titleToAlt
Trashëgimia Ortodokse në Shqipëri" është numri i parë i një gjerdani të veçantë botimesh që revista kulturore periodike "Art & Trashëgimi" ia kushton trashëgimisë kulturore dhe historike të komuniteteve fetare në vendin tonë. Ky botim u realizua falë bashkëpunimit të stafit të revistës "Art & Trashëgimi" me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Shoqatën Shqiptare të Studimeve Bizantine. Emra të njohur në fushën e historisë, religjionit, arkitekturës, restaurimit, arkeologjisë, arteve të zbatuara, muzikologjisë, paleografisë dhe kodikologjisë, historisë së artit dhe letrave, si Kryepeshkopi Anastas, Hirësi Joan Pelushi, Aleksandër Meksi, Pirro Thomo, Kostantinos Giakoumis, Dhori Qiriazi, Lida Miraj, Shaban Sinani, Andi Rembeci, Skënder Muçaj, Sokol Çunga, Vladimir Myrtezai, etj. Kanë kontribuuar me penën e tyre, duke i ofruar lexuesit një botim të çmuar historik mbi trashëgiminë e Ortodoksisë në Shqipëri. "Art & Trashëgimi" është një botim dygjuhësh, në shqip dhe anglisht, që promovon trashëgiminë kulturore, historinë dhe artet e bukura në Shqipëri. Përmban informacione, artikuj historikë, analiza, reflektime si dhe ese të penave më të njohura të fushës. Anglisht: Art & heritage has just published “Orthodox Heritage of Albania”! This publication is an indispensable contribution aiming to first recognize and then preserve the history of the Christian heritage of Albania – a legacy of faith that can be traced back to antiquity and christian civilizations, which our modern world must protect with a passion and regard with respect, as it is part of the treasures that have made our identity. The archbishop Anastas, Joan Pelushi, Aleksandër Meksi, Pirro Thomo, Kostantinos Giakoumis, Dhori Qiriazi, Lida Miraj, Shaban Sinani, Andi Rembeci, Skënder Muçaj, Sokol Çunga, Vladimir Myrtezai, Elio Hobdari, Ylli Drishti etc. with their articles have contributed to an important publication on the orthodox heritage of Albania. It has been difficult to track the history of the Christian orthodox heritage in Albania in the context of various political, religious, geographical and cultural entanglements that the country has known, but through this publication we hope to introduce the public to the values and trajectory of the orthodoxy from its origins in Albania to now; how it came to be, how it spread and develop and how, for about a quarter of a century it secretly survived the communist regime. What about its renewal after the fall of communism? Art & Trashëgimi, is a bilingual publication, in Albanian and in English, is a historical and cultural magazine to promote the Albanian Cultural Heritage and Fine Arts. In the field of the publications, Art & Trashëgimi (Art & Heritage) is filling a gap for the promotion of historical and heritage sites of Albania.
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
Zoti është i hapur ndaj lutjes dhe pendimit tonë Duhet të kujtojmë se Zoti nuk vendosi midis Tij dhe nesh ndonjë Kerubin me shpatë të zjarrtë. Përkundrazi, Ai është i hapur ndaj lutjës dhe pendimit tonë dhe dera për tek Ai kurrë s'ka qenë e mbyllur. Ai është gjithmonë me ne dhe me durim pret dëshirën dhe, sigurisht, përpjekjet tona për të shkuar tek Ai. Adami do të donte të kthehej në parajsë e të pajtohej me Atin Qiellor, por kjo qe e pamundur; ne, ndryshe nga paraardhësi që mekatoi, mundet te rindertojme marredheniet me Zotin ne gdo kohe, sepse Ai eshte gjithmonë i gatshëm të pranojë pendimin tonë dhe në këmbim të na jape falje atërore. Predikim në Javën e të Lidhurit të Djathit (22 Shkurt 2004)
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Arkeologjia përfundimtare e kishës, ose ecclesia, ishtë pallati qiellor. Ishte vetë gjithësia që konsiderohej si një strukturë e madhe, njëstrukturë në të cilën të gjitha gjërat jetonin dhe ekzistonin për të nderuar krijuesin e tyre. Në simbolizmin gnostik, hyjnitë egjiptiane u përdorën shumë për të njëjtin qëllim. Një nga transmetimet që kemi në pothuajse të gjitha pjesët e botës është transmetimi i Isis, nëna e madhe e mistereve. Isis është, dhe gjithmonë ka qenë, emblema e traditës ezoterike vetë. Isis është nëna gjithnjë e frytshme e mençurisë, Virgjeria e Sophia e kabalisteve dhe troudvareve. Ajo eshte Maha Maya, nena e Budes, sepse të dyja si Maya dhe Maria kanë të njëjtin kuptim, ujë. Ajo është uji i jetës. Më së shumti ajo është simboli i disiplinës mistike që duhet të lindë heroin e botës, të Shelbuesit. Isis ishte nëna e Horusit, i cili hakmerrej për vrasjen e babait të tij. Në të gjitha këto fe, i afti, mistiku, i ndriçuari dhe i iniciuari ka lindur nga hapësira e nënës së madhe, në mitrën e misterit shpirtëror universal.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Darma është natyra e brëndshme, e cila ka arritur brenda secilit prej nesh një fazë të caktuar të zhvillimit dhe shpalosjes." Annie Sesant Njeriu e sheh veten të ndarë nga e gjithë shoqëria dhe bota, por pëmes këtij libri do të kuptojmë se nuk jemi të ndarë nga asgjë dhe se jemi të lidhur me gjithcka. Fija e artë e cila na lidh me ço gjë është Darma dhe mënyra me të cilën ajo funksionon është Karma. Për secilin lexues ky libër është një portë që të fton të njohësh vetveten dhe rolin tënd në këtë botë dhe njëkohësisht merr rolin e një manual,i cili na tregon përmes miteve dhe shembujve praktik se cfarë do të thotë të jetojë dikush me të vërtetë, të gjejë arsyen e jetes së tij duke u bërë kështu një me Darmën.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
A ka vetëm një zot? Pse duhet të vuajnë njerëzit? Çfarë ndodh mbasi vdesim? Miliarda njerëz në mbarë botën e gjejnë kuptimin te feja, por cilat janë idetë që i mbështesin këto besime dhe si janë zhvilluar ato? I shkruar me një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për të gjithë, Libri i besimeve fetare parashtron gjithë besimet e mëdha të botës me shpjegime të shkurtra e të sakta që na njohin me parimet themelore të doktrinave fetare. Është i pajisur me ilustrime të veçanta që u japin krahë perceptimeve që kemi për besimet fetare.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër është e rrallë në llojin e vet, për shkak të analizës që i bën At Anton Harapi botës shpirtërore të shqiptarëve dhe domosdoshmërisë për rritjen e nivelit të vetëdijes dhe besimit. Kjo vepër konsiderohet një kontribut në trajtimin mendor të shqiptarit.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
“ISLAMI, një religjion agresiv (?!)” është një libër studimor mjaft interesant, që vjen për lexuesin shqipitar nga studiuesi afetar Ibrahim Kelmendi. Ky duhet të jetë edhe studimi i parë në gjuhë shqipe, që shqyrton fenë islame (në shqip: islam -nënshtrim/skllavëri) si religjion dhe si dogmë, nga këndvështrimi islam dhe iluminist, duke i ballafaquar mes tyre. Kjo vepër polemizuese ofron informacion burimor islamik për Biografinë e "profetit" Muhamed (570 - 632?), si njeri "i rëndomtë", i cili më 1 shkurt ose 27 shtator 610 duhet të ketë ëndërruar në shpellën e Maht Hira (biizë Mekës), se i ka folur engjëlli Xhibril, i cili ia paskësh komunikuar gradimin "profet" nga ana e Allahut dhe ai ëndërrim, të ciht as vet Muhamedi nuk i ka besuar, tashmë besohet nga rreth një miliardë muhamedanë... Ky studim ofron, gjithashtu, informacion burimor (islamik dhe studimor) për Muhamedin si misionar (610-621), por edhe si komandant e udhëheqës i zoti, poligamist, pedofil, nekrofil, dhunues seksual, vrasës (622-632), etj. Libri përmban edhe shqyrtimin e kanunit zakonor beduin, i quajtur Kuran (shqip: recital), duke nxjerrë përfundime se është "vepër" tejet primitive, me kundërthënie, pasaktësi historike, broçkulla naive për krijimin e Gjithësisë, të "njeriut të parë" (Adamit), të "tokës së sheshtë", me përcaktime amorale, diskriminuese, pedofile, shoviniste, agresive, i sajuar nga Muhamedi dhe bashkëveprimtarët e tij dhe jo nga personazhi muhamedan, i quajtur Allah. Në këtë studim nuk ka hamendësime, por fakte dhe të dhëna burimore. Me shqetësim ekstra shtjellohet edhe rreziku i tanishëm nga agresiviteti i myslimanëve shqipfolës fundamentalistë dhe domosdoshmërinë për mbrojtje edhe të islamit paqësor tradicional nga agresiviteti i tyre, meqë si të tillë, ata janë rrezik potencial edhe për sulme terroriste...
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Duke na përshkruar këta portrete biblikë shenjtërie, Atë Antonio Maria Sicari ka dashur të na mësojë ta shohim edhe vetë Bilbën si libër ku flitet për shenjtër, në të cilin Shenjti e Shenjtërve është protagonisti kryesor. Kështu, edhe çdo libër tjetër shenjtërish, do të mësojmë ta shohim pothuajse si faqe të Biblës, në të cilat gjithnjë Hyji tregon se e vazhdon historinë e shëlbimit dhe se mbetet gjithnjë protagonisti kryesor. Duke u ndihmuar dhe nga arkeologjia dhe teologjia bashkëkohore, autori na ofron një mënyrë të thellë teologjike dhe historike të të shikuarit disa figura biblike. Kështu, persouazhet që jemi mësuar t’i njohim vetëm nga tekstet biblike, tani kemi mundësinë t’i shohim në mënyrë më të plotë e më të kuptueshme nga të gjithë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Ju keni në dorë mënyrën për të pasur një jetë magjike... E mbani mend kohën kur ishit fëmijë dhe besonit se jeta ishte e magjishme? E pra, jeta magjike është diçka reale, madje edhe më ngazëllyese, më frymëzuese e më interesante mga sa e imagjinonit kur ishit fëmijë. Po, ju mund t’i bëni ëndrrat tuaja realitet, ju mund të keni çdo gjë që dëshironi, jeta juaj mund të marrë ndriçimin e yjeve!Bashkohuni me mua në një rrugëtim të paharrueshëm njëzet e tetë ditor, gjatë të cilit do të zbulojmë për herë të parë se si mund t’i japim jetës sonë një pamje marramendëse. Aventura jonë fillon dy mijë vjet më parë, atëherë kur në shkrimet e shenjta u zbuluan disa njohuri jetë-ndryshuese. Për njëzet vjet me radhë, këto njohuri kanë qenë një mister për njerëzit. Pothuajse të gjithë ata që i kanë lexuar janë ngatërruar keq, madje dhe i kanë keqkuptuar...”-Rhonda Byrne.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Me përhapjen e islamit në mbarë botën, është bërë vështirësisht e dallueshme lidhja që bashkon një fe me një shoqëri a territor të caktuar. S’duhet harruar se sot, kryesisht në sajë të emigracionit, pothuajse një e treta e gjithë myslimanëve jetojnë në vende ku ata përbëjnë një pakicë. Duke na shpjeguar gjendjen në të cilën gjendet islami përtej kufi jve të tij tradicionalë, Olivier Roy tregon sesi e ashtuquajtura ringjallje islamike, apo “ri-islamizimi” në të vërtetë është kryesisht rezultat i përpjekjeve që bëjnë myslimanët që jetojnë në Perëndim për të afi rmuar identitetin e vet në një kontekst jo-mysliman. Kjo shpjegon përse neofondamentalizmi, që po fi ton terren para së gjithash, pikërisht ndër të rinjtë rrënjëdalë myslimanë që jetojnë në Perëndim, më shumë sesa një reagim ndaj oskidentalizimit, duhet parë si një pasojë e tij. Në fakt, siç na shpjegon O.Roy, sot në botën myslimane vërehet një skizmë mes lëvizjeve tradicionale myslimane, nga njëra anë, dhe militantëve rrënjëdalë, të cilët rreken të krijojnë një umma (apo bashkësi myslimane) imagjinare, që s’ka lidhje me ndonjë shoqëri apo territor të caktuar, nga ana tjetër. Olivier Roy sjell një tablo mjaft të detajuar të universit kompleks të lëvizjeve të shumta ekzistuese islamike, duke argumentuar se dukuria e fondamentalizmit islamik më shumë se sa reagim ndaj procesit të oksidentalizmit, përbën një produkt të globalizimit.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Ky është një libër për forcën më të madhe në univers – Fuqinë për të pasur gjithçka që dëshiron. Pa Fuqinë ti nuk do të mund të kishe lindur. Pa Fuqinë nuk do të kishte asnjë qenie njerëzore në planet. Çdo zbulim, shpikje dhe krijim njerëzor mundësohet nga Fuqia. Një shëndet i mirë, një marrëdhënie e shkëlqyer, një karrierë e admirueshme, një jetë e mbushur me gëzim dhe me para, aq sa të nevojiten për të bërë e për të pasur gjithçka dëshiron, të gjitha këto mundësohen nga Fuqia. Jeta e ëndrrave të tua ka qenë gjithmonë më pranë sesa e ke menduar, pasi Fuqia për të pasur gjithçka të mirë në jetë është brenda teje. Për të krijuar dhe ndryshuar gjithçka, të duhet vetëm një gjë: FUQIA.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Librat shkollorë të historisë japin ndihmesë në formimin e identiteteve dhe të kujtesës kulturore të nxënësve si qytetarë të ardhshëm të shtetit kombëtar. Gjithashtu, ato përmbajnë njohuritë e domosdoshme për të kuptuar dhe për të vlerësuar diskutimet publike mbi identitetin kombëtar dhe të shkuarën e kombit. Në krahun tjetër, idetë dhe këndvështrimet që dominojnë në diskutimet e tanishme publike mbi identitetet kolektive, historinë e kombit dhe mbi “të tjerët” e tij mund të përfshihen në librat shkollorë të historisë. Duke u nisur nga vëzhgimi se në Shqipërinë paskomuniste është diskutuar shpesh mbi përplasjen midis islamit dhe Evropës dhe mbi pasojat që ajo mund të sjellë për integrimin e kombit shqiptar në Bashkimin Evropian, autori në këtë libër heton ndikimet e ndërsjella midis paraqitjes së islamit në tekstet shkollore të historisë dhe ligjërimit të atyre intelektualëve publikë që problematizojnë marrëdhënien e islamit me identitetin evropian të kombit shqiptar. Hulumtimi orientohet nga dy pyetje të ndërvarura: a e mbështet rrëfimi historik i librave shkollorë idenë se islami është “tjetri” i identitetit evropian, dhe a i ka kushtëzuar teza e përplasjes së qytetërimeve njohuritë mbi islamin të përfshira te tekstet shkollore të historisë?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Kanuni i Lekë Dukagjinit” ose kanuni i malësisë është përmbledhja në një libër e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare të Shqipërisë së Veriut në rrjedhën e disa qindravjeçarëve.Thelbi i “Kanunit të Lekë Dukagjinit” janë fjalët e urta të dala nga goja e tij, që u ruajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë shekuj.Ato janë përçuar gojarisht nga brezi në brez. Ligjet e kanunit kanë shërbyer për më shumw se pesë qindvjeçarë si mënyra e themeltë e sjelljes shoqërore dhe vetëqeverisjes për klanet e Shqipërisë së Veriut, edhe atëherë kur rajoni sundohej nga Perandoria Osmane. Rëndësia e kanunit në historinë e popullit shqiptar mund të mbivlerësohet pak, por rregullat dhe normat e tij vazhdojnë ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm te shqiptarët. Forma e parë e tij e shkruar i referohet Lekë Dukagjinit, edhe pse ka ekzistuar që më përpara. “Kanuni i Lekë Dukagjinit” u mblodh nga At Shtjefën Gjeçovi gjatë viteve 1910-1925.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Përdorimi më i zakonshëm i çelësit të katërfishtë është aplikimi i një formule me 4-gërma,kombinimmi i katër gvrmave(pa marrë parasysh cilat) në mënyrën e mëposhtme:Gërma e parë është transferuar në mënyrë kabalistike në parimin akasa;gërma e dytë në botën mendore nëse është e nevojshme ,në trupin mendor ,në varësi të asaj që kabbalisti synon ta bëjë ;gërma e tretë në botvn astrale dhe gërma e katërt në botën materiale,qoftë drejtpërdrejt ose në mënyrë eukaristike.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Kur të gjitha gjërat janë në ngritje atëherë Perëndia është në qiellin e tij,dhe e gjitha kjo është e drejtë me botën .Kur të gjitha gjërat janë në rënie poshtë ,atëherë djalli mbretëron dhe i gjithë feri thyen lirinë .Dhe akoma çdo gjë është e njëjtë ,një gjë -jo dy gjëra-vetëm një gjë është funksionale.Dhe kjo është e gjitha për dritën dhe për errësirën.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Dhe drita shkëlqen përmes shikimt të pafund në sytë tanë tokësor.Dhe sa më shumë të bëhet dritë ,aq më shumë kuptojmë që hapësira nuk është ajo që duket për një kohë të gjate ,por është vetëm një simbol i asaj që është pas saj, dritë e cila është e rëndësishme për t'u kuptuar.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Te flasesh e te shpjegosh kete liber eshte ndoshta edhe me kot sesa te flasesh per rendesine qe ka vepra e Homerit per kulturen e antikitetit doro jonian apo per Biblen e Kuranin per krishterimin dhe besimin islam. Autori ka qene ndertuesi modern i ngrehines moderne te Frimasonerise ne SHBA. Ish gjeneral separatist i Jugut gjate Luftes Civile Amerikane dhe i vetmi prej tyre qe e ka bustin ne Ëashington. Ne SHBA thuhet se cdo bust mund te qellohet me domate ose veze, me perjashtim te bustit te Pikes. Edhe sot, kur dikush ne eliten amerikane do te thote mos u kruaj me kete ceshtje, thote: Mos u kruaj me 'Piken'. Libri eshte nje projektor i madh e i fuqishem drite mbi erresiren e shekujve. Pike ishte nje njohes i mire i 17-18 gjuheve te vjetra e te reja dhe ky liber eshte rezultat i nje pune te gjate e te palodhshme te stafit te tij. Morali që mban në këmbë ngrehinën shoqërore të çdo qytetërimi dhe metoda dyshuese tek një filozofi e caktuar e jetës apo besimi gnostik mbi origjinën e saj dhe Universit (feja) tek shumë popuj e qytetërime të vjetra të zhdukura në thellësitë e mjegullnajave të historisë njerëzore gati 8 mijë vjecare të këtij cikli jetësor apo pergjate ketij viti diellor (i gjatë gjithësej 26,6 mijë vjet), pasqyrohen tek ky libër i rrallë i ndare ne 32 kapituj, i kryqëzuar sipas shkallës së vështirësisë së simboleve dhe thellësisë së legjendave në kohë edhe me gradët e 33 shkallëve të Frimasonerisë, që drejtohej nga autori në Juridiksionin e Jugut. Thuhet se Albert Pike e mori Frimasonerinë nga legjendat, për dore, dhe e shndëroi atë nga një ‘kasolle e vjetër dhe e rënuar’ në një ‘qiellgërvishtës modern’. Të flasësh sot për Piken, është diçka e tepërt pasi, megjithë thashethemet a shpifjet e shumta që kanë erdhur nga organizatat antimasonike për personalitetin e tij të fuqishëm e aspak të zakonshëm, ai përsëri, ashtu si me bustin e tij stoik në Ëashington DC, ai qëndron stoik e i palëkundur, si një figurë poliedrike, si poliglot i rrallë dhe njeri shumë dimensional që ka treguar karakter gjeniu edhe në fusha të tjera, si në fushën ushtarake gjatë Luftës Civile në SHBA (është i vetmi strateg ushtarak i jugut separatist që është nderuar me një bust hijerëndë në kryeqytetin e kombit amerikan), në fushën juridike, etj. Sigurisht që të sjellësh këtë libër në shqip është një sipërmarje shumë e vështirë, gati gati sikur të sjellësh Homerin, dhe ne i pranojmë të gjitha vërejtjet që mund të na bëhen nga brezat e ardhshëm elitarë dhe sidomos nga lozhat e Frimasonerisë që po krijohen apo që do të organizohen më mirë në të ardhmen e shpejtë ne Shqiperi, ashtu sic ka ndodhur edhe tek të gjithë kombet e tjerë të civilizuar. Ky ishte një hap i parë i guximshëm i entit tone botues dhe sigurisht që ky botim mund të ketë vend për përmirësime, me lejen tonë. Më vonë, sigurisht që ky libër mund të rishtypet me hardcover dhe të qëndrojë si krenari në cdo lozhë shqiptare. Ne menduam si fillim ta shtypim në dy volume, pavarsisht se në origjinal ai është një libër i vetëm. U përpoqëm që të ruanim edhe botimin e tij të parë në origjinal nga kopertina, aq më tepër që kjo ka shqiponjën me dy kokë që simbolizon tokën dhe qiellin apo njeriun dhe Zotin si simbol i albano-hititëve të cilët, me sa duket, janë pjesë e ADN së shqiptarëve, skocezëve, irlandezëve dhe një pjesë e tyre jan pjesë e ADN së përzjerë angleze, tokë e cila deri në kohën e mesjets dhe Shekspirit jo më kot thërritej Albion. Këtë ndarje në dy volume e bëmë për lehtësi mbi kriterin e një ndarje pak a shumë të barabartë nga volumi, jo nga kapitujt. Si përfundim, mund të thonim se ky libër bëri SHBA-në shumë të krishterë e të bardhë të shekullit 19 dhe ishte palca e kulturës së Frimasonëve që ndërtuan SHBA-në e moralshme, fetariste, pak izolacioniste deri në Luftën e Madhe më 1917, si një tokë e filozofëve e njohur qysh nga Platoni, - nëse do t’u referoheshim Frimasonëve të tjerë pasardhës gjeninj të A.Pikes në shekullin 20, si Manly P.Hall. Në këtë kuptim, SHBA ishte një tokë me vibrim të lartë shpirtëror gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19 edhe në sajë të kontributit të këtij libri, deri sa SHBA dora dorës, sidomos pas privatizimit të Bankës Qendrore në duart e financierëve të mëdhenj të Evropës më 1913 (Fed-it), ra në një vibrim shpirtëror nën ndikimin e fuqishëm materjalist të kompanive gjigande dhe financave imperialiste që në plan të parë kanë patur globalizimin dhe fitimin maksimal. Pra për librin ‘Morali dhe feja’ të Albert Pike mund të themi shkurt se ai gatoi shtetin modern të SHBA e cila edhe sot, në erën 50 vjeçare Pax Americana, i ka themelet e saj të fuqishme tek morali dhe kultura që ka sjellë ky libër madhështor tek brezat e shoqërisë amerikane dhe të të gjithë qytetërimit perëndimor.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
“Kur bota jonë u bë e krishterë” është një libër i jashtëzakonshëm mbi botën njerëzore, fetare dhe politike. Shkruar nga një prej historianëve kryesorë të Francës, Paul Veyne, i cili shtjellon një çështje të madhe: Si ishte e mundur që krishterimi, si “kryevepra e shpikjes fetare”, arriti që në mes të viteve 300 dhe 400 pas Krishtit, ta vendosë veten mbi gjithë botën perëndimore? Ky libër vjen për të gjithë skeptikët dhe ata që kërkojnë të dinë se kush ishte Konstandini? Cili ishte roli i tij në fenë e krishterë?
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Njëzet vjet pas  Ungjilli sipas Jezu Krishtit , José Saramago i kthehet përsëri trajtimit të fesë me një prozë të përsosur për nga stili dhe për nga ironia. Në qoftë se në të kaluarën fituesi i çmimit Nobel (1998) dha versionin e tij të Dhiatës së Re, tani vihet përballë Dhiatës së Vjetër. Dhe për ta bërë këtë, zgjedh personazhin më negativ, personifikimin biblik të së keqes, të atij që vrau vëllain e vet: Kainin. Duke përmbysur vlerësimin tradicional, Saramagoja na e jep Kainin si një qenie njerëzore as më i mirë dhe as më i keq se të tjerët. Përkundrazi, Zoti është një Zot i lig, i padrejtë dhe smirëzi, që nuk e di çfarë do dhe, mbi të gjitha, nuk i do njerëzit. Është një Zot që nuk pranon, vetëm nga trilli dhe mospërfillja, mblatën e Kainit, duke shkaktuar kështu vrasjen e Abelit. I dëbuar dhe i dënuar me një jetë endacake, Kaini niset drejt aventurës në hapësirën dhe kohën biblike. Dashnor i Lilithit të panginjur, ai herë është dëshmitar e herë protagonist i ngjarjeve kundër të cilave ngre krye. Ai ndal krahun e Abrahamit, kur do që të vrasë të birin, Isakun, sheh i tmerruar fëmijët që vdesin në flakët që përfshijnë Sodomën, sheh shembjen e Kullës së Babelit, merr pjesë në zemërimin e Moisiut, i cili shkon në shpatë vetë popullin e tij, vështron masakrat e Jerikos, përpiqet të zbusë vuajtjet e Jobit të gjorë dhe, në fund, kur hipën në Arkën e Noes, merr një vendim të prerë, që u jep fund bëmave të tepruara të Zotit inatçor, mizor dhe të shthurur, ku me një mjeshtëri të përsosur, autori e ndryshon rrënjësisht rrjedhën e historisë njerëzore. Romani "Kaini" është vepra më e madhe e shkrimtarit, pjekuria e të cilit ndoshta nuk është shpalosur kurrë kaq e lirë, kaq e kthjellët dhe kaq e mprehtë sa në këtë vepër. Romani "Kaini" tregon luftën mijëravjeçare midis njeriut dhe Zotit, midis krijuesit dhe krijesës së tij.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Sikur José Saramago të kishte jetuar disa shekuj më parë, pa asnjë dyshim që ky ungjill i pestë do t'i kishte marrë mbi vete rrufetë e Kishës dhe do t'i kishte kushtuar turrën e druve. Por, të kundërshtosh sot një histori, që prej dy mijëvjeçarëve është pjesë e së shenjtës, është kujtesë simbolike dhe model i qytetërimit tonë; ajo nuk përbën më një herezi apo blasfemi. Megjithatë, ende vende dhe fe të tjera nuk ngurrojnë të japin vendime të pamëshirshme vdekjeje kundër poetëve dhe poezisë. Por a është me të vërtetë caku i lirisë aq i madh sa duam ta besojmë? Kjo është pyetja që shtron këtu Saramagoja, duke e bëri Jezusin, këtë bir të Zotit që nuk donte të ishte i tillë, viktimë flijuese dhe instrument nga më absolutët të pushteteve siç është edhe ideja e Zotit, kundër të cilit çdo rebelim është i pamundur. Ashtu si revolucionet, fetë hanë fëmijët e tyre, sado të pafajshëm të jenë.Në këtë ungjill, që tregon fëmijërinë dhe jetën vetjake të Jezusit në një dramë romaneske madhështore, duke përzierë historinë, mitin dhe trillimin, Saramagoja fton lexuesin të marrë pjesë në debatin volterian, ku jepen Zoti, Djalli dhe Jezusi, duke mos qenë asnjëri ai që beson se është. Poezia e autorit dhe ironia e tregimtarit bashkohen në një stil madhështor, një nga më të përsosurit dhe më mjeshtërorët e letërsisë së sotme europiane dhe asaj botërore.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Popuj të vegjël. Popuj të mëdhenj. Fate popujsh të vegjël. Fate popujsh të mëdhenj. Njerëz të vegjël. Njerëz të mëdhenj. Fate njereëzish të vegjël. Fate njerëzish të mëdhenj. Midis këtyre nocioneve gjenden ura lidhëse dhe ngjashmëri të çuditshme. Fatet e popujve përthyhen përherë në personalitetin njerëzor të individëve dhe këta të fundit, si bartësit e vetëm të mendësive të popujve, në fatin e tyre kanë skemat e historisë së popullit që i përkasin. Në një farë mënyre, gjithsecili individ rijeton historinë e popullit të vet, pavarësisht nga koha në të cilën vendoset. I vetmi vend në të cilin mund të shkosh në çdo kohë të kërkosh fate të vegjël a të mëdhenj popujsh është brenda fatit të individit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Mari Magdalena është reale, siç janë edhe gratë e tjera rreth Jezusit, dishepujt, perandorët dhe një sërë emrash të tjerë.nA ishte Mari Magdalena e dashura e Jezusit As që duhet menduar! Shumë feministe bashkëkohore dhe admiruese perëndeshash janë përpjekur ta ngrenë Mari Magdalenën duke e lidhur atë me Jezusin seksualisht... një kundërshti në përqasje, edhe sikur të qe e tillë. Jezusi bëri një jetë pa mëkate, që përfshinte qëndrimin larg kurvërisë e qejfeve. Ai i qe kushtuar krejtësisht dëshirës së Atit dhe qëllimit të tij për çlirimin e njerëzimit.
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania