titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Njohuritë e fituara në procesin e veprimtarisë aktive përvetësohen shumë më lehtë e në mënyrë më të qëndrueshme, sesa gjatë të mësuarit traditional. Për nxënësit e klasës së tretë një veprimtari e tillë, para së gjithash është loja, ndaj dhe libri ynë "PUSHIMET VERORE" është mbështetur në parimin MESOJMË PËRMES LOJËS DHE ARGËTIMIT! Testet, detyrat, ushtrimet, fjalëkryqet, rebuset, enigmat, lojërat argëtuese, diktimet aritmetike të këtij botimi janë pikërisht vendi ku mësimi ndërthuret me argëtimin. Materiali mësimor që zhvillohet në klasën e tretë është përpunuar në 4 teste për secilën nga lëndët kryesore: gjuhë shqipe, matematikë, diruri natyre, (gjithsej 16 teste, 2 për çdo javë gjatë dy muajve të pushimeve: korrik, gusht), si dhe në 15 lojëra argëtuese. Testet, detyrat, lojërat nuk jepen në formën e tekstit të zhveshur, por kryesisht me zgjedhje alternativash, me qëllimin që nxënësi t'i zgjidhë i pavarur ose me ndihmën minimale të të rriturve. Synimi i autorëve ka qenë që libri "PUSHIMET VERORE" të bëhet një udhëtim tërheqës në botën e dijeve të nxënësve, një ndihmës i pazëvendësueshëm për kontrollin dhe përsëritjen e njohurive të fituara gjatë vitit shkollor, të nxitë tek ata etjen për dije e t'i ndihmojë për rrirjen e qëndrueshmërisë së përvetësimit të programit të klasës përkatëse. Libri është i dobishëm edhe gjatë vitit shkollor. Ai mund të përdoret për punë kolektive dhe individuale në shtëpi e në klasë. Do të jemi mirënjohës, nëse këtë libër ua rekomandoni shokëve apo shoqeve tuaja! PUSHIME TË MBARA!
Çmimi: 300 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania