titleToAlt
Ne 14 tregimet e novelat e kesaj permbledhjeje interesante do te takoni nje emer: detektivin belg Herkul Puaro. Ate e kerkojne te gjithe, per te zgjidhur nje situate, per te zbuluar nje krim, nje vjedhje e keshtu me radhe. Duke lexuar keto histori interesante e intriguese, do te njihni personazhe te shoqerise se larte londineze, borgjeze e mikroborgjeze, ne kryeqytet apo ne province, doktore e kameriere, vajza te bukura e aventuriere te çfaredolloji. Dhe kurdohere eshte ai: i kudondodhuri dhe i shumekerkuari Puaro. Sepse, asnje "rival" nuk e konkurron dot inteligjencen dhe logjiken e tij, per te zgjidhur nje krim. Prandaj te gjithe lexuesit magjepsen nga misteret e hetuesit belg, per kompleksitetin e zgjidhjeve, humorin dhe shkathtesine e mendjes.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Lufta e dytë sapo ka përfunduar dhe komunizmi është instaluar me shpejtësi.Në kupolën e lartë qeverisëse kanë filluar vrasjet e para.Luan Gjika protagonist kryesor i romanit e gjen veten në zgrip të ekzistencës.I deyruar të braktisë atdheun,ai vendoset ne SHBA, si agjent i rekrutuar nga shërbimi secret rus. Detyra e tij ëshrë përfshirja në grupin e emigrantëve nacionalistë shqiptarë dhe eliminimi i kryetarit të tyre.A do ta kryej Luani detyrën e ngarkuar? Ngjarjet lëvizin me shpejtësi dhe ndryshonë vazhdimisht rrjedhë . Nëpërmjet rrëfimeve psikologjike autori na zbulon përplasjet e shumëfishta që ndodhin në botën e brendshme të një agjenti secret.Një roman ku ndeshen e gërshetohen ndjenja atdhetare me interesin politik,familjar shoqeror dhe professional.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në gjysmën e dytë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, pjesa më e madhe e shteteve të krishtera të Europës Perëndimore ishin në pozita mbrojtjeje kundër një superfuqie myslimane ,sulltanëve të Perandorisë Osmane. Aso kohe ishte i pranishëm një konflikt i dhunshëm, nga bastisjet dhe kusaria e deri te luftërat në shkallë të gjerë, por ekzistonin edhe shumë forma ndërveprimi paqësor përmes kufijve çuditërisht të depërtueshëm të këtyre blloqeve të fuqive kundërshtare. Agjentë perandorakë përshkruan shtigjet e ndjekura nëpër Mesdheun lindor dhe sterenë europiane të tij nga pjesëtarë të një familjeje venedikase-shqiptare, pothuajse të gjithë të padukshëm për historinë deri më sot. Ata përfshijnë një arqipeshkëv në Ballkan, kapitenin e anijes flamurtare papnore në Betejën e Lepantit, pushtetin prapa fronit në provincën osmane të Moldavisë dhe një dragoman (përkthyes gojor) në ambasadën venedikase në Stamboll. Përmes jetëshkrimeve të këtyre individëve aventurierë përgjatë tre brezave, NoelMalcolm-i shpalos në një dritë të re botën ndërmjet Venedikut, Romës dhe Perandorisë Osmane dhe zbardh çështje të shumëllojshme, si spiunazhi, diplomacia, tregtia e drithit, lirimi i skllevërve me shpërblesë dhe kryengritja antiosmane. Ai përshkruan strategjitë kontradiktore të fuqive të krishtera dhe planet tejet ambicioze të sulltanëve dhe vezirëve të tyre. Që nga koha e përshkrimit klasik nga Fernand Braudel-i të Mesdheut të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, i botuar më shumë se gjashtëdhjetë vjet më parë, pak vepra kanë mbuluar një gamë kaq të gjerë nëpër këtë periudhë jetike të historisë së Mesdheut dhe asaj europiane. Një kryevepër e diturisë, po aq sa e rrëfimit të ngjarjeve, Agjentë perandorakë ndërton një tablo panoramike si të politikës së fuqive perëndimore, ashtu dhe të marrëdhënieve të ndërsjella mes botës së krishterë dhe asaj osmane.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Dita e opriçnjikut është një roman  fanta-politik , një skenar që transplantohet në fundin e viteve 2020 prej historisë ruse të shekullit XVI, nën carin Ivan IV, që vendosi një regjim sundimi të pakufizuar dhe terrori mbi popullsinë e fisnikërinë dhe krijoi opriçnjinën, një organizatë që vepronte si gardë policore e sovranit. Autori ia ka kushtuar ironikisht këtë roman njërit prej prijësve më famëkëqinj të opriçnjinës, Skuratov-Maljutës. Opriçnjikët e Sorokinit veprojnë në një dekor tjetër dhe në një realitet politik të ndryshëm nga ai i shekullit XVI, në një Rusi  kibernetike , me një zhvillim të sofistikuar të mjeteve të informimit dhe përgjimit në një Rusi të veçuar nga Perëndimi i kalbur përmes një Muri të Madh Rus, i ngjashëm me Murin e Madh të Kinës, tashmë aleati dhe mbështetësi i fuqishëm i carit të shekullit XXII. Peripecitë ditore të opriçnjikut Komjaga janë filli përmes të cilit autori tregon dhe paralajmëron arbitraritetin dhe egërsinë e një pushteti autoritar të veshur me maskën e nacionalizmit, fetarisë dhe moralitetit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Z - Orgjia e pushtetit është një roman-dokumentar tronditës për vrasjen e politikanit të shquar grek Grigori Lambraki - personazhi  Z në vepër. Vrasja nga forca paraushtarake të inkurajuara nga shteti ndodhi më 22 maj 1963, gjatë një mitingu për paqen. Disa nga përfaqësuesit e organeve shtetërore në roman paraqiten me emra të tillë, si: Përbindëshi, Vampiri, Tigri, duke simbolizuar një realitet-xhungël të Greqisë së asaj kohe, kur kishte një luftë të ashpër politike mes së Djathtës dhe së Majtës. Vrasja e Z-së në atë kohë tronditi Greqinë dhe pati një ndikim në ngjarjet që rrodhën më pas, dhe vetëm pak vite më vonë në Greqi u vendos diktatura e kolonelëve (1967). Përmes rrëfimit të vrasjes së deputetit të së Majtës Demokratike Greke, dëshmohet egërsia e pushtetit të asaj kohe në Greqi, deri në nivele të larta, për të luftuar kundërshtarët politikë. Vrasja e deputetit ishte e inskenuar, ashtu sikurse u bënë përpjekje të mëdha nga ana e pushtetit edhe për të manipuluar gjyqin për këtë ngjarje të bujshme.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“A është, vallë, njeri…” është libri i parë i Primo Levi-t, shkruar e botuar më 1947-ën menjëherë pas daljes nga kampi i përqendrimit në Aushvic. Në këtë libër, ai rrëfen përvojën e një viti të tërë, nga shkurti 1944 deri më 27 janar 1945, të kaluar në lagerin e Buna-Monovicit. Buna ishte një ndër 44 kampet satelitë të Aushvicit, në Silezinë e Sipërme, në territorin polak. Historia fillon me internimin e autorit në kampin për hebrenj në Fosoli dhe përfundon me çlirimin e kampit të Aushvicit nga ushtria ruse. Levi arriti të mbijetonte falë ushqimit shtesë, që një punëtor italian, Lorencoja, arrinte t’ia kalonte fshehurazi. Përvoja e Levi-t si një ndër të mbijetuarit e këtij Lageri famëkeq shpërfaqet në një prej librave më realistë e të thellë mbi ferrin që përjetuan gjithë bota e sidomos hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me stilin e zhveshur të një kronike, ai sjell dëshmi tronditëse të asaj mbijetese deri në çnjerëzim. Ky është libri i dinjitetit, i zvetënimit dhe i tëhuajzmit të njeriut përballë mekanizmave të pamëshirshme të shfarosjes në masë. Peripecitë e turmës, që tashmë s’ka emër, por veç një numër të vulosur si tatuazh i përjetshëm mbi parakrahun e majtë, rikujtohen pa asnjë fije retorike, duke ia lënë komentet në dorë vetë realitetit lebetitës. Nga kori i personazheve të paharrueshëm të librit ngrihet një mesazh i kthjellët moral e qytetar.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Bardhyl Nini, një ish-polic dhe tashmë detektiv privat gjendet rastësisht i ngatërruar në një histori të rrezikshme korrupsioni. Ai gjendet mes dy zjarresh, në kuptimin e vërtetë të fjalës: një grup brenda Policisë së Shtetit, i ngarkuar me kapjen e kriminelëve të kërkuar nga Interpoli, por nga ku është zhdukur çdo lloj skrupulli dhe ndershmërie, dhe një grup të interesuar për vendosjen e drejtësisë, por jo duke përdorur ligjin. Të gjithë kërkojnë diçka: një dosje të fshehtë, në të cilën një burrë i ndershëm, Jorgo Nushi, ndryshe ngagjithë kasta shoqërore së cilës i përket, ka mbledhur me durim të dhënat që tregojnë qartazi korruptimin, zvetënimin e krerëve më të lartë të shtetit dhe lidhjet e shumëfishta mes policisë dhe kriminelëve. Në gjithë këtë tollovi, ku nuk mungojnë kërcitjet dhe shkëmbimet e plumbave në mes të Tiranës, Bardhyli, një tip në dukje indiferent dhe apatik, që parapëlqen ta kalojë kohën mes konjakut, lojës së dominosë dhe batutave të humorit, do të përpiqet të vërë në vend drejtësinë. Sipas mënyrës së tij, duke ia lënë kundërshtarit dopio gjashtën në dorë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kim Fillbi u komprometua. I dërguar nga SIS-i ai përfundoi në Bejrut, si korrespondent në Lindjen e Mesme i dy gazetave londineze, The Observer dhe The Economist. Mbasi ai, nga ana e tij, iku në Bashkimin Sovjetik, më 1963, Engwllton-i la të kuptohet se çështja Fillbi ishte më e ndërlikuar nga ç 'paraqitej në të vërtetë. Një mënyrë për t'u shfajësuar, me sa duket. Por vallë ishte vetëm kjo?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Si destabilizonte NATO qeveritë e majta Perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë? Të vërtetat që në shqip thuhen për herë të parë. Besojmë se të paktë janë lexuesit shqiptarë që e njohin historinë e "Gladios", e cila u përhap në formën e një skandali që shqetësoi të gjithë Evropën Perëndimore në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, kur në Itali për herë të parë, u bë e njohur ekzistenca e një rrjeti sekret, i cili paraqiste një natyrë të frikshme dhe të mistershme fuqie. Në ato vite, dritaret për në botën perëndimore ishin ende të pahapura për ne shqiptarët, por dikush e kujton akoma bujën që shkaktoi në vitin 1991, situata e sikletshme e kryeministrit italian të kohës, Xhulio Andreoti, pavarësisht se për ne, emra të tillë si Propaganda Due (P2) apo Licio Gelli, si dhe fjalë të tilla si “Lozha Masonike”, ishte e vështirë të kuptoheshin thelbësisht. Ky skandal u përhap shumë shpejt dhe u pa se përfshiu çuditërisht edhe shtete si Franca, Spanja, Portugalia, Danimarka, Suedia, Greqia madje edhe Turqia. “Gladiatorët”, u përdorën nga CIA, MI6, MOSAD, etj deri në vende si Irani apo Nikaragua dhe e veçanta është se në nevojën për të rekrutuar brenda këtyre ushtrive sekrete, njerëz që nuk rrezikonin të kishin prirje të majta, ato u kthyhen në organizata të mirëfillta ekstremiste të djathta, në të cilat gjetën strehë jo vetëm elementë të rrezikshëm terroristë, por edhe ish-fashistë, ish-nazistë si dhe neofashistë me bindje ekstremiste.
Çmimi: 1250 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania