titleToAlt
Sot, Jack Ma (Ma Yun) është një prej gjigantëve të botës së internetit. Kompania e tij, Alibaba, është bërë platforma më e madhe në botë për tregtinë online. Ngritja e Jack Ma-së dhe Alibaba-s ka qenë integrale për zhvillimin e ekonomisë së stërmadhe të internetit në Kinë. Ky libër paraqet përvojat jetësore të Jack Ma-së, karrierën e tij si sipërmarrës dhe të gjithë procesin e krijimit të Alibaba-s. Duke shkuar pas skenave, autori tregon se si Jack Ma rrëzoi traditat dhe e ktheu Alibaba-n në një organizatë të fuqishme, e cila theu rekordin botëror si oferta më e lartë për një kompani publike gjatë regjistrimit në bursën e New York-ut në vitin 2014.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Nga mesi i viteve shtatëdhjetë, Viktoria Eugenia Henao ishte një adoleshente si gjithë të tjerat, që nuk e dinte se ç'drejtim do të merrte jeta e saj kur u dashurua me Pablo Eskobar Gavirian. Per dy vite me radhë, gruaja dhe nëna e dy fëmijëve të kreut të kartelit të Medelinit, u zhyt në kujtimet e saj për të përjetuar prapë ato ngjarje të llahtarshme me të cilat u përball bashkë me njeriun, i cili, që nga viti 1982, e rrënoi Kolombinë nëpërmjet një strategjie terrori, duke vrarë politikanë, gazetarë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut, si dhe duke e përmbytur botën me kokainë. Pse u martua me Pablo Eskobarin? Pse nuk e braktisi kurrë dhe as e denoncoi? Viktoria Eugenia rrëfen me realizëm dhe në mënyrë rrëqethëse se ç'do të thoshte për të të jetonte në krah të njërit prej kriminelëve më të rrezikshëm e më të kërkuar të botës.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër autobiografik, autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj: atë me të ëmën. Për here të parë, Angelou zbulon vështirësitë dhe gëzimet e të qenit bija e Vivian Baxter-it, një shpirt i paepur në një trup të vogël. Trup imcak, që maskon praninë gjithëpërfshirëse, por të munguar, të nënës gjatë fëmijërisë së shkrimtares. Kur martesa e saj filloi të shkërmoqej, Vivian Baxter-i i dërgoi dy fëmijët (djalin e madh dhe Maya-n trevjeçare) tek e vjehrra, në Arkansas. Ndjenja e braktisjes, pasojë e kësaj ndarjeje të dhimbshme, do ta shoqëronte gjatë Angelou-n. Dhjetë vjet më vonë, bashkimi i tyre do të shënonte pikënisjen e një historie të parrëfyer më pare. Duke eksploruar një ndër marrëdhëniet më të gjalla, shpërblyese dhe të ndërlikuara të jetës, "Mami, unë dhe mami" zbulon shërimin e plotë, të bazuar në dashuri, që kërkoi kohë dhe energji, por që në fund i dha autores forcën dhe kurajën për t'u ngritur nga thellësi të oamata në lartësi të pamundura .
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kur ishte vetëm një vajzë e vogël, e gjithë bota e Michelle Robinson-it ishte e mbyllur brencla Anës Jugore të Çikagos, aty ku ajo dhe i vëllai, Craig-u, ndanin së bashku një dhomëz në apartamentin e vogël të familjes dhe luanin ekakusheka në park. Pikërisht në këtë vend, prindërit e saj, Fraser dhe Marian Robinson-i, e mësuan të fliste haptas dhe të mos kishte frikë. Por shumë shpejt jeta e çoi tepër larg, nga sallat e Princeton-it, ku mësoi për herë të parë se çfarë nënkuptonte të ishe në një dhomë e vetmja grua me ngjyrë, deri te rrokaqielli ku punoi si avokate e fuqishme tregtare dhe ku, mëngjesin e një dite vere, një student i Juridikut me emrin Barack Obama, hyri në zyrën e saj dhe ia shpartalloi të gjitha planet. Në këtë libër, për herë të pare, Michelle Obama përshkruan fillimet e martesës, vështirësitë për të gjetur një ekuilibër mes karrierës, familjes dhe ngjitjes së vrullshme të të shoqit në politikë. Na zbulon debatet e tyre lidhur me mundësinë për të konkurruar për presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe na rrëfen për popullaritetin që përjetuan dhe për kritikat që morën përgjatë fushatës elektorale. Me finesë, sens humori dhe një sinqeritet të pazakontë, Michelle Obama përshfaq gjithë jetën e një familjeje që, krejt befasisht, u ndodh nën dritat e projektorëve dhe përballë gjithë botes, si dhe tetë vitet më domethënëse në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo e njohu më mirë vendin e saj, por edhe vendi i saj e njohu më mirë atë. Becoming - Të bëhesh, na shoqëron në një udhëtim nga kuzhinat modeste të Jovas te sallat e ballos në Buckingham Palace, nëpër çaste dhimbjesh therëse dhe provash qëndrueshmërie këmbëngulëse, duke na zbuluar shpirtin e një gruaje të veçantë dhe revolucionare, e cila lufton për t'u ndjerë mirë me veten, plotësisht e zonja për të vënë gjithë forcën dhe zërin në shërbim të idealeve më të larta. Duke rrëfyer me ndershmëri dhe kurajë, Michelle Obama na vë përpara një sfide: cilët jemi në të vërtetë dhe çfarë dëshirojmë të bëhemi?
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Maria Skllodovska-Kyri (Maria Sklodoëska-Curie) ishte një personalitet i jashtëzakonshëm. Ajo ishte e para përfaqësuese e gjinisë së bukur, e cila në vitin 1893 mori diplomë në Fizikë dhe Matematikë në Universitetin e Sorbonës të Parisit; ishte e para profesoreshë femër në Sorbone; ishte e para femër dhe e vetme ndër katër personalitete botërore që ka marre dy herë çmimin Nobël. Kjo shkencëtare e shquar me kombësi polake është e para dhe e vetmja femër, njëkohësisht personaliteti i parë me kombësi jo franceze, që prehet në Panteonin e Parisit. Libri i shkrimtares polake Ivona Kienzler, e përshkruan Skllodovska-n, bashkë me zbulimet e saj shkencore, jo vetëm si një shkencëtare të shquar, por edhe si një femër që dashuron, por që pengohet nga i dashuri i saj. Për këtë ajo u detyrua të thyejë stereotipet false dhe për dashurinë ishte e përkushtuar të sakrifikonte shumë gjëra. Autorja e përshkruan Skllodovska-n edhe si bashkëshorte dhe nënë e vetmuar, e cila pak a shume diti të bashkërendojë detyrimet e saja edukuese me punën shkencore, duke i kushtuar shumë vend marrëdhënieve të komplikuara me vajzat e saj.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Naum Veqilharxhi qysh në vitin 1846, në pamfletin e tij të famshëm drejtuar Jani Calit, përsëriste me vendosmëri se: Kombi shqiptar i përbërë nga myslimanë, ortodoksë dhe katolikë është një trup homogjen, është esenca, kurse fetë janë veçori të fituara më vonë të kombit dhe si të tilla ato janë të ndryshueshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dëgjo, Paula, dua të të rrëfej një histori që, kur të zgjohesh, të mos ndihesh edhe aq e përhumbur. Kështu fillon romani i Isabel Allende-s, kushtuar vajzës së saj. Paula ka lindur më 22 tetor 1963, është e lumtur, e dashuruar, jeton në Madrid, ku edhe punon... Një jetë e thjeshtë, ndryshe nga ajo e së ëmës që, tashmë, është e famshme. Dy gra, dy fate të ndryshme. Befas Paula bie në shtrat nga një sëmundje shumë e rëndë: porfiria. Koma e saj është një rrugë pa kthim. Isabela lë San Franciskon ku jeton dhe shkon t'i rrijë pranë se bijës. Ndërsa mjekët provojnë lloj-lloj mjekimesh për ta shpëtuar, Isabela provon me të vetmen armë të saj: shkruan "për të trembur vdekjen", siç pohon ajo. Përdor magjinë e fjalës për të evokuar e thirrur së bashku përreth Paulës të gjithë pjesëtarët e asaj familjeje të madhe e të çuditshme. Ata, të gjithë së bashku dhe me kujtimet e secilit, formojnë një zinxhir njerëzor që do ta mbajë Paulën në jetë. Kështu libri bëhet autobiografia e Isabel Allende-s, një rrëfim trondites plot me hollësi për zanafillën e librave të saj, udhëtimeve, dashurive... Është rrëfimi i një dhimbjeje të veçantë (Paula do të mbyllte sytë më 6 dhjetor 1992) që nuk e pranon dëshpërimin, sepse Paula, diku larg prej andej, po e degjon. Nuk mund të ketë ndarje përfundimtare, përderisa ekziston kujtimi. Lamtumirë Paula-grua! Mirë se vjen, Paula-shpirt!
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Shumë e re u bëra një star. Nuk ishte merita ime kështu e vendosi fati. Kam pasur gjithmonë një yll që më ka mbrojtur. Ai ra në vensin tim të lindjes, në Tuniz, dhe më drejtoj tek një planet ku nuk bëhëj Pazar me talentin. Çfarë do të isha unë pa Lukino Viskontin, Frederiko Felinin, Serxhio Leonen, regjizorët e dashur Italianë? Çfarë do të isha pa partnerët e mi Alen Delon, Bart Lankaster, Marcelo Mastroiani, zhan Pol Belmondo? I kam të gjithë para syve me talentin, vuajtjet bujarinë dhe gëzimet e tyre. Me shkojnë në mendje skenat e mrekullueshme të Leopardit, dashuria e Manjanit, dora e ngrohtë e Xhon Ueinit, takimi tronditës me Marlon Brandonë, dhuratat e çuditshme të Stiven Makuinit, takimi me Brizhit Bardonë, sekreti i Rok Hadsonit, aventura e çmenur Peruane e Verner Hercogut Rita Heiuërd që në mënyrë aq prekëse më tha: Edhe unë kam qënë e bukur. Kam pasur shumë fat në jetë është e vërtetë. Ka ardhur koha të nderroj ata që u gjendën në rrugën time e t’i tjell të gjalle para jush. Tashmë shumë prej tyre janë bashkuar me yllin tim mbrojtës. Tashti ata janë bërë të gjithë yjet e mi
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një mësim i vyer për jetën ...megjithatë, diçka të së ardhmes nuk e anashkaloj dot: vajzën tonë, Kedin. Shpresoj të jetoj aq gjatë sa ajo të më kujtojë. Fjalët sigurisht që jetojnë më gjatë sesa unë. Kisha menduar t'i lija asaj letra, po cfarë t'i shkruaj? Nuk mund ta di se si do të jetë ajo në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare. Nuk mund ta di as nëse do ta pëlqejë emrin përkedhelës që i kemi venë ne, por ndoshta ka diçka që mund t'i them atij fëmije që paraqet të ardhmen time. Ajo do të jetojë shumë pak me mua, që kam vetëm të shkuar. Mesazhi im për të është i thjeshtë : "Kur të jesh në një nga ato castet e shumta në jetë, kur do të të duhet të bësh një pasqyrë të vetes, merr një libër llogarish ku të shkruash se çfarë ke qënë, cfarë ke bërë dhe çfarë rëndësie ke pasur ti për botën. Të lutem, mos harro të përfshish në të faktin që ti mbushe ditët e një njeriu në prag të vdekjes, me dashuri të pafundme, me një gëzim të panjohur kurrë me parë për të, një gëzim që nuk rreket të kerkojë më shumë, por qëndron në hije, i kënaqur me aq. Në këtë kohë, kjo është gjëja më e bukur!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Është e natyrshme që lexuesit të jenë kureshtarë për jetën dhe karakterin e Lasgushit. Me pleqë-rinë e tij të gjaté, u krijua njé lloj mjegulle rreth poetit, e cila rridhte edhe nga gjoja heshtja e tij krijuese, si dhe nga mosbesimi me të cilin e vështronte regjimi komunist. Lasgushi ishte eni¬gme. Per një lexues të huaj qé nuk kishte qenë kurrë në Shqipëri dhe per të cilin tërë vendi ishte enigme, Lasgushi ishte një mister brenda një misteri.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një histori e vërtetë e një jemeniteje të vogël, që u përpoq të sfidonte arkaizmin e traditave të vendit të saj duke kërkuar divorcin. Dhe e mori! E para në këtë vend në jug të Gadishullit Arabik ku më shumë se gjysma e vajzave martohen para se të mbushin tetëmbëdhjetë vjeçe. Kuraja e saj u vlerësua shumë nga shtypi ndërkombëtar dhe historia e saj emocionoi gjithë botën. Ajo e ,tregon sot këtë histori, pas kalimit nga statusi i një viktime anonime në atë te'një heroine, për të inkurajuar të gjitha vajzat e vogla të moshës së saj që të mos bien në të njëjtin kurth si ajo.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Esteri është një studente e shkëlqyer, një vajzë e bukur dhe e talentuar, por ajo po fundoset pak nga pak, fshehurazi e për arsye që as vetë nuk i ka krejt të qarta. Në kryeveprën e saj të njohur e të gjithëkohshme, Sylvia Plath, tinëzisht, e tërheq lexuesin brenda shkatërrimit të Esterit, dhe e arrin këtë me një forcë të tillë, sa marrëzia e saj bëhet e prekshme, e vërtetë, pothuajse racionale. Ky depërtim i thellë në skutat më të errëta e më pikëlluese të psikikës njerëzore është një nga arritjet më të jashtëzakonshme Te "Kambana e qelqtë", Sylvia Plath ka përdorur në mënyrë të shkëlqyer një nga teknikat më të rëndësishme të realizmit, atë që kritiku rus Shklovsky e ka quajtur "defamiljarizim". “Kambana e qelqtë " nuk është vetëm një klasik i letërsisë (megjithëse ishte kaq i pakohë për periudhen kur u shkrua) por është edhe një roman që do të vazhdojë t'u flasë njerëzve gjithmonë,pasi rrëfen për probleme dhe cene klasike të natyrës njerëzore, të cilat do të ekzistojnë jetë e mot. The Guardian Plath –i ilustron standartin e dyfishtë mes burrave dhe grave duke e ndotur librin me burra te vrazhdë,injorantë e të pazotë ,por që gëzojne liri, të cilat gratë as nuk i ëndërrojnë. The Telegraph ... Plath-i qe e vetmja që e veshtroi me vendosmëri çarmatosëse Gorgonëm ... u përball syhapur me të vërteta që brezi i saj nuk donte t’i shihte. The Independent
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ilir Bushi ka lindur në Tiranë më 22 mars, të vitit 1960. Pas mbarimit të gjimnazit, vazhdoi studimet në fakultetin Filologjik, dega, Gjuhë - Letërsi, të Tiranës, të cilat i mbaroi në vitin 1985. Pas diplomimit punoi në Kinostudion, "Shqipëria e re", si asistent - regjisor, ndërsa në vitin 1997, u mor me gazetarinë aktive, duke punuar si gazetar, në "Gazeta Shqiptare" dhe pastaj si kryeredaktor, në gazetat, 'Telegraf", "Sot”, “Ballkan”, ”Nacional”, etj, etj. Aktualisht, merret me studime letrare dhe drejton gazetën e përjavshme, “Antikorrupsion”.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri “Shkëlqim dhe Tmerr” – pjesa e dytë është një rrëfim personal dhe origjinal, i treguar përmes një udhëtimi të mrekullueshëm nëpër jetën dhe krijimtarinë e aktorit të madh Bekim Fehmiu. Libri paraqet periudha të ndryshme të jetës studimore të Bekim Fehmiut në Beograd, angazhimet e para në prodhime filmike, teatrore dhe artistike e deri tek shkëlqimi i tij si aktor në produksione të huaja ballkanike, evropiane dhe më gjerë.
Çmimi: 1500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania