titleToAlt
Shfletoni “Enciklopedinë e Re për Fëmijë” dhe gjeni në të përgjigjet e të gjitha pyetjeve tuaja. Nga galaktikat tek bakteret mikroskopike, nga qelizat e trupit të njeriut tek qytetërimet e lashta: të gjitha temat thelbësore që shtjellohen sot në shkolla janë riprodhuar në këtë libër me mjeshtëri dhe në mënyrë tërheqëse. Me qindra fotografi të ndërthurura me kutizën e fakteve, u japin mundësi fëmijëve të përvetësojnë dijet që përftojnë nga faqet e këtij libri që të frymëzon.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Një libër për "detektivët" e dijes, të etur për të pasuruar njohuritë. Një enciklopedi e përgjithshme që ngre dhe u jep përgjigje pikëpyetjeve që kanë të bëjnë me historinë e zhvillimit të njerëzimit, që nga fillimet e tij e deri më sot.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
70.000 fjalë bazë e mbi 250.000 për fusha nga më të ndryshmet, të dhëna të nevojshme gramatikore, udhëzime për shqiptimin sipas sistemit fonetik ndërkombëtar, përkthime modelesh të sprovuara shprehjesh, idiomash e proverbash, leksik modern i shekullit të ri për anglishten britanike e amerikane,fjalët e shqipes me theks të dukshëm.
Çmimi: 3500 Lekë
titleToAlt
Fjalor i domosdoshëm për të gjithë shqipfolësit. • Fryt i një pune të ngulët trevjeçare të dy gjuhëtarëve me përvojë të gjatë në studimin e normave të shqipes standarde. • Pasqyron arritjet më të fundit të gjuhësisë shqiptare në lëmin e fonetikës, të gramatikës dhe të leksikografisë. • Pasqyron shkallën e sotme të standardizimit të shqipes. • Dallohet për punën e bërë për pasurimin dhe spastrimin e leksikut shqipes. • Sjell një varg risish si në përmbajtje, dhe në paraqitjen grafike. • Jep për herë të parë ndarjen në rrokje të fjalëve. • Ka propozime të shumta për zgjidhje të reja sistemore. • Ka të dhëna të plota gramatikore për format e fjalëve, sidomos për fjalët me forma të parregullta. • Ka një fjalës të pasur e gjithëpërfshirës të leksikut intelektual e popullor të të gjitha trevave. • Përmban, veç njësive leksikore, edhe qindra emërtime gjeografike e shprehje të huaja.
Çmimi: 2200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania