titleToAlt
Kozmologu me famë botërore dhe autori bestseller nr. 1 i librit Një histori e shkurtër e kohës, na jep mendimet e tij të fundit mbi pyetjet më të mëdha për universin, në këtë vepër të shkëlqyer të publikuar pas vdekjes së tij. Si u krijua universi? A do të mbijetojë njerëzimi në planetin tokë? A ekziston jetë inteligjente përtej sistemit tonë diellor? A mund të na e kalojë ndonjëherë në zgjuarsi inteligjenca artificiale? Përgjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Stephen Hawking e zgjeroi kuptimin tonë për universin dhe zbuloi disa nga misteret më të mëdha të tij. Por edhe pse puna e tij teorike mbi vrimat e zeza, kohën imagjinare dhe universet e shumëfishtë ia çoi mendjen në pikat më të largëta të hapësirës, Hawking besonte se shkenca luan një rol themelor në ndreqjen e problemeve këtu në tokë. Dhe tani, ndërsa përballemi me ndryshime shkatërrimtare – përfshi ndryshimin e klimës, kërcënimin e luftës bërthamore dhe zhvillimin e super-inteligjencës artificiale – Stephen Hawking e kthen vëmendjen te çështjet më urgjente për njerëzimin. Gjithëpërfshirës, stimulues nga ana intelektuale, i argumentuar me pasion dhe i mbushur me humorin e tij karakteristik, PËRGJIGJE TË SHKURTRA PËR PYETJET MADHORE, libri i fundit i një prej mendjeve më të mëdha të historisë, është një këndvështrim personal mbi sfidat me të cilat përballemi ne si racë njerëzore dhe se ku ne, si planet, do të shkojmë më tej.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Nëse e mban veten për kërkues të denjë të së vërtetës, atëherë ke për ta nisur të gjithë procesin duke dyshuar, të paktën një herë në jetë, në gjithçka të mundshme." Dekarti e shkroi këtë libër me qëllimin që ky i fundit të ishte vepra e tij e madhe, sinteza e të gjitha teorive të tij në fizikë dhe filozofi. Përmes parimeve që ai na sjell prej një filozofie matematikore, arrin të argumentojë mbi natyrën e trupit dhe mendjes, ekzistencën e Perëndisë dhe nevojën për pastrimin e koncepteve njerëzore nga zinxhirët e paragjykimeve të fëmijërisë së hershme. Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Për të gjithë tashmë (e tillë është gjendja fatkeqe ku ndodhemi) studimi i filozofisë sjell përbuzje dhe fyerje, në vend të nderit dhe lavdisë. Bindja vdekjeprurëse dhe monstruoze se filozofia nuk duhet të studiohet fare ose vetëm nga pak njerëz, ka pushtuar pothuajse të gjitha mendjet. Sikur këto çështje që kemi kërkuar me kujdesin më të madh: shkaqet pse ndodhin gjërat, mënyrat si vepron natyra, plani i university, këshillat e Zotit dhe misteret e qiellit dhe të tokës, të ishin diçka e pavlerë para syve dhe duarve tona, veçse nëse dikush me një njohuri të tillë do të përfitonte favore apo të ardhura për veten e tij. Kështu, kemi arritur në pikën ku, është e dhimbshme ta pranojmë, personat e vetëm të cilët quhen të mençur janë ata që ndjekjen e dijes e kanë degraduar në një tregti fitimprurëse. Dhe e përkora Pallas, që banon brenda nesh vetëm nga zemërgjerësia e Zotave, refuzohet, tallet, fërshëllehet me përbuzje, duke mos pasur askënd që ta dojë dhe t'i jetë mik.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kujtimi i Templarëve jehon përmes shekujve në Botën Perëndimore. Si arsye e misterit të së pavetëdijshmes kolektive, ngjashmërisht me të varfrin që kujton pasurinë e tij të dikurshme, të shqetësuarin me paqen e tij të mëparshme a të sëmurin me shëndetin që kishte, ekziston edhe te secili prej nesh një etje e vazhdueshme për të studiuar fenomenin e Templarëve. Pashmangshmërisht, ndjejmë se në të fshihet ende i gjallë një sekret i së shkuarës, si një çelës i ndritshëm për të hapur portat e së nesërmes. Ekzistojnë me mijëra libra të botuar mbi këtë temë, dhjetëra filma dhe dokumentarë, kërkime shpesh të sëmura dhe maniake deri në detaje vetëm e vetëm që të na zbulojnë diçka më tepër rreth tyre. Natyrshëm, pothuajse e paformuluar dhe e heshtur, na lind pyetja: mes mijëra teksteve të dedikuara këtyre mistikëve dhe luftëtarëve mbrojtës të udhëve (në të gjitha kuptimet e termit) e mes qindra tezave të cilat përpiqen të zbulojnë "sekretin" e Urdhrit Templar, për çfarë na flasin faqet e këtij libri? Kjo është një enigmë, të cilën duhet ta zbulojë vetë lexuesi, kur zemra e tij të ndërmarrë aventurën brenda muzikës dhe së vërtetës së këtyre faqeve, atëherë kur, sikurse thoshte Aristoteli, zëri i qartë ose jo i atij që depërton brenda, të shndërrojë "nga latente në të gjallë" gjithçka që fle dhe pret brenda këtij libri.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Nuk ka shërim: për të ecur me siguri në pyllin e jetës duhet të jesh i ditur, duhet njohur topografia e saj, rrugët e saj apo "metodat"; domethënë, duhet pasur një ide e hapsirës dhe e kohës në të cilën jetohet, një kulturë aktuale. Mirëpo: kjo kulturë, ose merret ose shpiket. Ai që ka guximin ta shpikë vetë, për të bërë i vetëm atë që kanë bërë tridhjetë shekuj njerëzim, është i vetmi që do të ketë të drejtën të mohojë nevojën sipas së cilës është Universiteti ai që, para së gjithash, mëson kulturën. Për fat të keq, e vetmja qenie që do të mund ti kundërvihej me bazë tezes sime do të ishte një... i marrë.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Ky libër përmbledh më shumë se 20 artikuj, ligjërata dhe biseda të prof. Fei Xiaotong, nga fundi i viteve 1980 deri në fillim të viteve 2000. Tema e tyre qëndrore është se si qytetërimet do të bashkëjetonin në kontekstin e globalizimit të shpejtë. Fei propozon konceptin e tij "të vetëdijes kulturore", të përmbledhur shkurtimisht në aksiomën secili vlerëson më të mirën e vet, vlerëson më të mirën e të tjerëve, të gjithë vlerësojnë së bashku më të mirën për një harmoni më të madhe të të gjithëve". Ky koncept është rezultat i një pune studimore shumëvjecare në këtë fushë, dhe përfaqëson një sintezë të formimit të tij perëndimor dhe mendimit tradicional kinez.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky libër u dedikohet të gjithë atyre që janë të etur të kuptojnë jetën rreth tyre, madje edhe nëse nuk shquhen për aftësi fotografike . Për të kuptuar konceptet e fotografisë nuk kërkohet asnjë njohuri teknike apo eksperiencë e mëparshme në këtë fushë, megjithëse besojmë se trajtimi që paraqet libri ka për t'iu dukur interesant çdo lexuesi, veçanërisht atyre që e shohin fotografinë si një mjet për të zbuluar botën në të cilën jetojnë. Për ata që janë të dashuruar me fotografinë, ky libër mund të ofrojë një këndvështrim të ri, plot finesë dhe thellësi jetike, duke e arritur këtë pa kontributin e vetë aparatit fotografik. Një filozof i vërtetë mëson mbi jetën jo vetëm dhe ekskluzivishi në një klasë mësimi: jeta në vetvete, me të gjitha aspektet e saj, është shkolla dhe mësuesja e tij e vërtetë, dhe kështu, ndodh që e verteta të mund të qaset ndonjëherë edhe përmes lentes së aparatit fotografik. Pierre Poulain jep mesime filozofie dhe i është dedikuar fotografisë per më shumë se 25 vite. Për të, këto të dyja nuk janë dy rrugë të kundërta, por dy shprehje të ndryshme të të njëjtit kërkimi për dituri, i cili shprehet në vetvete si bukuri.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Përse shën Pali? Përse ta kerkosh këtë "apostull", kur është dhe i dyshimtë e me sa duket edhe i vetëshpallur i tillë, madje që emrin ia lidhim rëndom përmasave më institucionale e më të mbyllura të krishtërimit: Kishës, disiplinës morale, konservatizmit shoqëror, dyshimit ndaj çifutëve? Si ta nënshkruajmë emrin e tij në realizimin e përpjekjes sonë: me ri-themelu një teori subjekti që ia nënvë ekzistencën e tij përmasës rastësore të ngjarjes si dhe kontingjencës së kulluar të qënies-së-shumëfishtë, ama pa sakrifikuar motivin e së vërtetës? Sipërmarrje e çuditshme. Prej shumë kohësh ky personazh më shoqëron me të tjerë, Mallarme, Cantor, Arkimed, Platon, Robespierre, Conrad... Pali eshtë për mua mendimtar-poeti i ngjarjes po aq sa ai që praktikon dhe shpreh trajtat invariante të asaj që mund të quhet gura militantë. Ai ngjiz lidhjen, integralisht njerëzore, fati i së cilës më mahnit, mes idesë së përgjithshme të një këputjeje, përmbysjeje, dhe idesë së një mendimi-praktik që është dhe materialiteti subjektiv i kësaj këputjeje.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Friedrich Nietzsche ka qënë një ndër mendimtarët më subversiv dhe revolucionar në filozofinë perëndimore dhe Kështu foli Zarathustra mbetet vepra më e famshme dhe më me ndikim e tij. Përshkruan profetin antik persian Zarathustrën dhe zbritjen e tij nga vetmia në male për t'i treguar botës se Zoti ka vdekur dhe se mbinjeriu, rnishërimi njerëzor i hyjnores, është pas-ardhësi i tij. Me fuqinë që shndrit dhe poetikën madhështore, Nice argumenton se kuptimi i jetës nuk duhet kërkuar në devocionet fetare a nënshtrimet përulëse por në forcën e jetës së plotfuqishme: pasionante, kaotike dhe të lirë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ne jemi të huaj ndaj vetvetes, ne që arrijmë të njohim gjitçka, nuk njohim vetveten, dhe kjo ka një shkak të rëndesishëm. Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë reth vetes tonë dhe shtrohet pyetja se si mund të ndodhë që ta gjejmë vetveten? Me të drejtë thuhet se “zemra juaj është atje ku ndodhet thesari juaj” thesari është atje ku janë zgjojtë e njohjes sonë. Posi bletët, edhe ne, bartësit e mjaltit të shpirtit, jemi gjithmonë të shqetësuar për një gjë: në zemrën tonë kemi vetëm hallin se ‘’çdo të sjpiem në shtëpi. Ndërsa lidhur me jetën në përgjithësi e deri te të ashtuquajturat “ Përjetime” cili nga ne është aq serioz- apo kush ka aq kohë për t’u marrë me një gjë të tillë
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Liria dhe Neurobiologjia trajton mundësite e ekzistencës së vullnetit të lirë brenda kontekstit të neurobiologjisë duke shpjeguar fillimisht marrëdhënien mes realitetit njerëzor dhe realitetit me thelbësor të përshkruar prej fizikës dhe kimisë. Më pas duke shpalosur pasojat që koncepte të ndryshme kanë mbi neurobiologjinë e ndërgjegjjes, propozon nje zgjidhje neurobiologjike për problemin.Duke shpjeguar rolin që gjuha ka në formimin e realitetit tonë politik ai e zbaton teorinë e ontologjisë sociale mbi pushtetin politik ndërsa fokusohet në strukturat institucionale që organizojnë, fuqizojnë e rregullojnë jetët tona - si paraja, prona, martesa, qeveria - dhe menyren se si gjuha i përligj ato. Me argumentimin se ndërgjegjja dhe racionaliteti janë rezultate të zhvillimit biologjik të species, ai adreson në mbyllje problemin e vullnetit të lire.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Filozofia nuk është as soditje, as reflektim, as komunikim. Ajo është veprimtaria e prodhimit të koncepteve. Si mund të dallohet prej rivaleve të saj? Filozofia duhet të na thotë se cila është natyra krijuese e konceptit, dhe cilët janë ortakët e saj, mes të cilëve plani i imanences. Filozofia dallohet nga shkenca dhe logjika. Këto të dyja veprojnë vetëm me funksione, mbi plan reference dhe me vëzhgues te pjesshëm. Arti vepron me percepte dhe afekte, mbi një plan kompozimi me figura estetike. Filozofia nuk është ndërdisiplinore. Këto janë edhe tre planet sipas të cilëve truri pret dhe ballafaqon kaosin. Janë Kaoide. Filozofia ndërtohet vetëm në këtë raport, aty ku dhe rrezikon të shembet.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Ardhja në shqip e Platonit fillimisht më 1993, mund të quhet edhe si fillim i erës së filozofisë prendimore në literaturën shqipe. Lazër Radi një nga personalitetet e ringjallura të viteve '30 i diplomuar në Rome për jurisprudence në vitet '40, e justifikoi famën e a tyre viteve sikur t'i mbetej edhe vetëm përkthimi magjistral i Platonit. Përkthimi, si çdo punim origjinal apo studim i Lazër Radit është ekzekutuar në një koherencë shpirtërore apo edhe fatidike, pas një eksperience 40 vjeçare nëpër Shqipërinë e tij që pati shumë pika të përbashkëta me "30 tiranët e kohës së Sokratit". Vetëm kështu (Dr. Lazri ishte i dënuar me 30 vjet në gjyqin e pare special në Shqipëri në vitin 1945) mund të na linte një testament të tillë përkthimi për të ardhmen Dr. Lazër Radi.
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania