titleToAlt
Në vëllimin e parë janë paraqitur veshjet popullore të shtatë rretheve (sipas ndarjes administrative e pranishme më 1990 e më parë): Sarandë,Delvinë,Gjirokastër ,Tepelenë,Vlorë,Berat,Fier,Mallakastër dhe Lushnje.
Çmimi: 5000 Lekë
titleToAlt
Vëllimi i dytë Veshje Popullore Shqiptare paraqet veshjet e rretheve :Përmet,Kolonjë,Korçë bërë nga Abaz Dojaka,Skraparë,Gramsh,Pogradec,bërë nga Yllka Selimi dhe Librazhdi nga Mark Tirta.
Çmimi: 5000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Parisi është qyteti i ëndrrave. Kushdo që arrin të realizojë ëndrrën e vet për të shkuar në Paris, me siguri do të bjerë në dashuri me këtë qytet dhe kur të kthehet në vendin e tij me siguri do të dëshirojë që te ëndërrojë të rikthehet edhe një herë atje, që si një bohem i dashuruar marrëzisht të endet në çdo cep te Parisit, sepse per këdo që e ka vizituar Parisin, ky qytet është bëre me siguri dashuria e tij... Katedralja Notre Dame i tërheq njerëzit me atë forcë verbuese sic tërhiqen fluturat prej shkëlqimit të dritës së llampës, duke iu vërtitur asaj rretheqark. Edhe të verbërit e dallojnë shkëlqimin dhe madhështinë e Notre Dame. Ajo është një mrekulli e elegancës, e guximit, e madhështisë, e thjeshtësisë. Është, ndërkohë, një mbushullim i jetës, një begati e saj, mbushullim dritash, i portreteve të thjeshta, prekëse, solemne, një qytet i gurtë i populluar nga demonë dhe nga përbindësha, nga qënie përrallore, iluzive dhe utopike... Venecia - qyteti i dashurise. Kush nuk do të donte ta shijonte dhe përjetonte atë! Qyteti i njohur si "arena" më romantike e dashurive të medha, tepër pasionante, si dhe e dashnoreve të famshëm, të gjitha këto të përfshira imtësisht tek Kupidi, Erosi i latinëve. Romantizëm dhe erotizëm, dashuri e shenjtë apo dashuri shekullore. Cili qytet tjetër në botë, veç Venecias, do simbolizohej dhe mishërohej aq ngushtësisht me dashurinë dhe magjinë e saj ?...
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Pak minuta dialog mes ish së dashures (Albulena Kryeziu) dhe Andreas (Agron Shala) mjaftojnë për të kuptuar se ky i fundit është një zyrtar i lartë shteti. Posti i ministrit është caku i tij i radhës. Andrea është një burrë i ngufatur nga ambiciet, që e kanë cuar aq larg sa ta projektojë ngritjen e tij në detyrë, duke shfrytëzuar trupin e gruas së vet. Ana (Teuta Krasniqi) është shndërruar në dorën e djathtë të shefit ë tij. Mbi këtë rrëfim nis të ndërtohet drama psikologjike që në esencë shpërfaq luftën midis politikës e dashurisë, ndërgjegjes dhe ambicies. Një skenografi e thjeshtë në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës shërben si arene në të cilën Andrea është një burrë midis dy grash. Ana dhe ish e dashura e tij që vjen në formë surrealiste e tërheqin atë drejt gjërave të ndryshme. Përderisa ish e dashura e luan rolin e ndërgjegjes dhe mundohet ta binde të kthehet në rrugë të drejtë, Ana e motivon të shkelë mbi etikën e moralin per t'u bëre ministër.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Përmes veprave të piktorëve francezë të shekullit XIX, në imagjinaren tonë rikrijohet jeta e shqiptarëve në trojet e tyre dhe përtej kufijve në rrugëtimet e gjata të historisë. Delacroix, Decamps, Corot, Gerome, Papety, Bida, Gleyre etj., një plejadë artistësh të mëdhenj na ofrojnë sot imazhin e shqiptarit të shekullit XIX, figurën e tij herë heroike e tragjike dhe herë lirike. Ishte “Shkolla e Orientalistëve” ajo që i nxiti këta piktorë të vëzhgojnë nga afër shqiptarët dhe qytetërimin e tyre të lashtë...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Në librin “Para njimijë vjetve” janë tre skenarë për tre filma të mundshëm, gjâ të cilën autori vetë e vên në dukje qysh në fillim. Në skenarin me titull “Para njimijë vjetve”, të dhanat arkeologjike bâhen nji skenë reale për zhvillimin e ngjarjeve. Në vjetin 965, kur edhe merr jetë materiali letrar, Durrësi âsht nji qytet i zhvilluem e i mkamun, por në të njajtën kohë edhe i lakmuem prej të huejve. Saraçenët, piratët e atëhershëm të Mesdheut ia vêjnë synin qytetit e përpiqen dy herë për me e pushtue. Deri këtu âsht krejt e qartë linja e konfliktit mes arbënve e piratëve por në këtë pikë nis e merre jetë edhe ajo e konfliktit mes dy zonave gjeografike, mes malësive e qytetit të Durrësit. Në fakt, autori nuk ka krijue nji ndamje të thellë në mënyrën e jetesës në malësi e në qytet...”- `Arben Marku.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër është një dramë ku personazhet janë: Tefik Rizai(tregtar), Zehraja( e shoqja), Gjyshja(e ëma e Tefikut), Haliti dhe Selimi(të bijët), Selimi, Nafija(e shoqja e Selimit), Tushja(shërbëtore tiranase), Thanasi dhe Sotiri( fqinjë të Tefikut) dhe Liria(një partizane). Skenat zhvillohen në Tiranë, në darkën e çlirimit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Libri sjell fakte, dokumente, dëshmi të reja, ngjarje, në shumë aspekte të panjohura,të pathëna apo të anashkaluara më parë për figura të shquara të historisë dhe kulturës sonë kombëtare, si: Frashërllinjtë, E. Koliqin, L. Poradecin, Migjenin, M. Kutelin, S. Spassen, P. Markon, Gj. Shllakun, D. Agollin si dhe themeluesin e shtetit shqiptar, Ismail Bej Vlorën. Këto e bëjnë më të plotë e më interesante krijimtarinë e tyre.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Dhimitër Beduli është një fi gurë e rëndësishme, por fatkeqësisht pak e njohur në Shqipëri. Në këtë vëllim përmblidhen disa nga punimet e tij të fushave të kulturës kishtare, posaçërisht të traditës bizantine dhe mbasbizantine në Shqipëri, që përfaqësojnë pjesën më substanciale të kërkimeve shkencore të Dhimitër Bedulit,që përbëjnë një kontribut të çmuar për kulturën tonë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
I konceptuar fi llimisht si një vepër në shërbim të shkollave të artit dhe të fakulteteve të kulturës dhe të arkitekturës, libri në tre vëllime “Kohët e artit” është fryt i një kujdesi të veçantë që synon të harmonizojë sintezën me qartësinë, duke plotësuar kështu kërkesat e publikut mjaft të gjerë të cilit i drejtohet. “Kohët e Artit” ka meritën se arrin të përcjellë me efektshmëri rrjetën e dendur të marrëdhënieve që lidhin çdo vepër me kohën e saj historike dhe me kontekstin shoqëror dhe kulturor.
Çmimi: 2800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Si i sheh shqiptarët një anglez? Ky libër përshkruan zakonet dhe karakterin e shqiptarëve. Ai është dashamirës, realist, ndonjëherë dhe i hidhur, por gjithmonë me stil humoristik dhe shpesh ironik. Autori i librit, Alan Andoni, kaloi vitet e shkollimit të tij në Angli, Irlandën e Veriut dhe Skoci. Interesi i tij ndaj gjithçkaje shqiptare filloi në vitet ‘70, si një dëgjues i përkushtuar i transmetimeve të huaja në radio. Radio Tirana ishte veçanërisht e pëlqyer për të, për shkak të rrëfenjave surrealiste, por me plot emocion. Vizitat përgjatë viteve në Shqipëri, e bindën se ajo ka diçka që të bën për vete, e cila është njëkohësisht pozitive dhe infektuese, për këdo që harxhon sado pak kohë të mjaftueshme atje. Ai kupton se ka një lloj alergjie ndaj planifikimeve të hollësishme, një dëshirë të zjarrtë për spontanitetin dhe një prirje për të kryer veprime të rastësishme mirësie. Ai, gjithashtu, përpiqet të bëj disa punë njëherësh, por si një mashkull i Europës Veriore, nuk e ka të lehtë këtë gjë. Vlerësime për librin “Lexuesi përballet me figurën e përgjithësuar të shqiptarit që autori e ka vizatuar pas përvojës së tij në Shqipëri, e cila merr jetë sepse është vizatuar me dashuri, ironi dhe vërtetësi”, - Fatos Lubonja. “Duke lexuar këtë libër, në shumicën dërrmuese të pjesëve te tij gjeta veset vetjake dhe/ose te personave të tjerë, shqiptarë 24 karat, që i njoh personalisht e prej kohesh... Një libër që lexohet me endje dhe jep mundësinë të reflektosh e të përmirësohesh”, - Artan Hoxha. “Të thëna me dashuri nga një autor i huaj, uroj që shqiptari të ndryshojë ato që mund të ndryshohen në sjelljen e tij dhe të ruajë ato që ka ditur t’i ruajë në shekuj”, - Zamira Çavo. “Ky libër është një hulumtim, i parë nga një sy i tretë, i një britaniku, i cili na fton të shtegtojmë në një hartë të vizualizuar prej tij, plot shtresëzime, sjelljesh e mentalitetesh, ngjashmërish e kundërshtish”, - Kujtim Çashku.
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania