titleToAlt
Ndër veçoritë kryesore të kësaj metode theksojmë: - Përdorimi i një fjalori të përzgjedhur nga fjalët me përdorim me të shpeshtë. - Përqendrimi në njohuritë kryesore të gramatikës, duke iu shmangur hollësive, përjashtimeve, renditjes tradicionale. - Ndërtimi i kujdesshëm, metodik që respekton shkallëzimin e vështirësive, ndjek një raport të matur teori-praktikë; veçimi dhe spikatja grafike e çështjeve më të rëndësishme. - Pasurimi i tekstit në lexime të zgjedhura, të larmishme dhe tërheqëse etj.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Për këtë metodë ndiqen parimet kryesore që e kanë bërë të mirepritur librin ITALIANO 1 : - Përzgjedhja e fjalëve të reja sipas frekuencës së përdorimit. - Selektimi rigoroz i njohurive gramatikore: mënjanohen hollësirat, renditja “tradicionale” ia lë vendin asaj dobisë mësimore. - Vështirësitë jepen me shkallëzim metodik të studiuar, përmirësohet raporti teori-praktikë, jepen ushtrime të larmishme. - Pasurohet teksti me lexime të zgjedhura, vjersha, anekdota etj.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Parimet kryesore të realizuara në librin ITALIANO 4 janë: • Përzgjedhja e kujdesshme e materialit gjuhësor. • Lidhja dhe vazhdimësia me ITALIANO 1, 2 dhe 3 duke ndjekur një shkallëzim të vështirësive. • Pasurimi i tekstit me pjesë, lexime, biseda, vjersha, gramatikë, etj. • Paraqitje grafike dhe ilustrim më cilësor.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Parimet kryesore të realizuara në këtë metodë janë: -Përzgjedhja e kujdesshme e materialit gjuhësor dhe letrar -Lidhja dhe vazhdimësia me ITALIANO 1 dhe 2 duke ndjekur një shkallëzim të studiuar të vështirësisë. -Pasurimi i tekstit me pjesë, lexime të zgjedhura, biseda, anekdota, vjersha, rubrika të reja. Për të ndihmuar në përvetësimin e foljeve të parregulta janë dhënë, në një rubrikë të veçantë, ato që përdoren më shpesh. -Rubrika e mirëpritur “ PUOI TRADURMI? ” është zgjeruar dhe pasuruar me tematikë dhe më të larmishme. -Paraqitja grafike dhe ilustrimi më cilësor.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Ky botim u drejtohet atyre që kanë punuar me metoda të ndryshme, por që ndiejnë se pavarësisht nga arritjet, është mirë: • Të mos ndërpritet puna e nisur e të fillojë harresa. • Të zgjerohen e të thellohen njohuritë përtej caqeve detyrimisht të kufizuara që kanë metodat. • Të njihen fjalë dhe shprehje të reja nëpërmjet materialit letrar artistik. Në këtë botim do të gjeni 22 pjesë letrare të përzgjedhura, të pajisura me komente, detyra dhe fjalor për punë të pavarur. Ata që dëshirojnë të stërviten jo vetëm me gojë, do të gjejnë mjaft propozime te vlefshme për punën me shkrim.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Metodë e thjeshtë, komunikuese, e këndshme,e përshtatshme për fëmijët që kanë dëshirë të mësojnë gjuhën italiane.
Çmimi: 340 Lekë
titleToAlt
Metodë e thjeshtë komunikuese, e këndshme për fëmijët që kanë dëshirë të mësojnë gjuhën italiane.
Çmimi: 320 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania