titleToAlt
Njohuritë e fituara në procesin e veprimtarisë aktive përvetësohen shumë më lehtë e në mënyrë më të qëndrueshme, sesa gjatë të mësuarit traditional. Për nxënësit e klasës së tretë një veprimtari e tillë, para së gjithash është loja, ndaj dhe libri ynë "PUSHIMET VERORE" është mbështetur në parimin MESOJMË PËRMES LOJËS DHE ARGËTIMIT! Testet, detyrat, ushtrimet, fjalëkryqet, rebuset, enigmat, lojërat argëtuese, diktimet aritmetike të këtij botimi janë pikërisht vendi ku mësimi ndërthuret me argëtimin. Materiali mësimor që zhvillohet në klasën e tretë është përpunuar në 4 teste për secilën nga lëndët kryesore: gjuhë shqipe, matematikë, diruri natyre, (gjithsej 16 teste, 2 për çdo javë gjatë dy muajve të pushimeve: korrik, gusht), si dhe në 15 lojëra argëtuese. Testet, detyrat, lojërat nuk jepen në formën e tekstit të zhveshur, por kryesisht me zgjedhje alternativash, me qëllimin që nxënësi t'i zgjidhë i pavarur ose me ndihmën minimale të të rriturve. Synimi i autorëve ka qenë që libri "PUSHIMET VERORE" të bëhet një udhëtim tërheqës në botën e dijeve të nxënësve, një ndihmës i pazëvendësueshëm për kontrollin dhe përsëritjen e njohurive të fituara gjatë vitit shkollor, të nxitë tek ata etjen për dije e t'i ndihmojë për rrirjen e qëndrueshmërisë së përvetësimit të programit të klasës përkatëse. Libri është i dobishëm edhe gjatë vitit shkollor. Ai mund të përdoret për punë kolektive dhe individuale në shtëpi e në klasë. Do të jemi mirënjohës, nëse këtë libër ua rekomandoni shokëve apo shoqeve tuaja! PUSHIME TË MBARA!
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Teksti "Mësime model 1" përmban afro 20 orë mesime model që ofrohen të përdoren nga mësuesit e klasës së parë të ciklit fillor të shkolles 9-vjeçare në lëndët ABETARE dhe MATEMATIKË. Këto mësime janë organizuar sipas strukturës PNP të ndërtimit të orës së mësimit, e cila është shumë funksionale dhe dobiprurëse në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit aktiv. Çdo orë mësimi e përfshirë në këtë botim është punuar nga vetë autorja me nxënësit e klasës së parë në shkollën ushtrtmore, në shkollën e mesme pedagogjlke "Luigj Gurakuqi" Elbasan.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Eshtë kaq zbavitëse të zbulosh mijëra misteret e "përseve" të shkencës! Me një numër të madh eksperimentesh, njëri më i lehtë se tjetri për t'u realizuar edhe në kushtet e shtëpisë, mund të zbuloni të fshehtat e ajrit, ujit dhe dritës, të fshehtat e lëvizjes dhe ekuilibrit të trupave, magnetizmit dhe elektricitetit, të fshehtat e kimisë dhe shqisave. Qoftë vetëm, qoftë në shoqërinë e shokëve dhe shoqeve, mund të luani dhe të krijoni efekte të jashtëzakonshme, gati-gati magji të vogla, por edhe të kuptoni, nga ana tjetër, se si funksionojnë ingranazhet, nëndetëset dhe çelësat. Faqe pas faqeje, eksperiment pas eksperimenti, do të hyni e do të depërtoni në botën fantastike të shkencës dhe do të bëni një udhëtim të paparë!
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Një libër për "detektivët" e dijes, të etur për të pasuruar njohuritë. Një enciklopedi e përgjithshme që ngre dhe u jep përgjigje pikëpyetjeve që kanë të bëjnë me historinë e zhvillimit të njerëzimit, që nga fillimet e tij e deri më sot.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është burim themelor për për mendjen kureshtare të lexuesve, të rinj. Me njohuritë, faktet dhe ilustrimet fantastike, josh imagjinatën e çdo lexuesi.
Çmimi: 2500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania