titleToAlt
Një temë e papritur po ngrihet në trillimet popullore të dekadave të fundit, prej gjepurave me të ulta fundamentaliste te seritë televizive {Leftovers), tema e atyre "të shpërfillurve": Kiameti po afron dhe Zoti rroku te vetja të privilegjuarit në mënyrë që t'i shpëtojë ata prej tmerreve që po vijnë... Por, po sikur të propozojmë një lexim vulgar ekonomik të joshjes popullore për këtë temë? Ashtu siç është rasti, ngjan se Zoti Vetë dëgjoi zërin e Kapitalit, në mënyrë të atille që tema e të mbeturve të lidhet me situatën tonë të vështirë ekonomike në kapitalizëm global- A mos vallë tanë ‘’të lënë prapa" nuk janë vetëm ata që ishin në gjendje te bashkoheshin me prurjet e refugjatëve dhe që iu desh të meteshin të strukur në vendin e tyre të kllaposur nga rrëmuja? Duhet të shmangim çfarëdo romantizimi të thjeshtëzuar të refugjatëve.Sidoqoftë, po vizioni i kundërt? Për aq sa dinamika e kapitalizmit të ri po bën të tepert një përqindje gjithnjë e më madhe të punëtorëve (sipas disa përllogaritjeve, në afat tëgjatë, kapitalizmi i sotëm do të kishte nevojë idealisht vetëm për një 20 përqindsh të fuqisë së disponueshme punëtore), çfarë të themi për projektin e ribashkimit të pikërisht të gjithë "të vdekurve të gjallë"të kapitalizmit global, të gjithë ata të lënë pas prej përparimit" neokapitalist, të gjithë të dalë të tepërt, që nuk bëjnë më, të gjithë ata të paaftë për t'u përshtatur me kushtet e reja? Basti është, patjetër, se do të mund të skenohej një qark i shkurtër i drejtpërdrejtë midis të mbeturve të historisë dhe aspektit më përparimtar të historisë. Zgjedhja e vërtetë është rrjedhimisht: a duhet të vazhdojmë të luajmë lojën humanitariane të t'u kujdesurit për ata të lënët pas, apo duhet të rrokim detyrën shumë më te vështirë të ndryshimit të sistemit global i cili i gjeneron ata të lënë pas? Pa një ndryshim të këtillë, situata jonë do të jetë gjithnjë e më drejtpërsëdrejti e paarsyeshme. Ky po ashtu, mendoj unë, është fakti që populli në Shqipëri - një vend në të cilin nuk ka luftë, por që një masë e pabesueshme e popullatës, sidoqoftë, do qe të emigrojnë - duhet ta marrë në konsideratë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në secilën kompani, 20 përqind e shitësve realizojnë 80 përqind të shitjeve. Ata janë të dalluar, sepse performojnë pak më mirë në disa sfera të rëndësishme... edhe ti mund t’ia dalësh, nëse ke vullnet të mësosh. Edhe ti mund të fitosh më shumë para dhe të jesh më i kënaqur me karrierën nga sa ke ëndërruar. Në këtë udhërrëfyes të ngjeshur, mjeshtri i shitjeve Brian Tracy shpalos se si ta arrish aftësinë fituese, me 21 mënyra të testuara: Përcakto pikësynimet qartë, për t’i dhënë vlerë çdo minute. Njih produktet tua me rrënjë. Identifiko përparësitë konkurruese. Gjej dhe klasifiko perspektivat me shpejtësi. Krijo relacione që herët dhe ndërto besimin. Njih tre çelësat e bindjes Krijo prezantim efektiv Krijo “megabesueshmërinë”. Tejkalo gjashtë pengesat kryesore. Kërko për veprim.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Përcaktimi i strategjisë së biznesit të mundëson të zhvillosh qartësi absolute për produktet, të organizosh burimet dhe të arrish rezultate edhe më të mira se më parë. Mund të tingëllojë si diçka e ndërlikuar, por Brian Tracy njeh mënyrën si ta thjeshtojë. Në këtë libër praktik, ai ndan mësimet më të rëndësishme për planifikimin strategjik. Ti do të mësosh se si të bësh pesë pyetjet kyçe me rëndësi jetike për çdo plan strategjik. Si të përcaktosh misionin korporativ që lartëson dhe frymëzon njerëzit. Si të fitosh njohuri të vlefshme. Si të definosh situatën se ku je përballë konkurrencës. Si të ripozicionosh biznesin me produkte, shërbime dhe teknologji të reja. Si të matësh suksesin me objektiva të qarta financiare. Dhe shumë të tjera.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Botimi që keni në duar dallon nga botimet e mëparshme për faktin se është i plotësuar me shembujt e disa prej njerëzve më të sukseshëm të epokës sonë, të cilët e njohin dhe e përdorin sekretin që Napoleon Hill e kishte gjetur te emra si Thomas Edison, Henry Ford, Theodore Roosevelt, John D. Rockefeller, Mahathma Gandhi etj. Në këtë botim ndërkaq janë dhënë edhe shembujt e Bill Gates, Steven Spielberg, Arnold Schwarzenegger, Martin Luter King, Michael Jordan, Howard Schultz, Ray Kroc, Mary Kay Ash, Sir John Templeton, Herb Kelleher, Fred Smith, Bruce Lee e shumë emra të tjerë...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Donald Trump ka mbledhur në një libër të vetëm , këshillat më të mira mbi pasuritë e patundshme nga njerëzit më të suksesshëm dhe me më shumë experience … “Mos u përpiq të marrësh qindarkën e fundit prej tavolinës; sigurohu që edhe njerëzit, të cilët blejnë prej teje, të bëjnë gjithashtu para. Përndryshe, ata nuk kanë për të blerë herë tjetër prej teje." MICHAELSHVO ,Themelues i Grupit Shvo dhe "ndërmjetësi i ri më i suksesshëm i pasurive tëpatundshme në Nju-Jork" “Mami më tha: 'Nëse nuk ke gjoks të madh, vendos kordele te bishtalecat e tu”. Aftësia e mirë për shitje nuk është asgjë më tepër sesa maksimizimi i gjërave pozitive dhe minimizimi i atyre negative. Ndonëse konkurrenca juaj mund të ofrojë diçka së cilës ju s'mund t'i përgjigjeni, kjo nuk ka rëndësi. Ajo çfarë ka rëndësi është që të identifikoni dhe të luani me atë që keni." BARBARACORCORAN ,Themeluese e Groupit Corcoran, kompania kryesore e pasurive të patundshme të Nju-Jorkut. “Pasuritë e patundshme mund të sjellin kaq zbavitje, saqë ti ndihesh thuajse fajtor që fiton para prej tyre." MONDA BASSIL , Presidente e Prestigious Properties të Nju-Jorkut "Kur të shesësh pasuri të patundshme, paguaj taksa vetëm nëse do, kur të duash dhe në atë shumë që vendps ti." GARY GORMAN , Themelues i Exchange Experts 1031, LLC dhe autor i Exchanging UP! "Edhe nëse është një marrëveshje mbi pasuritë e patundshme apo ndonjë sipërmarrje tjetër, çelësi është të gjesh diçka që ti pëlqen ta bësh, dhe më pas ta bësh atë më mirë sesa kushdo tjetër - sepse suksesi vjen më lehtë për njerëzit, të cilët ndjekin pasionin e tyre." DONALD TRUMP, JR. Zëvendëspresident Ekzekutiv për Zhvillimin dhe Blerjet në Organizatën Trump
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Si do të ishte bota, nëse roli i Amerikës si superfuqi botërore, do të vijë duke rënë, teksa do të rritej ndikimi i vendeve si Kina apo Rusia? Po a është e vërtetë që fuqia e Amerikës është duke rënë, apo kemi të bëjmë veçse me një mit? Këto e të tjera janë pyetjet që Robert Kagan, një ndër autorët më me ndikim në politikën e jashtme amerikane, përpiqet t’u japë përgjigje në këtë libër, duke na dhënë një tablo sa të gjallë aq dhe alarmante të asaj që do të ishte bota nëse vërtet do të binte ndikimi që ka sot Amerika në botë.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Bota po shkon drejt një çoroditjeje më të madhe, dhe në disa fusha njëherësh - çoroditje intelektuale, çoroditje fi nanciare, çoroditje klimatike, çoroditje gjeopolitike, çoroditje etike. Vërtet që herë pas here ndodhin ngjarje të papritshme të dobishme; atëherë fi llojmë të besojmë se njerëzit, kur ndodhen në qorrsokak, nga e keqja, si për mrekulli, e gjejnë rrugëdaljen. Por, sakaq, ja ku ndodhin turbullira të tjera, që zbulojnë shtysa njerëzore krejt të ndryshme, më të errëta, më të njohura, dhe njeriu nis të pyesë veten nëse lloji njerëzor nuk ka arritur, në njëfarë mënyre, pragun e paaftësisë morale, nëse ecën gjithnjë përpara apo është duke nisur një lëvizje së prapi, që kërcënon të vërë përsëri në dyshim gjithë sa janë përpjekur të ndërtojnë brezat e mëparshëm. Për Amin Maalouf-in, ky çrregullim i botës më shumë se me “një ndeshje të qytetërimeve”, ka të bëjë me shterjen e njëhershme të qytetërimeve, ose më mirë të themi, të dy prej tyre, që përfaqësohen nga Perëndimi dhe nga bota arabe. I pari për shkak se s’i qëndron besnik vlerave të veta, e dyta, sepse prej kohe ka hyrë në një qorrsokak.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, John Gray na jep një përshkrim të liberalizmit - të natyrës së tij, origjinës dhe perspektivës së tij në botën moderne. Ndonëse ka pasur paraardhës që në lashtësi, historikisht liberalizmi paraqitet si teoria politike e kohëve moderne – si projekti i teorizimit të institucioneve politike për qeverisjen e një shoqërie të bazuar mbi individin. Në libër ndiqet zhvillimi i liberalizimit që nga parashtrimi i tij klasik nga mendimtarë të tillë si John Locke e John Stuart Mill deri në ditët tona. Sot liberalizimi shfaqet në dy forma të ndryshme dhe të kundërta, atë klasike dhe atë revizioniste, ndikimi i të cilave në mendimin bashkëkohor vërehet në veprat e Hayek-ut, Nozick-ut dhe Rawls-it. Më tej John Gray diskuton për disa nga çështjet fi lozofi ke kyçe që lidhen sot me liberalizmin: lidhja mes lirisë individuale dhe pronës private dhe ekonomisë së tregut; koncepti liberal për Shtetin; si dhe kritika që i bëhet liberalizmit nga këndshikimi konservator dhe socialist.
Çmimi: 580 Lekë
titleToAlt
Një libër që shpjegon tetëdhjetenjë koncepte ekonomike kryesore që do të ndryshojnë këndvështrimi tuaj ndaj botës.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Libri "Kombi që u lind" me autorë Dan Senor dhe Saul Singer është një dritare e mrekullueshme për të parë në brendësi, dhe kuptuar në thelbin e saj, pikërisht këtë mrekulli ekonomike, që i ka rrënjët tek inovacioni, teknologjitë e reja dhe start – up, këtë karakteristikë specifike speciale të një populli mjaft inovativ e largpamës në modelin dhe instrumentet e tij të preferuara të zhvillimit. Siç e nënvizojnë vetë autorët, "ky libër është pjesërisht shpjegim, pjesërisht argumentim dhe pjesërisht rrëfim" për historinë, kulturën dhe efektet e mrekullueshme të start – up nation, siç ka filluar të quhet rëndom Izraeli. Lexuesi shqiptar do të zbulojë në faqet e këtij libri një Izrael dhe një kulturë e mentalitet inovativ, shkencor e zhvillues që ndoshta nuk e ka menduar dhe imagjinuar kurrë. Do të gjejë një shembull perfekt dhe një frymëzim që na duhet aq shumë të gjithëve.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Çfarë u mësojnë të pasurit fëmijëve të tyre që nuk ua mësojnë klasa e varfër dhe e mesme!"Babai i pasur, babai i varfër" do :-t'ua rrënojë mitin se keni nevojë për të ardhura më të mëdha për t'u bërë të pasur-ta sfidojë besimin se shtëpia juaj është burim financiar -t'u tregojë prindërve pse ata nuk mund të mbështeten në sistemin shkollor për t'i mësuar fëmijët e tyre pëe paratë-t'u mësojë si t'i definoni burimet dhe shpenzimet financiare -t'u mësojë si t'i mësoni fëmijët tuaj për paratë,që të jenë më të suksesshëm financiarisht në të ardhmen.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky libër ju vjen në ndihmë me 50 ide të mdryshme mbi menaxhimin.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Këshilla më e mirë për biznes që më kanë dhënë ndonjëherë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Në këtë terren gjithnjë në rrëshqitje e rrokullisje drejt greminës së Revolucionit Ekonomik të  Tregjeve të Lira të Milton Fridmanit, Alternativa Historike e Naomi Klein na paraqitet si një kundërshti e atij miti të krijuar, realizuar nëpërmjet një lëvizjeje triumfuese madhështore dhe paqësore. Që nga Kili i vitit 1973 e deri në Irak, madje edhe më gjerë, Klein na tregon sesi doktrina e Fridmanit dhe e pasuesve të tij ka shkaktuar goditje shokuese të tmerrshme, të shoqëruara me violenca, me qëllim implementimin e politikave të tyre radikale. Ka qenë tejet i saktë John Grey në shkrimin e tij në  The Guardian , kur ka konkluduar: Kemi shumë pak libra të tillë, që na ndihmojnë për të kuptuar kohërat e shkuara dhe të tashmen. Doktrina Shok është njëri nga këto libra të pakët.Një stil i frikshëm dhe një ndërthurje brilante...Klein na shfaqet më së miri si një mjeshtër i madh i narrativës së kohës sonë .William S. KOWINSKI,  San Francisco Chronicle
Çmimi: 1500 1350 Lekë
titleToAlt
Dokumenti i fundit i lene nga Adolf Hitleri, i perfunduar nje dite para se te hynte ne Berlin mareshalli Zhukov dhe fati i Hitlerit te zhytej ne mjegull... ; liber interesant qe sjell vlerat dhe kulturen e pales humbse; ne fund te fundit Lf.II Boterore ishte nje perplasje titanike ku Perendimi luftonte kunder Perendimit...; pas ketij libri interesant, panorama jone historike e afert, fillon dhe restaurohet nga koloriti i genjeshtert i krijuar nga librat e derisotem te imponuara nga fitimtaret...
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Ky libër është lexim i detyrueshëm për këdo që është i interesuar ta dijë se si t'i qaset në mënyrën më të efektshme transferimit të pronësisë në një kompani dhe të përgatisë një tranzicion të suksesshëm, si për aksionerët ashtu edhe për firmën. Autori përdor gjithë përvojën e tij ndërkombëtare për t'i ndihmuar pronarët në këtë periudhë të jetës dhe të karrierës së tyre, për t'i peshuar mirë të gjitha çështjet e përfshira. Libri është i pasur në shembuj dhe me këshilla praktike mbi mënyrat si të kapet kufiri më i lartë i të ardhurave të transaksionit dhe se si të kristalizohet vlera.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
E ardhmja është zgjedhja që bëjmë ne, jo një fatalitet. Të injorosh problemet që kemi sot, do të thotë të humbasësh shansin për t'i ndryshuar. Një libër i guximshëm, ku Thomas Friedman është një interpretues i rëndësishëm i botës së çoroditur në të cilën jetojmë. Bazuar në një punë kërkimore të hollësishme, godet ai vazhdimisht në shenjë. Libri përmban mjaft fakte tepër të rëndësishme, por, ç'është më e rëndësishmja merret me çështjen më të rëndësishme të kohës sonë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër përshkruan si të përballojmë këtë krizë të shumëfishtë, kryesisht në nivelin individual dhe me përdorinimin e minimumit të kapitalit. Libri hedh një vështrim në kulturat e kohëve para-industriale si dhe në kulturat tradicionale të kohëve moderne për tu përgatitur për realitetin dhe të ardhmen post-karbon.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Botimi vjen në momentin e duhur, i shkruar me profesionalizëm të arrirë nga një ekspert i mirënjohur i ekonomisë dhe financave publike me shumë përvojë, autor i një sërë librave dhe analizash të ekonomisë, financave tona dhe atyre globale. Në të gjejmë një kombinim optimal të analizës së krizës së Eurozonës dhe të ndikimit të saj në ekonominë tonë dhe masave antikrize, vlerat e së cilave janë të dobishme jo vetëm për ekspertët e ekonomisë dhe të financave, drejtuesit e biznesit, publikun e gjerë, por edhe për vendimmarrësit politike për të përshtatur sjelljen e tyre ndaj fenomeneve të kësaj krize.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
"Hannibal ante portas"... shprehja e njohur dëshpëruese e romakëve mbas humbjes së betejës së Canne-s në zonën e Puljes, duke pritur që Hanibali, armiku i tmerrshëm të shfaqej përpara portave të Romës,'qytetit të përjetshëm". Më vonë, kjo shprehje filloi të përdorej në një kuptim e përmbajtje shumë më të gjerë duke nënkuptuar frikën për ardhjen e një rreziku të madh ose të një ngjarjeje apo fenomeni pozitiv që mund të ndryshonte qytetin, shtetin, kontinentin apo dhe vetë botën. GLOBALIZIMI është prezent e po ndikon sot gjithçka të jetës sonë të përditshme në të gjitha aspektet e nivelet... është në plot kuptimin e fjalës përballë çdo porte në gjithë botën.....Të bëjmë sikur nuk ekziston?...të kemi frikë prej tij?......apo të"miqësohemi"e te"bashkëjetojmë" me të duke përfituar maksimalisht? Në fund të fundit, a e njohim sa duhet dhe a jemi të qartë se si shfaqet?... se çfarë përfaqëson në vetvete Globalizimi?....se cili përfiton dhe cili humbet prej tij? Këtyre pyetjeve e pikëpyetjeve tenton t'i përgjigjet ky libër. "Globalizimi është i pashmangshëm dhe i pakthyeshëm. Ne jetojmë tashmë në një botë të ndërlidhur e ndërvarur në shkallë planetare. Gjithçka që ndodh në një vend të saj prek jetën dhe të ardhmen e të gjithë njerëzve kudo që ndodhen. Kur vlerësojmë apo gjykojmë masat e adoptuara në një mjedis të dhënë, ne duhet të marrim patjetër parasysh reagimet dhe pasojat në pjesën tjetër të botës. Asnjë shtet apo territor sovran, sado i gjerë, sado i populluar, sado i pasur që të jetë, nuk mund të mbrojë i vetëm kushtet e jetesës, sigurinë, prosperitetin afatgjatë, modelin social apo dhe vetë ekzistencën e qytetarëve të tij. Varësia jonë e përbashkët shtrihet tashmë në çdo skaj të planetit."- Zygmunt Bauman, Sociolog.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Muhammad Yunus ose rrugëtimi drejt një bote pa të varfër Muhammad Yunus është krijuesi i konceptit të mikrokredisë ose"mikrofinancës" një nga konceptet më inovative dhe të rëndësishme të shekullit XX në sferën e luftës kundër varfërisë që po ndikon në përmirësimin e jetës së përditshme të disa qindra milionë njerëzve nëpër botë. Bota do ta cilësonte me respekt Muhammad Yunus si "bankieri i të varfërve". Të japësh hua për të varfrit, jo vetëm që është e mundur, por është dhe fitimprurëse. Sot, mbi 300 milionë njerëz përfitojnë drejtpërdrejt nga mikrokredia duke e diversifikuar aktivitetin e saj edhe në fusha të tilla si industria tekstile, telefonia, prodhimi i energjisë, etj. Falë mikrokredisë, mbi 75% e përdoruesve të saj arrijnë të dalin nga gjendja e varfërisë. Grameen Bank është shndërruar në një"uzinë fantastike idesh, iniciativash, shpresash e projektesh në favor të zhvillimit". Muhammad Yunus së bashku me Grameen Bank është fitues i Çmimit Nobel për paqe, në vitin 2006, për “Përpjekjet për promovimin e zhvillimit ekonomik e social në nivelet më nevojtare". “ -Adrian Civici.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania