titleToAlt
Teksti "Matematika për maturën shtetërore" është hartuar me synim që t'ju ndihmojë në sistemimin e njohurive matematikore, në aspektin teorik dhe atë praktik, duke siguruar zotërimin e kompetencave kryesore të të nxënit të kësaj lënde. Pjesa e parë e librit është e ndarë në 16 kapituj, që i korrespondojnë çdo kapitulli të programit mësimor të lëndës marrë në të tre vitet, pavarësisht se cilin botim keni në përdorim. Ky libër mund të përdoret edhe nga nxënësit e klasave të 10 dhe 11 për të sistemuar njohuritë sipas kapitujve.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
TË DASHUR MATURANTË Me qëllim që të shmangni frikën, e cila vjen nga emocionet e provimeve, duhet ta kuptoni se nuk është aq e rëndësishme se cilat do të jenë fragmentet e zgjedhura për analiza e komente apo se cila do të jetë tema e esesë që do t'ju bjerë në provimin e matures shtetërore. E rëndësishme është që të keni siguruar çelësin e njohurive bazë me të cilat jeni pajisur gjatë këtyre viteve. Kështu, p.sh., nëse ju keni përvetësuar veçoritë që e bëjnë poemën Çajld Harold një vepër romantike apo heroin e saj një hero romantik, atëherë me këto njohuri ju mund të zbërtheni çdo lloj fragmenti të kësaj vepre. Po kështu ju duhet të rikujtoni njohuritë gramatikore (nga morfologjia e sintaksa) nga fusha e leksikut, nga drejtshkrimi, pasi ato do të jenë baza e një analize gjuhësore të çdo lloj teksti (letrar ose joletrar) si dhe treguesi kryesor gjatë procesit tuaj të të shkruarit. Duhet të mësoni strukturat e llojeve të ndryshme të teksteve joletrare me qëllim që, mbi bazën e tyre, të ushtroheni për shkrimin e teksteve të ndryshme. Psh., në shkrimin e esesë duhet të ushtroheni të zbuloni dhe të shkruani sa më tepër argumente pro dhe kundër tezave të caktuara. Në këtë lloj teksti duhet të "shtrydhni" mirë trurin që të aftësoni logjikën; ndërsa në një tekst përshkrues duhet të mprihni të vëzhguarin për ta parë objektin nga këndvështrime të ndryshme. Për tekstin informues duhet të mblidhni sa më shumë informacione dhe të dalloni informacionin e rëndësishëm nga ai më pak i rëndësishmi. Për këtë qëllim është shkruar dhe ky libër, që t'ju vijë në ndihmë në këtë prag sezoni. Sigurisht që asnjëherë një libër nuk mund të përfshijë gjithçka që ju nevojitet. Me ndihmën e mësuesve dhe duke u ushtruar që t'ju fiksohen çështjet bazë, me siguri do të keni rezultate mjaft pozitive në provime. Suksese Nga redaksia ALBAS
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni ushtrime, problema, dhe teste. Libër në ndihmë të mësuesve dhe nxënësve.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky tekst përmban eksperimente të larmishme të kimisë inorganike, që nevojiten për konkretizimin e njohurive mësimore. Teksti është hartuar duke pasur parasysh kërkesat e programeve të kimisë të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Teksti “Eksperimente kimie” mbi përbërjet organike është hartuar në përputhje me kërkesat e programit të kimisë të shkollave 9 vjeçare dhe të mesme. Ky tekst që përmban 276 eksperimente të paraqitura me skemat e aparaturave dhe reaksionet e zhvillimt kimik, u shërben mësuesve të kimisë të shkollave të mesme dhe nxënësve për konkretizimin e njohurive mësimore.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Ky tekst është në shërbim të gjimnazistëve, jo vetëm për t'u siguruar atyre përmbledhjen më të shpejtë të materialeve mbi titujt në studim, duke nënvizuar thelbin ideor, përmbajtësor e formal të veprave letrare që përfshihen aty, proces pa të cilin nuk mund të hedhësh asnjë hap më tej në komente e analiza të detajuara, por edhe për të shërbyer si model këmbënguljeje, si model pune e vullneti per të bërë diçka ndryshe.
Çmimi: 900 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania