titleToAlt
Libri "Këtu ka qenë Roma" tregon jo vetëm dhe jo aq për gurët dhe piedestalet, sesa për historinë që qëndron pas tyre. Të kalosh pranë ndërtesës së Ministrisë së Financave, ku nuk ka ndonjë rrënojë antike, është një gjë e zakonshme, por është krejt ndryshe të mësosh, se në këtë vend, që quhej "Fusha e mallkuar", janë varrosur priftëreshat vestale (virgjëreshat e Vestës), të cilat kishin shkelur betimin e delirësisë. Edhe sot e kësaj dite kockat e tyre ndodhen aty nën tokë, fare pranë këmbëve tuaja. Përmes këtij libri synojmë të thërresim fantazmat e heronjve antikë nga faqet e shkrimeve të autorëve të lashtë dhe nga tekstet e mërzitshme shkollore dhe t'i vendosim ato në vendin që kanë pasur kur ishin gjallë, kur dashuronin, kur luftonin, kur bënin prapësira, kur shisnin dhe blinin si dhe kur thurnin intriga. Në qoftë së keni planifikuar një udhëtim në Qytetin e Përjetshëm, apo sapo jeni kthyer prej andej, ky libër do t'ju bëjë të udhëtoni nëpër Romën antike pa u ngritur aspak nga kolltuku juaj i rehatshëm.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Arrestimi!! A nuk duhet thënë se ai do të bëhej kthesë rrënjësore në jetën tuaj? Ç’është kjo rrufe e drejtpërdrejtë kundër jush?Ç’është kjo tronditje e paperceptueshme shpirtërore, të cilën jo kushdo mund ta përballojë dhe që shpesh kalon në çmenduri? Gjithësia ka kaq ëndrra, sa qenie të gjalla ka në të. Secili prej nesh është qendër e gjithesisë, por bota shkërmoqet, kur ju fishkëllejnë: "Jeni i arrestuar!" .. .Por truri i errësuar është i paaftë t'i përfshijë këto ndryshime të botës; edhe më të rafinuarit, madje edhe më të thjeshtët prej nesh në atë moment, nga e tërë përvoja e jetës, nuk janë në gjendje të shqiptojnë asgjë tjetër përveç se: -Unë?? Për ? Çfare?!?.. pyetje që me miliona e miliona herë është përsëritur para nesh, por që asnjëherë nuk mori përgjigje. ... Arrestimi… është një kapërcim befasues dhe i menjëhershëm, një zhvendosje, një rishtresëzim i habitshëm nga njëra gjendje në tjetrën. Ju. Ju... jeni i arrestuar! Dhe nuk gjeni dot as edhe një fjalë për t'u përgjigjur, përveç një blegërime të mekur. - U-unë?? Për cfarë??.. Ja çfarë është arrestimi: ai ngjason me shpërthimin verbues dhe goditjen, prej të cilave e tanishmja papritur zhvendoset në të kaluarën, kurse e pamundura shndërrohet në të tanishme me të drejta të plota. ... Arrestimi tradicional... vazhdon akoma, pas shoqërimit të varfanjakut: brutalitet i paparë për disa orë me radhë në apartament. Kjo do të thotë: shkatërrim i orendive, shqyerje edhe flakje të objekteve të varura në mure; përmbysje të rafteve dhe tavolinave, grisje librash e dokumentesh, shkelje qelqurinash me cizme dhe pirgje me sende të hedhura mbi dysheme. Asgjë njerë zore nuk vihet re gjatë kohë së bastisjes.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Sa vjeçë je ti? - e pyeste ndonjëherë Granzhi duke i lëmuar vetullat me gisht, i befasuar nga bukuria e saj shumë më tepër sesa nga një shakullinë e papritur, duke kapsallitur sytë para një drite tejet të fortë, ndërsa ajo qeshte me ate zë gryke dhe ia prishte flokët me gishtërinjtë e lehtë - por ai e kuptonte që pyetja e tij nuk kishte kuptim dhe se rinia në atë çast nuk kishte të bënte me moshën; ajo ishte më shumë një krijesë" përrallore, si bricjapët. ''Këtë vajzë e kam gjetur në pyll, mendonte dhe zemrën ia tejshponte një sëmbim i mrekullueshëm; ekzistonte një shenjë lidhur me atë: deti e kishte sjellë me valët e tij deri tek ai mbi nje korite guri; e ndiente për sa pak kohe ia kishin dhënë hua; vala që e kishte sjellë do ta rrëmbente përsëri.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
... "A na bën nje kolonë javore, si thua?", më pyeti i shkujdesur, duke kruar mjekrën e kuqe. Hm, tani, duke pasur parasysh kolonat e tjera dhe autorët e tyre, më dukej bezdi e madhe. Po une fillova, jo me një kolonë, por me një recension për Papa Hemingëay, të A. E. Hotchner-it. Pastaj, një ditë prej ditësh, mbas garave me kuaj, u ula dhe shkrova titullin, SHËNIME TË NJË PLAKU TË NDYRË, hapa një birrë dhe teksti u shkrua vetë. S'ishte ajo tendosje dhe ajo gdhendje e kujdesshme me një cope tehu të topitur, siç nevojitej për të shkruar diçka për The Atlantic Monthly. Po kështu, s'ishte nevoja thjesht për të bërë gazetari të dystë e të shkrehur (ëë, të gazetarizuar??). Dukej se s'kishte kurrfarë presioni. Vetëm të uleshe ndanë dritares, të pije një birrë dhe lëre të dale vetë. Ç'kishte për të ardhur, do të vinte... Charles Bukoëski
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
... Deri sot në arkivat osmane nuk ishin gjendur dokumente mbi Sabatai Zevin. Kjo është edhe arsyeja që mbi Sabatai Zevin ishin thurur aq shumë teori konspiracioni, saqë është pretenduar se i gjithë dokumentacioni mbi Zevin që ndodhej në arkivat osmane ishte zhdukur. Libri që keni në dorë provon se teza të tilla nuk qëndrojnë dhe se, nëse Arkivi Osman do të hulumtohet me imtësi, do të jetë e lehtë gjetja e dokumenteve tëe shumta mbi Sabatai Zevin. Në këtë punim gjithashtu janë trajtuar edhe çështje si emigrimi i hebrenjve në Turqi, aktivitetet e tyre në vendin tonë dhe personalitete të njohura hebrenjsh që dolën në skenë. Të gjithë këta u trajtuan sipas periudhave përkatëse. Ndërsa pjesa që flet mbi mjekët hebrenj është edhe e para e llojit të vet të cilën e kemi përpiluar në mënyrë të detajuar duke shfrytëzuar burimet e dorës së parë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Asnjehere s'e kam ditur tamam cdo te thote grua shume femerore apo burre shume burrnor, nese nuk eshte para se gjithash ai ose ajo qe dashurojme. Atehere, me premto. Me premto se brengen tende nuk do ta shnderrosh ne lehtesi, ne dredhi. Nje banese gri e qarkuar prej ferrash e rrenojash. Ah, jo! Nuk dua qe vdekja te fitoje me shume nga sa mund te marre me vete. Ti nuk do te mbyllesh me shtate pale kyçe prapa mureve te kujtimit. Nuk dua ta ndihmoj gurin. Kemi qene te lumtur dhe kjo na sjell detyrime kundrejt lumturise. Nuk di se çfare t'ju them tjeter pervec kesaj: une i dhashe gjithcka dhe tani e tere kjo me ka mbetur ne dore. Dashuria eshte e vetmja pasuri qe rritet me shkaperderdhje. Sa me shume te japim, aq me shume na mbetet. Une kam jetuar fale nje gruaje dhe nuk e di si mund te jetohet ndryshe.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libri i udhëtimeve të Evlija Çelebiut, emri i vërtetë i të cilit është Mehmed Zilli, na del përpara si një vepër me rëndësi të veçantë nisur nga fakti se ajo na paraqet një panoramë ekonomike, administrative, kulturore e historike të një pjese të konsiderueshme të hapësirës territoriale të Perandorisë Osmane të shek. XVII. Në vetvete, kjo vepër është një shembull dhe burim i dorës së parë të historisë kulturore të zonave e rajoneve që ai ka vizituar. Rëndësinë e kësaj vepre e tregon më së miri numri i madh i ribotimeve të saj, i përkthimeve në disa gjuhë të ndryshme dhe i një numri të madh artikujsh, shkrimesh, monografish të karakterit akademik që janë shkruar mbi këtë punim.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Libri i udhëtimeve të Evlija Çelebiut, emri i vërtetë i të cilit është Mehmed Zilli, na del përpara si një vepër me rëndësi të veçantë nisur nga fakti se ajo na paraqet një panoramë ekonomike, administrative, kulturore e historike të një pjese të konsiderueshme të hapësirës territoriale të Perandorisë Osmane të shek. XVII. Në vetvete, kjo vepër është një shembull dhe burim i dorës së parë të historisë kulturore të zonave e rajoneve që ai ka vizituar. Rëndësinë e kësaj vepre e tregon më së miri numri i madh i ribotimeve të saj, i përkthimeve në disa gjuhë të ndryshme dhe i një numri të madh artikujsh, shkrimesh, monografish të karakterit akademik që janë shkruar mbi këtë punim.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Jo, nuk mund të hyni dy herë në ujërat e të njëjtit lumë. Kjo është e pamundur. Mos u kapni fort pas diçkaje, kështu do të krijoni ferrin për veten tuaj. Kapja pas diçkaje është një ferr, kurse vetëdija që nuk fiksohet pas diçkaje, është parajsë. Me ndryshimin e gjendjes emocionale edhe vetëdija ndryshon, s'ka pse të jemi të pakënaqur, s'kemi pse të ankohemi, e tillë është jeta. Ju mund të luftoni, të përpiqeni sa të doni, por këtë nuk mund ta ndryshoni.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Vijne shumë, për te brendshmet përjetime pyesin, Nëse memeci ha karamele- Cila gojë do ta përshkruajë këtë shije? Gjuhën e memecit e kupton vetem memeci, Si i urti gezimin e tij. Atë vetëm i urti e sheh. Jo nga fjalët e shkruara, por përmes përjetimit: Kur nusja të pret krahëhapur të gjithë tëftnarit zhduken. Atë që mund ta shikosh, nuk mund ta tregosh; Ajo që thuhet, nuk mund të dëgjohet; Atë që mund ta degjosh, nuk bën ta shpjegosh. Pse janë atëherë gjuha, sytë, veshët? Ajo që eshtë plot, bëhet e zbrazët;Ajo që është e zbrazët, mbushet. Bosh, plot- asgjë nuk mund të jetë themeli. Ky është, pra, përjetimi. Ç'mrekulli! Kqtë askush nuk ka mundur ta tregojë. Tregojë- e megjithatë ky është sekret. As Knrani, as Vedat nuk munden ta shprehnin këtë. Nëse do ta tregoj unë - cili do të degjojë ateherë?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dashuria nuk përcaktohet nga sasia, po nga cilësia. Dashuria rritet kur ju e ndani me dikë/ dhe vdes kur e mbani në vetvete. Nëse jeni dorështrënguar në dashuri -ajo do të shuhet. Harxhojeni veten tuaj. S'ka rendesi kujt ia jepni dashurine tuaj - ky mendim e varfëron mendjen. "Do t'ua fal dashurinë njerëzve me cilësi të caktuara", -thotë koprraci. Ju nuk e kuptoni se brenda jush ka shumë dashuri, një re e tërë, për të cilen s'ka rëndësi vendi ku do të derdhet: mbi gurë, kopshte, oqean.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pastrimi është një meditim më i thellë se përgatitja. Njeriu do ta kishte të lehtë të përgatitej, por pastrimi presupozon një zhytje më të thellë në meditim, zhytje të plotë, që të transformohet gjithcka e padenjë tek njeriu. Të gjitha ndjenjat si urrejtja, zilia, makutëria kanë energji. Kur këto ndjenja zhduken, energjia e çliruar ju jepet në formë të pastër. Kurse ndjenjat e padenja me të vërtetë mund të zhduken. Makutëria shndërrohet në mëshirë e bujari, urrejtja - në dashuri. Të gjitha të metat shndërrohen në një kopsht të lulëzuar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Nga thellësitë e së ardhmes gjatë kësaj jete absurdë që kisha berë, një frymë e pakuptueshme ngjitej drejt meje duke kapërcyer vitet e pajetuara dhe kjo frymë rrafshonte në udhë e sipër gjithçka më shtrohej përpara në ato vite po aq të zbrazëta që po jetoja. Ç'rendesi kishin për mua vdekja e të tjerëve, dashuria e një nëne, ç'rëndesi kishin për mua Zoti i tij, fatet që zgjedh kur unë zgjidhem nga një fat i vetëm dhe bashkë me mua edhe miliarda të privilegjuar që, njësoj si ai vetë, quheshin vëllezerit e mi. A e kuptonte, a e kuptonte ai ketë? Të gjithë ishin të privilegjuar. Kishte vetëm të privilegjuar. Edhe të tjerët do të dënoheshin një ditë prej ditesh.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Të duash dikë nuk është një gjendje e vetëdijshme, por rrjedhim i veprimeve të përditshme, të pandërprera, i cikërrimave të pakuptueshme si shkelja e syrit, mbajtja e frymës dhe mjekra e ulur butësisht gjatë puthjes. Buzëqeshje gjatë takimit, të sinqerta, që përsëriten vazhdimisht e vazhdimisht. Të duash dikë nuk është e lehtë. Ajo është gjurmim për pranim, ndjekje pa u lodhur për t'ia arritur qellimit. Dashuria është një punë e vështirë, që nuk e duron dot mungesën e sinqeritetit. ... Ajo është e aftë vetëm për veprime; për një mori reagimesh nga më të voglat. Mornica në trup pa fund e pa fund. Marrje e frymës dhe prekje vazhdimisht e vazhdimisht. Kaq shumë prekje, saqë në trup nuk mbetet vend i lire pa u prekur. Dhe më pas përseri edhe një herë. Vite, vite pa mbarim prekjesh.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
U mbështeta në karrige. Shijoja ngrohtësinë. Shpejt ndjeva se do të ndodhte diçka e bukur dhe do të humbisja ndjenjen e realitetit. Dhimbja pushoi, por nuk u zhyta në erresirë e ruajta vetëdijen. Shikoja shtellungat e avullit në driten e qartë të llambave halogjene dhe e kuptova menjëherë se jam brenda një shtylle të ndritshme avulli të pafund, se kam qënë gjithmonë aty dhe gjithmonë do të jem aty, i gjatë dhe i plakur, i shkrirë plotësisht në ciklonin e avullit, nga i cili formoheshin pjesë të ndryshme të gjithësisë. Fluturoja pranë tyre dhe mahnitesha. Pata ndjesinë se kjo vazhdoi pafundësisht gjatë, ndoshta javë të tera, derisa pashë para vetes një figure të zhveshur, të erret shumë të kërrusur. Avulli ia turbullonte tiparet. Kishte duar të dobeta dhe bark të fryrë. Floket pothuajse i kishin rënë. Ai u kthye dhe me tha diçka, pastaj lau dhëmbët para pasqyres. Shtypi shkumen e rrojes dhe u rrua me kujdes. Levizjet i kishte të ngadalshme dhe i merrej fryma. Pastaj u ul, e shtyu veten dhe fluturoi. Ishte një pamje mahnitese. Ndjeva lehtësim, duke e parë atë të ngrihej lart. Dhe atëherë ndodhi dicka e ankthshme. Fillova të ngrihem. Trupi i kalbur më mbeti në banjë. Vrojtoja si një vezhgues anesor. Në mes rrinte midis avullit një figure e shtypur
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Mëpërmjet një analize të thellë të përfshirjes dhe zhvillimit të bankingut të madh të investimeve në kategori të ndryshme të institucioneve financiare, libri synon t’u japë lexuesve një hartë të risisë financiare e të zhvillimit të industrisë financiare aktuale të Kinës, si dhe të paraqesë një panoramë të mënyrës sesi institucionet financiare marrin pjesë aktivisht në bankingun e investimeve duke përshtatur sjelljet e tyre ne skemat rregulluese. Për këtë arsye, libri nuk ndihmon vetëm praktikuesit financiarë për të patur një kuptim gjithpërfshirëse dhe të thellë të shërbimeve aktuale financiare, por edhe hap një dritare për lexusit e thjeshtë që janë të interesuar për tregum e madh financiar në Kinë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Ishte urdhër i Zotit të merrje pjesë në luftë, të luftoje me ata që e kishin të detyruar të ishin në shërbimin dhe urdhrin e Islamit. Kur'an-i i Madhërieshem ishte udhëheqesi i madh. Duke u quajtur si shembulli më i mire, ai shikohej si i vetmi burim i dijes, ai ishte libri i shenjtë, Kur'an-i i madhërishëm; një sundimtar, nëse mban mbi kokë Kur'an-in e Madherueshem, nësë e do, e respekton, nëse tregon besnikeri ndaj librit që midis faqeve të tij mban rregullin hyjnor, që shpall ekzistencen më të lartë, sigurisht populli i shtetit të tij përfshin vite lumturie dhe qetesie.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Prof. Yan ka shkruar një liber provokues dhe ka krijuar një strategji për ndërtimin e një strukture bipolarë me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara si një pol. Strategjia që ai propozoi për Kinën ishte krijimi i një aleance politike dhe ushtarake per të përballur aleancën e SHBA. Ai argumenton se Kina duhet të krijojë një seri të re të normash të rendit ndërkombëtar, që duhet të bazohet në konceptet e "korrektësisë", "drejtësisë" dhe "qyteterimit" që rrjedhin nga mendimi tradicional kinez. Ai beson se këto koncepte janë më të larta se vlerat universale të "barazisë", "demokracisë" dhe "lirisë". Politikebërësit dhe dijetarët në Shtetet e Bashkuara, Perendim dhe Azi duhet ta lexojnë me kujdes këtë libër për të kuptuar "realizmin moral" që ka shpjeguar Prof. Yan. Shprehja e jashtme e kësaj ideje të re është nacionalizmi akut
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në gjuhën e Reshat Ekremit historia është më e gjallë, më e bukur dhe më e magjishme se jeta reale... Sulltanesha Kosem është nga gratë më të famshme të historisë Osmane. Duke qënë Sulltanesha e vërtetë e Sulltan Ahmetit, nëna e Sulltan Muratit IV dhe Sulltan Ibrahimit, si dhe gjyshja e Sulltan Mehmetit IV, ajo u bë një nga shtyllat kryesore të Sarajeve Osmane për shumë vite me radhë. Ajo ishte burimi i një force të jashtezakonshme dhe vrasese e fëmijëve të saj! Reshat Ekrem Kocu u servir lexuesve jetën e larmishme e të mbushur me intriga të Sulltaneshes Kosem. Historia e kësaj vajze rume këmbezbathur që do të behet një nga gratë më të fuqishme dhe më të pasura të botës, nën penen e Reshat Ekrem Kocit fiton një shije tjetër.
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania