titleToAlt
Pjesë e librit ; Studime mbi historinë e popujve të Europës Lindore Ajo që kemi perceptuar nga përkthimi i librit të Thunmann-it dhe më pare nga libri i Xylander-it, "Gjuha e Albanëve ose Shkipëtarëve" e vitit 1835, është ndërgjegjja e lartë prej studiuesish të vërtetë e autorëve, ku qëllim i tyre i vetëm ishte të hidhnin dritë mbi errësirën që mbretëronte. Duke marrë shkas nga ky fakt, dëshirojmë t'ua dedikojmë këtë përkthim të gjithë studiuesve të mirëfilltë të të gjitha fushave, të cilët me punën e tyre kanë kontribuar ose vazhdojnë të kontribuojnë për përhapjen e dritë. "GJUHA E TYRE, PËR FATET E POPULLIT, KA DHËNË DËSHMI TË TILLA, QË UNË TEK ATA, FQINJËT E LASHTË TË GREKËVE, E PAMUNDUR TË MOS NJIHJA EDHE NËNSHTETASIT E ROMËS SË VJETËR. POR ATA SE BASHKU MË DËSHMOJNE ILIRËT ANTIK
Çmimi: 1200 monedha
titleToAlt
Pak nga pak përpara syve të mi tabloja nisi të merte formë: një familje e madhe popujsh dhe fisesh, gjuhët e të cilëve lidheshin me ilirishten, shpërndahej në krejt Adriatikun dhe drejt Mesdheut, deri në Itali, Kretë dhe Palestinë. Këta ishin ilirët, venetët, japigët, maqedonasit, frigët etj.Përpara një spektakli të tillë filologët dhe historianët ishin ndarë në dy kampe. Njëra palë përpiqej të gjente qoftë edhe sinjalin më të vogël që fliste për akspansionin ilir. Ata mbështeteshin mbi të gjitha në dy gjuhë, njëra e lashtë dhe tjetra moderne, mesapishtja dhe shqipja, të ruajnë një fond ilir, ndërkohë që në gjuhën thrake dhe maqedonase gjenden veçse disa thërrime të mjera; përpjekja e tyre ishte që ky fond të kthehej në një bazë per fitoret e ardhshme, sidomos në drejtim të gjuhës etruske.
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
Hartuesit e këtij fjalori, pesë dijetarë themelorë të kulturës shqiptare të shekullit XX, Cipo, Çabej, Domi, Krajni, Myderrizi, përpos që hartuan të parin fjalor të gjuhës shqipe, lanë si trashëgimi edhe një prerje të hollësishme sinkronike të shqipes së deratëhershme, madje mund të thuhet se ky pasqyrim ka mbërritur sot krejt i qartë, thuajse në trajtën e një arkivi fotografik të kësaj pasurie të çmuar. Në këtë kuptim, Fjalori i 54-ës e përmbush më së miri lidhjen e tij organike me fjalorët pararendës të Gazullit e Tases, të dy të botuar po nga Botime Çabej. Pra sot ai merr vetiu një vlerë tjetër po aq të madhe: vlerën burimore në studimin diakronik të lëndës shqipe të dokumentuar. Me bindjen se një fjalor nuk u shërben vetëm studimeve empirike të gjuhëtarëve, por në radhë të parë përdoruesve të gjuhës, nuk mund të lihet pa nxjerrë në pah edhe larmia e madhe e fjalëve e sinonimeve mbarëshqipe që përmban ky fjalor.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ. Në këtë kontekst, ky fjalor është një visar i çmuar etnolinguistik. Në të renditen të ndara qartë e pastër nga hartuesi i tij urime të ndryshme, mallkime, pendime mbas mallkimit, fjalë fyese, njësi frazeologjike, proverba etj. Fjalori nuk do konsideruar thjesht si shpërfaqje e një vlere arkivore, por si shtim i lëndës shqipe që u ofrohet përdoruesve të sotëm.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
"Fonetika e gjuhës shqipe" është pasqyrë e rezultateve më të fundit në fushën e studimeve për fonetikën e gjuhes shqipe. Ajo merr parasysh rezultatet e arritura deri më sot për fonetikën e shqipes dhe kërkon t'i çojë ato më tutje.Vepra është përgatitur si tekst për studentët e filologjisë që ndjekin kursin e fonetikës së gjuhës shqipe. Duke qenë se libri u drejtohet studentëve të vitit të parë, paraqitja e problemeve është e thjeshtësuar.Teksti synon t'u japë studentëve normën fonetike të shqipes standarde. Pra, ai është normativ dhe, si i tillë, nuk paraqet variantet territoriale ose shoqërore.Vepra trajton aspektin nyjëtimor, akustik dhe funksional të tingujve të shqipes standarde. Ajo niset, pra, nga mënyra e realizimit të tingujve në ligjërimin e përditshëm për të kaluar pastaj në funksionin e tyre gjuhësor.Është një vepër referimi jo vetëm për studentët e shkollave të larta, por edhe për të gjithë ata që janë të interesuar të njohin për së afërmi fonetikën e shqipes standarde.Autori është doktor i Universitetit të Parisit III Sorbone, në fushën e fonetikës dhe ka një përvojë të gjatë në fushën e studimeve për fonetikën e shqipes.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
I pari fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, fjalor gjithëpërfshirës me fjalë dhe shprehje nga gjuha letrare, shkencore, e mediave, e folur, bisedore e krahinore, sa kohë që këto kanë një a më shumë sinonime në gjuhën shqipe.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Në këtë fjalor do të gjeni: - 11 000 fjalë bazë dhe 22 500 fjalë të prejardhura dhe të përngjitura. - 10 000 barazvlerës të gegërishtes. - Krahinorizma gege e toske të shkoqitura.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
“Gramatika e gjuhës shqipe për mësuesit” është një libër bashkëkohor që ofron zgjidhje në pajtim me kërkesat e sotme të shkencës gjuhësore. Ajo është e thjeshtë, e qarte dhe e kuptueshme.Terminologjia e përdorur në thelb është terminologjia e përdorur deri më sot në shkollat tona. Ky libër ndihmon në forcimin dhe modernizimin e mësimit të gjuhës amtare në shkollë. Ajo është një vepër referimi jo vetëm për mësuesit, por edhe për të gjithë ata që janë të interesuar të njohin strukturën gramatikore të shqipes standard.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër mbështetet dhe merr parasysh rezultatet e arritura deri tani nga gjuhësia shqiptare, ajo niset prej tyre po merr parasysh edhe arritjet e gjuhësisë së sotme në këtë fushë. Libri u drejtohet të gjithëve, sepse të gjithë kemi nvojë ta përmirësojmë gjuhën tonë të folur e të shkruar, u drejtohet nxënësve të niveleve të ndryshme të shkollimit, prindërve që duan të ndihmojnë fëmijtë e tyre, mësuesvetë cilët do të gjejnë këtu përgjigje të shpejta për problemet që lidhen me zbatimin e programit mësimor po edhe studentëve që duan të knë në një vepër tërësinë e nocioneve që lidhen me strukturën fonetiko-gramatikore.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Synimi kryesor i këtij libri është të interpretojë, të zgjidhë ose të shtrojë disa nga çështjet e rëndësishme të semantikës leksikore të shqipes, që i ka nxjerrë vetë zhvillimi i gjallë gjuhësor, sidomos në rrafshin e gjuhës standarde. Roli i faktorëve gjuhësore e jashtëgjuhësore, ndikimi i përmbajtjes mbi formën e anasjelltas, veprimi i kërkesava të normës gjuhësore sipas standardit, lidhjet e brendshme të natyrshme, dukuritë specifike të gjuhës, janë disa nga çështjet që trajtohen në këtë libër.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër përfshihen artikuj të botuar në revista gjuhësore e përmbledhje studimesh gjyhësore, si dhe kumtesa të mbajtura në konferenca të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.Gjuha dhe veçanërisht sintaksa e saj janë vazhdimisht në një dinamikë tëpandërprerë, vetë sintaksa përfaqëson nivelin më të lartë në piramidën hierarkike të një gjuhe, prandaj nga kjo fushë do të ketë gjithmonë çështje për diskutim.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky punim mbetet edhe sot më i ploti dhe më i miri për këtë kategori fjalësh. Ai është një kontribut me vlerë në morfo-leksikologjinë shqipe. Punimi është shkruar në vitin 1983, por, po të nisesh nga niveli, raporti atëherë dhe sot thuajse fshihet krejt. Botimi i tij i veçantë zë vend të merituar në letërsinë tonë gjuhësore si një monografi shkencore e mirëfilltë dhe e lavdërueshme. Studimi "Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe", që, vetëm sepse ka qenë detyrë, është quajtur punim diplome, e tejkalon atë në shumë drejtime. Kjo pjesëz e vogël dhe e thjeshtë e sistemit të pjesëve të ligjëratës të gjuhës shqipe, megjithëse ka rënë në një dorë të re - në atë kohë student në prag të diplomimit - është trajtuar me seriozitetin dhe këmbënguljen e një studiuesi të mirëfilltë. Autori me guxim është futur edhe në rrugën e etimologjisë së mjaft ndajfoljeve përemërore, jo vetëm të etimologjive të reja e të dukshme, por edhe të etimologjive enigmatike, të errësuara nga koha e të ndërlikuara nga struktura. Ndarjet dhe rindarjet kuptimore e strukturore janë mjaft interesante. Falë formimit të përgjithshëm gjuhësor të autorit, për përcaktimet kuptimore dhe strukturore nuk shfrytëzohet vetëm etimologjia, por edhe leksikologjia, morfologjia, sintaksa, historia; madje edhe filozofia e gjuhës. Prof. dr. Ethem Likaj, Akademik Monografia me titull "Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe" e Shaban Sinanit përfaqëson një nga studimet më të thelluara dhe specialistike të këtij studiuesi, kontributet e të cilit orientohen prej vitesh nga disa fusha studimesh të përafërta si me gjuhësinë, si me letërsinë, ashtu dhe me historinë e kulturës shqiptare. Një punim i tillë na ofron një optikë të re të gjurmimit shkencor të këtij studiuesi, megjithëse formësimi i tij konceptual u realizua në një periudhë jo dhe aq të afërt në kohë, pikërisht si rezultat i një pune të kujdesshme në të cilat do të shënohet si vendimtar dhe kontributi i udhëheqësit shkencor të saj, profesorit të nderuar Shaban Demiraj, të cilit dhe i kushtohet punimi në fjalë. Studimi monografik "Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe" përbën një punim origjinal që i ka munguar traditës së studimeve tona të shkruara në gjuhën shqipe mbi pjesët e ligjëratës dhe kategorizimin e tyre morfosemantik. Prof. asoc. dr. Evalda Paci
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania