titleToAlt
Në Anglinë e ditëve të sotme shtrigat jetojnë përkrah njerëzve. Janë Shtriga të Bardha, të cilat janë të mira, si dhe Shtriga të Zeza, të cilat janë të këqija, por Natani gjashtëmbëdhjetëvjeçar ua ndryn aftësitë të dyja palëve.I ati është shtrigani më i fuqishëm e më mizor në botë, ndërsa e ëma i ka vdekur. Natanin e ndjekin shtrigat kudo. I mbërthyer në një kafaz, i rrahur dhe prangosur, atij i duhet të arratiset para se të mbushë të shtatëmbëdhjetat dhe të marrë tri dhuratat nga i ati e mandej të veprojë i lirë si shtrigan ose përndryshe do të vdesë. Por si mund ta gjejë Natani të atin, kur çdo veprim i tij gjurmohet, kur nuk mund t`i besojë askujt, as të dashurve të tij e madje as vajzës që dashuron. Ky libër është aq i mrekullueshëm, sa nuk mund të ndaloja së lexuari. Personazhi kryesor, Natani, është një Gjysmëkod ose, më saktë, Gjysmështrigan i Zi e Gjysmështigan i Bardhë. Ai është rritur me Shtrigat e Bardha, por ato e përbuzin. Në fund e mbyllin në një kafaz. Zemra ime vuan për Natanin, i cili, ndonëse nuk ka bërë asgjë të keqe, e trajtojnë si kafshë vetëm e vetëm për shkak të asaj që ka bërë i ati. Stili i romanit është pak i çuditshëm dhe të duhet të mësohesh me të, pasi çdo gjë tregohet nga perspektiva e Natanit, por sapo mësohesh me këtë mënyrë rrëfimi, nuk ndahesh dot prej tij. Prandaj fillojeni, provojeni dhe keni për ta parë!-Library Canaryn Libri tregohet në kohën e tashme, me fjali të shkurtra, por të gjalla. Dy bijat e mia, njëra 14 dhe tjetra 10 vjeçe, që të dyja lexuese të etura dhe të zellshme, bënë garë se kush do ta mbaronte më shpejt librin dhe që të dyja e pëlqyen tej mase. Ja çfarë thotë njëra prej tyre: Gjysmëkeqi është një libër i shkëlqyer. Romani ka një subjekt të qartë, një zhvillim intensiv e dinamik personazhesh dhe shumë pasazhe mjaft tërheqëse. Kam mbetur e magjepsur prej personazhit kryesor dhe personazheve të tjerë gjithashtu. Pres me padurim për vazhdimin e librit! -Vine Voice
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
3 shtator, 1940. Dhjetë Fëmijë të Veçantë arrijnë t'i shpëtojnë një ushtrie shpirtzbrazëtish. Vetëm një njeri mund t'i ndihmojë fëmijët, por ajo ka mbetur e bllokuar në trupin e një zogu. Udhëtimi i jashtëzakonshëm që zuri fill në librin "Sekreti i shtëpisë në ishull" vazhdon teksa Xhejkob Portman dhe shokët e tij marrin rrugën drejt Londrës, qyteti i veçantë i botës. Atje, ata shpresojnë të gjejnë shërim për njeriun më të dashur për ta, zonjushën Fajkoi. Por në këtë qytet të shkatërruar nga lufta, në çdo cep fshihen të papritura të tmerrshme. Përpara se Xhejkobi t'i shpjerë fëmijët e veçantë në një vend të sigurt, ai duhet të marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me dashurinë e tij për Ema Blumin. "Qyteti i magjepsur" i tërheq lexuesit në një botë e pasur imagjinare të telepatisë dhe ndërthurjes së rrathëve të kohës, me personazhe me aftësi të jashtëzakonshme, trajtëndryshuese, me fantazma, qenie të mbinatyrshme e kafshë që flasin. Njësoj si romani i mëparshëm, edhe ky libër i dytë i serisë së Fëmijëve të Veçantë, përzien fantazinë drithëruese me fotografi të vjetra të pabotuara kurrë më parë, me qëllimin për të krijuar një përvojë leximi të papërsëritshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Do të mundet Kasandra të provojë se nuk gënjen? Kasandra është e vendosur të ndihmojë njerëzit të ndjekin fatin e tyre, por askush nuk i beson profecitë e saj. Atë, madje, as nuk e lejojnë të shkruajë fatet që mbajnë brenda biskotat e shitura nga Furra e Orakullit e familjes. E vendosur të provojë të kundërtën – dhe t’u japë një mësim të mirë disa moshatarëve të saj – Kasandra dërgon disa parashikime të veçanta në Akademinë e Malit Olimp. Dhe këto bëhen realitet... në disa mënyra krejt të paparashikuara!
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Fillon me mungesë dhe dëshirë. Fillon me gjak dhe frikë. Fillon me një zbulim shtrigash. Një botë shtrigash, demonësh e vampirësh. Një dorëshkrim që ruan sekretet e së shkuarës dhe çelësin e së ardhmes së tyre. Diana dhe Methjui - dashuria e ndaluar në thelb të rrëfimit. Diana Bishopi është e fundmja e Bishopëve, një familjeje magjistarësh të fuqishëm, por ajo e ka mohuar magjinë e vet që nga vdekja e prindërve dhe i është futur rrugës akademike. Shkon në Oksford për të studiuar dorëshkrimet alkimike në Bibliotekën Bodliane. Paqja e saj ndërpritet shpejt, kur njëri prej librave që gjen në bibliotekë rezulton të ketë qenë i humbur prej 150 vitesh dhe kërkohet nga magjistarët, demonët dhe vampirët... aq sa shumë janë gati të vrasin për ta shtënë në dorë. Krijesa e parë që i afrohet Dianës pas këtij zbulimi është Methjui, një vampir tepër i vjetër dhe, si ajo, studiues, i cili duket sikur vetëm dëshiron ta mbrojë historianen e re. Harknesi krijon një rrëfim përthithës që shkon nga Oksfordi në Paris e në Nju Jork, duke depërtuar në familjet dhe historitë e ndërlikuara të Dianës dhe Methjuit.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Hija e rëndë, e ish- burrave të pushtetshëm, është çjerrur nga rrëfimi i grave, që ata përdorën në shtrat për të kënaqur veset e tyre. Ato e kanë treguar të vërtetën në ditare, në intervista, në libra. Del qartë në ato rrëfime se ish- diktatorët e shek XX, janë çmitizuar nën këmbët e këtyre grave. Del qartë në ato rrëfime se ish- burrat e gjithëpushtetshëm, ish- burrat më të dhunshëm të kohës, veç shpirtit të dhunës, kishin dhe diçka tjetër të përbashkët, perversitetin. Në marrëdhëniet me gratë ata ishin të çuditshëm, kompleksivë, të shthurur, të dhunshëm, xhelozë e perversë. Ata kanë pasur lidhje me femra 20 vjet më të reja. Ata kanë pasur fëmijë të jashligjshëm, përveç martesave dhe bashkëjetesave. Disa prej tyre janë burgosur për përdhunime e jo për arsye politike (siç e kanë justifikuar veten ata). Gratë (dhe të dashurat e shumta) e Leninit, Stalinit, Hitlerit, Titos, Mao Ce Dunit, Milosheviçit. Për këto informacione kanë ndihmuar me rrëfimet e tyre historianët, biografët që të ndërtojnë historinë e vërtetë të jetës intime të diktatorëve të shek XX. Brenda kësaj historie tregohet se Lenini jetoi për më shumë se një dekadë, në shtëpi me bashkëshorten dhe të dashurën e tij. E detyroi gruan të bëhej shërbëtorja e të dashurës së tij. Stalini kishte një kompleks të madh për pamjen e tij të shëmtuar. Këtë e kompensonte me këngëtaret e operës së Moskës të cilat ia çonte në shtrat sigurimi dhe ai i trajtonte me një dhunë çnjerëzore.Mao Ce duni u fiksua pas vajzave 15- vjeçare, të virgjëra të cilat i mblidhnin anekënd Kinës për t’ia çuar atij në shtrat. Sepse vetëm kështu ai mund “të luftonte” pleqërinë që i avitej gjithnjë e më shumë. Musolini s’është gjë tjetër brenda kësaj historie, veçse një manjak që seleksiononte femrat. Ndërsa Hitleri ka rreth vetes ende shumë mistere…ishte apo nuk ishte homoseksual, pse ndihej inferior për disa veçori fizike. Të gjitha këto dëshmi grash, që zbulojnë lakuriqësinë e diktatorëve janë mbledhur nga Rajna Kovaçi në librin “Diktatorët, burra të pangopur me gra”. Për të realizuar këtë libër Rajana Kovaçi ka gërmuar në literaturën e gjërë botërore për të marrë gjithë ç’i nevojitej për të treguar pakëz jetë intime për këta burra, edhe në shqip. Gjithçka që nis nga fëmijëria e tyre me probleme, me vuajtje, me prindër të shthurur, të divorcuar, të dhunshëm…rrëfehet ndër faqet e këtij libri.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
"Libri më i rëndësishëm për publikun amerikan mbi seksualitetin njerëzor, që prej kohës së botimit më 1948 të librit të Alfred Kingsley - it: "Sjellja seksuale e gjinisë mashkullore".-Dan Savage "Ky libër është një dallgë ndryshuese për pjesën më të madhe të atyre ideve të mëdha që ekzistojnë mbi natyrën njerëzore: se varfëria është një pasojë e pashmangshme e jetës në tokë, se njerëzimi është prej natyre i keq, dhe më e rëndësishmja, se njerëzimi evoluoi drejt monogamisë... Ai arriti të shkatërrojë pothuajse secilën prej këtyre nocioneve të kësaj displine, duke bërë një kthesë epokale të paarritur as edhe nga emrat më të mëhenj të shkencës në këtë fushë..."-Kate Daily "Zbavitës, i mprehtë, hokatar...libri është një skandal në kuptimin më të mirë të fjalës, pjesët e tij më të mira ju duhet t'i lexoni me zë të lartë e do të kuptoni se do të keni riparë më në fund idetë tuaja mbi nevojat më urgjente të njerëzimit."-Newsweek
Çmimi: 1250 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania