titleToAlt
Të dashur nxënës, Ju keni mësuar për shumë vjet lëndën e gjuhës shqipe dhe së shpejti do të provoni, se sa jeni aftësuar për t'i përdorur si duhet këto njohuri. Për t'ju ardhur në ndihmë ne kemi përgatitur këtë libër ndihmës, ku janë përmbledhur në dy kapituj kryesorë: 1. Teksti letrar dhe joletrar 2. Njohuritë gjuhësore të përfshira në programin rientues të miratuar nga MASR. Në të dy kapitujt njohuritë teorikej epen të përmbledhura dhe me skema, si dhe shoqërohen secila me ushtrime të larmishme e teste, me qëllim që ju ta ushtroni praktikisht gjuhën në situata të ndryshme komunikimi, si gjuhë e komunikimit të përditshëm dhe si gjuhë e letërsisë. Ushtrimet dhe testet janë përzgjedhur të tilla, që ju të përgatiteni sa më mirë për t'iu përgjigjur pyetjeve me alternativa, si e vërtetë/e gabuar, po/jo, e sakte/e gabuar, pyetjeve me përgjigje të shkurtra ose me plotësim, pyetjeve me përgjigje të kufizuara e të zgjeruara, që programi i parashikon për në provim. Në fund të librit janë vendosur teste përmbledhëse për tekste letrare dhe joletrare, si dhe jepen përgjigjet e testeve të përfshira në libër, si dhe përgjigjet e disa ushtrimeve me shkallë më të lartë vështirësie. Ju, duhet ta kuptoni se nëse keni siguruar çelësin bazë të njohurive (të teksteve letrare/joletrare/gjuhësore), atëherë nuk është shumë e rëndësishme se cili fragment apo cila temë eseje mund t'ju bjerë në tezën e provimit. Duke qenë se ky libër përfshin konceptet letrare dhe gjuhësore bazë, ai do të jetë gjithmonë i vlefshëm për ju, jo vetëm në prag sezoni, por edhe më tej, pasi gjuha shqipe është e përfshirë së bashku me letërsinë në programin e shkollës së mesme. Sigurisht që asnjëherë një libër nuk mund të përfshijë gjithçka që ju nevojitet. Me ndihmën e mësuesve dhe duke u ushtruar vetë, me siguri do të keni rezultate mjaft pozitive. Suksese! Nga redaksia ALBAS
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
USHTRIME E PROBLEME PËR : SHKOLLAT E MESME PEDAGOGJIKE MESUESIT DHE NXENESIT E SHKOLLAVE 9-VJEÇARE STUDENTËT E CIKLIT TË ULËT Libra të tjerë të autorit: Algjebra 1, ushtrime dhe probleme të zgjidhura Algjebra 2, ushtrime dhe probleme tëzgjidhura Analiza Matematike , ushtrime dhe probleme tëzgjidhura Analiza Matematike 2, ushtrime dhe probleme të zgjidhura Libri është shkruar për t'u shërbyer nxënësve të shkollave nëntëvjeçare, duke filluar nga klasa e tretë e kësaj shkolle, si dhe për gjithë studentët që përgatiten si mësues për ciklin e ulët. Ai shërben si material ndihmës, si për mësuesit e matematikës së shkollës nëntëvjeçare, ashtu edhe për nxënësit e shkollave të mesme pedagogjike. Duke kujtuar thënien e famshme të Gaussit: 'Matematika është mbretëresha e shkencave ndërsa aritmetika është mbretëresha e matematikës", është e domosdoshme që nxënësve t'u mësohen m'ë shumë metoda tradicionale të zgjidhjes së problemeve, gjë që jo vetëm zhvillon të menduarit logjik të tyre, por i bën nxënësit të ambientohen me raste të ngjashme, me të cilat ndeshen në jetën e përditshme.Shpresoj që libri të jetë gjithashtu i dobishëm edhe për mjaft prindër që ndihmojnë fëmijët e tyre në përgatitjen e mësimeve.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Fletore pune për klasën e katërt të shkollës 9-vjeçare. Teksti është hartuar në përputhje me librin e “Gjuhës Shqipe” të klasës së katërt të Prof. Dr. Bahri Beci.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Fletore pune për klasën e pestë të shkollës 9-vjeçare. Teksti është hartuar në përputhje me librin e “Gjuhës Shqipe” të klasës së pestë të Prof. Dr. Bahri Beci.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Fletore pune për klasën e gjashtë të shkollës 9-vjeçare. Teksti është hartuar në përputhje me librin e “Gjuhës Shqipe” të klasës së gjashtë të Prof. Dr. Bahri Beci.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Fletore pune për klasën e shtatë të shkollës 9-vjeçare. Teksti është hartuar në përputhje me librin e “Gjuhës Shqipe” të klasës së shtatë të Prof. Dr. Bahri Beci.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Fletore pune për klasën e tetë të shkollës 9-vjeçare. Teksti është hartuar në përputhje me librin e “Gjuhës Shqipe” të klasës së tetë të Prof. Dr. Bahri Beci.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Fletore pune për klasën e nëntë të shkollës 9-vjeçare. Teksti është hartuar në përputhje me librin e “Gjuhës Shqipe” të klasës së nëntë të Prof. Dr. Bahri Beci.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
“Aftësim Teknologjik 1”, synon që në fund të klasës së parë nxënësit: -Të pajisen me njohuritë e para për kryerjen e vetëshërbimeve dhe të punëve të ndryshme që realizohen në mjedisin e tyre të afërt. -Të formojnë aftësi elementare për punë, shprehitë praktike për përdorimin e veglave dhe instrumenteve të thjeshta të punës. -Të aftësohen në kryerjen e matjeve, dhënien e formave, bashkimi dhe montimi, modelime të ndryshme.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
“Aftësim Teknologjik 3”, synon që në fund të klasës së tretë nxënësit: -Të pajisen me njohuritë e para për kryerjen e vetëshërbimeve dhe të punëve të ndryshme që realizohen në mjedisin e tyre të afërt. -Të formojnë aftësi elementare për punë, shprehitë praktike për përdorimin e veglave dhe instrumenteve të thjeshta të punës. -Të aftësohen në kryerjen e matjeve, dhënien e formave, bashkimi dhe montimi, modelime të ndryshme.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
“Aftësim Teknologjik 4”, synon që në fund të klasës së katërt nxënësit: -Të pajisen me njohuritë e para për kryerjen e vetëshërbimeve dhe të punëve të ndryshme që realizohen në mjedisin e tyre të afërt. -Të formojnë aftësi elementare për punë, shprehitë praktike për përdorimin e veglave dhe instrumenteve të thjeshta të punës. -Të aftësohen në kryerjen e matjeve, dhënien e formave, bashkimi dhe montimi, modelime të ndryshme.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Material ndihmës për nxënësit e shkollës 9-vjeçare dhe të shkollave të muzikës. Libri përmban informacione për muzikën botërore dhe për arritjet e muzikës shqiptare.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Teksti "Mësime model 1" përmban afro 20 orë mesime model që ofrohen të përdoren nga mësuesit e klasës së parë të ciklit fillor të shkolles 9-vjeçare në lëndët ABETARE dhe MATEMATIKË. Këto mësime janë organizuar sipas strukturës PNP të ndërtimit të orës së mësimit, e cila është shumë funksionale dhe dobiprurëse në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit aktiv. Çdo orë mësimi e përfshirë në këtë botim është punuar nga vetë autorja me nxënësit e klasës së parë në shkollën ushtrtmore, në shkollën e mesme pedagogjlke "Luigj Gurakuqi" Elbasan.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Teksti "Mësime model 2" përmban 20 orë mësime model që ofrohen të përdoren nga mësuesit e klasës së dytë të ciklit fillor të shkollës 9-vjeçare në lëndët GJUHË SHQIPE dhe MATEMATIKË. Këto mësime janë organizuar sipas strukturës PNP të ndërtimit të orës së mësimit, e cila është shumë funksionale dhe dobiprurëse në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit aktiv. Çdo orë mësimi e përfshlrë në këtë botim është punuar nga vetë autorja me nxënësit e klasës së dytë në shkollën ushtrimore, në shkollën e mesme pedagogjike "Luigj Gurakuqi" Elbasan.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
"PROVO VETEN NË TESTE! 3" përmban 30 testime dyjavore nga lëndët Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Dituri Natyre, që zhvillohen në klasën e tretë të ciklit fillor të shkollës 9-vjeçare. -Testimet e kësaj fletoreje pune përmbajnë detyra të studiuara dhe ndërtuara me kujdes, duke synuar përvetësimin dhe kontrollin në mënyrë aktive të dijeve dhe njohurive që merren nga nxënësit e klasës së tretë, i vënë nxënësit përballë alternativave dhe varianteve të ndryshme ushtrimesh, të cilat i ftojnë natyrshëm drejt aktivteteve krijuese të të nxënit pa i lodhur apo sforcuar. - Mënyra origjinale e vlerësimit të këtyre testeve i ndihmon nxënësit të vetëpozicionohen sipas nivelit të zotërimit të dijeve të marra, duke synuar nxitjen e tyre për të arritur rezukate sa më të larta. - Kjo fletore pune është ndihmëse jo vetëm për nxënësit e klasës së tretë, por edhe për mësuesit dhe prindërit. Përmes saj ato do të gjejnë materiale të vlefshme për të kontrolluar nivelin e përvetësimit të dijeve nga nxënësit apo fëmijët e tyre. - Detyrat e kësaj fletoreje pune mund të përdoren edhe në kohën e pushimeve verore nga nxenësit që përgatiten për të filluar klasën e katërt, për të sistemuar dhe plotësuar njohuritë e marra në klasën e tretë.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Teksti “Eksperimente kimie” mbi përbërjet organike është hartuar në përputhje me kërkesat e programit të kimisë të shkollave 9 vjeçare dhe të mesme. Ky tekst që përmban 276 eksperimente të paraqitura me skemat e aparaturave dhe reaksionet e zhvillimt kimik, u shërben mësuesve të kimisë të shkollave të mesme dhe nxënësve për konkretizimin e njohurive mësimore.
Çmimi: 400 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania