titleToAlt
Autorët e mirënjohur në fushën e praktikës bankare dhe sidomos të asaj mikrofinanciare, kanë për qëllim të japin një panoramë të qartë për lexuesit në lidhje me konceptin e besimit, riskut dhe kreditit. Besimi është virtyt dhe si ai duhet formuar dhe trajtuar. Njerëzit janë qenie të përkohshme, por besimi mbi paranë dhe kredinë është jo sa jeta e një bankieri apo konsumatori, por ai vazhdon dhe do të vazhdojë gjithnjë Gjithashtu, me kujdes trajtohen aspekte të rëndësisë së rrezikut dhe riskmbajtjes nga ana e institucioneve kredidhënëse dhe individëve me të cilët ato kanë marrëdhënie. Mirëbesim do të thotë se është dhënë një farë konfidence dhe është mbështetur me një farë besimi. "Besimi është një grumbull premtimesh për të paguar". 'Paraja dhe Kredia', është kapitulli i fundit i librit i cili fillon me historikun e parasë, evoluimi i parasë dhe format që ka marrë ajo si dhe shkëmbimi në vetvete për të ardhur tek kohët moderne. I dizenjuar posacërisht për komponentin e "Biznesit Bankar" por edhe më gjerë, ky libër ofron një prezantim të përshtatshëm për ata studentë të fakultetit ekonomik dhe vecanërisht të degëve financë-bankë të cilët pretendojnë që të fillojnë një karrierë në fushën bankare. Po kështu ky libër do të shërbejë për zgjerimin e dijeve për bankierët dhe oficerët apo analistët e kredisë në institucionet financiare jobanka e ato mikrofinanciare. Edhe qytetari i thjeshtë do të gjej tek ky libër njohuri bazë mbi besimin, riskun, paranë dhe kredinë, dhe do i shërbejnë atij për të kuptuar dhe ndihmuar në zgjidhjen e shumë çështjeve të përditshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Me këtë libër synohet që studenti të marrë njohuritë bazë për gjuhësinë kompjuterike. Të dijë se ç’është gjuhësia kompjuterike, si lindi ajo, fushat e saj të zbatimit, arritjet konkrete në këtë fushë, problemet që dalin të cilat mbeten sfidë për të ardhmen etj. Temat e ndryshme janë ndarë në përpjesëtim të drejtë për t’u përfshirë të gjitha në javët mësimore të parashikuara në program. Pas trajtimit të tyre, studenti duhet jo vetëm të përvetësojë konceptet kryesore për gjuhësinë kompjuterike, por dhe të diskutojë për çështjet problematike e të diskutueshme duke arsyetuar mbi bazën e njohurive të marra. Teksti në fjalë u drejtohet kryesisht studentëve të degës së gjuhës dhe letërsisë, por mund të jetë i vlefshëm edhe për studentët e degëve që lidhen me informatikën.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libri"Projektimi dhe Analizatorët në Industrinë e Qumeshtit" autori ka për qellim të ndihmojë inisjatorët për të nisur dhe zhvilluar më tej këtë aktivitet si dhe të modernizojë laboratorët në fabrikat e qumeshtit duke zgjeruar gamën e analizave fiziko-kimik dhe bakteriale.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Teksti “Sëmundjet e brendshme” përmban informacionin më të nevojshëm për studentët e Fakultetit të Stomatologjisë dhe të Farmacisë. Ai mund të shfrytëzohet si literaturë ndihmëse nga studentët e degëve të tjera të mjekësisë, si dhe nga mjekët stomatologë dhe farmacistë. Në hartimin e këtij teksti është vënë në shfrytëzim përvoja vetjake pedagogjike me studentët në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin “Kristal”, si dhe praktika mjekësore 50-vjeçare.
Çmimi: 1500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania