titleToAlt
Vëllimi i dytë Veshje Popullore Shqiptare paraqet veshjet e rretheve :Përmet,Kolonjë,Korçë bërë nga Abaz Dojaka,Skraparë,Gramsh,Pogradec,bërë nga Yllka Selimi dhe Librazhdi nga Mark Tirta.
Çmimi: 5000 Lekë
titleToAlt
“Libri i Dr. Berishajt në konceptin e tij të gjerë përfshin disa dimensione relevante, si në diskutimin e temës së kufijve në nivel të përgjithshëm dhe në diskutimin e problemit të kufijve shqiptarë. Historia, aspektet etnike, shkenca politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, kulturologjia, aspektet ligjore ndërkombëtare përfshirë të drejtën për vetëvendosje të popujve, problemet e nacionalizmit dhe keqpërdorimet e saj trajtohen në mënyrë kompetente dhe të balancuar. Megjithëse fokusi është disi në kufijtë e Shqipërisë dhe të "problemit kombëtar të shqiptarëve", një komb i ndarë, libri nuk është shkruar në asnjë mënyrë si një "pretendim", por si një studim objektiv i problematikave të kufirit të njëpasnjëshëm , në veçanti në rastin e kufijve shqiptarë. Ky, objektiviteti dhe neutraliteti shkencor përveçe është qasje e gjerë dhe multidisiplinare, është edhe cilësia kryesore e librit. Ky është një kontribut i rëndësishëm për të kuptuar problemet e kufijve shtetërorë në përgjithësi dhe për të kuptuar problemin "problem shqiptar" në veçanti.” - Prof. dr. Ernest Petrič.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Në këtë trajtesë synohet të bëhen disa sqarime për etnokulturën shqiptare në dukuri të veçanta, nga më të ndryshmet, po të lidhura shumë në mes tyre. Çdonjëra prej tyre nuk mund të ndriçohet në thellësi e në gjithanëshmëri, pa u parë në lidhje të ngushtë me shumë shfaqje, nga më të ndryshmet, të jetës shoqërore, e lidhur ngushtë me disiplina të ndryshme që studjojnë të kaluarën e të tashmen e mënyrës së jetesës e të organizimit shoqëror në shekuj. Etnokultura apo shkenca që e studjon këtë: etnologjia, në studime të ndryshme është e lidhur shumë me historinë, me gjuhësinë, me sociologjinë, me kushte të veçanta gjeografike, me burimet ekonomike.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Mehrani, gjashtë vjeç, hyri në sallonin e apartamentit të Kabulit, mori shenjë Xhenin me pistoletën lodër dhe qëlloi.  Vëllai ynë është vajzë thanë ngadalë teksa pohonin me kokë tri motrat.  Po, sigurisht mendoi Xheni, ndërsa priste Azitën, nënën e katër fëmijëve dhe pjesëtare e parlamentit afgan. Duhet ta intervistojë për një reportazh rreth përparimeve në fushën e të drejtave të grave. Më vonë, teksa shfletonte albumin e familjes, Xheni zbuloi misterin e bacha posh,  vajzat që vishen si meshkuj siç i quajnë afganët. Mehrani ishte një prej tyre. Nuk ishte e lehtë për Xhenin të mblidhte informacione, sepse afganët nuk flasin me të huajt për këtë gjë.  Segregacioni nxit krijimtarinë i kishte thënë dikush.nJanë të shumta këto vajza të fshehura, meshkuj për sytë e botës, të detyruara të bëhen gra për t u martuar dhe për të bërë fëmijë kur hyjnë në moshën e pubertetit. Disa prej tyre rebelohen dhe bëjnë çmos që të mbeten burra, si Shadedi që është pjesëtare e një trupe paraushtarake. Apo si Naderi që nget motorin dhe makinën dhe që, tani që mbushi 35 vjeç, shpreson ta ketë kaluar moshën kur mund ta kërkojnë për grua dhe të mbetet burrë. Jam e lirë. Nuk dua të hyj në burg. Nga pena e një gazetareje fituese e Çmimit Pulitzer, historitë e disa bacha posh gërshetohen në tregimin koral emocionues e mbresëlënës për një qëndresë të nëndheshme dhe njëqind përqind femërore.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një histori, që titulli e paralajmëron si një histori lokale, por që në fakt shtrihet e përfshin në vorbullën e vet vise e personazhe nga të gjithë trevat shqiptare. Akoma më shumë, një histori me dimension "ndërkombëtar", ku interferojnë faktorë të fuqishëm të botës mesdhetare e ballkanike, që nga Mbretëria e Napolit e Republika e Venedikut, e deri tek Perandoria bizantine e Paleologëve e Mbretëria serbe e Nemanjiçëve. Pra, një histori shqiptare, brenda problematikës së Shqipërisë së shekujve XII-XV, në të cilën autori kujdeset të ndriçojë e të evidentojë rolin vendimtar të faktorëve socialë e politikë vendas. Muzakajt, Balshajt, Matrëngët e të tjera familje feudale shqiptare gjejnë në këtë libër faqe të pashkruara të historisë së tyre.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Viktor Z. Bakillari, autori i librit “Historia e Shqipërisë” flet për çështje të tilla si: zanafilla e shqiptarëve, gjuha e shqiptarëve, vetë emri i trojeve Shqipëri. Gjithashtu ai analizon edhe aspekte të tjera të jetës së shqiptarëve si: traditat, doket, zakonet si dhe fjalët e urta dhe gojëdhënat popullore. Ai shpjegon në këtë libër edhe kush ishin ilirët, trakët, epiriotët, maqedonasit dhe shqiptarët. Gjithashtu ai flet për disa kronologji historike të popullit shqiptar ndër shekuj si për shembull: Vargu i kryengritjeve Arbëroro-Shqiptare, Familjet Princërore Shqiptare, Kostandini i Madh dhe lidhja me Perandorët ilirë, Epoka e Jusatinianit të I, Epoka e Skënderbeut dhe Shqipëria shoqërore në prag të Mbretërisë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni : numismatikë epiriote, një vështrim antropologjik mbi epiriotët, pak etnografi epitiote dhe konkluzioni për triptikun epirotik. Ky libër historik na flet për katër fiset ose klanet e mëdha shiptare, që janë: gegët, toskët, labët dhe çamët.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Hipoteza se emri kombëtar shqiptar e ka prejardhjen nga simboli emblematik i shqiponjës duhet të vlerësohet drejt dhe jo të lihet në harresë dhe të anashkalohet. Në mbështetje të kësaj hipoteze janë rregullat gramatikore të fjalëformimit, shumë materiale të herëshme historike dhe etnografike si edhe psikologjia mbarëkombëtare. Mbështetësit e hiptezës se etnonimi shqiptar vjen nga ndajfolja "shqip" përpiqen ta mbrojnë idenë e tyre jashtë rregullsive të fjalëformimit të gjuhës amtare, gjë që natyrisht e besueshmërinë ndaj kësaj hipoteze.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky studim me vlera shkencore, është i pari i këtij lloji, që ndërmerr një trajtim kaq të hollësishëm të kultit të shqiponjës, simbolit të Flamurit tonë Kombëtar, duke e parë në këndvështrimin e disiplinave të ndryshme shkencore si mitologjia, etnologjia etj, çka hedh dritë jo vetëm mbi lashtësinë e emblemës së flamurit kombëtar, por edhe ndriçon problemin e etnogjenezës së popullit tonë, duke hapur shtigje të reja për hulumtime të mëtejshme. Është e para herë, që në librin "Flamuri i Kombit Shqiptar", shpjegohet në bazë të hulumtimeve të suksesshme të bazuar në materiale konkrete arkeologjike e etnologjike, se cila është zanafilla e shqiponjës dykrenare, motiv që kombi ynë e ka edhe simbol të flamurit, që prej pesë shekujsh.
Çmimi: 1500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania