titleToAlt
Mëpërmjet një analize të thellë të përfshirjes dhe zhvillimit të bankingut të madh të investimeve në kategori të ndryshme të institucioneve financiare, libri synon t’u japë lexuesve një hartë të risisë financiare e të zhvillimit të industrisë financiare aktuale të Kinës, si dhe të paraqesë një panoramë të mënyrës sesi institucionet financiare marrin pjesë aktivisht në bankingun e investimeve duke përshtatur sjelljet e tyre ne skemat rregulluese. Për këtë arsye, libri nuk ndihmon vetëm praktikuesit financiarë për të patur një kuptim gjithpërfshirëse dhe të thellë të shërbimeve aktuale financiare, por edhe hap një dritare për lexusit e thjeshtë që janë të interesuar për tregum e madh financiar në Kinë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Donald Trump ka mbledhur në një libër të vetëm , këshillat më të mira mbi pasuritë e patundshme nga njerëzit më të suksesshëm dhe me më shumë experience … “Mos u përpiq të marrësh qindarkën e fundit prej tavolinës; sigurohu që edhe njerëzit, të cilët blejnë prej teje, të bëjnë gjithashtu para. Përndryshe, ata nuk kanë për të blerë herë tjetër prej teje." MICHAELSHVO ,Themelues i Grupit Shvo dhe "ndërmjetësi i ri më i suksesshëm i pasurive tëpatundshme në Nju-Jork" “Mami më tha: 'Nëse nuk ke gjoks të madh, vendos kordele te bishtalecat e tu”. Aftësia e mirë për shitje nuk është asgjë më tepër sesa maksimizimi i gjërave pozitive dhe minimizimi i atyre negative. Ndonëse konkurrenca juaj mund të ofrojë diçka së cilës ju s'mund t'i përgjigjeni, kjo nuk ka rëndësi. Ajo çfarë ka rëndësi është që të identifikoni dhe të luani me atë që keni." BARBARACORCORAN ,Themeluese e Groupit Corcoran, kompania kryesore e pasurive të patundshme të Nju-Jorkut. “Pasuritë e patundshme mund të sjellin kaq zbavitje, saqë ti ndihesh thuajse fajtor që fiton para prej tyre." MONDA BASSIL , Presidente e Prestigious Properties të Nju-Jorkut "Kur të shesësh pasuri të patundshme, paguaj taksa vetëm nëse do, kur të duash dhe në atë shumë që vendps ti." GARY GORMAN , Themelues i Exchange Experts 1031, LLC dhe autor i Exchanging UP! "Edhe nëse është një marrëveshje mbi pasuritë e patundshme apo ndonjë sipërmarrje tjetër, çelësi është të gjesh diçka që ti pëlqen ta bësh, dhe më pas ta bësh atë më mirë sesa kushdo tjetër - sepse suksesi vjen më lehtë për njerëzit, të cilët ndjekin pasionin e tyre." DONALD TRUMP, JR. Zëvendëspresident Ekzekutiv për Zhvillimin dhe Blerjet në Organizatën Trump
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çfarë u mësojnë të pasurit fëmijëve të tyre që nuk ua mësojnë klasa e varfër dhe e mesme!"Babai i pasur, babai i varfër" do :-t'ua rrënojë mitin se keni nevojë për të ardhura më të mëdha për t'u bërë të pasur-ta sfidojë besimin se shtëpia juaj është burim financiar -t'u tregojë prindërve pse ata nuk mund të mbështeten në sistemin shkollor për t'i mësuar fëmijët e tyre pëe paratë-t'u mësojë si t'i definoni burimet dhe shpenzimet financiare -t'u mësojë si t'i mësoni fëmijët tuaj për paratë,që të jenë më të suksesshëm financiarisht në të ardhmen.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çështja më e rëndësishme e një punonjësi sot është "menaxheri im", pra kush e drejton atë në punë. Shumica e menaxherëve nuk janë të ndërgjegjshëm për këtë. Ata përzgjedhin me kujdes punonjësit, më pas ata zbulojnë e rizbulojnë aftësitë dhe cilësitë që punonjësit kanë, çfarë duan të bëjnë vërtet në kompani, sa iniciativë kanë, çfarë dinë të bëjnë më mirë dhe u lënë atyre hapësirë të lirë zgjedhjeje dhe veprimi. Bota e suksesit është bota e menaxherëve dhe e drejtuesve të zotë. Libri është i duhuri për drejtues të çdo niveli, studentë gazetarë, studiues, agjentë të ndryshëm tregjesh, profesionistë me ambicie, pedagogë e mësues, prindër, si edhe njerëz inteligjentë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër është lexim i detyrueshëm për këdo që është i interesuar ta dijë se si t'i qaset në mënyrën më të efektshme transferimit të pronësisë në një kompani dhe të përgatisë një tranzicion të suksesshëm, si për aksionerët ashtu edhe për firmën. Autori përdor gjithë përvojën e tij ndërkombëtare për t'i ndihmuar pronarët në këtë periudhë të jetës dhe të karrierës së tyre, për t'i peshuar mirë të gjitha çështjet e përfshira. Libri është i pasur në shembuj dhe me këshilla praktike mbi mënyrat si të kapet kufiri më i lartë i të ardhurave të transaksionit dhe se si të kristalizohet vlera.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
T'i bindësh njerëzit për një pikëpamje që ne kemi dhe t'i bësh ata të mbështetin gjykimin tonë me paratë e tyre është i gjithë thelbi i suksesit në botën e biznesit. Dhe pjesa më e vështirë e procesit të bindjes është ai çasti i shkurtër por intensiv, kur të duhet të paraqesësh rastin tënd te një klient i mundshëm. Ky libër flet pikërisht se si mund t'ia dalësh mbanë kësaj. Ka dhjetëra libra mbi mënyrat se si të motivoni stafin tuaj, si ta udhëhiqni, si të veproni më me efikasitet, apo si ta shndërroni të gjithë organizatën.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Në librin “Ditari i një ekonomisti”, të autorit Mitrush Kuteli është përfshihet botimi “Tri problema në lidhje me Bankën Kombëtare” (Konstancë, Shtypshkronja “Albania”, 1932), i vetmi libër shqip i shkruar nga Dr. Pas, ku ekonomisti bën tri analiza bazë: “Problema e Monedhës së Vogël”, “Problema e Fitimeve” dhe “Kapitali, Aksionet dhe Privilegji” të Bankës së Shtetit Shqiptar, institucioni ku Kuteli punoi si konsulent dhe më vonë drejtor i Drejtorisë Qendrore së saj. Botimi është i pajisur edhe me disa raporte zyrtare: “Raport mbi Çështjet Monetare-Financiare për t’u shqyrtuar prej Komisionit Shqiptaro-Gjerman”, “Mendime për Kombëtarizimin e Bankës Kombëtare të Shqipnis”, “Raport mbi disa masa valutare për t’u marrë për mbrojtjen e interesave të ekonomis Kombëtare”. Ka aty letra drejtuar Rexhep Mitrovicës – Kryetar i Këshillit të Ministrave, Rrok Gerës, dhe në fund kujtime, ku flitet edhe për rëndësinë që Dr. Pasko i jepte monedhës shqiptare duke dënuar spekulimet. Ditari është mbajtur nga 2 nëntori deri më 24 dhjetor të 1943-it, në kohën kur Komisioni i Bankës së Shqipërisë ishte në bisedime me pushtuesin gjerman.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër përmbledh: • Një sintezë leksionesh të strukturuara. • Pjesë nga libra të autorëve të mëdhenj klasikë. • Fenomenet më të rëndësishme ekonomike dhe sociale. • Shembuj që ilustrojnë dhe konkretizojnë analizën.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Botimi vjen në momentin e duhur, i shkruar me profesionalizëm të arrirë nga një ekspert i mirënjohur i ekonomisë dhe financave publike me shumë përvojë, autor i një sërë librave dhe analizash të ekonomisë, financave tona dhe atyre globale. Në të gjejmë një kombinim optimal të analizës së krizës së Eurozonës dhe të ndikimit të saj në ekonominë tonë dhe masave antikrize, vlerat e së cilave janë të dobishme jo vetëm për ekspertët e ekonomisë dhe të financave, drejtuesit e biznesit, publikun e gjerë, por edhe për vendimmarrësit politike për të përshtatur sjelljen e tyre ndaj fenomeneve të kësaj krize.
Çmimi: 1500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania