titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një libër ngjyrosje për të rritur. Sfidoni durimin tuaj, zhytuni dhe eksploroni këtë qytet.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
E keni pyetur ndonjëherë veten pasi keni parë dikë të veshur si mos më keq: Çfarë mund të mendojë ajo vallë? Përse vallë një vajzë, që ka humbur shumë kile, vazhdon të vishet përsëri me tuta që i rrinë tepër të mëdha? Përse një mama pesëdhjetëvjeçare duket sikur ka bastisur dollapin e vajzës së saj adoleshente për të gjetur një palë streçe dhe një minifund? Nëse mendoni se këta janë thjesht shembuj të njerëzve që nuk kanë haber nga moda apo janë apatikë ndaj stilit, jeni duke e nënvlerësuar kuptimin që kanë rrobat që zgjidhni të vishni. Veshja është pasqyrim i asaj që mendojmë dhe ndiejmë. Shpesh rrëmujat e gardërobave nuk janë gjë tjetër veçse pasqyrim i konflikteve tona të brendshme, që bulëzojnë në sipërfaqe. Nëse gardëroba juaj nuk ju pëlqen, mos shkoni të blini një veshje tjetër, por blini këtë libër! "Ti je ajo çfarë vesh" është një qasje e mprehtë, informuese dhe aktuale për mënyrën e të veshurit, kur nuk keni stilistin tuaj të famshëm.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kinemaja të bën rob të botës së njeriut, e vetmja robëri që të bën më të lirë. Tani që ky libër ka përfunduar nga fletët e tij mund të na thotë se nëpërmjet këtyre emocioneve që lëvizin mendimin, kinemaja e bën njeriun më njerëzor, pse jo edhe më të fortë, për të mos thënë edhe më të bukur.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Të dashura Iexuese, ky Iibër do t'ju ndihmojë të zbuloni pasionin tuaj të fshehtë, vajzën kërcimtare që ndodhet brenda jush - nëse vërtet doni ta shihni veten si kërcimtare në skenë, apo edhe sikur vetëm të keni dëshirë për t'u kënaqur e argëtuar në dhomëri tuaj. Duke u treguar të vëmendshme, por njëherësh edhe duke qenë të kujdesshme ndaj këshillave që u jepen në faqet e këtij libri, me durim e me këmbëngulje, ju vajza të dashura do të mësoni si mund të beheni koreografe. Por më e rëndësishmja është se do të shihni se si kërcimi mund t'ju bëjë më të forta, më të lutntura dhe më vetëbesuese!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Gjashtë shoqe rreth të 30-tave që jeto-jnë në Nju-Jork, takohen një mbrëmje në apartamentin e njërës prej tyre për të festuar paralindjen e një bebeje. Janë gjashtë gra profesioniste, që jetojnë në një qytet dhe luftojnë për përzgjedhjet e tyre femërore. Nën flakën e qirinjve, ato tregojnë për përjetime të të dashurive sekrete dhe miqësive të krijuara. Gjashtë gra të madhërishme, të portretizuara me mençuri, mjeshtëri artistike, humanizëm dhe humor të spikatur. Xhezi, e zonja e shtëpisë, është një gazetare e suksesshme. Një hije melankolie e ka mbërthyer, pas fillimit të një historie dashurie në Kolorado. Nina, një dietë-mbajtëse kronike, është pronare e një salloni pedikyri. Ende i ndërmendet takimi me djaloshin e ndjeshëm, i cili e ftoi në apartamentin e tij për një çaj bimor. Sue Karoli, kameriere dhe aktore, sapo ka braktisur bashkëshortin kurorëshkelës. Lisbeta, një artiste dhe modele anoreksike, e fiksuar pas një dashurie të dështuar, shpenzon pa fund energji për të mos e lejuar pronarin ta dëbojë nga apartamenti me qira. Marta, agjente e pasurive të patundshme, e ngopur nga fitimet e tepërta dhe të mirat materiale, ka planifikuar të ketë një fëmijë me të fejuarin e saj, por mëson se është sterile. Klara, një muzikante e pavarur me shpirt të lirë, është e lumtur me shtatzëninë e saj dhe perspektivën si nënë beqare. Babanë e bebes, një endacak që endet nëpër botë, mundet të mos e shohë më. Të gjashta miket në këtë libër janë gra të reja, të bukura në trup e shpirt.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania