titleToAlt
"Fjalori enciklopedik shqiptar" (FESH), botim i ri, është përgatitur në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë pas një pune komplekse disavjeçare të Qendrës së Enciklopedisë Shqiptare, të redaksive të 21 fushave tematike të Fjalorit, të Këshillit botues e të Redaksisë së përgjithshme dhe të disa qindra autorëve të zërave. Vepra e pranishme vijon rrugën e çelur nga "Fjalori enciklopedik shqiptar" i botuar në vitin 1985, i cili, si vepra e parë enciklopedike në gjuhën shqipe, shënon një arritje të rëndësishme të shkencës e të kulturës shqiptare. Ky është vëllimi i parë i librit.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Shfletoni “Enciklopedinë e Re për Fëmijë” dhe gjeni në të përgjigjet e të gjitha pyetjeve tuaja. Nga galaktikat tek bakteret mikroskopike, nga qelizat e trupit të njeriut tek qytetërimet e lashta: të gjitha temat thelbësore që shtjellohen sot në shkolla janë riprodhuar në këtë libër me mjeshtëri dhe në mënyrë tërheqëse. Me qindra fotografi të ndërthurura me kutizën e fakteve, u japin mundësi fëmijëve të përvetësojnë dijet që përftojnë nga faqet e këtij libri që të frymëzon.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Eshtë kaq zbavitëse të zbulosh mijëra misteret e "përseve" të shkencës! Me një numër të madh eksperimentesh, njëri më i lehtë se tjetri për t'u realizuar edhe në kushtet e shtëpisë, mund të zbuloni të fshehtat e ajrit, ujit dhe dritës, të fshehtat e lëvizjes dhe ekuilibrit të trupave, magnetizmit dhe elektricitetit, të fshehtat e kimisë dhe shqisave. Qoftë vetëm, qoftë në shoqërinë e shokëve dhe shoqeve, mund të luani dhe të krijoni efekte të jashtëzakonshme, gati-gati magji të vogla, por edhe të kuptoni, nga ana tjetër, se si funksionojnë ingranazhet, nëndetëset dhe çelësat. Faqe pas faqeje, eksperiment pas eksperimenti, do të hyni e do të depërtoni në botën fantastike të shkencës dhe do të bëni një udhëtim të paparë!
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Një libër për "detektivët" e dijes, të etur për të pasuruar njohuritë. Një enciklopedi e përgjithshme që ngre dhe u jep përgjigje pikëpyetjeve që kanë të bëjnë me historinë e zhvillimit të njerëzimit, që nga fillimet e tij e deri më sot.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është burim themelor për për mendjen kureshtare të lexuesve, të rinj. Me njohuritë, faktet dhe ilustrimet fantastike, josh imagjinatën e çdo lexuesi.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një përmbledhje përrallash ku përfshihen : Magjia, Shtatë pëllumbat, Uji i rinisë së përjetshme, Maçoku me çizme, Aladini, Bukuroshja e fjetur në pyll, Vajza që shkeli bukën, Vendi i qenve, Rubini i mrekullueshëm, Tre qentë, Princesha e magjepsur, Johani besnik, Princi i lumtur, Përralla e maceve, Gjarpri, Zogu i vezëve të arta, Pleshti dhe profesori, E burgosura e bukur, Pata e artë, Tri unazat, Mbretëresha e dëborës, Historia e plazheve, Lëkurëgomarja, Lulet e Idës së vogël, Bijtë e babagjyshit të krishtlindjes, Përralla e bredhit, Prlncesha dhe shtatë kalorësit, etj
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Në vëllimin e dytë të “Një botë me përralla”, mund të lexoni: Flaka e dëshirave, Forca e dashamirësisë, Princi qe u martua me nje bretkose, perandori dhe zanat Libri i madh i magjive, Muzikantet e Bremenit, Baresha dhe oxhakfshirësi, Peshku i artë, Rrobaqepësi dinak, Tre muzikantë, Tri dëshirat, Dielli, hëna dhe Talia, Sindbad detari
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Në vëllimin e tretë të “Një botë me përralla”, mund të lexoni: Ali babai dhe dyzet hajdutët, Gjiganti egoist, Xhovanino kërkoi vdekjen, Tri Qitrot, Pallati i mbretëreshës së dënuar, Kripa, Një natë në parajsë, Nusja sirenë, Injoranti, Arusha, Nusja që jetonte prej erës, Historia e një gruaje dhe e pesë mëtuesve të saj, Zanat, Fyelli magjik, Breshka e magjepsur, Këpuca e artë, Tri tjerrëset, Majmuni ngjyrë rozë, Princi bretkosë, Gjarpri i madh i ujit, Brumbulli, Miu dhe bulkthi, Kokëbretkosa, Mbreti derr, Hundargjendi, Veza e zezë, Tre xhuxhët e pyllit, Njeriu i egër, Dhurata e zjarri, etj
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
•Fjalori ideal për njohësit e anglishtes, studentët dhe lexuesin e gjerë • Rreth 60 000 fjalë, mbi 110 000 kuptime dhe 20 000 shprehje e idioma. • Fjalor i plotë dhe modern për anglishten dhe shqipen. • Shumë i pasur me shembuj e idioma. • Shtjellim i gjerë i fjalëve bazë të gjuhës • I pasur në pasqyrimin e foljeve me parafjalë të gjuhës angleze • Trajton terma shkencore nga të gjitha fushat e dijes. • Sistem shqiptimi shumë i përshtatshëm për lexuesin shqiptar • Fjalor i kohës dhe i lehtë në përdorim.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Fjalor Anglisht-shqip: • Rreth 40 000 fjalë • 100 000 shembuj e idioma • Informacion modern për anglishten britanike • Shqiptim i saktë me sistemin fonetik ndërkombëtar • Shpjegimet në gjuhën shqipe me theksim të dukshëm • Shprehje dhe idioma të përdorshme • Terma teknikë e shkencorë • Përkthime të goditura.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Fjalori Filozofik u drejtohet studentëve, intelektualëve, specialistëve të filozofisë, por dhe lexuesit masiv. Fjalori përmban mbi 700 rubrika për konceptet, drejtimet, rrymat dhe shkollat filozofike. Kjo e bën atë të përafërt me një enciklopedi filozofike. Në Fjalor lexuesi do të gjejë përcaktime të termave filozofikë, kritere vlerësimi të çdo mendimtari, duke u nisur nga evidentimi i asaj që ai ka dhënë të re në krahasim me paraardhësit. Çdo popull, i madh a i vogël, ka "në pronësi" atë që quhet filozofi e popullit. Me një pikësynim të tillë, në Fjalor janë përfshirë edhe figura historike të rëndësishme të mendimit filozofik, social e politikshqiptar. Lexuesi do të gjejë në Fjalor edhe një shtojcë me rreth 120 terma filozofikë në gjuhë të huaja, kryesisht në latinisht, që si rregull përdoren pa përkthim në literaturën filozofike.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
I pari fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, fjalor gjithëpërfshirës me fjalë dhe shprehje nga gjuha letrare, shkencore, e mediave, e folur, bisedore e krahinore, sa kohë që këto kanë një a më shumë sinonime në gjuhën shqipe.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Në këtë fjalor do të gjeni: - 11 000 fjalë bazë dhe 22 500 fjalë të prejardhura dhe të përngjitura. - 10 000 barazvlerës të gegërishtes. - Krahinorizma gege e toske të shkoqitura.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
“Gramatika e gjuhës shqipe për mësuesit” është një libër bashkëkohor që ofron zgjidhje në pajtim me kërkesat e sotme të shkencës gjuhësore. Ajo është e thjeshtë, e qarte dhe e kuptueshme.Terminologjia e përdorur në thelb është terminologjia e përdorur deri më sot në shkollat tona. Ky libër ndihmon në forcimin dhe modernizimin e mësimit të gjuhës amtare në shkollë. Ajo është një vepër referimi jo vetëm për mësuesit, por edhe për të gjithë ata që janë të interesuar të njohin strukturën gramatikore të shqipes standard.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër mbështetet dhe merr parasysh rezultatet e arritura deri tani nga gjuhësia shqiptare, ajo niset prej tyre po merr parasysh edhe arritjet e gjuhësisë së sotme në këtë fushë. Libri u drejtohet të gjithëve, sepse të gjithë kemi nvojë ta përmirësojmë gjuhën tonë të folur e të shkruar, u drejtohet nxënësve të niveleve të ndryshme të shkollimit, prindërve që duan të ndihmojnë fëmijtë e tyre, mësuesvetë cilët do të gjejnë këtu përgjigje të shpejta për problemet që lidhen me zbatimin e programit mësimor po edhe studentëve që duan të knë në një vepër tërësinë e nocioneve që lidhen me strukturën fonetiko-gramatikore.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Ky fjalor përmban fjalë dhe shprehje të nevojshme për të zhvilluar biseda mbi tema të ndryshme. U vjen në ndihmë miqve dhe turistëve të të dy vendeve në situata të ndryshme komunikimi Bashkëkohor, i përshtatshëm, i lirë, i plotë, i saktë, me shqiptimin e fjalëve ruse ky libër ndihmon në zhvillimin e bisedave me temë nga jeta përditshme. Ky fjalor, përmban informacion të shkurtër për të dy vendet dhe fotografi me pamje nga Shqipëria dhe Rusia.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
• I thjeshtë në përdorim, cilësor, prestigjoz dhe plotësisht i besushëm • Informacion gjuhësor, që ndihmon për të lexuar, shqiptuar dhe kuptuar drejt fjalët, •Bashkëkohor, fjalësi i vjelë nga fjalorët më të fundit të Akademisë së Shkencave të Rusisë, • Fjalë të reja, që kanë hyrë në përdorim në gjuhën ruse gjatë viteve të fundit • I përshtatshëm për të gjitha nivelet dhe kategoritë e lexuesve • Fjalë të ilustruara me shembuj, modele përdorimi dhe frazeologjizma etj.
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
• Rreth 25 000 fjalë nga më të përdorshmet gjuhës shqipe. • Specifikime të fjlëve sipas fushave të përdorimit. • Shpjegime gramatikore të hollësishme. •Ilustrime me shembuj dhe modele përdorimi të fjalëve. • Shprehje frazeologjike dhe barasvlerësit e tyre frazeologjik të gjuhës ruse. • Fjalë të reja, që kanë hyrë në përdorim në gjuhën shqipe kohët fundit.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në këtë fjalor do të gjeni: • Mbi 30 000 fjalë e mbi 90 000 kuptime • Mbi 150 000 thënie e shprehje • Mijëra fjalë të leksikut të përditshëm tematik • Paronime e fjalë të ngatërrueshme, të grupuara sipas afërsisë shkrimore ose shqiptimore • Amerikanizma • Shënime e shpjegime plotësuse për fjalë të afërta për nga kuptimi a përdorimi • Shkurtime e shkurtesa etj.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
• Lehtësisht i përdorshëm. • I dobishëm për studentin, udhëtarin, turistin e afaristin në shtëpi, në shkollë, në zyrë a në rrugë. • Për të gjithë ata që janë të interesuar të mësojnë gjuhën kroate dhe të komunikojnë me kroatët gjatë kontaktve me ta. • Njëherësh, u vjen në ndihmë dhe kroatëve, për mësimin e shqipes a kur ata ndodhen në mjdiset shqiptare.
Çmimi: 300 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania