titleToAlt
"Sekreti i shtëpisë në ishull", është një roman i paharrueshëm, ku fantastikja bashkohet me fotografinë, të rrëmben e të detyron ta lexosh me një frymë. Historia jonë çelet me një fatkeqësi në familje, e cila e nis Xhejkobin gjashtëmbëdhjetë vjeçar në një udhëtim drejt një ishulli të largët pranë bregut të Uellsit. Atje, ai zbulon rrënojat e jetimores së fëmijëve të veçantë, drejtoreshë e së cilës ka qenë zonjusha Fajkoi. Teksa eksploron dhomat dhe korridoret e braktisura, Xhejkobi e kupton se fëmijët e zonjushës Fajkoi kanë qenë më shumë se të veçantë. Mund të kenë qenë të rrezikshëm. Mund t'i kenë izoluar për një arsye të fortë në atë ishull të braktisur. Dhe, në njëfarë mënyre, sado e pamundur që duket, ata mund të jenë ende gjallë. Një histori rrëqethëse e llojit fantastik, "Sekreti i shtëpisë rnë ishull”, kënaq lexuesit e rritur dhe të rinj, si dhe të gjithë ata që pëlqejnë aventurat e frikshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Violet Ambrose, përballet me dy çështje kryesore: Jay Heaton dhe aftësinë e saj sekrete. Ndërsa gjashtëmbëdhjetë-vjeçarja ndihet konfuze në lidhje me ndjenjat e reja për shokun e saj më të mirë që nga fëmijëria, ajo gjithashtu është e shqetësuar nga "fuqia" e saj, me të cilët mund të perceptojë trupat e vdekur, jo të gjithë të vdekurit por ata të cilët janë vrarë. Që kur ishte vajzë e vogël, ajo ndiente gjurmët që të vdekurit linin pas në këtë botë ... dhe shenja që i lidhnin me vrasësit e tyre.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania