titleToAlt
Veprat e Zhyl Vern janë një shkrirje gjeniale e fantazisë me realitetin, e së tashmes me të ardhmen. Prej këtej nisemi kur themi se Zhyl Verni krijoi një gjini të re, siç është romani fantastiko-shkencor. Edhe përpara tij ishin shkruar vepra të tilla. Le ta kujtojmë "Robinson Kruzonë" e Daniel Defosë ose veprat e Fenimor Kuperit, Bernard de Sen Pjerit, etj. Veprat e Zhyl Vernit ndryshojnë shumë prej tyre. Ato kapin jo vetëm gjithë botën dhe shumë degë të shkences e të teknikës, por problemet teknike e shkencore shërbejnë plotësisht si material për romanet dhe nuk mbeten si sfond ose si detale të veçanta. Nuk mund ta ndash kurrsesi letërsinë nga shkenca në veprat e Zhyl Vernit. Ato janë një e vetme, e shkrirë me mjeshtëri prej artisti, si rrallë në krijime të tjera të këtij lloji. Zhyl Verni ka shkruar me dhjetëra e dhjetëra vepra, njëra me e mirë se tjetra. Ne kohën e tij ato jo vetëm botoheshin e ribotoheshin brenda një kohe të shkurtër, por edhe përktheheshin në shumë vende të botes. Ato u përkthyen në Angli e në Rusi, në Amerikë e gjetkë dhe kudo gjenin lexues të shumtë, që i përpinin. Në gjithë botën, lexuesit më të apasionuar të Zhyl Vernit ishin të rinjtë dhe nxënësit e shkollave.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Manfredi na ka dhënë detaje dhe emocione të shumta me “Birin e ëndrrës”. Falë profesionit të tij si historian dhe arkeolog njëkohësisht, dhe pasi e ka studiuar figurën e tij deri në imtësitë më të vogla, ka lënë pas krahëve çdo legjendë a informacion të gabuar, duke na e rrëfyer me vërtetësi jetën e gjallë dhe të famshme të Aleksandrit të Madh, që nga fëmijëria.
Çmimi: 900 810 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Gjunjëzimi i Darit, nuk i mjaftonte Aleksandrit, para etjes për pushtet, e cila e shtynte drejt Egjiptit. Orakulli i Amonit në zemrën e shkretëtirës e priste që ti zbulonte një të vërtetë tronditëse: prejardhjen e tij hyjnore dhe fatin e një lavdie të pavdekshme. Ky është një libër që rrëfen detaje mbi Aleksandrin si udhëheqës dhe si qënie njerëzore.
Çmimi: 1000 900 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Me librin “Kufiri i botës”, Valerio Massimo Manfredi mbyll me mjeshtëri triologjinë kushtuar jetës se Aleksandrit të Madh, ngjarjes më komplekse në historinë njerëzore, i cili kishte “projektuar” një botë pa barbarë, me një atdhe e një popull të vetëm, por që kishte harruar se ata që nuk e arrijnë dot lavdinë, ushqejnë zili, tradhëti dhe urretje.
Çmimi: 1100 990 Lekë
titleToAlt
Më 20 dhjetor të vitit 1943, duke çarë rrethimin në shpatet e Kaninës, Ali Demi binte duke ndjerë për herë të fundit erën e detit, me shpresën e madhe për të parë pranverën e lirisë së ëndërruar. Po, pranvera e ëndërruar pas hekurave të burgut dhe në malet e luftës çlirimtare ishte veç dy hapa larg... Është biografia e një Heroi të Popullit, e një rinie të kaluar midis vuajtjesh, vdekjesh dhe stuhish.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Lumturi Muço, lindur në Tiranë 1946. Ka mbaruar shkollën e mesme artistike "Jordan Misja" në Tiranë, për Teoritik, (Mësuesi). Nga viti 1965 deri 1996 punoi si mësuese muzike në shkollën 8 vjeçare "11 Janari" në Tiranë. Gjithashtu për vite me rradhë ndihmoi drejtorinë e shkollës dhe nxënësit, si drejtuese vullnetare në edukimin dhe në aktivitetet artistike që organizoheshin. Në vitin 1990, Presidiumi i Kuvendit Popullor i Republikës së Shqipërisë e dekoron me medaljen: "Naim Frashëri", për punë të ndërgjegjshme, arritje në mësim dhe në edukimin e nxënësve. Në vitin 1995 merr kategorinë e parë nga Drejtoria Arsimore e Tiranës.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kur po shkonte një ditë Nastradini rrugës, gomari palli. Ca nxënës duke u ndodhur atje, qeshën, zunë të tallen me gomarin e Nastradinit dhe me Nastradinin vetë, duke thënë: - Mësonjës i mirë, ka edhe nxënësin e mësuar që këndon dhe udhës duke shkuar. Nastradini përnjëherësh u përgjigjet: - Gomari im është i lumtur që ndodhet në mes tuaj, shokëve të tij.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Shkëndija 1940-1943, Shêjzat 1957-1975, bibliografi kronologjike” është një botim që sjell të dhëna të plota të karakterit bibliografik për të dy organet kulturore që dolën në Shqipëri dhe në Itali. Ky botim vlen për studentët, por më së shumti për studiuesit që duan të njohin kënvështrimin historik dhe kontributin kulturor që sollën këto dy revista.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një përmbledhje revistash dhe përmban folklor, biblografi dhe histori.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Histori e mirëfilltë e Skënderbeut, mbështetur në dokumente dhe materiale të shumta arkivore. Ndryshe nga historitë e tjera të shkruara për Skënderbeun, kjo është më e kompletuar dhe e sheh Heroin jo vetëm si udhëheqës të luftës çlirimtare, por edhe si nismëtar të shtetit shqiptar.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
...Të shumëfishosh lexuesit, do të thotë të shumëfishosh bukën e gojës. Ditën kur Krishti krijoi këtë simbol të bukës, ai përfytyroi me sytë e mendjes shtypshkronjën. Mrekullia e tij është pikërisht kjo bëmë magjike: ja pra, një libër. Do ushqej me të pesë mijë shpirtra, njëqind mijë shpirtra, një milion shpirtra, krejt njerëzimin. Te Krishti që mbrujti bukët, është Gutenbergu që mbrujti librat. Një farëmbjellës paralajmëron një tjetër. [...] Universi pa librin, është shkenca në gjendje skicimi; universi me librin, është vetë ideali që shpërthen...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Jeto për ta treguar", përfshin jetën e Marquez,nga lindja në vitin 1927,te fillimi i karrierës si shkrimtar,e më pas në vitet '50,kur i propozoi gruas e cila do të bëhej bashkëshortja e tij.Eshtë një tregim për njerëzit ,vendet,politika ,librat,dhe muzika,Kolumbia e tij e dashur,episode nga jeta e tij ,të pathëna deri tani ,dhe incidente të cilat më vonë do të shfaqeshin,të shndërruara dhe të përfshira në letërsinë e tij.Një autobiografi e detajuar,e jashtëzakonshme dhe magjepsëse,që na sjell formimin e Marquez si shkrimtar dhe si njeri.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Një libër biografik prej 570 faqesh për Esat pashë Toptanin, botim i UET Press, është punimi më i ri i gazetarit të “Zërit të Amerikës” Ilir Ikonomi, i njohur për suksesin me Faik Konicën (2011) dhe Ismail Qemalin (2012). Ky libër, fryt i një studimi katërvjeçar, për herë të parë i sjell lexuesit një trajtim të paanshëm dhe neutral të Esat Pashës (1864-1920), të cilin autori e karakterizon si njërin ndër personazhet më enigmatikë të botës shqiptare. Qysh në krye, Ikonomi shtron pa mëdyshje pyetjet që ka marrë përsipër t’u përgjigjet në libër: A ishte Esati mercenari që shiste atdheun për një grusht para? Apo ishte pragmatisti që refuzonte të bëhej shërbëtor i të huajit? Përse i zemëronte disa qeveri dhe ia dilte të miqësohej me të tjera? Si arrinte ky njeri pa ndonjë shkollë të fuste në dilema edhe diplomatët e përpunuar në universitetet europiane? Ku e mësoi artin e të folurit, që i bënte intervistat e tij të tingëllonin më koherente dhe më bindëse, sesa belbëzimet e shumë prej udhëheqësve që njohim? Përse u vra dhe kush u gëzua nga vrasja e tij? Përse historianët shqiptarë nuk kanë dashur kurrë të merren seriozisht me të, por i bien shkurt dhe e shpallin tradhtar?
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim shpalosen me qetësi e kujdes kujtimet e ngjarjet, ndërhyrjet dhe veprimet, sukseset e dështimet, dëshirat dhe mundësitë etj., që e kanë shoqëruar z. Alfred Moisiu për periudhën 5-vjeçare (2002-2009), në të cilën ai ka kryer detyrën e Kryetarit të Shtetit. Brenda një optike të gjerë, ky libër kujtimesh, por dhe mesazhesh të qarta, më shpesh të drejtpërdrejta, i realizon më së miri qëllimet e tij në aspektin institucional-qytetar, dhe politik-artistik. Ai në duart e lexuesit të vëmendshëm është intrigues dhe i dobishëm, tërheqës dhe i rrjedhshëm. Pse jo dhe njëfarë udhërrëfyesi për të kuptuar tipizimet individuale e orientimet psikike-sociale; përplasjet e paqëndrueshmëritë, luhatjet dhe acarimet brenda politikës apo institucioneve shtetërore, të prodhuara po prej saj. Madje, jo patjetër për shkaqe vetëm të brendshme!
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Romë1955. Një bej shqiptar dhe një baroneshë gjermane gjendeshin në Itali. Mes tyre kishte një miqësi disavjeçare, që nuk dihet deri në ç’kufij ka shkuar. Të dy e kishin dashur shumë Shqipërinë, por në krye të saj në atë vit ishte një udhëheqës komunist, për të cilin veç përshtypje të mira nuk kishin…
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Kur një baba zbulon të shkuarën e tij, një vajzë ndërmerr një udhëtim të jashtëzakonshëm vetë-zbulimi. Gazetare fituse e çmimit Emmy dhe autore bestseller, Rita Cosby gjithmonë ka bërë pyetje të vështira gjatë intervistave të saj me lajmë-bërësit botëror. Tashmë, me një libër të mahnitshën, ajo tregon sesi zbuloi një histori të fshehtë heroizimi dhe guximi, sekretet e pathëna të njeriut që e ka njohur gjatë gjithë jetës:babait të saj
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Më 15 dhjetor 1840, gjatë transferimit të hirit të Napoleonit tek Invalidët, Hygoi gjendet mes turmës; më 22 shkurt 1848, kur nis revolucioni, largohet nga Dhoma e Parëve për të marrë pjesë në përleshjet në Sheshin Konkord. Por Hygoi është njëherësh dëshmitar edhe i agonisë së Balzakut të cilit i shtrëngon për herë të fundit dorën e pajetë dhe i shumë ngjarjeve të tjera, përfshirë, për fat të keq, edhe më tragjiket, si për shembull vdekja e djalit të tij Sharlit. Në vitin 1887, dy vjet pas vdekjes së Hygoit, miku i vet Pol Mëris nxjerr nga letrat dhe blloqet e tij lëndën e parë për librin e mëvonshëm. Kujtime? Pa dyshim që jo. Më tepër një farë ditari por i cili përmban edhe faqe të shkruara më vonë dhe shënime nga më të ndryshmet: një mori fragmentesh njëherësh historike dhe vetjake, ku shkrimtari, shpesh i vendosur në sfond, na propozon kronikën e tij për një gjysmë shekulli. Gjëra të para, të dëgjuara, të regjistruara në kujtesë, karikatura apo portrete, histori zemërthyese, zhbirime, çaste të mëdha që tashmë janë pjesë e historisë kombëtare, por edhe fjalë shpirti, shprehje të mbledhura nga rruga - ja shekulli i Hygoit. Ky koleksion i jashtëzakonshëm, i bërë pas vdekjes së Viktor Hygoit dhe me porosi të tij, përbëhet nga copëza të fletoreve të tij, të ditarit e librave të llogarive, të cilat ai vetë i quante "gurë të çmuar që kanë rënë nga tribuna", nga fletushka, kujtimet vetjake, nga "ngjarjet bashkëkohore" të klasifikuara këtu nga redaktorët e mëvonshëm në rendin kronologjik. Në këtë libër, shekulli i nëntëmbëdhjetë na shpaloset mes viteve 1830-1885, nën syrin e mprehtë dhe pa kompromis të kronikanit. Një vështrim politik dhe letrar, i këndshëm dhe tronditës i atij shekulli, por që ia lë vendin kryesor njeriut, babait të pasionuar, të mbushur me dashuri, më vonë, zotërisë së moshuar me ndjeshmëri të shfrenuar, një luftëtari të palodhur kundër dënimit me vdekje - Viktor Hygoi shfaqet si një politikan i madh me popullaritet të pashembullt... Faqe ku ngazëllimi i shpirtit përzihet pa pushim me tragjeditë më të tmerrshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një botim mbi figurën e ish-kryeministrit të epokës komuniste Mehmet Shehut. Rrëfim, i cili jo vetëm vjen nga pena e vëllait të Shehut, por një përmbledhje me fakte dhe dokumente që shtrojnë shumë pyetje, një prej të cilave vazhdon të mbetet "U vra apo e vranë?" Në faqet e librit, vëllai i protagonistit kryesor të këtij botimi, shprehet se është përpjekur të hedhë poshtë trillimet apo sulmet që i janë bërë ndër vite figurës së Mehmet Shehut.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Libri “Kujtime 2” i prof. Aleks Budës vjen në dorë të lexuesve dhjetë vjet pas botimit të vëllimit të parë, hartuar nga dr. Tatjana Haxhimihali. Ky interval i gjatë kohor që i ndan këto vëllime dëshmon për punën e madhe e të vështirë me të cilën është përballur autorja , për seriozitetin dhe barrën e rëndë të përgjegjësisë që ajo ka marrë përsipër, duke na dhënë një vepër me vlera të shquara dokumentare dhe emocionale për një nga korifenjtë e shkencës dhe kulturës shqiptare të shek. XX.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania