titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Prof. Dhima është një antropolog i mirënjohur shqiptar, bursist i fondacionit "Alexander von Humboldt” dhe kërkues senior në Universitetin Europian të Tiranës. Ai ka drejtuar ekspedita në terren, është hartues i projekteve shkencore mbi antropotogjinë etnike dhe social-kulturore, autor i disa monografive, teksteve (pas)universitare dhe mbi 50 artikujve shkencorë, të botuar në revista të vendit dhe ndërkombëtare të specialitetit. Synimi i kësaj monografie është analiza e materialit të deritanishëm mbi antropologjinë etnike të shqiptarëve dhe paraardhësve të tyre me përdorimin e metodave bashkëkohore: historiko-shoqërore (vjetërsia e vendbanimeve, institucionet politike që kanë siguruar ekuilibrin social në kohë dhe hapësire); demografike (cikli i lidhjeve martesore, lëvizjet migruese); antropobiologjike (tiparet matëse dhe pershkruese, grupet e gjakut, shenjat gishtore); mjekësore (epidemitë masive, gusha, distrofia); ekologjike (mjedisi jetësor) dhe antropologjia"në shtëpi” (zhvendosjet kohore të tipareve të natyrave të ndryshme nga e kaluara në të tashmen e lëvizshme).
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Kuçova, një qytet i ri, Dy komuna ka përbri, Një Kazarë, një Perandori, Të tria bashkë – një janë, Dy si yje, një si hanë....
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
Arben Puto (1924-2016) lindi në Gjirokastër. Ka studiuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Moskës, dega e së drejtës ndërkombëtare publike. Me hapjen e Universitetit të Tiranës, më 1957, ka punuar si pedagog dhe punonjës shkencor në Fakultetin Juridik, derisa doli në pension më 1990. Është autor i një numri veprash në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe historisë së diplomacisë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Arbën Xhaferin në këtë libër flet sikurse njeriu që e vendos flamurin e kuq, që alarmon një rrezik dhe është i ndërgjegjshëm se snajperët janë në të gjitha anët. Snajperët që të vrasin qoftë edhe duke të lënë mënjanë, duke të larguar, duke të harruar. Por ai nuk priti që dikush ta mbulonte dhe mbronte, sepse tashmë flamuri i kuq ishte vendosur. Këto intervista janë flamuri i tij, janë modeli, besimi dhe ëndrra e një njeriu që jo vetëm e njihte mirë, por edhe dinte ta donte bukur Shqipërinë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky botim që vjen nga psikanalisti shqiptar Ydriz Basha, është në vazhdën e artikujve dhe botimeve dedikuar figurës së Esat Pashës, trajtimit të tij në historinë shqiptare duke sjellë të tjera këndvështrime. “Shpesh ndër biseda e shkrime të emigracionit, personaliteti enigmatik dhe karriera ushtarake e politike e Esat Pashës haste në kundërthënie”, shprehte autori duke shpjeguar edhe nxitjen që ai pati për trajtimin e kësaj figure fillimisht me një ese që në vitin 1981, gjë e lejueshme për të, meqë jetonte jashtë vendit. “Esat Pasha hyri në marrëveshje me malazezët e aleatët e tyre, të cilët i premtuan se do ta mbështesnin në realizimin e ambicies për t’u bërë sundimtar i Shqipërisë së Mesme me kusht që t’ua dorëzonte Shkodrën. Ambicia personale ia mori mentë dhe ia verboi sytë, përndryshe në Shkodër, Esat Pasha me mbështetjen e shkodranëve e të malësorëve të saj, do të kishte mbetur një ndër figurat historike të kombit tonë”, shkruan autori.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Më në fund, pas 93 vjetësh, historia e parë e Shqipërisë shkruar në gjuhën angleze dhe botuar në SHBA në vitin 1919, ribotohet ne shqip, në gjuhën amtare të autorit, Kostë Çekrezit, një nga intelektualët dhe patriotët më të mëdhenj që ka pasur Shqipëria, pjesë e kuartetit të famshëm të diasporës shqiptare amerikane: Fan Noli, Faik Konica, Kostë Çekrezi dhe Kristo Dako. “Dhe se cilat janë të drejtat e Shqipërisë duhet mësuar jo nga ç’thonë fqinjët, rivalët apo armiqtë e saj të mundshëm, por nëpërmjet një mjeti më të drejtpërdrejtë e më të besueshëm - zërit të vetë shqiptarëve. Kjo është merita kryesore e librit të z. Çekrezi. Ai na jep mundësinë ta shohim Shqipërinë me syrin e një shqiptari. Për vite e vite me radhë, bota ka dëgjuar mjaft për punët e Shqipërisë, por ajo ka dëgjuar vetëm ç’thuhet thuajse tërësisht nga burime të jashtme; nga grekë, serbë a malazezë, dhe nga Fuqitë e Mëdha që, për arsye të vetat, më 1912 krijuan në Londër shtetin e Shqipërisë dhe ia dorëzuan atë një princi të panjohur gjerman - Vilhelm Vidit (Wied). Por asnjë popull nuk mund të shpjegojë saktë nevojat e dëshirat, të drejtat e aspiratat e ndonjë populli tjetër, njësoj sikurse asnjë individ s’mund të bëhet zëdhënës i saktë i askujt, përpos vetes së vet. Prandaj, është një kënaqësi e avantazh i qartë që, më në fund, kemi një interpretim nga vetë shqiptarët, një shpalosje të historisë së Shqipërisë, një paraqitje të kërkesave të shqiptarëve, drejtpërdrejt nga mendja dhe zemra e një vendasi. Sepse, me sa di unë, ky është i pari libër i një shqiptari për Shqipërinë që ka dalë në gjuhën angleze...”. Kështu shkruan Charles D. Hazen, profesor i historisë moderne në Universitetin e Columbia-s në parathënien e librit “Shqipëria: e shkuara dhe e tashmja” i autorit Kostë Çekrezi. Kurse vetë autori, pra, Kostë Çekrezi, shkruan në hyrje të veprës së vet: “Vend misterioz”, “Vend i mrekullive”, “Shqipëria e panjohur”, “Më e errët se Afrika e errët”; këto janë vetëm pak nga cilësimet jo të zakonshme për vendin që banohet nga populli më i vjetër në Europën Juglindore... Sidoqoftë, sot nuk ka dyshim se shqiptarët janë raca më e vjetër në Ballkan... Pavarësisht nga kjo, problemi i Shqipërisë është një libër i palexuar jo vetëm për publikun e gjerë, por edhe për njerëzit që janë seriozisht të interesuar për të. Kjo mosnjohje e punëve të Shqipërisë vjen, jo ngaqë nuk interesohet kush për to, të paktën në këto kohë që po jetojmë, por ngaqë mungon një trajtesë tërësore e praktike mbi Shqipërinë. Është e vërtetë se për të janë shkruar libra të shumtë, por ato ose janë shkruar nga autorë amatorë që priren të spekulojnë për gjëra që i njohin fare pak, ose janë veçse monografi a skica që nuk e përmbushin dëshirën për informacion të përgjithshëm. Kjo është veçanërisht e vërtetë përsa u takon librave mbi Shqipërinë shkruar në anglisht e frëngjisht, ndërsa trajtesat gjermane e italiane për të njëjtën temë kanë më pak mangësi. Një tjetër mangësi serioze për të marrë informacion të përgjithshëm mbi Shqipërinë është se shkrimet përkatëse janë të shpërndara në një numër të madh librash, të cilët as mendohet që njeriu i zakonshëm të jetë në gjendje t’i përdorë sistematikisht. Ideja për të shkruar këtë libër mbi Shqipërinë fillimisht iu sugjerua autorit nga mësuesit e tij të Fakultetit të Historisë në Universitetin e Harvardit, në veçanti nga prof. A. C. Kulixh (Coolidge), lektor mbi Çështjet e Lindjes, i cili ndjente keqardhje të thellë që nuk kishte një trajtesë të tillë në gjuhën angleze. Gjatë studimeve në institucionin e sipër-përmendur, autori pati rast të shkruante disa teza e raporte rreth asaj çka është terra incognita e historisë së Shqipërisë - historia e saj bashkëkohore dhe gjendja në të cilën ndodhet. Prandaj, është e drejtë të thuhet se ky libër bazohet në një pjesë të madhe në ato teza e raporte, për aq sa lidhet me këtë dekadë”.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër autorja zbulon rrethanat historike dhe burimet e shkruara për modifikimin e njëanshëm dhe vullnetar të kufijve të Shqipërisë në pjesën e Shën Naumit, duke përfshirë dhe zbulimin, krahasimin e stabilizimin e tekstit të marrëveshjes midis dy kryeministrave pa pushtet, Zog e Pashiq. Në studimin tjetër përfshirë në këtë libër, gjithashtu, me karakter monografik, me temë për historinë e sistemit politik në Shqipëri, një histori nga më të komplikuarat dhe të padeshifrueshmet, që përmban brenda një shekulli mbretërinë e pashpallur, principatën e trashëgueshme, pashallëqet dhe republikat paradoksale autonome brendashqiptare, republikën e pashpallur me një kryesi kolektive shteti, republikën e shpallur, mbretërinë e shpallur, rikthimin në nënshtet, regjencën, republikën ateiste të komunistëve, republikën e parë parlamentare, republikën e dytë parlamentare, ndërprerë të gjitha këto prej dhjetëra episodesh e vegimesh monarkike të kohëpaskohshme deri në vitet e fundme.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, Kadare flet për temat delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarë serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase dhe për arsyen përse i ishte dashur që Serbia të ishte e para që ta njihte Kosovën.
Çmimi: 250 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania