titleToAlt
«Çfarë të bëj që prindërit të mos më rrinë më si çekan mbi kokë?!» «E di që s'duhet të marr drogë, por kur jam me shokët, dorëzohem dhe thjesht bëj atë që bëjnë gjithë të tjerët.» «Kam nisur një dietë të re. Më duket se është e pesta për këtë vit.» «Më duket se do të ngel në provime.» «Më duket se shoku im më i ngushtë ka probleme me alkoolin.» A të duken gjëra të njohura këto? Të jesh adoleshent është fantastike, por është edhe një periudhë sfiduese dhe stresuese. Gjithçka, që nga planet se ç'duhet të veshësh në një festë e deri te si duhet të sillesh me një shok të alkoolizuar, mund të duket e ndërlikuar dhe sikur të zë frymën. Por tani ke ndihmë. Zbavitës, i drejtpërdrejtë dhe praktik, libri "7 Zakonet e adoleshentëve të suksesshëm" është një guidë që të ndihmon hap pas hapi se si të përmirësosh besimin te vetja, të lidhësh miqësi, t'i rezistosh presionit të bashkëmoshatarëve, të arrish synimet, të shkosh mirë me prindërit e shumë më tepër.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Aziatikë çmendurisht të pasur" është romani debutues argëtues që rrëfen për tri familje super të pasura kineze dhe për thashethemet, përgojimet dhe makinacionet që ndodhin kur një nga djemtë më të pasur të Azisë sjell në shtëpi të dashurën e tij KLA (kineze e lindur në Amerikë) për të marrë pjesë në dasmën e vitit. Kur Rejçëll Çu pranon ta kalojë verën në Singapor me të dashurin e saj Nikolas Jang, ajo përfytyron një familje të thjeshtë, udhëtime për të vizituar ishullin dhe pushime të bukura me djalin me të cilin shpreson të martohet një ditë. Çka ajo nuk di është se shtëpia e familjes së Nikut është në të vërtetë pallat, se do të udhëtojë më shumë me aeroplane private sesa me makina dhe se me një nga beqarët më të lakmuar të Azisë përkrah mund të bëhet shënjestër e goditjeve. E ndodhur në botën e shkëlqimit përtej përfytyrimit të dinastive Rejçëlli takon Astridën, vajzën seksi e të famshme të shoqërisë singaporase; Edin, familja e të cilit jeton praktikisht në faqet e revistave të Hong-Kongut; si dhe Elenorën, nënën e tmerrshme të Nikut, një grua që ka mendimet e saj fikse se me cilën vajzë duhet a nuk duhet të martohet i biri. Argëtues, tërheqës dhe plot me situata të pazakonta, "Aziatikë çmendurishf të pasur" jep një vështrim nga brenda të shoqërisë së lartë aziatike, një tablo të saktë të përplasjes midis të pasurve të vjetër e të rinj; midis kinezëve të përtejdetit dhe kinezëve të kontinentit. Por edhe një rrëfim të mrekullueshëm për faktin se çfarë do të thotë të jesh i ri, i dashuruar dhe jashtëzakonisht, "çmendurisht", i pasur.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Xhorxhi dhe Haroldi janë fëmijë të dëgjueshëm... Sa here që ndodh diçka e mbrapshtë, Xhorxhi dhe Haroldi, zakonisht, tregohen të përgjegjshëm! Duket se kanë filluar përsëri ato çapkënllëqet e tyre të vjetra! Në fillim, prishën kuvendin e shpikjeve të shkollës me një sërë rrengjesh prej të marrësh. Pastaj, krijuan pa dashje një ushtri prej tualetesh folëse të liga e të egra, të cilat u munduan të pushtonin botën. Kush do t'i ndalë ato tualete mishngrënëse? Duket si një detyrë për kapiten Brekushin!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Serafina nuk ka pasur kurrë arsye t’ i besojë të atit e të dale përtej trojeve të Pallatit Biltmor. Në pallat ka plot vende për t'u zbuluar, ndonëse asaj i duhet të tregojë kujdes që të mos e pikasin. Asnjë nga banorët e pasur që banojnë sipër nuk e ka idenë se Serafina ekziston. Por kur fëmijët e pallatit nisin të zhduken, vetëm Serafina e di kush është keqbërësi: një burrë i llahtarshëm me mantel të zi, që bredh natën korridoreve të Biltmorit. Në përpjekjen për të zbuluar misterin Serafina rrezikon gjithçka duke bashkuar forcat me Brajden Vanderbiltin, nipin e vogël të pronarëve të pallatit Biltmor. Brajdeni dhe Serafina duhet të zbulojnë kush është Burri me Mantel të Zi... para se të gjithë fëmijët të zhduken një nga një.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
E detyruar të shkonte në një kolegj të zymtë, Sara u miqësua me shumë shoqe të reja falë historive të mrekullueshme që dinte të tregonte. Por kur vdiq babai i saj, duke e lënë vajzën në mjerim, pronarja shpirtkazmë e detyron të punojë si shërbëtore të shoqeve të saj. Megjithatë, Sara nuk dorëzohet dhe, duke përfytyruar sikur është princeshë, i përballon me guxim dhe fisnikëri shpirtërore të gjitha poshtërsitë, pa e humbur asnjëherë shpresën se përralla e saj do të kishte fund të lumtur.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Natyrisht, pemët nuk mund të bëjnë shaka. Por, sigurisht, ne mund të rrëfejmë histori... Kuqoja është një lis me shumë rrathë moshe. Kuqoja është "pema e dëshirave" e lagjes; njerëzit i shkruajnë dëshirat e tyre në copa pëlhure dhe i varin ato në degët e Kuqos. Bashkë me një sorrë me emrin Bongo dhe me kafshët e tjera që strehohen në zgavrat e saj, kjo pemë dëshirash vigjilon mbi lagjen. Ju mund të mendonit se Kuqoja i ka pare të gjitha. Derisa në lagje vjen një familje e re. Jo të gjithë janë të mirëpritur dhe përvoja e Kuqos si pemë dëshirash bëhet më e rëndësishme se kurrë. Zbavitës, plot mendim, plot ndjenjë e hijeshi, ky libër është ndoshta libri më i mirë i Katherine Applegate; libër që buron nga shpirti e që rrëfehet nga një këndvështrim krejtësisht i pazakontë. Ky libër rekomandohet për lexim jashtë klase.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Memfis, 1939. Dymbëdhjetëvjeçarja Rill Fos me rnotratdhevëllain e saj të vogël, bëjnë një jetë magjike në varkën e familjes së tyre, në lumin Misisipi. Por kur babait iu desh të çonte mamanë në spifai një natë me stuhi, Rilli u ngarkua të kujdesej për gjithçka, deri sa arritën disa të panjohur. Të marrë me force nga vendi ku ishin lindur e rritur dhe të dërguar në jetimoren e Shoqatës së Shtëpisë së Fëmijëve të Tenesit, fëmijët e familjes Fos u siguruan se do t'i kthenin përsëri te prindërit e tyre, por e kuptuan shpejt të vërtetën e errët. Nën egërsinë e drejtueses mizore të jetimores, Rilli lufton për t'i mbajtur motrat dhe vëllain së bashku, në një botë rrezrku dhe pasigurie. Aiken, Karolina e Jugut, ditët e sotme. E lindur mes pasurisë dhe privilegjeve, Ejvëri Stafordi duket se i ka të gjitha: një karrierë të suksesshme si prokurore federale, një të fejuar të pashëm dhe një martesë të shkëlqyer në horizont. Por, kur Ejvëria kthehet në shtëpi për të ndihmuar të atin të kapërcejë një krizë shëndetësore, rastësia e përballë me pyetje të parehatshme dhe e shtyn.të ndërmarrë një udhëtim në historinë e shkuar e të fshehtë të familjes, në një rrugë që mund ta çojë drejt shkatërrimit ose shpërblimit. Mbështetur në një nga skandalet më të bujshme të jetës amerikane, ku Xhorxhia Tani, drejtuesja e organizatës së adoptimeve me bazë në Memfis, grabiste dhe shiste fëmijët e varfër te familjet e pasura në gjithë vendin, rrëfimi gozhdues, i trishtueshëm dhe njëherësh frymëzues i Liza Uingejtit na kujton se, pavarësisht se rrugët që ndjekim mund të na çojnë në shumë drejtime, zemra nuk e harron kurrë ku e kemi vendin.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Pino Lela nuk dëshiron të ketë të bëjë fare me luftën apo me nazistët. Është një adoleshent normal Italian, i dhënë pas muzikës, ushqimit dhe vajzave, por ditët e tij të pafajësisë janë të numëruara. Kur shtëpia e familjes së tij në Milano shkatërrohet nga bombat e Aleatëve, Pinoja 1 bashkohet një grupi njerëzish që përpiqen fë shpëtojnë hebrenjtë duke i kaluar përtej Alpeve. Aty njihet me Anën, një vejushë e bukur gjashtë vjet më e madhe se ai. Në përpjekje për ta mbrojtur, prindërit e Pinos e defyrojnë të regjistrohet si ushtar gjerman, një masë që mendonin se do ta mbante larg luftës. Por, pasi plagoset, Pinoja rekrutohet në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare për t'u bërë shoferi personal për të besuarin e Adolf Hitlerit në Itali, gjeneralin Hans Lejers, një nga komandantët e mistershëm dhe të fuqishëm të Rajhut të Tretë. Tani, me mundësinë për të spiunuar për Aleatët nga brenda komandës së lartë gjermane, Pinoja përjeton tmerret e luftës dhe pushtimin nazist duke luftuar në fshehtësi, ndërsa guximi i shtohet nga dashuria për Anën dhe për jetën që ëndërron të bëjë një ditë përkrah saj.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania