titleToAlt
Kujtimi i Templarëve jehon përmes shekujve në Botën Perëndimore. Si arsye e misterit të së pavetëdijshmes kolektive, ngjashmërisht me të varfrin që kujton pasurinë e tij të dikurshme, të shqetësuarin me paqen e tij të mëparshme a të sëmurin me shëndetin që kishte, ekziston edhe te secili prej nesh një etje e vazhdueshme për të studiuar fenomenin e Templarëve. Pashmangshmërisht, ndjejmë se në të fshihet ende i gjallë një sekret i së shkuarës, si një çelës i ndritshëm për të hapur portat e së nesërmes. Ekzistojnë me mijëra libra të botuar mbi këtë temë, dhjetëra filma dhe dokumentarë, kërkime shpesh të sëmura dhe maniake deri në detaje vetëm e vetëm që të na zbulojnë diçka më tepër rreth tyre. Natyrshëm, pothuajse e paformuluar dhe e heshtur, na lind pyetja: mes mijëra teksteve të dedikuara këtyre mistikëve dhe luftëtarëve mbrojtës të udhëve (në të gjitha kuptimet e termit) e mes qindra tezave të cilat përpiqen të zbulojnë "sekretin" e Urdhrit Templar, për çfarë na flasin faqet e këtij libri? Kjo është një enigmë, të cilën duhet ta zbulojë vetë lexuesi, kur zemra e tij të ndërmarrë aventurën brenda muzikës dhe së vërtetës së këtyre faqeve, atëherë kur, sikurse thoshte Aristoteli, zëri i qartë ose jo i atij që depërton brenda, të shndërrojë "nga latente në të gjallë" gjithçka që fle dhe pret brenda këtij libri.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
I prerë, elegant dhe me plot shkëndia në mënyrën se si bën filozofi, kjo hyrje e shkurtër e Julia Annas-it, që bën hapa përpara larg çdo mënyre kronologjike konvencionale që lidhet me organizimin e lëndës rreth filozofisë antike të grekëve dhe romakëve, për të aritur kësisoj drejt e në zemër të problemeve njerëzore, të cilat shtrihen nga marrëdhënia mes arsyes dhe ndjenjës deri tek objektiviteti i të vërtetës. Nuk besoj se ka një mënyrë tjetër më të mirë për ti filluar këto lexime
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Iliria gjatë Lashtësisë, shfaqet përgjithësisht vetëm përmes kontakteve që kanë me të kolonistë, luftëtarë tregëtare të ardhur nga Greqia dhe Italia e Jugut: Synimi i kësaj vepre është të përcaktojë më me saktësi, aq sa e lejon dokumentacioni, kufijtë e trojeve të ilirëve të Jugut, organizimin e tyre shtetëror që meriton të krahësohet me atë të fqinjëve të tyre maqedonas, thrakë dhe epirotë nga shek.IV në shek.II. para J-K. Vend i bashkuar apo vend i copëtuar vazhdimisht nga fqinjët e tij: maqedonas,epiriotë apo romakë? Iliria e Jugut i shpërfaq të dyja këto fizionomi, nga mbretërimi i Bardhylit deri te mbretërimi i Gentit: shekulli IV hapet më një mbretërim kërcënues si për Maqedoninë edhe për Molosinë, kurse lufta e tretë e Maqedonisë shënon rrënimin e Ilirisë.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Platoni eshte filozofi me ndikimin më të madh në qytetërimin boteror dhe sidomos atë europian. I lindur ne Athine, (427- 347 p.e.s.), ai ishte nje student i Sokratit, filozofit më të madh të të gjitha koherave, dhe më pas ai u bë mësues i filozofit tjeter te madh grek, Aristotelit. Republika" si dhe "Dialoget" janë mbështetur në fillim në mësimet e Sokratit dhe më pas Platoni përshkruan idetë dhe qëndrimet e veta për Shtetin, të drejtën, virtytet e njeriut dhe për qeverisjen. Qëllimi i Platonit ështe që të krijojë shoqërinë e drejtë, një mënyrë të drejtë dhe me virtyte të të jetuarit të përbashkët, një shoqeri të udhëhequr nga mbreter filozofë, me virtyte dhe të drejte. Sot, që duket sikur informacioni është bërë "masa" e kulturës dhe e dijeve, nevoja për mesimet e Platonit është më e madhe se kurrë. Informacioni nuk e mënjanon dhe as e mohon apo e bën të panevojshëm atë që është kryesorja në çdo shoqëri, qëndrimin ndaj gjërave, jetës, veprimeve tona, shoqerisë, të drejtës dhe virtyteve. Gazeta e njohur amerikane Washington Post shkruan pas një studimi për librat më të lexuar në Universitetet elite të USA: "Ka dy menyra per t'u diplomuar ne Ivy League Education, (qe perf shin tete universitetet me te mira amerikane, Brown University, Columbia University, Cornell University, Dartmouth College, Harvard University, the University of Pennsylvania, Princeton University, and Yale University). Njera menyre eshte qe te shpenzosh 200,000 dollare per te studjuar ne keto Universitete, tjetra eshte te lexosh falas librat e ketyre Universiteteve." Ne listen e librave me te lexuar, //Republika,/ e Platonit eshte ne vendin e pare.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Asnjë doktrinë tjetër nuk e ka ngulitur më fort mendimin kinez dhe historinë kineze se sa konfucianizmi. Si të tillë shërbejnë bisedat e Kontucit që ka lindur rreth 2500 vjet më parë. Këtu ai na mëson që njeriu me anë të sjelljes se duhur mund te arrijë harmoninë me rendin e përjetshëm botëror. Kjo sjellje mbështetet në besimin te vetja dhe te të tjerët, në thjeshtësinë, njerëzoren, ndershmërinë, përshtatshmërinë, në diturinë dhe në të vërtetën. Ajo është themeli i jetës së familjes dhe i shtetit. Edhe sot bisedat e Konfucit vlerësohen si udhëzues vetedukimi.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania