titleToAlt
Një libër jashtëzakonisht zbavitës që hedh poshtë shumë mite dhe, mbi të gjitha, ofron këshilla për të ashtuquajturin "seksi i dobet", për të përmirësuar vlerësimin mbi veten dhe marrëdhënien në çift. Sepse, për fat të keq, në vitet 2000, miliona vajza nuk e kanë kuptuar ende se në dashuri fiton ai që largohet. Për vite me radhë, sillen si të dashura të përsosura, duke gatuar darka të shijshme e duke u shndërruar në geisha. Pastaj, kur duket sikur ka ardhur çasti për Po-në e shumëpritur, ai largohet për t'u martuar me një tjetër që, para tenxheres së gatimit pëlqen restorantin dhe i jepet vetëm një në çdo tri herë. Me një fjalë, një budallaqe. Por në fakt, kjo budallaqja është një grua e fortë, me identitetin e vet, që e mbron me dhëmbë pavarësinë e saj. Sherry Argov tregon me një stil ironik dhe pikant se me çfarë dashurohen vërtet meshkujt dhe çfarë i shtyn t'u largohen "këmbëve të ngritura". Tregon se çfarë duhet bërë për ta shndërruar çdo femër në një budallaqe të dashuruar dhe të respektuar
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Nëse rregulloni krevatin çdo mëngjes, keni kryer detyrën e parë të ditës. Ky veprim ju jep një ndjesi të vogël krenarie dhe ju inkurajon të realizoni më pas edhe një detyrë tjetër, pastaj edhe një tjetër, edhe një tjetër. Në fund të ditës, detyra e parë e përfunduar, bëhet një seri detyrash të përfunduara. Rregullimi i krevatit do të përforcojë faktin se gjërat e vogla kanë rëndesi në jetë. Nëse nuk arrini të kryeni siç duhet gjërat e vogla, nuk do t’i kryeni asnjëherë siç duhet gjërat e mëdha.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, Nisbeti argumenton se konservatorizmi modern në gjithë Perëndimin mund të shihet si një përforcim i akuzave të Bërkes jo vetëm mbi Revolucionin Francez, por edhe mbi revolucionin më të madh që tani e quajmë modernizëm. Çështjet thelbësore të konservatorizmit janë po ato që motivuan librin e parë dhe më me ndikim të Nisbetit, “The Quest for Community”. Në fakt, “Konservatorizmi” e bashkon pothuajse të gjithë veprën e Nisbetit. Në të, Nisbeti, merret me shkaqet politike të tëhuajzimeve të shumta që qëndrojnë pas përpjekjeve bashkëkohore për komunitet. Shteti politik sovran është më shumë sesa thjesht një marrëdhënie ligjore e një superstrukture pushteti, është i pandashëm nga ndërhyrjet e tij të njëpasnjëshme në aleancat ekonomike, fetare, farefi snore dhe lokale të njeriut, si dhe nga zhvendosjet revolucionare të qendrave të pranuara të pushtetit. Nisbet-i deklaron se ndonëse fi lozofi të politike shpesh konceptohen në bazë të pikëpamjes që ato kanë për sa i takon marrëdhënieve të individit me shtetin, ai këmbëngulse një qasje më e dobishme do të përfshinte “strukturën e grupeve dhe të bashkimeve të cilat zënë një pozicion të ndërmjetëm mes dy entiteteve diametralisht të kundërta”.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky libër, edhe pse rrëfen për një vdekje, flet për jetën. Dhe na thotë se është më mirë të japësh se të mos japësh, madje edhe atëherë kur gabohesh. Nëpërmjet leksikut familjar, atij kodi privat fjalësh dhe mënyrash shprehjeje që e bën të veçantë çdo familje, "Nuk do t ju lë jetimë" na tregon se sa e pasur mund të jetë jeta, edhe atëherë kur në të lenë gjurmë ankthi dhe pasiguria. Me një mall të pashuar, duke ruajtur ekuilibrin midis mallëngjimit dhe zbavitjes, Daria Bignardi rrëfen një histori të ëmbël dhe ironike, tërheqëse si një fotografi bardhë e zi, e gjallë si një përqafim: një histori e drejtuar papritmas mbi ekranin e kujtesës, pikërisht atëherë kur protagonistja ndahet nga jeta. Historia e një dashurie më të fortë se mungesa, një tregim në të cilin kushdo, edhe pse zëri i rrëfyeses është absolutisht i veçantë, në mënyrë të pashmangshme do të gjejë vetveten.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
"Policët përdorin kërcënimin e gjobës për të marrë bakshishe, nxënësit kopjojnë në provime, udhëheqësit tanë kanë lidhje jashtëmartesore dhe ekonomia rrezikohet nga skemat piramidale: të gjitha këto gënjeshtra e mashtrime janë të kudogjendura, në vendin tonë, por edhe në vende të tjera. Ato janë gjendje njerëzore të pashmangshme. Nëpërmjet kërkimeve dhe eksperimenteve origjinale, autori zbulon cilat janë arsyet e vërteta të këtyre sjelljeve irracionale dhe tërësisht njerëzore. Shumica e njerëzve e konsideron veten të ndershëm, por në fakt, ne të gjithë mashtrojmë. Askush nuk ka imunitet dhe, në shumicën e rasteve, sjelljet e pandershme nuk bazohen në llogaritje përfitimesh, por në shtysa irracionale, për të cilat zakonisht jemi të pandërgjegjshëm. Pandershmëria ndikon në botën tonë personale, profesionale dhe politike, edhe kur kemi opinionin më të lartë për veten tonë. Megjithatë, jo gjithçka është e humbur. Autori identifikon edhe çfarë na bën të jemi të ndershëm, duke treguar kështu rrugën drejt një etike më të pranishme në jetët tona të përditshme. I bazuar në fakte dhe kërkime shkencore, ky libër do të ndryshojë mënyrën se si perceptojmë veten dhe veprimet tona dhe të tjerët. "
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në vitin 1506 Erazmi i Roterdamit, bëri një udhëtim në Itali, që e kishte dëshiruar shumë kohë më parë, dhe vizitoi shumë qytete të atij vendi, nga Torinoja në Romë. Si u kthye në Angli, mysafir i mikut të dashur Thomas More, shkroi esenë e famshme "Lavdërim i Çmendurisë", në të cilën, me një stil plot gjallëri e tërheqës, shprehte krizën morale të epokës së vet, duke përdorur me mjeshtëri të rrallë alegorinë e paradoksin. Protagonisti i veprës është “Çmenduria”, që flet në vetën e parë para dëgjuesve, duke marrë në analizë (mund të themi duke marrë nëpër gojë) veten e botën, pa kursyer askënd. Fjalët e saj tingëllojnë tallëse e me dy kuptime. Çfarë na qenka çmenduria? Padituria e njeriut të thjeshtë, qe rron në harmoni me natyrën, larg sofizmave të intelektualit të stërholluar, apo dituria e rreme e nderuar dhe e ngritur në qiell nga bota.
Çmimi: 550 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania