titleToAlt
I pari fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, fjalor gjithëpërfshirës me fjalë dhe shprehje nga gjuha letrare, shkencore, e mediave, e folur, bisedore e krahinore, sa kohë që këto kanë një a më shumë sinonime në gjuhën shqipe.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Fjalor i domosdoshëm për të gjithë shqipfolësit. • Fryt i një pune të ngulët trevjeçare të dy gjuhëtarëve me përvojë të gjatë në studimin e normave të shqipes standarde. • Pasqyron arritjet më të fundit të gjuhësisë shqiptare në lëmin e fonetikës, të gramatikës dhe të leksikografisë. • Pasqyron shkallën e sotme të standardizimit të shqipes. • Dallohet për punën e bërë për pasurimin dhe spastrimin e leksikut shqipes. • Sjell një varg risish si në përmbajtje, dhe në paraqitjen grafike. • Jep për herë të parë ndarjen në rrokje të fjalëve. • Ka propozime të shumta për zgjidhje të reja sistemore. • Ka të dhëna të plota gramatikore për format e fjalëve, sidomos për fjalët me forma të parregullta. • Ka një fjalës të pasur e gjithëpërfshirës të leksikut intelektual e popullor të të gjitha trevave. • Përmban, veç njësive leksikore, edhe qindra emërtime gjeografike e shprehje të huaja.
Çmimi: 2200 Lekë
titleToAlt
Fjalori më i pasur bashkëkohor shqip-gjermanisht: • Me rreth 50 000 fjalë të shqipes nga të gjitha fushat dhe stilet e përdorimit, me një sinonimi shumë të gjerë, me një numër të pafund shprehjesh shqip- gjermanisht. • Me një numër të qenësishëm termash. • Me një shtresëzim shumë të përpiktë stilistik dhe me të dhëna të plota gramatikore. • Me një pasuri të pazakontë fjalësh të urta. • Me një skicë të dobishme gramatikore të shqipes për të gjithë ata që duhen të orientohen drejt në fjalor dhe të mësojnë shqip. •I lehtë dhe komod në përdorim.
Çmimi: 5000 Lekë
titleToAlt
Duke iu përkushtuar zhvillimit të normës gjuhësore shqipe dhe kodifikimit të saj, autori në këtë vëllim merret me: një studim monografik për problemet e mbiemrave, çështje të sistemimit të shumësit të emrave çështje të sistemit foljor dhe një monografi për aspektin dhe mënyrat e veprimit foljor në gjuhën shqipe.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim autori parashtron: shkrime kushtuar normës gjuhësore në përgjithësi dhe normës në sistemete ndryshme, si nësistemin emëror, sistemin foljor, normën gjuhësore në publicistikën shqiptare, shkrime për çështje të ndryshme të kulturës së gjuhës, çështje të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, çështje për toponiminë, referime jashtë shtetit për arritjet e gjuhësisë shqiptare dhe për aspekte të ndryshme kulturore që lidhen me shqipen e Shqipërinë, shkrime kushtuar figurave të ndryshme vendase e të huaja që lidhen me gjuhën shqipe dhe artikuj publicistikë, të cilat trajtojnë aspekte të ndryshme të shndërrimeve demokratike në Shqipëri.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Fjalor i ri gjermanisht-shqip, fryt i një përpunimi rrënjësor e të thelluar të fjalorëve të mëparshëm të autorit. -Ka një rritje të ndjeshme të numrit të fjalëve të reja, të kuptimeve dhe të shprehjeve. -Përmban 61 000 fjalë, pra mbi 15 000 fjalë më tepër se ai i vitit 2002. -U jep përparësi fjalëve nga gjuha e sotme: gjuha e mediave, e filmit dhe e teatrit, e jetës së përditshme në zyrë, në punë të tjera, në dyqane, në rrugë e kudo. -Lë jashtë fjalët e vjetra a që janë në vjetrim e sipër, historizmat e dialektizmat, terminologjitë e fushave të ngushta, duke mbajtur më të rëndësishmet për një formim e komunikim bashkëkohor. -Bën rishqyrtimin tërësor të strukturës së mjaft zërave. -Ka një numër të pazakontë shprehjesh e thëniesh nga gjuha e sotme, nga jeta e përditshme, shprehje e thënie të qëndrueshme popullore dhe fjalë të urta. -Është një vepër e përditësuar në të gjitha drejtimet duke mundësuar një kuptim shumë të mirë të gjuhës gjermane dhe duke rritur mundësinë e përkthimit nga kjo gjuhë e në këtë gjuhë. -Ka të dhëna të hollësishme gramatikore dhe një skicë të gramatikës gjermane me shumë vlerë edhe për ata që duan të nisin mësimin e gjermanishtes pa mësues. -Zbaton për herë të parë në fjalorët gjermanisht-shqip e anasjellas drejtshkrimin e ri të gjuhës gjermane. -Jep në një vëllim të vetëm gjithçka të rëndësishme për gjuhën gjermane. -Është i lehtë në përdorim, i përshtatshëm për specialistët, studentët, nxënësit e shkollave të mesme dhe për këdo që do të mësojë gjermanishten ose ka interes për këtë gjuhë. -Mundëson leximin dhe kuptimin pa vështirësi të letërsisë artistike, të teksteve të ndryshme nga lëmi i shkencës e i teknikës, si mjekësia, industria, botanika, zoologjia, bujqësia, elektronika, mekanika etj., ndjekjen e emisioneve radiotelevizive. -Jep gjithçka që duhet për të komunikuar në gjuhën gjermane.
Çmimi: 3500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania