titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
"Për tërë mocarelën e botës, në Kolose vërtitet një Gladiator i tmerrshëm fantazmë, ndaj asnjë turist nuk guxon ta vizitojë më! Duhet bërë diçka... Ky është një mision shumë i veçantë për mua. Aqjentin Sekret Zero zero J!"
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Romani "Përçmimi" u botua për herë të parë më 1954 dhe përfaqëson një prej etapave kryesore të rrugëtimit e kërkimit të Alberto Moravia-s në botën e borgjezisë italiane të shekullit të kaluar. Rikardo Molteni është dramaturg në profesion, por për shkak të shtrëngesave ekonomike të familjes është i detyruar të punojë si skenarist kinematografik, ndërsa e shoqja, Emilia, ish-daktilografiste, është e dashuruar pas zotërimit të një shtëpie. Rikardo rrëfen se si ndryshojnë ndjenjat e së shoqes ndaj tij, kur në skenë futet bota e kinemasë, e karrierës dhe suksesit. Dashuria e tyre do të zvjerdhet e do të arrijë deri në përçmim. Pikërisht ky përçmim do të shndërrohet në protagonist, motor prej të cilit lind çdo veprim dhe reagim i ciftit. Miti i "Odisesë" dhe kthimi i Uliksit në shtëpi do të shndërrohet në një përballje dhe analize të holle mes qytetarisë dhe barbarizmit, mes normave të nderit dhe njeriut modern. Me 1963, romani u ekranizua nga regjisori i njohur francez Jean-Luc Godar.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
1914 Rusia është në zgrip të humnerës dhe familja Romanov përballet me një të ardhme të pasigurt. Dukesha e madhe Tatiana ka rënë në dashuri me një oficer të kavalerisë, Dimitrin, por ngjarjet marrin një rrjedhë të papritur, e cila do të vërë në rrezik marrëdhënien dhe jetën e tyre. 2016 Pas një ngjarjeje tronditëse, Kiti Fisher vendos të largohet nga Londra dhe të gjejë strehë në shtëpizën e stërgjyshit të saj në Amerikë. Atje, në brigjet e liqenit Akanabi, ajo gjen një medaljon që do ta shpjerë drejt zbulimit të një sekreti familjar të fshehur prej vitesh... "Gruaja sekrete" një roman mbresëlënës dhe i shkruar shumë bukur, kapërcen pa mundim shekujt teksa e kaluara shkrihet me të tashmen në një histori të paharrueshme dashurie, humbjeje dhe ripërtëritjeje.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Se Muji ishte bir i kreshnikisë, nëse rapsodi e këndon, nuk i shton trimërisë së tij asnjë fije, as se ishte bujar me miqtë, (përvec rasës se Omerit të ri, duhet thënë, që nuk e ndihu plakun e cikës në Jutbinë). As se qe idhnak dhe i përmbyset me gumanat e shkjetë, nuk con peshë në kangë, por se Halilit i dridheshin telat e holla të dashnisë, qoftë për bjeshkatare apo për shkinë, për këtë mund të thuhet kaq pak, aq sa Zana e Jutbinës di. Në Krajli kishte rënë nata, hëna praronte majat e bjeshkëve. Nën rrapin shekullor të tridhjetë vajzat e Jutbinës ishin bashkuar, duke ua lene kullat e boshtet nënave. Shqerrat ua kishin lënë mrizeve. Të tridhjetë vajzat po pushonin nën hijet e degëve. Sipër ahishte e breshta vigjëlonin qark mrizit.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
I frymëzuar pjesërisht prej figurës historike të abolicionistes dhe ithtares së të drejtave të grave, Sara Grimkes, romani i Kidit nis të rrjedhë që nga ditëlindja e njëmbëdhjetë e Sarës, ditën kur i dhanë në pronësi një skllave, dhjetëvjeçaren me emrin Trazovaçe. "Shpikja e flatrave" i ndjek këto dy gra në rrugëtimin e tyre për tridhjetë e pesë vitet në vijim, teksa secila rreket të krijojë jetën e saj, duke lënë gjurmë të dukshme në jetën e tjetrës e duke formuar një marrëdhenië të shënjuar nga faji, dështimet, largimet dhe vuajtjet prej dashurisë.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Atë natë e pashë është një histori që rrëfehet përmes këndvështrimit të pesë personazheve të ndryshme, të cilët flasin për veten dhe kohërat e trazuara në të cilat jetuan. Roman i fortë, i shkruar në një mënyrë befasuese dhe i rrjedhshëm, "me bukuri garmatuese", sic e kanë konsideruar, që trajton një temë që nuk është e lehtë, flet për një histori dashurie në kohë lufte, në vitet e Luftës së Dytë Botërore, në Slloveni. Në qendër është Veronika Zarniku, borgjeze nga Ljubl¬jana, personazh interesant, hera herës i çuditshëm, që dashuron e dashurohet, që buzëqesh në mënyrë enigmatike dhe që jeton sikur pas dyerve të banesës së saj -kështjellë të mos vriteshin njerëz e të mos ndesheshin ushtri, sepse ajo "do thjesht te jetojë, të gëzojë" jetën. Por në një skenë tragjike, në vorbullën e një periudhe të trazuar në histori, të pushtimit fashist dhe nazist të territorit slloven, "thjesht" të jetosh është një iluzion. Gruaja zhduket në stuhinë e luftës civile, e akuzuar për kolaboracionizëm dhe e eliminuar nga partizanët. Libri i D. Jancar është një nga veprat më të rafinuara të letërsisë moderne europiane, me një vështrim të vëmendshëm për historinë dhe aurën e misterit që karakterizon hijëshinë femërore. Një roman i vërtetë, si pak të tjerë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
E dini që do të mahniteni me krijesat e pabesueshme parahistorike që janë edhe personazhet e këtij libri? Në të do të zbuloni grabitqarët e mëdhenj mishngrënës, barngrënësit gjigantë dhe zvarranikët e famshëm parahistorikë të detit. Ky libër është i veçantë, sepse, nga hipotezat e paleontologëve të ndryshëm, mbërrijmë tek të vërtetat e zbuluara në ditët e sotme, që nuk i kemi ditur më parë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Qëkur Stari ka gjetur familjen e vërtetë dhe dashurinë e saj, Sisi ndihet e vetmuar dhe e pafat. Tashmë ka humbur gjithcka: marrëdhënien e vecantë që kishte me të motrën, e madje edhe frymëzimin për tablotë e saj. E arratisur nga një jetë, pjesë e së cilës nuk ndihët më, niset drejt Australisë, në gjurmët që i ati i ka lënë para se të vdiste: një fotografi bardhezi dhe emrin e një gruaje te panjohur. Por ai që duhet të ishte një qëndrim i shkurtër në" Bangkok, vetëm për një javë, shndërrohet ne etapen e parë të një udhëtimi emocionues dhe aventuror. Në plazhet e mrekullueshme të Krabit, Sisi takon Ejsin, një i ri joshës, vetmitar dhe misterioz. Mes një kredhjeje ne ujërat e kristalta dhe nje darke romantike, Ejsi e ndihmon të zbulojë historinë e paraardhëses së saj, Kiti MekBrajdit, një grua e fortë dhe e guximshme, që kishte emigruar ne Australi ne fillim te shekullit XX: në gjurmën fatale të një perle shumë të rrallë ngjyrë rozë, Kiti gjendet e ndarë mes dashurisë së dy vëllezërve rivale dhe ne qendër të intrigave të një familjeje që zotëron një perandori të tërë... Kur më në fund Sisi mbërrin në zhegun përvëlues të shkretëtirës australiane, frymë-zimi i zgjohet befas: ndoshta ky kontinent i pamat dhe i egër është vërtet shtëpia e saj.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Akseli dhe Beatrisi janë një çift pleqsh, që nisen në kerkim te djalit të tyre në një rrugëtim përmes tokash të mbuluara nga një mjegull e dendur, që ua ngaterron dhe fshin kujtimet. Në vendin e britonëve dhe saksonëve, ku prej pak kohësh mbretëron paqja e vendosur nga mbreti Artur, të dy pleqtë hasin rrugës krijesa fantastike, perballen me mrekulli dhe u shpëtojnë rreziqeve vdekjeprurëse: nje barketar i ngjashem me Karontin. qe shpie çifte si ata drejt një "ishulli me eilësi të veçanta", duke lënë shpesh ne toke vejane fatzeza; fshatra të sulmuara nga perbindesha dhe pre e superstieioneve mizorë; elf. kukudhë. dragonj. sheronjes dhe murgj te pabesë. nje kalorës. sër Gavinin. me sjellje kaloresiake dhe donkishoieske, nje luftëtar trim e te paepur dhe nje djale riosh të pambrojtur... Përgjatë gjithë udhëtimit, Akseli dhe Beatrisi rreken të kujtojnë jetën që kanë kaluar së basbku. Në sipërfaqe shfaqen kujtime te bukura dhe dhembje te thella, një dashuri qe ka kapëreyer çdo vështirësi, ndonëse e spërkatur me mërira të fshehura mire dhe kaq të thella, saqe asnjëri prej dy protagonistëve nuk arrin te flasë qartë per to. Ky udhetim do t'i shtyjë të mendojnë dhe të zbulojnë diçka për botën që i rrethon dhe për lidhjen e tyre fortë të thellë dhe të pazgjidhshme. "Gjiganti i fjetur" eshtë një reflektim i hollë dhe melankolik për kujtesën dhe harresën ,si dhe për rolin që luajnë ato jo vetëm ne jetën e individëve, por edhe të vendeve e popujve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Përralla shqiptare maqedonse dhe italjane
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
"Tirana është një ndër qytetet më përfaqësuese shqiptare, pa diskutim më i bukuri. Me ta arritur, gjoksi të gufohet njëlloj sikur të merrje frymë thellë... e shtrirë mes fushave, të ëmbla e të largëta, e ruajtur nga vidhë shekullorë që shtrijnë në qendër krahët e tyre të murrmë e të stërmëdhenj, e freskët prej burimeve të kumbueshme të ujit, ngjan me atë qytetin e shenjtë të Orientit, që ne të gjithë e ëndërronim, një truall ku jeta dhe vdekja rrinë të pezullta në një mjegull ireale, e ku është aq ëmbël të heshtësh e të dëgjosh ritmin e gjërave të rrjedhshme në një paqe të paemër. Medet! E gjithë kjo nesër do të mbarojë."
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Për jurinë nuk kishte fare dyshime. Amias Krejlin e kishte vrarë gruaja e tij, Karolina, të cilën piktori i madh ishte gati duke e braktisur për një modele të re e të bukur. Të gjitha provat ishin të pakundërshtueshme dhe gjatë gjithë procesit gruaja kishte mbajtur një qëndrim të nënshtruar, gati si të pranonte fajin. Pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh, Karla, e bija, mori një letër që i pat lënë nëna e saj, e cila kish vdekur në burg, ku shpallej e pafajshme. Nëse kjo ishte e vërtetë, pse nuk e kishte kundërshtuar vendimin? Po atëherë kush e ka vrarë Amias KrejUn? Për ta zgjidhur këtë çështje, u kërkua ndihma e detektivit më të mirë, të famshmit Herkul Puaro: edhe një here besimi tek ai është më se i justifikuar!
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Osman Murati 14 dhjetor 1940 Gurë-Lurë, Dibër Mësimet e para i mori në vendlindje dhe arsimin 7-vjeçar e të mesëm në Peshkopi. Ka punuar si mësues dhe ekonomist deri në vitin 1965. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, deri në vitin 1969. Po atë vit u emërua në Institutin e Studimeve Ekonomike pranë Këshillit të Ministrave (më vonë në Akademinë e Shkencavë), si bashkëpunëtor shkencor deri në vitin 1975, vit në cilin u pranua si anëtar i PPSH-së. Në vitet 1975-1976 ka punuar si kryetar kooperative në Bërzhitë të Tiranës. Nga mezi i viteve 1976 dhe më tej ka punuar në organet e pushtetit qendror deri në korrik 1990: drejtor në Komisionin e Planit të Shtetit, Kryetar i Inpektimit te Shtetit, Minister i Tregtisë së Brendshme, Sekretar i Parë i PPSH-së në rrethin e Dibrës dhe deputet i PPSH-së në Parlamentin e Pare Pluralist të Shqipërisë. Më ndërrimin e sistemit politik në Shqipëri, që nga viti 1993 është shkëputur nga politika dhe ka punuar me biznese privat. Aktualisht është qytetar i lire si pensionist aktiv. Është autor i disa botimeve dhe shkrimeve në shtypin periodik e të përditshëm që nga viti 1970 e deri më tani. Jeton në Tiranë. Është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, më Urdhrin "Për shërbime të shquara shtetërore dhe shoqërore" të Klasit I më 13/11/1989 dhe Qytetar nderi i Komunës së Lurës, më 20 maj 2015.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Perëndimi i idhujve" është një kulmim i konceptit të stilit që, siç vëren studiuesi Xhentile, "nuk është marrë nga Nice vetëm në domethënien e tij historiko-artistike, por që të çon në një filozofi të kulturës dhe merr, prandaj, një masë antropologjike". Një korlcepti të tillë, që lidhet ngushtësisht me perspektivën e periudhës nistore, Nice i është kthyer gjithherët me ndryshime dhe rikonceptime në shkrimet e tij që i paraprijnë "Perëndimit të idhujve". Por këtu, në këtë vepër, ai shprehet për stilin e lartë, ku vërehet se kjo temë shfaqet në brendi të një ligjërimi që i përket edhe çështjes psikologjike e kulturore që lidhet me lashtësinë greke në punimin e "Joaktuale", dhe më përgjithësisht, mund të vërehet më tej se, në përputhje me atë qasje ndaj tematikës estetike që është ngjizur që në vitet '60, tek Nice i kohës së fundit stili i lartë bëhet, po sipas studiuesit niçean Karlo Xhentile, "modeli i një filozofie që ka përthithur në vetvete një vokacion thelbësor artistik që është shkrirë në të tërësisht, duke davaritur çdo dallim kategorie mes filozofisë dhe artit".
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Shkrimet e hershme të Europës mesdhetarare mund të interpretohen përmes gjuhës së përbashkët të fiseve pellazgjike gjuhë e mbijetuar mrekullisht në shqipen popullore të sotme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kësaj here Xhorxhi dhe Haroldi ia kane dale mbanë vërtet... Kanë krijuar NJË PËRBINDËSHE! Ajo është më e shpejtë, më e zgjuar dhe me e ligë nga gjithçka që ka pare bota deri më tani: është Zonja Ribëll! Me ndihmën e robotë've të saj të tmerrshëm dhe modelit të llahtarshëm të flokëve ajo do t'i futë një tërheqje të fortë brekësh kujtdo që i del përpara, ndër ta edhe Kapiten Brekushit. A do të arrijë Zonja Ribëll të shpallë fundin e heronjve tanë? Duhet të lexoni librin qe ta mësoni. Dhe ndërkohë... hapni sytë!
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania