhet gati për t'u kthyer. Një fatkeqësi tjetër ka për të rënë mbi Fell's Çërç-in dhe banorët e tij, një fatkeqësi e rrallë: Fuqia tjetër po përgatitet të korrë të tjera viktima dhe heronjtë tanë të rinj do të marrin pjesë në një betejë të furishme, në të cilën për të ndaluar në kohë të ligën, duhet të jenë të gatshëm për gjithçka. Edhe për të vënë mënjanë pasionet e tyre personale, kaq përvëluese dhe kaq shkatërruese.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Elena është një vajzë e mrekullueshme, është e bukur, brilante, ka gjithçka në jetë. Por ditët e saj nuk janë aspak interesante. Kështu, duke kërkuar atë drithërimë të veçantë, fillon një marrëdhënie me Stefanin misterioz. Por Stefani fsheh një sekret, një mister të tmerrshëm që do të mundte fare mirë të trondiste përgjithmonë jetën e vajzës. Fillon kështu për Elenën, aventura më magjepsëse dhe njëkohësisht më e rrezikshmja. Një histori dashurie dhe urrejtjeje, drite dhe errësire, në të cilën Stefani dhe Dejmoni, dy vëllezër vampirë, kundërshtarë në luftën e tyre mijëvjeçare, do të luftojnë për zemrën e vajzës si dhe për fatin e saj. Mes dashurish të penguara dhe miqësish fatale, vampirët zbarkojnë në lice. Të gjithë personazhet janë vërtet magnetikë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dy vëllezër vampirë, të mbështjellë nga hija e një misteri mijëvjeçar, luftojnë për dashurinë e Elenës së re. Dejmoni ka vendosur që ajo do të bëhet mbretëresha e territ dhe është i gatshëm të vrasë edhe të vëllanë për t'ia arritur qëllimit. Stefani është në kërkim të një fuqie më të madhe, që të jetë në gjendje të eliminojë rivalin e tij të urryer, por nuk ka ndërmend t'i dorëzohet etjes për gjak njerëzor që e mundon shpesh. Elena e di që duhet të marrë një vendim fatal: duhet të zgjedhë midis besnikërisë ndaj Stefanit dhe tërheqjes këmbëngulëse ndaj Dejmonit. Në errësirën e shpirtit të saj, ndjenja konfliktuale luftojnë me njëra-tjetrën. Jashtë, ka shpërthyer beteja më e furishme e të gjithë kohërave, ku çdo goditje është e ligjshme dhe e lejuar...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Tre këndet e trekëndëshit fatal të dashurisë, Elena dhe dy vëllezërit vampirë Stefani dhe Dejmoni, kanë një fat të përbashkët. Tani që Elena i është dorëzuar Dejmonit tërheqës dhe mizor, tani që urrejtja e Stefanit për të vëllanë është bërë e padurueshme, ata të tre do të jenë të detyruar të shpallin armëpushimin dhe të bashkojnë fuqitë e tyre për t'u përballur me një kërcënim të errët dhe të tmerrshëm. Një tërbim i ligë, i cili mund të thyhet vetëm nëpërmjet një aleance solide. Urrejtje dhe dashuri, gjak dhe hakmarrje; këto janë simbolet që shfaqen në aventurën e frikshme dhe vulosin fundin e saj. Pas "Zgjimi" dhe "Lufta", Lisa Jane Smith përgatitet të godasë direkt në zemër lexuesit e saj me një tjetër episod tronditës të Ditarit të Vampirit. Lisa Jane Smith ka filluar të shkruajë që në fëmijëri dhe romani i saj i parë është botuar sapo u diplomua. Librat e saj janë përkthyer në të gjithë botën dhe kanë dituar admirimin e dy gjenerata lexuesish. Shtëpia Botuese "Bota Shqiptare" po publikon në Shqipëri një nga baladat e saj më të suksesshme: "Ditari i Vampirit" (Zgjimi, Lufta, Tërbimi, Mesha e zezë, Rikthimi: Zbret nata). Saga e "Ditari i Vampirit" është tani edhe një seri e sukseshme televizive.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një udhëzues praktik për vajzat që fillojnë shkollën 9-vjeçare. Në këtë libër do të mësoni gjithçka që duhet të dini për t’u përballuar më mirë, me më shumë detyra, mësues, shokë dhe shoqe.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të zbuloni sekretin e të qenit origjinale. Bëhuni argëtuese dhe energjike, kalojeni imagjinatën. Që nga prezantimi si mbretëreshë deri tek pedikyri perfek. Ky është libri që ju ndihmon me truke dhe këshilla për të qenë e veçanë. Çdo vajzë meriton të jetë dhe të ndjehet e mahnitshme!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky është libri që vajzat kanë pritur prej kohësh. Nëpër faqet e tij mund të zbuloni sekretin se si të bëheni më e mira për gjithçka. Orë argëtimi të garantuara. Shkunde plogështinë! Bëhu më e mira!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Të gjithë çunat, të mëdhenj e të vegjël, kanë kohë që e presin këtë libër. Zbulo se si të bëhesh më i miri në gjithçka. Orë qyfyresh të garantuara. Kalojua të gjithëve! Bëhu më i miri!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Është një nga romanet bashkëohorë më të vlerësuar në Greqi për moshat 13 vjeç e më të rritur. Shkrimtarja greke, Voula Mastori, është autore e dhjetra librave për fëmijë. Ajo ka marrë çmime nga Firma e Shkrimtarëve Grekë, nga rrethi i librit grek për fëmijë, nga Këshilli I Shkrimtareve Femra, nga Ministria e Kulturës së Greqisë, në festivale ndërkombëtare etj.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kjo guidë nga “koka te këmbët” u përgjigjet të gjitha pyetjeve, që nga kujdesi për flokët e deri tek një ngrënie e shëndetshme, era e gojës deri tek sutjenat, koha e puçrrave (pubertetit) dhe gjithçka tjetër gjatë kësaj periudhe. Me sugjerimet, përgjigjet për pyetjet sa, si, deri,kur, dhe fakte nga ekspertët ,ky është libri, ku miliona vajza gjejnë një këshillë miqësore.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania