titleToAlt
Historia e vërtetë se si një burrë i jashtëzakonshëm nga një cep i largët i botës, krijoi një perandori e cila do ta udhëhiqte botën drejt epokës moderne Ushtria mongole e udhëhequr nga Genghis Khan nënshtroi më shumë toka dhe njerëz në njëzetepesë vite, sesa romakët në katërqind vite. Në pothuajse çdo shtet që mongolët pushtonin, ata sillnin një rritje të paprecedentë të komunikimit kulturor, zgjeronin tregtinë, dhe lulëzonin qytetërimin. Shumë herë më progresiv se udhëheqësit e tjerë europianë apo aziatikë, Genghis Khan hoqi torturën, mundësoi liri fetare universale dhe shkatërroi sistemet feudale të privilegjeve aristokratike. Që nga ngjitja e tij përmes kulturës fisnore, e deri te lulëzimi i qytetërimit që solli perandoria mongole, kjo vepër e shkëlqyer revizionizmi historik, nuk është asgjë më pak se historia epike se si u krijua bota moderne.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Kur u takuan, në mesin e viteve 1990, ajo tashmë ishte e ushqyer me kontradikta tërësisht të saja. Fëmijë që shkëlqen por e padisiplinuar, adoleshente e druajtur pas buzëqeshjeve, bashkëshorte borgjeze dhe e pavarur, një liceiste më pak ndërmjet dy thënieve të Lajbnizit… Në çdo etapë të rrugëtimit të saj bie në sy «me të njëjtën shpejtësi» që do të kthehet në markën e prodhimit të të shoqit. Kjo shpjegon pjesërisht faktin se përse zonja e parë mbetet enigmatike, me gjithë mbi mediatizimin e saj. Në këtë libër, ne jemi munduar të ngremë nga sipër vellon e një femre me pamje të shumta, jeta romaneske e së cilës lëviz vetëm nga një përparësi: në kërkim të përhershëm të lirisë. Elizeja nuk është me patjetër vendi ku mund ta mbajë gjallë. Para e pret një pesëvjeçar për të përballur parashikimet…
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në një administratë që nuk njihet për qetësinë e saj, asnjë kometë nuk u ngjit më lartë, nuk ndriti më shumë, dhe nuk u fik në mënyrë më spektakolare sesa Anthony Scaramucci. Për njëmbëdhjetë ditë (jo dhjetë, siç është raportuar gjerësisht, dhe këtë ai do t'ia thotë cilitdo që është i gatshëm të dëgjojë), ai drejtoi departamentin më të rëndësishëm të komunikimeve në të gjithë botën, atë të Shtëpisë së Bardhë. Në fund të qëndrimit të tij të shkurtër - disa prej ditëve më kaotike dhe formuese të administratës Trump - nga një përfaqësues i presidentit për mediat televizive dhe radiot që njihej pak, ai u bë i njohur nga të gjithë njerëzit me emrin "Mooch". Ngjitja dhe rënia e Mooch-it, që tërhoqi vëmendjen e kombit, u shpalos si një dramë Shekspiriane me regjisor Martin Scorsese-n. Në zërin e tij të paimitueshëm, Anthony zbulon detajet pikante pas qëndrimit të tij të stuhishëm si drejtor i komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë. Ai i tregon të gjitha dhe nuk i kursen ndjenjat askujt - përfshi njerëzve më të pushtetshëm të vendit. Nëse lëvizjet politike kuptohen më mirë përmes jetës së dikujt, atëherë nuk ka jetë më të mirë se ajo e Mooch-it, për të treguar ngjitjen e Donald Trump-it në Amerikë. Nga një shpërndarës i gazetës Neivsday të Long Island-it, me shpërndarjen më të madhe në Port VVashington, te Mjeshtër i Universit, siç i përshkruante njerëzit si puna e tij autori Tom Wolfe në librin Bonfire of the Vanities, jeta e Anthony-t ka qenë mishërim i Endrrës Amerikane. Megjithatë, ai e ka pranuar dhe vetë se u përfshi kaq shumë në karrierën dhe jetën dinamike, saqë harroi rrënjët e tij të klasës punëtore. Ai nuk ishte i vetmi që e shpërfilli këtë klasë. Lagje si ajo ku u rrit kishte në të gjithë vendin, të mbushura me njerëz që kishin humbur optimizmin, që ishin të papunë, ose që paguheshin pak, e që shpërfilleshin nga elitat dhe politikanët - derisa erdhi Donald Trump. Vetëm kur iu bashkua fushatës Donald Trump për President, si përfaqësues për median dhe këshilltar ekonomik, iu hapën sytë ndaj gjendjes së vështirë të klasës së mesme. U desh një ndërtues miliarder që jetonte në një kullë në Fifth Avenue, që t'i tregonte se çfarë i ldshte ndodhur lagjes në të cilën ai ishte rritur, dhe komuniteteve të ngjashme në mbarë Amerikën. Ishte ai momenti kur Anthony kuptoi se Donald Trump dhe politikat e tij ekonomike, ishin shansi më i mirë për të ardhmen e vendit. Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Kur ishte vetëm një vajzë e vogël, e gjithë bota e Michelle Robinson-it ishte e mbyllur brencla Anës Jugore të Çikagos, aty ku ajo dhe i vëllai, Craig-u, ndanin së bashku një dhomëz në apartamentin e vogël të familjes dhe luanin ekakusheka në park. Pikërisht në këtë vend, prindërit e saj, Fraser dhe Marian Robinson-i, e mësuan të fliste haptas dhe të mos kishte frikë. Por shumë shpejt jeta e çoi tepër larg, nga sallat e Princeton-it, ku mësoi për herë të parë se çfarë nënkuptonte të ishe në një dhomë e vetmja grua me ngjyrë, deri te rrokaqielli ku punoi si avokate e fuqishme tregtare dhe ku, mëngjesin e një dite vere, një student i Juridikut me emrin Barack Obama, hyri në zyrën e saj dhe ia shpartalloi të gjitha planet. Në këtë libër, për herë të pare, Michelle Obama përshkruan fillimet e martesës, vështirësitë për të gjetur një ekuilibër mes karrierës, familjes dhe ngjitjes së vrullshme të të shoqit në politikë. Na zbulon debatet e tyre lidhur me mundësinë për të konkurruar për presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe na rrëfen për popullaritetin që përjetuan dhe për kritikat që morën përgjatë fushatës elektorale. Me finesë, sens humori dhe një sinqeritet të pazakontë, Michelle Obama përshfaq gjithë jetën e një familjeje që, krejt befasisht, u ndodh nën dritat e projektorëve dhe përballë gjithë botes, si dhe tetë vitet më domethënëse në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo e njohu më mirë vendin e saj, por edhe vendi i saj e njohu më mirë atë. Becoming - Të bëhesh, na shoqëron në një udhëtim nga kuzhinat modeste të Jovas te sallat e ballos në Buckingham Palace, nëpër çaste dhimbjesh therëse dhe provash qëndrueshmërie këmbëngulëse, duke na zbuluar shpirtin e një gruaje të veçantë dhe revolucionare, e cila lufton për t'u ndjerë mirë me veten, plotësisht e zonja për të vënë gjithë forcën dhe zërin në shërbim të idealeve më të larta. Duke rrëfyer me ndershmëri dhe kurajë, Michelle Obama na vë përpara një sfide: cilët jemi në të vërtetë dhe çfarë dëshirojmë të bëhemi?
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
...Në Brerë kam pasur lidhje dashurie me miss Brerën. Ishte vetë Venusi i ringjallur. Venusi nuk ishte më shumë se 16 vjeç. Ishte më shumë" se njëdimensional. Pra, nuk ishte vetëm e bukur, por edhe e zgjuar. Aventura u ndërpre nga ndërhyrja e prindërve të vajzës. Kishin projekte të tjera. Ende i kam të padegëzuara plagët e shigjetave të erosit të kësaj periudhe. Më 1974 një arkitekte e re u magjeps pas meje. Dashuria e fundit? Për të nuk ka ardhur koha të flas. Akoma nuk më ka trokitur në prag. Njeriu pret të dashurojë dhe të dashurohet gjithë jetën. Mosha të ndalon vërtet të shkosh drejt dashurisë, megjithatë është dashuria ajo që vjen drejt teje. Ndoshta dashuria e fundit mund të jetë dashuria e vërtetë. Dashuria e parë....
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
... Deri sot në arkivat osmane nuk ishin gjendur dokumente mbi Sabatai Zevin. Kjo është edhe arsyeja që mbi Sabatai Zevin ishin thurur aq shumë teori konspiracioni, saqë është pretenduar se i gjithë dokumentacioni mbi Zevin që ndodhej në arkivat osmane ishte zhdukur. Libri që keni në dorë provon se teza të tilla nuk qëndrojnë dhe se, nëse Arkivi Osman do të hulumtohet me imtësi, do të jetë e lehtë gjetja e dokumenteve tëe shumta mbi Sabatai Zevin. Në këtë punim gjithashtu janë trajtuar edhe çështje si emigrimi i hebrenjve në Turqi, aktivitetet e tyre në vendin tonë dhe personalitete të njohura hebrenjsh që dolën në skenë. Të gjithë këta u trajtuan sipas periudhave përkatëse. Ndërsa pjesa që flet mbi mjekët hebrenj është edhe e para e llojit të vet të cilën e kemi përpiluar në mënyrë të detajuar duke shfrytëzuar burimet e dorës së parë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Veprat e Zhyl Vern janë një shkrirje gjeniale e fantazisë me realitetin, e së tashmes me të ardhmen. Prej këtej nisemi kur themi se Zhyl Verni krijoi një gjini të re, siç është romani fantastiko-shkencor. Edhe përpara tij ishin shkruar vepra të tilla. Le ta kujtojmë "Robinson Kruzonë" e Daniel Defosë ose veprat e Fenimor Kuperit, Bernard de Sen Pjerit, etj. Veprat e Zhyl Vernit ndryshojnë shumë prej tyre. Ato kapin jo vetëm gjithë botën dhe shumë degë të shkences e të teknikës, por problemet teknike e shkencore shërbejnë plotësisht si material për romanet dhe nuk mbeten si sfond ose si detale të veçanta. Nuk mund ta ndash kurrsesi letërsinë nga shkenca në veprat e Zhyl Vernit. Ato janë një e vetme, e shkrirë me mjeshtëri prej artisti, si rrallë në krijime të tjera të këtij lloji. Zhyl Verni ka shkruar me dhjetëra e dhjetëra vepra, njëra me e mirë se tjetra. Ne kohën e tij ato jo vetëm botoheshin e ribotoheshin brenda një kohe të shkurtër, por edhe përktheheshin në shumë vende të botes. Ato u përkthyen në Angli e në Rusi, në Amerikë e gjetkë dhe kudo gjenin lexues të shumtë, që i përpinin. Në gjithë botën, lexuesit më të apasionuar të Zhyl Vernit ishin të rinjtë dhe nxënësit e shkollave.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Henry Marsh ka kaluar një jetë në frontin e kirurgjisë. Ka pasur ngritje ngazëlluese dhe ulje shkatërruese, por dashuria e tij për praktikën e neurokirurgjisë nuk është zbehur kurrë. Në vijim të botimit të bestsellerit të New York Times, Mos bëj dëm, Marsh u tërhoq nga puna e tij me kohë të plotë në Angli për të punuar si vullnetar në Ukraine dhe në Nepal. Në librin Rrëfimet ai përshkruan vështirësitë e punës në këta shtete të trazuar dhe të varfër, si dhe çfarë ka kuptuar më tej nga praktika e mjekësisë. Marsh gjithashtu përballet me barrën e përgjegjësisë që mund të vijë nga përpjekja për të pakësuar vuajtjen njerëzore. Duke zbuluar për herë të parë kujtime të ditëve të tij të hershme si student i mjekësisë dhe përvojat që e formuan si një kirurg të ri në moshë, ai eksploron vështirësitë e një profesioni që merret me probabilitete në vend të sigurisë, si dhe kur dëshira e fortë për të zgjatur jetën mund të vijë me një kosto tragjike për pacientët dhe për ata që i duan. Duke reflektuar se çfarë i kanë mësuar dyzet vite përballje me trurin e njeriut, Marsh gjen një qëllim tjetër në jetë ndërsa i afrohet fundti të karrierës së tij profesionale, dhe një kuptim të ri se çfarë ka rëndësi për të gjithë ne në fund.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në librin e tij, ish-drejtori i FBI-së, James Comey, ndan përvojat e pathëna më parë të disa prej situatave më kritike gjatë karrierës së tij në dy dekadat e fundit te qeverisë amerikane, duke zbuluar se si duket lidershipi i mirë dhe etik, dhe se si nxit vendime të shëndetshme. Rrugëtimi i tij na jep një pamje të paprecedentë të korridoreve të pushtetit, dhe një mësim të shkëlqyer se çfarë e bën një lider efektiv. Z. Comey shërbeu si drejtor i FBI-së nga viti 2013 deri në 2017, caktuar në këtë post nga presidenti Barack Obama. Më përpara shërbeu si prokuror për Rrethin Jugor të New York-ut dhe zëvendësminister i Drejtësisë në administratën e presidentit George W. Bush. Nga ndjekja penale e Mafia-s dhe e Martha Stewart, e deri te ndihmesa për të ndryshuar politikën e administrates Bush mbi torturën dhe mbikëqyrjen elektronike, drejtimin e hetimit mbi e-mail-et e Hillary Clinton, si dhe lidhjet midis fushatës së Trump-it dhe Rusisë, Comey është përfshirë në disa prej çështjeve dhe politikave më të rëndësishme të kohëve të fundit.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Thonë se fati ka përcaktuar persona të veçantë për të kryer punë të mëdha. Ata vijnë në momentin e duhur për tu bërë dëshmitarë të evolucionit të caktuar të gjërave. Korifenj të tillë të shkencës zotërojnë aftësitë e profetit për të parashikuar gjërat, të cilat janë shumë të nevojshme për shndërrimin e evolucionit të ngadalshëm në revolucion të përshpejtuar dhe për të realizuar hopin aq të nevojshëm për përparimin e njerëzimit. " Njerëz të tillë, - thoshte senatori Korbino, -lindin një në njëqind vjet". Enrìko është i pari që studioi sjelljen e te gjitha elementeve të sistemit periodik nën veprimin e bombardimit me neutrone, nxori hipotezën se elementi më i rëndë ndër elementët natyrorë - urani - luan rol jashtëzakonisht të madh në jetën e njeriut dhe që ky, ndoshta, nuk është elementi i fundit në tabelën periodike. Enrìko është i pari që duke bombarduar me neutrone bërthamat e atomit u dha atyre veti të radiacionit artificial. Enrìko është i pari që tregoi domosdoshmërinë e "ngadalësuesve". Substancat me të cilat tani eksperimentojnë shkencëtaret atomiste, dikur ishin sfide në mendjet e shëndosha. Është paradoksale, por fakt që, duke zvogëluar shpejtësinë e lëvizjes së neutroneve, rritet aftësia e grimcave elementare per të depërtuar në mbështjellën e bërthamës. Enrìko zbuloi i pari elementin 93 të tabelës periodike - Plutonin - dhe për këtë fitoi çmimin Nobel, në vitin 1938.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Historitë familjare janë histori heshtjeje dhe vetëm rrjedha e kohës i jep hapësirë të vërtetès.Deri sot besonim se ishte thënë gjithçka për Pablo Eskobarin, një nga kriminelët me të egër të Amerikës Latine, por të gjitha kanë qënë versione të treguara nga jashtë dhe asnjëherë nga brenda intimitetit të vatrës familjare.Njëzet e një vjet pas vdekjes së kreut të kartelit të Medelinit, Huan Pablo Eskobar udhëton drejt një të kaluare që nuk e zgjodhi ai vetë, për të na dhëne një version të pabotuar për të atin, njeriun që ishte në gjëndje të shkonte deri në kufìjtë më ekstremë të mizorisë dhe, në të njëjtën kohë, shprehte dashurinë e pafund për familjen e vet. Ky nuk është libri i një djali që kërkon shfajësim për të atin, por një rrëfìm rrënqethës për pasojat e dhunës.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Fatoshi ka lindur në Vlorë në 8 mars 1929 në një familje intelektuale. Në mars të vitit 1955 niset për studime në Akademinë e Ndërtimit të Anijeve dhe Armatimit po në Sankt Petërsburg, të cilën e përfundon në dhjetor të vitit 1957 dhe merr diplomën "Shkëlqyeshëm'. Pas një qëndrimi të shkurtër në bazën detare të Sevastopolit kthehet në Atdhe me gjuajtësat detarë të destinuar për Floten Luftarake Detare Shqiptare. Në mars të vitit 1958 emirohet Drejtor I Drejtorisi së Riparimeve Armatimit dhe Materialeve tekniko-detare në Komandën e Flotës Luftarake Detare në Vàlori. Në vitin 1964-1969 emerohet Drejtor I K.R.AJ-it që do ti ndërtohej dhe përgjegjës I grupit të riparimit te Nëndetëseve. Në shtator 1969 emerohet Zv. Drejtor I Drejtorise së Industrisi Ushtarake të porsakrijuar në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore. Në shtator të vitit 1975 emërohet drejtor I Uzinës së tankeve,ku qëndroi deri në fund të vitit 1986 kur del në pension. Gjatë gjithë kohës së shërbimit ka punuar dhe ka kryer me përkushtim detyrat e ngarkuara duke kontribuar në mirëmbajtjen e gatishmërisë luftarake të teknikës dhe armatmit të Flotës Detare dhe ushtrisë shqiptare.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ai ka qenë mrekullisht i gjallë dhe njerëzit, të cilët i tremben më shumë mërzitjes se shqetësimeve, u janë mirënjohës atyre që i bëjnë të jetojnë me një ritëm më të shpejtë dhe më të fortë. Me violinat e para të Volterit, francezët ndienin t'u gjallërohej shpirti. Mund të pëlqesh muzikë më të rëndë, por ajo e tij duhej të kishte shumë ëmbëlsi, sepse edhe sot mbas gati dy shekujsh, Franca nuk është e lodhur nga ajo që e kanë quajtur aq mirë prestisimoja e Volterit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Manfredi na ka dhënë detaje dhe emocione të shumta me “Birin e ëndrrës”. Falë profesionit të tij si historian dhe arkeolog njëkohësisht, dhe pasi e ka studiuar figurën e tij deri në imtësitë më të vogla, ka lënë pas krahëve çdo legjendë a informacion të gabuar, duke na e rrëfyer me vërtetësi jetën e gjallë dhe të famshme të Aleksandrit të Madh, që nga fëmijëria.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Gjunjëzimi i Darit, nuk i mjaftonte Aleksandrit, para etjes për pushtet, e cila e shtynte drejt Egjiptit. Orakulli i Amonit në zemrën e shkretëtirës e priste që ti zbulonte një të vërtetë tronditëse: prejardhjen e tij hyjnore dhe fatin e një lavdie të pavdekshme. Ky është një libër që rrëfen detaje mbi Aleksandrin si udhëheqës dhe si qënie njerëzore.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Me librin “Kufiri i botës”, Valerio Massimo Manfredi mbyll me mjeshtëri triologjinë kushtuar jetës se Aleksandrit të Madh, ngjarjes më komplekse në historinë njerëzore, i cili kishte “projektuar” një botë pa barbarë, me një atdhe e një popull të vetëm, por që kishte harruar se ata që nuk e arrijnë dot lavdinë, ushqejnë zili, tradhëti dhe urretje.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Ikonomi … ka gërshetuar në një jo vetëm këmbnguljen e studiuesit , por edhe pragmatizmin dhe kureshtjen e etshme të gazetarit. Gazeta Mapo Libri i Ilir Ikonomit … është botim me rëndësi të madhe kombëtare . Gazeta Shqip Punim i mrekullueshëm, i shkruar në mënyrë elegante . Top Chanel Autori e ndriçon këtë figurë natyrshëm pa rënë në kurthin e idolatrisë , por dhe pa cinizëm dhe dashakeqësi . Tirana Observer
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Në rini, Albert Ajnshtajni e kaloi një vit duke u endur kot, pa bërë gjë prej gjëje. Po nuk e çove kohën dëm nuk arrin dot asgjë, gjë që për fat te keq prindërit e adoleshentëve shpesh e harrojnë. Ndodhoj në Pavia. Iu bashkua familjes pas braktisjes së studimeve ne Gjermani. Ishte fillimi i shekullit dhe Italia po hidhte hapat e pare të revolucionit industrial. I ati, inxhinier, instalonte centralet e para elektrike në ultësirën padane. Alberti lexonte Kantin dhe kur i shkrepte në kokë ndiqte leksionet në Universitetin e Pavias: për zbavitje, pa qenë i regjistruar dhe pa iu nënshtruar provimeve. Kështu bëhesh me tërë mend shkencëtar." "Ekzistojnë kufij, aty ku mësojmë, dhe digjet dëshira jonë për dije. Ndodhen në thellësitë më të imëta të indit hapësinor, në origjinën e kozmosit, në natyrën e kohës, në pashmangshmërinë e vrimave të zeza, dhe funksionimin e vetë mendimit tonë. Këtu, në bordin , e asaj që dimë, në kontakt me oqeanin e asaj që nuk dimë, vezullojnë misteri i botës ,bukuria e botës, dhe na lëne pa frymë". I tillë eshtë parakushti i këtyre "leksioneve të shkurtra", që na prijnë udhë, me transparence të admirueshme, përmes disa etapave të pashmangshme të revolucionit që tronditi fizikën në shekullin XX dhe vazhdon ta tronditë sot e gjithe diten; duke filluar nga teoria e relativitetit të përgjithshëm të Ajnshtajnit dhe mekanikës kuantike deri në çështjet e hapura që kane te bëjnë me arkitekturën e kozmosit , grimcat elementare, gravitetin kuantik,natyrën e kohës dhe të mendjes."
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në ketë vëllim të At Zef Pllumit përfshihen tregimi autobiografik "Saga e fëmijnisë" i botuem në vitin 2009 ; Fjalime të pabotueme ; pjesë nga Letërkëmbimi i tij pothuej të gjitha të pabotueme; si dhe vepra "Dhetë vjet liri". Veprën "Dhetë vjet liri" autori e kishte synue si një vë-Uim të plotë, që do të ishte vëllim i katërt i veprës madhore "Rrno vetëm për me tregue", por që do të duhej të botohej mbas vdekjes së tij. Tue pa se teksti që ashtë ruejtë delte i vogël si vëllim, u përf shi në ketë botim në formatin që lexuesi ka në dorë. Me kllapa katrore me tri pika në mes [...], të përdoruna në ndonji vend, janë shmangë elemente që nuk paraqesin interes për publikun. Falënderoj studiuesen Ana Luka për punën, që e kreu pa u lodhun, për redaktimin e ketij botimi; po ashtu Prof. dr. Aljula Jubanin për këshillat dhe sugjerimet e çmueshme që dha gjatë leximit të veprës "Dhetë vjet liri"; në mënyrë të posaçme falënderoj studiuesin e censhëm Prof. dr. Aurel Plasarin, bashkëpuntori i ngushtë i At Zef Pllumit, që na vuni në dispozicion për botim nji pjesë të letrave të At Zef Pllumit. At Vitor Demaj, OFM
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Historiografia shqiptare e shekullit të pamvarsisë, për arsye të ndryshme, nuk kje kurrë e drejtë, prandaj as e saktë. Simbas direktivave të pushtetarëve ajo shkroi se "populli shqiptar me shpatë në dorë e çau rrugën e historisë" ose, me fjalë të tjera, fitoi lirinë e pamvarësinë, me gjakun e luftarëve. Sa për pamvarësinë, që u dha në vitin 1912, populli shqiptar nuk kje nji pushkë e fortë. Megjithkëtë ndjenja kombëtare kish pothuej nji gjysë shekulli që po formohej dalë e ngadalë. At Leonard de Martino, Pashko Vasa dhe Naim e Sami Frashëri me veprat e tyne kjenë apostujt kryesorë të zgjimit kombëtar, ndërkohë që kuvendet e françeskanëve e teqet e bektashijve kjenë çerdhet kryesore të nacionalizmit. Mbas tyne erdhën Preng Doçi, Faik Konica, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi e vllaznit Qiriazi, që vunë theksin se pa formue njerëzit e kulturës nuk mund kish as pamvarsi të saktë, e kështu me veprat e veprimet e veta u përpoqën me edukue rininë e popullin e pregatitën për dishirën e kulturës, me shpirtin e dashunisë dhe atë të sakrificës për Atdheun.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Pavarësisht se lexuesi është i detyruar të lexojë një histori tronditëse, ngarkuar me emocione të fuqishme, në thelb “Jasemina..” është një libër që bën thirrje për të vepruar, duke e detyruar atë të reagojnë për gjendjen dramatike të grave në vendet që janë të përfshira në konflikt. Ky libër është i rëndësishëm sepse denoncon botërisht krimet e luftës dhe u jep grave që i kanë mbijetuar dhunës dhe torturave seksuale një shans për të rrëfyer në sytë e botës historitë e tyre. "Jasemina..." u jep mundësinë grave që janë përdhunuar e mandej vrarë , që të ngrenë zërat nga varret ku u prehen trupat, në mënyrë që bota ta dëgjojë zërin e tyre. Libra si ky janë vërtetë të dhimbshëm , por janë të nevojshëm për të ndërgjegjësuar njerëzit se deri në çfarë pike mund të arrijë njeriu kur i mungon arësyeja . "Një libër që duhet lexuar patjetër. veçanërisht i rekomandueshëm për të gjithël ata që luftojnë për të respektuar të drejtat e njeriut' -USA Today
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania