titleToAlt
Pas dy vëllimeve të para, "Gjuha e shpëtuar" dhe "Pishtari në veshin tim’’ tani lexuesve tanë po u jepet i përkthyer në shqip edhe vëllimi i tretë i veprës së madhe autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti, laureat i Çmimit Nobel. Ngjarjet e shumta, të larmishme dhe interesante që përshkruan autori te "Loja e syue - histori e një jete" zhvillohen kryesisht në Vjenë, në këtë qytet kozmopolit të viteve 1931-1937, në pragtë katastrofës evropiane. ...Ka sy që të ngjallin frikë, sepse kërkojnë vetëm të shqyejnë, ata shërbejnë për të gjurmuar prenë, e cila, pasi është diktuar, s'mund të quhet ndryshe veçse pre; edhe në arriftë të shpëtojë, prapë do të mbetet e damkosur si e tillë. Eshtë diçka e tmerrshme ngultësia e një vështrimi të pamëshirshëm. ...Kush hyn në fushën e saj pamore, shndërrohet në viktimë... dhe mund të shpëtojë vetëm nëpërmjet një metamorfoze të plotë. Por, meqë në realitet është e pamundur kjo metamorfozë, për hir të saj krijohen mite e personazhe. ...Mitik është edhe syri që s'kërkon të shqyejë viktima, megjithëse nuk i ndahet kurrë asaj që ka parë. Ky mit është bërë realitet, dhe kushdo që e ka përjetuar rikujton me emocion e tmerr syrin që e detyroi të mbytej në thellësinë e tij të pamasë. ...Thellësia e syve të tillë është e pakufi. Asgjë që zhytet në të s'ia prek dot fundin, dhe asgjë nuk kthehet dot më në sipërfaqe. Deti i këtij syri s'ka kujtesë, është një det që vetëm kërkon e merr. Ia jep çdo gjë që key ...gjithçka që përbën natyrën tënde më intime. .„Ky veprim s'është i dhunshëm, këtu s'kemi të bëjmë me diçka që ta rrëmbejnë. Atë që jep, e jep me kënaqësi, thua se ky është synimi yt i natyrshëm, thua se s'mund të kesh asnjë synim tjetër.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Për herë të parë, Hillari Klinton rrëfen përjetimet e saj gjatë një prej zgjedhjeve më kontroverse dhe të paparashikueshme në histori. Tanimë, e lirë nga çdo trysni, ajo flet për një garë presidenciale të mbushur me zemërim, seksizëm, ulje-ngritje të pazakonta dhe një kundershtar, i cili shkeli të gjitha rregullat e garës. Në këtë libër, ajo tregon se ç'do të thote të garosh kundër Donald Trampit, cilat ishin gabimet e saj, si e përballoi ajo atë humbje shkatërruese dhe si gjeti fuqi të mblidhte veten e të shihte përpara për të ardhmen; ç'sfida duhet të kalojë një grua për t'u shfaqur e fortë në sy të publikut të gjërë, kritikat për zërin, moshën dhe pamjen e saj, por, mbi të gjitha, për standardet e dyfishta me të cilat përballet një grua në politikë. Zgjedhjet e vitit 2016 në Amerikë u shënjuan nga një sulm i papreçedent në demokracinë e vendit, nga një kundërshtar i huaj. Duke analizuar faktet dhe duke vënë pikat mbi "I" Hillari Rodham Klinton tregon se sa i rrezikshëm ishte ai dhe pse Amerika duhet të dijë t'i mbrojë vlerat e demokracisë për të ardhmen.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Një libër i mire s'ka nevojë për komente. Ai është si kroi në mal: mjafton të bësh me shenjë ku ndodhet, i eturi shkon te gurra vetë. "Një jetë në diplomaci", - vetëm një jetë? Diplomati bën jetë paralele. Punët e dukshme, përditshmëria, si për çdo zyrtar, janë njëra. Por diplo¬mati duhet të lexojë gjëra që syri i të tjerëve nuk i sheh. Jo rrallë profesioni e do që tjetër të kesh në mendje e tjetër të thuash, tjetër të dëgjosh me veshë e tjetër të dëgjosh me mendje. E do të buzëqeshësh kur të dhemb shpirti ose e kundërta. Në këtë kuptim, ambasadori Peka mund të flasë për dyjetë. Vazhdimësia në detyrë në dy epoka aq larg njëra-tjetrës, nga diktatura në demokraci, është një përvojë e pazakontë. Po aq sa dhe misionet diplo-matike "flakë e bore": nga Vietnami në zjarr, ku skenat e luftës dridhnin planetin, në Parisin vezullues, ëndërr për çdo diplomat; nga bota arabe me veçoritë e kulturës dhe ekzotikën, në një metropol aziatik si Pekini, që tronditi botën me ritmet marramendëse të zhviliimit. Një kaleidoskop diplomatik i papërsëritshëm, me të cilin autori josh, intrigon, jo nën trysninë e emocioneve. Me të vërteta arritjesh dhe mos-arritjesh. Mund të thuhet se Maxhun Peka ka pasur fat? Me gjasë, fati në këtë botë vështirë përjashtohet si faktor. Por fati ka diçka të përbashkët me talentin.Të dyve duhet tu shërbesh fort me punë.Thonë fati duhet mbërthyer për flokësh. Si mund të mbërthehet "për flokësh" në diplomaci? Ka një formulë të thjeshtë sa dhe të nderlikuar, u thotë Peka pasardhësve me këto kujtime. Profesionalizmi mbi politikat e brendshme të ditës, mbi ideologjitë. Dashuria për vendin tënd, përkushtimi për të, jo për partitë e individët. Lëndë jetësore tepër e vëllimshme, si me e përmbledhë në një libër të vetëm? Në jetën profesionale të Pekës ka edhe plot ngjarje e imtësi, që bërtasin e shtyjnë me bërryla. Hapuni, edhe ne duam hapësirë në libër, kemi sharm, kemi domethënie. Duke hyrë në lëkurën e autorit, e ndiejmë që s'e ka pasur lehtë, çka me përzgjedhë më përpara? Zgjidhja më e mirë për këto "hatërmbetje", një libër i dytë. Nuk dimë ç'ka në mendje ambasadori Peka, mendjet e diplomatëve janë të palexueshme. Mehmet ELEZI
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Në ketë vëllim të At Zef Pllumit përfshihen tregimi autobiografik "Saga e fëmijnisë" i botuem në vitin 2009 ; Fjalime të pabotueme ; pjesë nga Letërkëmbimi i tij pothuej të gjitha të pabotueme; si dhe vepra "Dhetë vjet liri". Veprën "Dhetë vjet liri" autori e kishte synue si një vë-Uim të plotë, që do të ishte vëllim i katërt i veprës madhore "Rrno vetëm për me tregue", por që do të duhej të botohej mbas vdekjes së tij. Tue pa se teksti që ashtë ruejtë delte i vogël si vëllim, u përf shi në ketë botim në formatin që lexuesi ka në dorë. Me kllapa katrore me tri pika në mes [...], të përdoruna në ndonji vend, janë shmangë elemente që nuk paraqesin interes për publikun. Falënderoj studiuesen Ana Luka për punën, që e kreu pa u lodhun, për redaktimin e ketij botimi; po ashtu Prof. dr. Aljula Jubanin për këshillat dhe sugjerimet e çmueshme që dha gjatë leximit të veprës "Dhetë vjet liri"; në mënyrë të posaçme falënderoj studiuesin e censhëm Prof. dr. Aurel Plasarin, bashkëpuntori i ngushtë i At Zef Pllumit, që na vuni në dispozicion për botim nji pjesë të letrave të At Zef Pllumit. At Vitor Demaj, OFM
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Donald Trump ka mbledhur në një libër të vetëm , këshillat më të mira mbi pasuritë e patundshme nga njerëzit më të suksesshëm dhe me më shumë experience … “Mos u përpiq të marrësh qindarkën e fundit prej tavolinës; sigurohu që edhe njerëzit, të cilët blejnë prej teje, të bëjnë gjithashtu para. Përndryshe, ata nuk kanë për të blerë herë tjetër prej teje." MICHAELSHVO ,Themelues i Grupit Shvo dhe "ndërmjetësi i ri më i suksesshëm i pasurive tëpatundshme në Nju-Jork" “Mami më tha: 'Nëse nuk ke gjoks të madh, vendos kordele te bishtalecat e tu”. Aftësia e mirë për shitje nuk është asgjë më tepër sesa maksimizimi i gjërave pozitive dhe minimizimi i atyre negative. Ndonëse konkurrenca juaj mund të ofrojë diçka së cilës ju s'mund t'i përgjigjeni, kjo nuk ka rëndësi. Ajo çfarë ka rëndësi është që të identifikoni dhe të luani me atë që keni." BARBARACORCORAN ,Themeluese e Groupit Corcoran, kompania kryesore e pasurive të patundshme të Nju-Jorkut. “Pasuritë e patundshme mund të sjellin kaq zbavitje, saqë ti ndihesh thuajse fajtor që fiton para prej tyre." MONDA BASSIL , Presidente e Prestigious Properties të Nju-Jorkut "Kur të shesësh pasuri të patundshme, paguaj taksa vetëm nëse do, kur të duash dhe në atë shumë që vendps ti." GARY GORMAN , Themelues i Exchange Experts 1031, LLC dhe autor i Exchanging UP! "Edhe nëse është një marrëveshje mbi pasuritë e patundshme apo ndonjë sipërmarrje tjetër, çelësi është të gjesh diçka që ti pëlqen ta bësh, dhe më pas ta bësh atë më mirë sesa kushdo tjetër - sepse suksesi vjen më lehtë për njerëzit, të cilët ndjekin pasionin e tyre." DONALD TRUMP, JR. Zëvendëspresident Ekzekutiv për Zhvillimin dhe Blerjet në Organizatën Trump
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Njëmbëdhjetë kapituj për njëmbëdhjetë momente të jetës së saj, nga vajza e vogël që përpin librat në Hungari në shkrimin e romaneve të parë në frëngjisht. Fëmijëria e lumtur, mjerimi i pasluftës, vitet e vetmisë në konvikt, vdekja e Stalinit, gjuha e nënës dhe gjuhët armike që janë gjermanishtja dhe rusishtja, arratisja në Austri dhe mbërritja në Lozanë, me foshnjën e saj. Këto histori nuk janë të trishta, por tuhafe. Fjali të shkurtra, fjalë e duhur, kthjelltësi e prerë, humor, krejt bota e Agota Kristof-it gjendet këtu, si në rrëfimin e jetës, ashtu edhe në romanet e saj.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Ky libër ka tronditur botën jo thjeshtë se është shkruar nga një nobeliste, në përpjekjet e saj për të zhvilluar arsimin në Pakistan, por vjen edhe historia e 19-vjeçares e cila është qëlluar nga talebanët. Uashington Post thotë për këtë libër: “Gozhdues... është e vështirë të imagjinosh një kronikë lufte më prekëse, përveç ndoshta ditarit të Ana Frankut”. Kur talebanët morën kontrollin e luginës Suat në Pakistan, një vajzë ngriti zërin e saj. Malala Jusafzai refuzoi që ta bënin të heshte dhe luftoi për të drejtën e saj për t'u arsimuar. Në tetor të vitit 2012, kur ishte pesëmbëdhjetë vjeçe, Malala pothuaj e pagoi këtë gjë me jetën e saj. Atë e qëlluan në kokë, kur po udhëtonte me autobus nga shkolla në shtëpi, dhe pak vetë pritnin që ajo të mbijetonte. Por, në fakt, shërimi heroik i Malalës e ka çuar atë në një udhëtim të jashtëzakonshëm nga një luginë e largët në Pakistanin Verior në korridoret e Shteteve të Bashkuara në Nju Jork. Në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, ajo u shfaq si një simbol global i protestës paqësore. Një vit më vonë ajo u bë fituesja më e re në botë Çmimit Nobel për Paqe. E brohoritur nga “Shtypi i Asociuar” për "detajin që të rrëmben", “Unë jam Malala” do t'i bëjë lexuesit të besojnë në fuqinë e zërit të një njeriu të vetëm për të frymëzuar ndryshim në botë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër kaq të drejtpërdrejtë, Donald J. Trump tregon sekretet sesi mund të bëhet biznes, përshkruan perandorinë e tij të pronave të paluajtshme dhe rolin që ka si kreu i shoqërisë Trump. Me të folurën e drejtpërdrejtë dhe zgjuarsinë e tij karakteristike, Trumpi na jep mundësinë të kuptojmë si të investojmë me zgjuarsi, si t'i bëjmë e të ngrihemi në një nivel të caktuar, si ta drejtojmë me efektivitet punën, si të arrjmë një marrëveshje të caktuar dhe si të ruajmë emrin që kemi. Si njeri i biznesit amerikan, Donald J. Trump është i vetëm në llojin e vet. Në këtë histori të këndshme dhe frymëzuese, ai tregon sesi bëhen gjithë këto punë, duke dhënë ndërkaq edhe mësime me vlerë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Sophia Loren, një prej aktoreve më të dashura e të njohura në botë, deri më sot, nuk ishte rrëfyer kurrë. Në këtë autobiografi shndërritëse, të gjallë, ajo tregon jetën e saj që nga fëmijëria e një vajze të dobët e zeshkane, e më pas, në rininë e bukur por të pasigurt, e deri në rrugëtimin që do ta çonte këtë rioshe napoletane drejt lavdisë ndërkombëtare. Kjo historia e Loren-it i ngjan më shumë një përralle, bashkë me ballot, sprovat e rëndësishme dhe princat e kaltër. E megjithatë, pas divës së kinemasë, buzëqesh një grua e ndrojtur, por e vendosur, që ka vuajtur shumë, ka punuar edhe më shumë, ka dashur me pasion të vërtetë e me doza të lehta ironie. Ajo na shoqëron në qytezën e saj të shkatërruar nga lufta, në Romën e filmave të parë amerikanë, në Italinë e viteve të arta. Ajo na njeh me Marcello Mastroianni-n dhe Cary Grant-in, Charlie Chaplin-in dhe Audrey Hepburnin, e shumë të tjerë. Ajo buzëqesh bashkë me ne mbi tapetet e kuqe në Hollywood, Cannes dhe Berlin. Gjithmonë ajo na çon edhe pas perdeve, ku rreh zemra e saj prej bashkëshorteje, nëne, gjysheje, përreth një familjeje të cilën e ka konsideruar gjithmonë, si filmi i saj më i mirë. I shkruar me zemër, ky libër është një udhëtim entuziasmues në historinë e kinemasë, një roman plot me jetë, një ëndërr që një ditë u bë realitet.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Një nga të parët apostoj që e përqafoi idenë e shenjtë , por tepër të rrezikshme të shkrimit të gjuhës shqipe brenda Shqipërisë.Në ato kohëra kur flitej për veprimet e saj guximtare ,për qëndrimin e saj burrnor e për shërbimet e saj patriotike e tv pashoqta ,emri i s-shë Sevasti Qiriazi përmendej me adhurim , posi emri i një heroine." --- PANDELI EVANGJELI , dy herë kryeministër i Shqipërisë
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
"One of the first apostles of the Albanian language to embrace the holy but extremely dangerous idea of writing the Albania language withing Albania. ... When we speak of her bold actions , her brave resistance ,and her unrivaled patriotic service, the name of Miss Sevasti Kyrias is revered as a heroine." --- Pandeli Evangjeli, two-time prime minister of Albania
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
"Kujtime" të Ismail Qemalit themeluesit të shtetit shqiptar u botuan në Londër më 1920, një vit pas vdekjes së tij. U përkthyen nga anglishtja prej Abdurrahim Myftiut. Botuar në Shqipëri nga Shtëpia Botuese "Toena", viti 2009.rnrnI ndërtuar në formën e një autobiografie, ky vëllim jep ngjarje të vërteta e të jetuara prej Ismail Qemal Bej Vlorës, një nga figurat më të ndritura jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë arenën ndërkombëtare. Gjatë kësaj pune Ismail Qemal Beun e trazuan si disa probleme vetjake të rënda, shpesh sfilitëse në shpirt, ashtu edhe preokupimet atdhetare e intrigat, që luheshin për të ardhmen e mëmëdheut të tij, Shqipërisë. Jo vetëm... Këto “Kujtime” japin një pasqyrë tepër vetjake, jashtëzakonisht objektive, të botës osmane, e cila, sado parahistorike të jetë bërë në dukje, si pasojë e luftës, nuk është aq e largët sa të mos na flasë me këshilla lloj-lloji për kohën tonë e për të ardhshmen e afërt. Në libër trajtohen çështje të rëndësishme të politikës botërore të kohës, të dhëna në plotërinë e tyre, si: lufta franko-prusiane dhe pasojat e saj në Lindje, Traktati i Parisit, misionet e Bismarkut në Lindje, kryengritja bullgare dhe shtypja e saj, konferenca ndërkombëtare, Traktati i Shën Stefanit etj.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në këtë autobiografi, Sheri Bleri, e shoqëron lexuesin në një udhëtim magjepsës nga gjiri i klasës punëtore të Liverpulit deri në zemër të sistemit ligjor britanik dhe më pas në 10 Downing Street si bashkëshortja e kryeministrit britanik. Gjatë fëmijërisë së saj të pazakontë, Sheri përjetoi një sërë ngjarjesh dramatike. Pasi u braktis nga i ati në moshë të njomë, ajo u rrit nga e ëma dhe gjyshja. Ato rrënjosën tek ajo parimet e pastra të drejtësisë dhe ndershmërisë, si dhe shpirtin e paepur dhe humorin unik. Sheri u bë avokate e suksesshme në një shoqëri që nuk i inkurajonte femrat e klasës punëtore të ushtronin këtë profesion. Kur u njoh dhe ra në dashuri me Toni Blair-in, as që i kishte shkuar në mendje se jeta e saj do të merrte një drejtim të paparashikueshëm dhe të jashtëzakonshëm. Në këtë jetë të re asaj i duhej të luante një rol aspak të lehtë në sytë e publikut…
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Libri përmban nota autobiografike, duke ruajtur në këtë autobiografi fijen lidhëse me familjen e Frashërllinjve të Rilindjes Kombëtare, nga rrjedh edhe akademiku Kristo Frashëri. Në promovimin e librit, që do të mbetet si epilogu i një historiani të lavdishëm shqiptar, pritet një takim mbresëlënës me kolegët dhe gazetarët. Tërë jetën akademik Kristo Frashëri shkroi libra historike, artikuj, ese, dha intervista për çështjet më të debatueshme kombëtare, pa e vënë re asnjëherë lodhjen dhe së fundi as stërmundimin, ndërsa është në një gjendje shëndetësore ku i duhet asistencë mjekësore. Ai e sfidon edhe sëmundjen. Brenda tij gjendet një energji e jashtëzakonshme e mendjes. Të mos mendojmë sot se profesor Kristo Frashëri do të përfundojë së botuari, duke e mbyllur me “jeta e një historiani”. Kemi mësuar se dhjetëra vëllime presin ende dritën e botimit. “Jeta e një historiani”, ky libër i shkruar nga dora e Kristo Frashërit nuk është se flet për veten. Jeta e një historiani si Kristo Frashëri është një betejë për historinë e vendit të tij, një beteje për t’i dhënë ringjallje, për të ndriçuar të vërtetat historike.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Një libër që shpalos historinë e jetës së saj dhe të viteve të trazuara për të gjithë popullin shqiptar, ku autorja pati një rol të padiskutueshëm.Kjo vepër është bazuar në shënime të mbajtura ndër vite, letra origjinale dhe vrojtime të hollësishme të një gruaje që mundi të ishte jo vetëm një bashkëshorte dinjitoze, po dhe një shtyllë mbështetjeje për njeriun që qeverisi Shqipërinë për shumë vjet pas ndryshimeve të mëdha të viteve  90.Libri shquhet për vlera të larta narrative, njohëse dhe artistike. Çdokush mund të gjejë dhe të prekë vetveten nëpër faqet e tij, të ndihet i përfshirë brenda një copëze historie edhe për shkak se libri është shkruar ngrohtë, thjesht dhe pa stërhollime të kota...
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Nga frika e atentateve, Sadam Huseini ngriti një sistem të rafinuar dytëshorësh për veten dhe familjen. Njëri prej tyre ishte Latif Jahija. Për vite të tëra e detyruan të dublonte Odai Hyseinin, njeriun e dytë më të fuqishëm të Irakut.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Hillary Rodham Clinton është e njohur për qindra milionë njerëz në mbarë rruzullin. Megjithatë, përveç miqve të ngushtë dhe familjes së saj, të paktë janë ata që e kanë dëgjuar përshkrimin e udhëtimit të saj të jashtëzakonshëm.  Historia e jetës sime është një jetëshkrim i shkurtër, që shpalos jetën e saj gjatë viteve që kaloi në Shtëpinë e Bardhë. Ky libër është gjithashtu kronika e historisë që jeton me Bill Klintonin, një aventurë më shumë se tridhjetëvjeçare mes dashurisë dhe politikës, që i mbijetoi tradhtisë personale, hetimeve të pafundme të palëve dhe shqyrtimit të vazhdueshëm e të hollësishëm nga ana e publikut.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Vetëm një grua e ka njohur mirë Marlon Brandonë. Ata e deshën dhe e plagosën njëri-tjetrin, për herë të parë ajo rrëfen... Takohen më 1960 gjatë xhirimit të filmit Kryengritësit e Bauntit. Marloni është 36 vjeç dhe ka tashmë pas shpine një të kaluar prej ylli kinematografik. Tarita, e lindur në Bora Bora, nuk është veçse 19 vjeçe. Ajo nuk e di që ekzistenca e të dyve do të çekuilibrohet përgjithmonë. I martuar tashmë dy herë, ai do të divorcohet për të.Gjysmengjëll, gjysmëdemon, Marloni është i cfilitur, shpesh i trishtuar, i fshehtë, ngandonjëherë i dhunshëm. Megjithatë fati i tyre është vulosur, ajo nuk do të reshtë kurrë së dashuri atë. Së bashku do të kenë dy fëmijë: një djalë, Teihotun, dhe një vajzë Shejenën, e cila do të ketë një fat tragjik. Kur i shpjegoi, ditën që ai do të mbushte 79 vjeç se dëshironte të shkruante historinë e tyre për t'u pëpjekur që ta kuptonte, ai iu përgjigj: Mirë, Tarita. Shkruaje librin tënd. Një libër i fortë, që të godet dhe trondit jashtëzakonisht. Një dokument i jashtëzakonshëm.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Historia e një profesori të shkencave kompjuterike, i cili në prag të ndarjes së tij nga jeta për shkak të kancerit, u lë si trashëgimi fëmijëve, kolegëve dhe studentëve të tij, si një shishe në breg të lumit, 50 leksione realisht të fundit. Përmbushja e ëndrrave të fëmijërisë është çelësi i realizimit të një njeriu, sipas prof. Rendi Paush, i cili në sajë të rregullave dhe këshillave mbarënjerëzore që i ofron audiencës dhe mirënjohjes që u shpreh fillimisht prindërve dhe më pas të gjithë atyre që i mundësuan përmbushjen e këtyre ëndrrave, përlot shpirtrat e miliona njerëzve të cilët lexojnë këtë botim në mbarë botën.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Një rrugëtim, përmban përshtypjet origjinale të Tony Blair për vitet në pushtet dhe më pas. Këtu ai përshkruan për herë të parë, rolin e tij në formën që i jep historisë sonë bashkëkohore, që nga pasojat e vdekjes së Princeshë Diana deri në luftën kundër terrorizmit.
Çmimi: 1700 Lekë
titleToAlt
...S'mund të pranoja që qënia na vinte nga jashtë, që ajo mbahej për inerci dhe që lëvizjet e shpirtit ishin pasojë e lëvizjeve të mëparshme. Po pse e kaluara duhej të më pasuronte me çdo kusht? S'më kishte krijuar ajo, përkundrazi isha unë ai që, duke rilindur nga hiri im, e shkëpusja nga hiçi kujtesen time falë një krijimi që filionte gjithmonë nga e para. Vdekja, gjithmonë e më e afert, më ndriçonte më fort me dritën e saj të errët. E ula poshtë të kaluarën para së tashmes dhe këtë të fundit para së ardhmes....
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Padyshim një zbulim! Një libër magjepsës! Një nga dëshmitë më interesante për këdo që dëshiron të njohë të shkuarën tonë, atë çka se gjen dot në librat e historisë. Që të ndihmon të kuptosh shumë çka sot në kundërshtitë e dritëhijeve të jetës shqiptare. Një rrëfim ku ndjen drithërimat e jetës së trazuar të një njeriu që në muzg të tij, i syrgjynosur diku larg në mërgim të detyruar, i vihet punës për të ndërtuar copëza, tablo, fytyra, emocione, ngjarje të së shkuarës së tij. Një vepër që do të hyjë në fondin e aftë të letrave shqipe, duke shtuar aty diçka që na mungonte. Pinjoll i një prej familjeve të mëdha të Shqipërisë e të Perandorisë Otomane, kushëri i afërt i Ismail Qemalit, dëshmitar/protagonist i disa dekadave tepër të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, një nga njerëzit më të kulturuar të kohës, me një ndjeshmëri që e bën të tingëllojë aq modem, Eqrem Bej Vlora na ka dhënë një ndër dëshmitë më interesante e më të ndershme për një nga periudhat më të trazuara të historisë sonë. Dëshmi dramatike të përmbysjes së madhe të një Perandorie, çka shënon fillimin e dhimbshëm e kaotik të transformimit të shqiptarëve dhe, njekohësisht, të lindjes së Shqipërisë moderne. Dëshmi dramatike e shembjes së një bote të tërë, që merr me vete te poshtë ata që deri atëherë qëndronin në majat e hierarkisë së shoqërisë, duke i “humbur nën gërmadhat dhe në pluhurine e marrëzisë së barazimtarise', siç shprehet autori, që, tek kupton pashmangshmërinë e ndryshimeve, i përjeton ato si një dramë personale... Pra, një libër nga ata që ska nevojë për komente, që mjafton ta lexosh. Piro Misha Eqrem Bej Vlora i shkroi kujtimet e tij në gjermanisht. Vdekja e tij e papritur në vitin 1964, në Vjenë, ku ai jetoi pjesën më të madhe të periudhës së pasluftës, për fat të keq bëri që ato të mbeten të papërftmduara. Libri u botua nga Instituti i Studimeve për Evropën Juglindore në Mynih, Gjermani, në vitin 1973.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në këtë botim do të gjeni një autobiografi të Faik Konicës dhe gjithashtu poezi dhe prozë poetike si: Flamuri, Helena e Trojës, Malli i Atdheut, Bora, etj. Më tej mund të lexoni portrete dhe proza të shkurtra si për shembull portrete të Abdyl Frashërit, Naim Frashërit, Ali Pashë Tepelenës, Fan Nolit, Bajrram Currit etj. Gjitahshtu botimi përmban edhe artikuj kritikë dhe ese të autorit si dhe disa përkthime dhe proza të gjata.
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania