titleToAlt
Peter F. Drucker mbahet si babai i menaxhimit modern, njeriu i cili paraqiti ide mendjemprehta për biznesin, që kanë shumë vlerë edhe në ditët e sotme. Draker na jep edhe mësime të çmuara për të menaxhuar jetët tona personale dhe për t'u bërë udhëheqës më të efektshëm. Në këto dy artikuj klasikë nga Harvard Business Revieë, Draker na tregon çelesin sesi të bëhemi shefa të vetes dhe udhëheqës më të mirë për të tjerët. "Menaxhimi i Vetvetes" identifikon pyetjet vëzhguese që duhet t'i bëni vetes në menyrë që të fitoni mendjemprehtësinë e duhur për të marrë nën drejtim karrierën tuaj, ndërsa "çfare e bën një Drejtues të Efektshëm" ju paraqet sjelljet kyçe që ju duhen për të udhëhequr. Sëbashku, ato ju prijnë drejt një rruge të ndritur që do t'ju ndihmojë të gdhendni vendin tuaj në botë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Dashuria është tema që i përputhet më së miri stilit aforistik dhe psikologjik të de Botton; në këtë roman, de Botton shpalos aftësinë e tij për të "përkthyer" në letersi shpresat, metodat dhe pasiguritë tona." "Nuk ekziston në këto kohëra asnjë shkrimtar tjetër si de Botton. Vepra e tij e fundit është po aq kthjellët dhe njerëzore sa edhe ato të mëparshmet." - The Chicago Tribune "Një roman qëmtues dhe i përshkuar nga një ndjeshmëri e kthjellët dhe aspak cinike. Mund të jetë fare mirë një kështjellë për familjen. Në qoftë se do të hiqnim emrin e autorit, ky libër do të lexohej me endje nga lexuesit e apasionuar të Milan Kundera dhe Adam Thirlëell. Autori synon të fashisë sadopak vetminë tonë- çka meriton të vlerësohet." The London Standard "Kjo nuk është një histori e rëndomtë dashurie... De Botton, mjeshtër i intriges, i rikthehet fiction-it pas njëzet vitesh dhe një numri librash të natyrave të tjera, me synimin për t'i dhënë përgjigje pyetjes çdo të thotë të jesh i martuar për një farë kohe?" Përgjigjet ndaj kesaj pyetjeje jane here plot humor, e here plot emocione..." Booklist
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një ditë kuptuat se nuk ishit vetja dhe po përjetonit të shkuarën e një tjetri me transferimin e kujtesës... Nuk mbaroi... Kjo kujtesë e transferuar ishte armikja juaj më e madhe dhe donit të arrinit te një e fshehtë... Për më tepër ju nuk e kishit pandehur kurrë që do të shndërroheshit në armikun tuaj. Tashmë armiku përballë, jeni ju para transferimit. Ju trazua mendja apo jo? Të shohim ç'ka ngjarë para se të fillojmë me lojrat e mendjes: E gjitha filloi me ardhjen në Stamboll të Nikola Teslas për një konferencë në muajin shkurt të vitit 1913. Të njëjtën ditë kur Doktori i Mjekësisë Atahunalp Urumgallatllë, i cili kishte ftuar atë, po ecte sipër Haliçes së ngrirë, akulli u thye dhe u zhyt në ujërat e ftohta... Në të njëjtën ditë të vitit 2015 një njeri hapi sytë në një breg të pabanuar. Nuk mbante mend asgjë dhe ishte lakuriq... Kur mbërriti te fanari i detit në majën më të lartë të shkëmbores pas, mësoi identitetin dhe familjen e tij. Emri e kishte Atahunalp Urumgallatllë, familja e tij jetonte në një fermë afër. Kur mësoi nga njëra anë se familja e tij shtatë vetëshe ishte kacafytur me dobësinë e kujtesës, e cila ishte një sëmundje genetike, e nga ana tjetër u përball me çudinë e të paturit një fermë në një vend kaq të shkretë, kuptoi se nuk i kishte mbetur zgjidhje tjetër veçse të ndiqte pas të shkuarën e tij. Bukur, ku ishte e shkuara? TE akujt që u thyen në vitin 1913, apo në bregun e pabanuar ku hapi sytë? Në fillim duhet të" gjente se kush ishte ai vetë!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një temë e papritur po ngrihet në trillimet popullore të dekadave të fundit, prej gjepurave me të ulta fundamentaliste te seritë televizive {Leftovers), tema e atyre "të shpërfillurve": Kiameti po afron dhe Zoti rroku te vetja të privilegjuarit në mënyrë që t'i shpëtojë ata prej tmerreve që po vijnë... Por, po sikur të propozojmë një lexim vulgar ekonomik të joshjes popullore për këtë temë? Ashtu siç është rasti, ngjan se Zoti Vetë dëgjoi zërin e Kapitalit, në mënyrë të atille që tema e të mbeturve të lidhet me situatën tonë të vështirë ekonomike në kapitalizëm global- A mos vallë tanë ‘’të lënë prapa" nuk janë vetëm ata që ishin në gjendje te bashkoheshin me prurjet e refugjatëve dhe që iu desh të meteshin të strukur në vendin e tyre të kllaposur nga rrëmuja? Duhet të shmangim çfarëdo romantizimi të thjeshtëzuar të refugjatëve.Sidoqoftë, po vizioni i kundërt? Për aq sa dinamika e kapitalizmit të ri po bën të tepert një përqindje gjithnjë e më madhe të punëtorëve (sipas disa përllogaritjeve, në afat tëgjatë, kapitalizmi i sotëm do të kishte nevojë idealisht vetëm për një 20 përqindsh të fuqisë së disponueshme punëtore), çfarë të themi për projektin e ribashkimit të pikërisht të gjithë "të vdekurve të gjallë"të kapitalizmit global, të gjithë ata të lënë pas prej përparimit" neokapitalist, të gjithë të dalë të tepërt, që nuk bëjnë më, të gjithë ata të paaftë për t'u përshtatur me kushtet e reja? Basti është, patjetër, se do të mund të skenohej një qark i shkurtër i drejtpërdrejtë midis të mbeturve të historisë dhe aspektit më përparimtar të historisë. Zgjedhja e vërtetë është rrjedhimisht: a duhet të vazhdojmë të luajmë lojën humanitariane të t'u kujdesurit për ata të lënët pas, apo duhet të rrokim detyrën shumë më te vështirë të ndryshimit të sistemit global i cili i gjeneron ata të lënë pas? Pa një ndryshim të këtillë, situata jonë do të jetë gjithnjë e më drejtpërsëdrejti e paarsyeshme. Ky po ashtu, mendoj unë, është fakti që populli në Shqipëri - një vend në të cilin nuk ka luftë, por që një masë e pabesueshme e popullatës, sidoqoftë, do qe të emigrojnë - duhet ta marrë në konsideratë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: Të gjitha lëvizjet natyrore të shpirtit rregullohen nga ligje të ngjashme me ato të rëndesës materiale.Vetëm Hiri përbën përjashtim. Duhet të presim që gjërat të ndodhin sipas ligjit të rëndesës ,me përjashtim të rastit kur ndërhyn e mbinatyrshmja. Rëndesa .Në mënyrë të përgjithshme ajo që presim nga të tjerët përcaktohet nga efektet e rëndesës mbi ne, ajo që marrim përcaktohet nga efektet e rëndesës mbi ata.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Dy fjalë nga botuesi në shqip, Helga 'S Secrets Të nderuar lexues, me këtë libër të filozofit të madh amerikan Francis Parker Yockey përmbushet në thelb kolana e librave të entit tone botues bazuar tek ideologjia më e famshme e kulturës totalitarisie evropiano-perëndimore spengleriane që shpërtheu në Evropë me lindjen e partive fashiste dhe ardhjen e tyre në pushtet pas marshimit mbi Rome me në krye Musolinin dhe që kulmoi me ardhjen në pushtet në Gjermani të partisë naziste të Adolf Hitlerit, në të njëjtën kohë kur edhe SHBA po ringrihej pas krizës së kapitalizmit amerikan me anë të programit New deal të presidentit të sapozgjedhur F.D.Roosevelt. Ishte fashizmi, kjo kulturë e re politike evropiano-perëndimore që kërkonte të ndërtonte IMPERIUM-in ose imperializmin evropian që synohej të ishte lokomotiva dhe mentori i gjithë pjesës tjetër të botes. Kjo kulturë totalitariste imperialiste e fashizmit ishte diametralisht e kundërt me kulturën sunduese zyrtare të deri atëhershme që ishte krijuar nga simbioza disa shekullore e dy kultuarve sunduese qytetërimore dhe politike kapitaliste e pluraliste, nga shtresëzimi i kulturave judaiste dhe krishterimit katoliko-protestant. Sigurisht që dominimi i kulturës dhe koncepteve politike të pakicës së shoqërisë prej jahudinjve që ishin kthyer prej mbi një shekulli në lokomotivë e vendimeve hyesore madhore në politikat dhe ekonominë e vendeve perëndimore, i kishte lënë të pakënaqur masën e madhe të asaj që Yockey e quan 'shtresa kulturmbajtëse e paasgjësueshme prej rreth 250 miljon njerëzish në morinë e madhe të banorëve në atë teritor që autori kupton me fjalën 'Perëndim'.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libër legjendar udhrrëfyes, distilim i një jete të tërë mençurie dhe përvoje të kaluar në qeveri dhe sipërmarrje. ‘’Mësoni të thoni: ’Nuk e di!’ Nëse e përdorni këtë shprehje atëhere kur është e përshtatshme,ka gjasa që kjo t’ju ndodhë shpesh.’’ Gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të shquar si një pilot ushtarak ,kongresmen amerikan, ndihmës i rangut të epërm i katër presidentëve amerikanë ekzekutiv i dy kompanive të përfshira në listen e' fortune 500' dhe i vetmi në historinë amerikane që ka shërbyer dy herë si Sekretar i Mbrojtjes ,Donald Ramsfeldi ka mbledhur qindra vëzhgime të sakta e të mprehta ,bindëse dhe shpesh edhe me humor rreth udhëheqjes,sipërmarrjes dhe jetës. Kur presidenti Gerald Ford dha urdhër që këto aforizma t’i shpërndaheshin punonjësve të shtëpisë së Bardhë në vitin 1974 ,ky koleksion u bë i njohur me ‘’Rregullat e Ramsfeldit’’.Këto rregulla janë lavdëruar nga Wall Street Journal që i ka rekomanduar si 'lexim i detyrueshëm' . Tashmë rregullat legjendare janë vënë në dispozicion të të gjithëve. Ramsfeldi ka përzgjedhur rregullat e tij më të dobishme dhe më të rëndësishme të zgjeruara me njohuri të reja dhe anekdota zbavitëse. Libri ofron një pasqyrë dhe dije të brendshme të udhëheqjes, administrimit, strategjisë dhe mendimit për jetën,të cilat jo vetëm që e ndihmuan atë të udhëhiqte Pentagonin në kohën e luftës,por e veshën atë me një famë të madhe si një nga drejtuesit kryesor më të fortë dhe më të efektshëm të Amerikës.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Në librin Katër marrëveshjet don Migel Ruiz ,zbulon burimin e besimeve kufizuese që na heqin lumturinë dhe krijojnë vuajtje të panevojskme. Bazuar në mençurinë e lashtë Tolteke, katër marrëveshjet ofrojnë një kod të fuqishëm sjellje,i cili mund të na e kthejë me shpejtësi jetën në një përvojë të re lirie, lumturie të vërtetë dhe dashurie.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Janë forma jete brënda elementeve të natyrës. Një pjesë e e traditës popullore të çdo populli i referohet disa "qënieve t Tokës, Ujit, Ajrit dhe Zjarrit. Kjo është një traditë që shfaqet që nga koha e qytetërimeve të lashta si Egjipti, Babilonia, India dhe shumë të tjera, duke e përshkruar ketë temë, pavarësisht distancës kohore dhe gjeografike, me të njëjten mënyre. Rrëfimet mbi xhuxhat, nimfat, zanat dhe mbi gamën e gjerë të elementarëve kanë plotësuar gjithmonë historinë njerëzore me një mënyrë të tillë saqë pa zhvillimin dhe rrëfimin e tyre nuk do të mund të kuptojmë Mitin e Gilgameshit dhe Enkidusë, Odisean Homerike, sagat e Mbretit Artur e Magjistarit Merlin, por akoma edhe historitë e mrekullueshme të Tolkien, "të flasim për Elementarët do te thotë te prekim një temë që na lejon të 'bëhemi fëmijë, si atëherë kur ishim filozofë natyralë, kërkues të së vërtetës dhe dijes, pa paragjykime apo ngurtësi mendore. Ky libër përshkruan përvojën e autorit në botën e mrekullueshme të Elementarëve. Libri është i pasuruar me ilustrime konkrete të krijuara nga vetë autori që përshkruajnë të gjitha llojet e elementarëve në të katër dimensionet e natyrës.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Mbaje mend, dashuria ka lindur bashkë me ty; ajo është cilësia juaj e lindur. Gjithçka që duhet është t'i japësh asaj udhë, ta lejosh të rrjedhë, të krijosh për të rrugë ku të kalojë, ta lejosh të ndodhë. Ne të gjithë e bllokojmë atë, e përmbajmë. Ne jemi aq të kursyer në dashuri nga shkaku i thjeshtë se na kanë mësuar të jemi të kursyer. Në ekonomi ndodh që duke i dhënë paratë, i humbisni ato. Kjo lloj ekonomie, kjo aritmetikë është futur thellë në mishin dhe në gjakun tonë. Kjo është e drejtë në botën e jashtme - dhe këtu nuk ka asgjë të keqe; por në drejtim të udhëtimit të brendshëm kjo nuk është e drejtë. Këtu vepron një matematikë krejt tjetër; sa më shumë jepni, aq më shumë keni; sa më pak jepni, aq më pak keni. Nëse, përgjithësisht, nuk jepni, ju do të humbisni cilësitë tuaja natyrore. Ato bëhen inerte, të mbyllura, ato ikin në ilegalitet. Pa gjetur dot shprehjen e tyre, ato do të vyshken dhe vdesin.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Zhvillimet aktuale politike dhe rreziqet që ato përmbajnë për fitoret e shumta të qytetërimit modern, lipset të na përqëndrojnë mbi një aspekt që është thelbësor për krizën kulturore dhe sociale të kohës sonë: kuptimi i lirisë për njeriun modern.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Ju keni në dorë mënyrën për të pasur një jetë magjike... E mbani mend kohën kur ishit fëmijë dhe besonit se jeta ishte e magjishme? E pra, jeta magjike është diçka reale, madje edhe më ngazëllyese, më frymëzuese e më interesante mga sa e imagjinonit kur ishit fëmijë. Po, ju mund t’i bëni ëndrrat tuaja realitet, ju mund të keni çdo gjë që dëshironi, jeta juaj mund të marrë ndriçimin e yjeve!Bashkohuni me mua në një rrugëtim të paharrueshëm njëzet e tetë ditor, gjatë të cilit do të zbulojmë për herë të parë se si mund t’i japim jetës sonë një pamje marramendëse. Aventura jonë fillon dy mijë vjet më parë, atëherë kur në shkrimet e shenjta u zbuluan disa njohuri jetë-ndryshuese. Për njëzet vjet me radhë, këto njohuri kanë qenë një mister për njerëzit. Pothuajse të gjithë ata që i kanë lexuar janë ngatërruar keq, madje dhe i kanë keqkuptuar...”-Rhonda Byrne.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Etika 2015
Libri që mbani në duar është shqipërimi i parë i Etikës, kryevepra e Baruch Spinozës dhe një nga tekstet e rrallë të filozofisë dhe mendimit njerëzor ndër shekuj. Në çdo fushë ka disa vepra pa të cilat jeta njerëzore dhe dinamika e saj do të ishte zvarritje dhe jo vallëzim, heshtje dhe jo melodi, terr dhe jo dritë. Dhe vepra që keni nisur të shfletoni është padyshim një nga këto burime jete, gëzimi dhe virtyti, ashtu si vetë qenia e autorit të saj. Kuptohet se fjalët e mia janë krejt të pafuqishme për të përshkruar lartësitë dhe vlerat e mendimit të Spinozës. Padyshim do të duhej një filozof, një i ngjashëm me të, në mënyrë që fjalët të shkëlqenin me fisnikërinë e duhur kuptimin që duan të ngjallin, zemrën e mbushur me dashuri dhe shpirtin e ngazëllyer që frymon tek Etika. E unë nuk jam veçse një pelegrin i cili u preh për një kohë aty ku Spinoza dhe të ngjashmit e tij kanë vetë qenien e tyre. Meqënëse e dija këtë u përpoqa sa munda që të bëhesha një pelegrin i devotshëm. Për ta trajtuar me përkushtimin që meriton, shqipërimit të kësaj vepre i kushtova më shumë se dy vite punë dhe parimi që ndoqa ishte ky: të kuptoja vetë pikësëpari, sa më qartë që të mundesha, mendimet e autorit dhe më pas t'i përcillja ato me besnikëri për t'ia lindur kështu frymëmarrjen dhe frymëpraninë edhe në gjuhën tonë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Përse shoqëria moderne është moderne? Cili është dallimi midis kësaj shoqërie dhe shoqërive të tjera që e kanë paraprirë? Dhe përse kjo shoqëri është komplekse? Cili është dallimi midis së vërtetës dhe së drejtës? Po midis dashurisë dhe pushtetit? Cili është dallimi midis sistemeve të dërgjegjes dhe shoqërisë? Po midis komunikimit dhe të kuptuarit? Po midis historisë dhe evolucionit? Çfarë do të thotë se shoqëria evoluon? Po idetë, a evoluojnë edhe ato? Këtyre pyetjeve kërkon t'u përgjigjet Teoria e shoqërisë: një teori që përdor njohuritë më komplekse të mendimit bashkëkohor për të përshkruar shoqërinë si sistem universal i komunikimit. Një teori që bëhet gjithnjë e më shumë aktuale dhe ngjall një interes gjithnjë e metë lartë në Europë, në Amerikë e në vendet aziatike.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Mehrani, gjashtë vjeç, hyri në sallonin e apartamentit të Kabulit, mori shenjë Xhenin me pistoletën lodër dhe qëlloi.  Vëllai ynë është vajzë thanë ngadalë teksa pohonin me kokë tri motrat.  Po, sigurisht mendoi Xheni, ndërsa priste Azitën, nënën e katër fëmijëve dhe pjesëtare e parlamentit afgan. Duhet ta intervistojë për një reportazh rreth përparimeve në fushën e të drejtave të grave. Më vonë, teksa shfletonte albumin e familjes, Xheni zbuloi misterin e bacha posh,  vajzat që vishen si meshkuj siç i quajnë afganët. Mehrani ishte një prej tyre. Nuk ishte e lehtë për Xhenin të mblidhte informacione, sepse afganët nuk flasin me të huajt për këtë gjë.  Segregacioni nxit krijimtarinë i kishte thënë dikush.nJanë të shumta këto vajza të fshehura, meshkuj për sytë e botës, të detyruara të bëhen gra për t u martuar dhe për të bërë fëmijë kur hyjnë në moshën e pubertetit. Disa prej tyre rebelohen dhe bëjnë çmos që të mbeten burra, si Shadedi që është pjesëtare e një trupe paraushtarake. Apo si Naderi që nget motorin dhe makinën dhe që, tani që mbushi 35 vjeç, shpreson ta ketë kaluar moshën kur mund ta kërkojnë për grua dhe të mbetet burrë. Jam e lirë. Nuk dua të hyj në burg. Nga pena e një gazetareje fituese e Çmimit Pulitzer, historitë e disa bacha posh gërshetohen në tregimin koral emocionues e mbresëlënës për një qëndresë të nëndheshme dhe njëqind përqind femërore.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Duke u përpjekur për t'ju ndihmuar identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve tuaja, autori gjen përgjigje për pyetjet tuaja të bazuara në përvojat e tij me klientët. Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me marrëdhëniet tuaja sentimentale, marrëdhëniet seksuale, në qoftë se ju keni probleme me pagjumësi apo ankthi, problemet e jetës bashkëshortore, atëherë në këtë libër ju do të gjeni shumë përgjigje dhe zgjidhje praktike nga këshillat dhe analizat psikologjike të Z. Jashar Demiri.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Si të shuajmë sherrin para se të na djegin flakët e tij? Si të komunikojmë me fëmijët? Si t’i bëjmë gratë të na dëgjojnë? Si të zbulojmë gënjeshtarët? Përse gratë kurrë nuk harrojnë? Si të krijoni familjaritet që në takimin e parë? Si të dallojmë sinjalet erotike?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Sociologu dhe filozofi Jurgen Habermas sjell një libër të mrekullueshëm, një profil filozofiko-politik, të titulluar “Ah,Evropë”. Ky libër përmban një sërë ndërhyrjesh të intelektualit gjerman, të organizuar në lidhje me tre fusha: gjendjen politike të Evropës, rolin e intelektualit dhe evoluimin e mënyrave të komunikimit në shoqërinë bashkëkohore dhe së fundmi, disa profile të dijetarëve kryesorë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në librin “Të jetosh më mirë me pak” jepen këshilla dhe sugjerime të vlefshme për të bërë një jetë larg tiranisë së konsumit dhe etjes për të siguruar me çdo kusht mjete materiale. Njihu me idetë dhe përvojën personale të filozofit Fernando Savater, sepse do tu shërbejnë shumë në jetën e përditshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libri “Gjendja Njerëzore”, trajton kuadrin e politikës dhe jo vetë politikën, si dhe tenton një rikonstruksion fenomenologjik të aktivitetit njerëzor për të përcaktuar llojin e veprimit që i përket politikës. Problemet që shquante Arendt në atë kohë, vazhdojnë të qëndrojnë përballë nesh edhe sot. Si një vepër klasike për teorinë politike, “Gjendja Njerëzore” ka rezultuar edhe e gjithë kohëshme.
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania