titleToAlt
USHTRIME E PROBLEME PËR : SHKOLLAT E MESME PEDAGOGJIKE MESUESIT DHE NXENESIT E SHKOLLAVE 9-VJEÇARE STUDENTËT E CIKLIT TË ULËT Libra të tjerë të autorit: Algjebra 1, ushtrime dhe probleme të zgjidhura Algjebra 2, ushtrime dhe probleme tëzgjidhura Analiza Matematike , ushtrime dhe probleme tëzgjidhura Analiza Matematike 2, ushtrime dhe probleme të zgjidhura Libri është shkruar për t'u shërbyer nxënësve të shkollave nëntëvjeçare, duke filluar nga klasa e tretë e kësaj shkolle, si dhe për gjithë studentët që përgatiten si mësues për ciklin e ulët. Ai shërben si material ndihmës, si për mësuesit e matematikës së shkollës nëntëvjeçare, ashtu edhe për nxënësit e shkollave të mesme pedagogjike. Duke kujtuar thënien e famshme të Gaussit: 'Matematika është mbretëresha e shkencave ndërsa aritmetika është mbretëresha e matematikës", është e domosdoshme që nxënësve t'u mësohen m'ë shumë metoda tradicionale të zgjidhjes së problemeve, gjë që jo vetëm zhvillon të menduarit logjik të tyre, por i bën nxënësit të ambientohen me raste të ngjashme, me të cilat ndeshen në jetën e përditshme.Shpresoj që libri të jetë gjithashtu i dobishëm edhe për mjaft prindër që ndihmojnë fëmijët e tyre në përgatitjen e mësimeve.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“Ky libër u vjen në ndihmë, kryesisht nxënësve që kërkojnë përgatitje të lartë për edukimin qytetar, nëpërmjet procesit mësimor edukativ në shkollë, ku do të gërshetohet edhe shahu, si një element edukues. Me nevojën e studimit të lëndëve shoqërore dhe të edukatës qytetare, të përpunuara në mënyre të përshtatshme për nxënësit e shkollës 9-vjeçare, lidhet dhe shahu si pjesë integrale kryesore. Në molekulën e këtij procesi ndodhet një atom i domosdoshëm, tepër thelbësor, që ecën më ngadalë se edukimi në rrjedhën e kohës. Kjo është shpikja e madhe e lojës së shahut. Mendoj gjithashtu që loja e shahut është sport dhe shkencë për mendjet njerëzore, por nuk mohoj dot artin që shpaloset prej mijëra vjetëve me magjinë pushtuese, që transmeton në mbarë globin tek përdoruesit që qëndrojnë me orë të tëra pa folur, të ngurtësuar në mendime të thella mbi skakierë. Në këtë kërkim studimor do të mundohem të shpalos idenë që shahu është një tipar themelor, një shprehje në edukimin qytetar, hera - herës me elemente të ngjashëm dhe të përbashkët, me teknika të përdorimit për rritjen e efikasitetit të bashkëjetesës dhe ndërthurjes, oponencës, për edukimin sa më të mirë e të shpejtë. Shpesh flasim për përfitimet e shahut, pa e patur të qartë ndikimin e tij në drejtim të inteligjencës vizuale, dhe asaj të akumuluar në kohë. Procesi i edukimit gjatë stërvitjes dhe lojërave të zhvilluara imponon respekt për rivalët e tu, mjafton shtrëngimi i duarve pas një takimi. Besoj se me të dhënat dhe analizat, kërkimet modeste të paraqitura në këtë studim do të gjeni disa orientues për ballafaqimin midis shahut dhe edukimit, por jo të mjaftueshëm për një tabllo gjithëpërfshirëse.”- Autori.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni ushtrime, problema, dhe teste. Libër në ndihmë të mësuesve dhe nxënësve.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Fletore pune për klasën e katërt të shkollës 9-vjeçare. Teksti është hartuar në përputhje me librin e “Gjuhës Shqipe” të klasës së katërt të Prof. Dr. Bahri Beci.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Fletore pune për klasën e pestë të shkollës 9-vjeçare. Teksti është hartuar në përputhje me librin e “Gjuhës Shqipe” të klasës së pestë të Prof. Dr. Bahri Beci.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
“Aftësim Teknologjik 4”, synon që në fund të klasës së katërt nxënësit: -Të pajisen me njohuritë e para për kryerjen e vetëshërbimeve dhe të punëve të ndryshme që realizohen në mjedisin e tyre të afërt. -Të formojnë aftësi elementare për punë, shprehitë praktike për përdorimin e veglave dhe instrumenteve të thjeshta të punës. -Të aftësohen në kryerjen e matjeve, dhënien e formave, bashkimi dhe montimi, modelime të ndryshme.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Është vështirë të gjesh një vepër tjetër që, në kaq pak faqe sa kanë Dialogët; të krijojë një përfytyrim të përgjithshëm të saktë për matematikën dhe për disa probleme partnere të zhvillimit dhe të mundësive të saj.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky tekst është përftesë e dijes po edhe e pasionit të Çabejt 27-vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua më 1936 nga Ministria e Arsimit. Pra u hartua si një tekst shkollor gjuhe e letërsie për nxënësit e shkollave të mesme. Autori nëpërmjet këtij teksti nuk ndërhyn në lirinë e arsyetimit të nxënësve, por ndihmon në formimin e vetëdijes me larushinë e përzgjedhjes dhe renditjen e pjesëve, sikundër dhe me shtjellimet filologjike, etimologjike e gramatologjike në fund të faqeve. Kësisoj edukimi kulturor, e veçanërisht ai letrar, bëhet shprehje e një procesi dinamik, përmes të cilit dëshmohet si kombi lufton për veten, e në këtë mënyrë projekton vetveten në kohë të reja. Në shtjellimin e këtij teksti Çabej nuk mjaftohet me përpilimin shterp të së shkuarës, që cek data a thjesht kujton emrat e heronjve të saj, përkundrazi ai zgjedh të rikrijojë me anamorfozë shpirtin e lashtë të kombit në të tashmen.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
"Mësojmë duke u zbavitur" - metodë për mësimin e gjuhës frënge duke u argëtuar.E pasur me trogime, anoktoda apo lojra zbavitëse.Gjuha e thjeshtë, në përshtatje me programet mësimore.Kryesisht për moshat e reja,por edhe për të gjithë të interesuarit e gjuhës së bukur frënge.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Ju do të gjeni në këtë fjalor;Mbi 30 000 fjalë dhe shprehje;Fjalor mjaft praktik për përdorimin e përditshëm;I lehtë në përdorim dhe për shumë fusha;Gjithëpërfshirës dhe me fjalët më të përdorshme. In diesem Worterbuch werden Sie finden:Uber 30 000 Worter und Wendungen;Ein handliches und sehr praktisches Worterbuch;Ein leicht benutzbares Worterbuch fur viele Gebiete und Bereiche;Ein umfangreiches Worterbuch mit meistgebrauchlichen Wortern.
Çmimi: 800 640 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Ju do të gjeni në këtë fjalor:• Mbi 15 000 fjalë dhe shprehje;Fjalor mjaft praktik për përdorimin e përditshëm;I lehtë në përdorim dhe për shumë fusha;Gjithëpërfshirës dhe me fjalët më të përdorshme. In diesem Worterbuch werden Sie finden: Uber 15 000 Wporter und Wendungen; Ein handliches und sehr praktisches Worterbuch;Ein leicht benutzbares Worterbuch fur viele Gebiete und Bereiche;Ein umfangreiches Worterbuch mit meistgebrauchlichen Wortern.
Çmimi: 500 400 Lekë
titleToAlt
Edisoni është "etiketuar" si “njeriu që shpiku të ardhmen". Ishte ai që filloi të shpërndante energjinë elektrike, ishte ai që shpiku llambën, mënyrën e përpunimit të muzikës dhe mënyrën e përdorimit të telefonit e radios nga të gjithë. Fitoi miliona dollarë dhe i investoi në kërkime, me idenë se shkenca përmirëson jetesën.
Çmimi: 390 Lekë
titleToAlt
Arkimedi i Sirakuzës, ka qene matematicien dhe fizikan i madh i Greqisë së lashtë. Ligjet dhe teoremat e tij, janë akoma bazë për shkencën e ditëve të sotme Gjenialiteti i Arkimedit, kujtohet gjithmonë falë brohoritjes: "EUREKA!”. Në këtë libër, Arkimedi tregon mbi reflektimet, kërkimet në Bibliotekën Aleksandrisë dhe mbi realizimin e makinave të tmerrshme luftarake
Çmimi: 390 Lekë
titleToAlt
Antuan Loren Lavuazie është babai i Kimisë. Ishte Lavuazie që i vuri emrin oksigjenit dhe që zbuloi rolin e tij në frymëmarrjen e qenieve të gjalla. Ishte Lavuazie që zgjidhi enigmën e flogjistit të pakapshëm. Në këtë libër na tregon aventurën e jetës së tij, nga çunak kurioz në shkencëtar të përkushtuar për një jetë më të mirë. Është një tregim i mbushur me ngjarje, personazhe e zbulime, që mbyllet në periudhën më gjakatare të Revolucionit Francez.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Është pikërisht ai, Darvini i madh, që na tregon gjërat e bukura të bëra në jetë. Flet për udhëtimin e tij rreth botës, për evolucionin dhe krimbat e tokës. Nuk është marrë me dinozaurët, por ndërkohë që ai shkruante, nisi suksesi i tyre. Sukses që vazhdon edhe sot, mbi të gjitha tek të rinjtë.
Çmimi: 390 Lekë
titleToAlt
Kush e ka gjetur i pari ilaçin kundër të ftohurit? Kush e ka kuruar për herë të parë fruthin? Doktor Hipokrati, do të thoshin njëzëri mjekët. Dhe ja ku vetë Hipokrati na tregon për jetën familjare dhe aventurat e tij gati mitike. Por na flet edhe për barëra magjikë dhe ushqime ekologjike, çështje që janë mjaft aktuale për ne.
Çmimi: 390 Lekë
titleToAlt
Është pikërisht ai, Alberti i madh, që na tregon se ç'gjëra të bukura ka bërë në jetë. Flet për pasionet e tij mbi fizikën, violinën dhe paqen. Nuk arriti të merrte "patentën" për makinën e kohës, por hodhi bazat për ndërtimin e saj, sepse së ardhmes... nuk i dihet...
Çmimi: 390 Lekë
titleToAlt
Ky tekst është në shërbim të gjimnazistëve, jo vetëm për t'u siguruar atyre përmbledhjen më të shpejtë të materialeve mbi titujt në studim, duke nënvizuar thelbin ideor, përmbajtësor e formal të veprave letrare që përfshihen aty, proces pa të cilin nuk mund të hedhësh asnjë hap më tej në komente e analiza të detajuara, por edhe për të shërbyer si model këmbënguljeje, si model pune e vullneti per të bërë diçka ndryshe.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
"Fjalori enciklopedik shqiptar" (FESH), botim i ri, është përgatitur në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë pas një pune komplekse disavjeçare të Qendrës së Enciklopedisë Shqiptare, të redaksive të 21 fushave tematike të Fjalorit, të Këshillit botues e të Redaksisë së përgjithshme dhe të disa qindra autorëve të zërave. Vepra e pranishme vijon rrugën e çelur nga "Fjalori enciklopedik shqiptar" i botuar në vitin 1985, i cili, si vepra e parë enciklopedike në gjuhën shqipe, shënon një arritje të rëndësishme të shkencës e të kulturës shqiptare. Ky është vëllimi i tretë i librit.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
"Fjalori enciklopedik shqiptar" (FESH), botim i ri, është përgatitur në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë pas një pune komplekse disavjeçare të Qendrës së Enciklopedisë Shqiptare, të redaksive të 21 fushave tematike të Fjalorit, të Këshillit botues e të Redaksisë së përgjithshme dhe të disa qindra autorëve të zërave. Vepra e pranishme vijon rrugën e çelur nga "Fjalori enciklopedik shqiptar" i botuar në vitin 1985, i cili, si vepra e parë enciklopedike në gjuhën shqipe, shënon një arritje të rëndësishme të shkencës e të kulturës shqiptare. Ky është vëllimi i dytë i librit.
Çmimi: 1500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania