titleToAlt
“Fjalori Kriminalistik”, i autoreve: Nedzad Korajlic, Xhemajl Ademaj dhe Driton Muharremi është mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, në një fjalë rasti tha se Ministria e Punëve të Brendshme me kënaqësi ka pranuar kërkesën e tre autorëve për të mbështetur këtë vepër të rëndësishme, për arsye se “konsiderojmë se institucionet tona kanë pasur nevojë për një vepër të tillë shkencore, aq më tepër që kjo vepër po bëhet me një bashkëpunim ndërkombëtarë, ku përveç autoreve nga Kosova kemi një autor nga Bosnja”. Me botimin e kësaj vepre do të përfitojnë agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë, ku në formë të detajuar janë të specifikuara të gjitha terminologjitë e rasteve dhe veprave kriminale të cilat më këtë vepër identifikohen dhe emërtohen sipas terminologjisë kriminalistike, bëhet e ditur në një kumtesë për media të Ministrisë së Punëve të Brendshme.”-Klan Kosova.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
“Që në fillim dëshiroj jo vetëm të theksoj, por njëkohësisht edhe të pohoj se ky punim "Leksikon enciklopedik " ka profesionalizëm dhe saktësi në termat që shpjegon dhe përkufizon. Ai është me natyrën e një punimi enciklopedik mbi logjikën . Të krijon përshtypjen e një fjalësi, posa hynë në brendësi e kupton se kemi të bëjmë me një punë që jep mundësi të kuptohen thellë në rrafshin logjik dukuri dhe mënyra procedimi logjik të shoqërisë. Ky punim pra është përtej një enciklopedie terminologjike të logjikës, punimi në fjalë është një hapje drejt shkencave humane dhe sociale në përgjithësi. Kjo ndodh sepse ai me të drejtë udhëhiqet nga parimi që logjika është e vështirë që të ndahet si me thikë nga shkencat tjera humane që na ndihmojnë të kuptojmë shkencat dhe natyrale sikurse janë antropologjia, teoria e njohjes, epistemologjia, historia e shkencës etj. Besueshmëria në vlerat e këtij punimi, në të vërtetë të këtij "Leksikon enciklopedik mbi logjikën" bëhet më e konsiderueshme për shkak se autori i tij ka tashmë në përvojën e vet profesionale, veç të tjerash edhe hulumtime serioze dhe të qenësishme në fushën e bazave të logjikës, për të cilën ai edhe ka botuar një vepër fundamentale, të cilën e kam lexuar me kujdes, e kam recensuar, e kam promovuar në botën shqiptare, specifikisht në Shqipëri. Pra, autori vjen te leksikoni i tij me një njohje të gjerë të universit konceptual të shkencave logjike dhe sociale, si dhe me një thellësi të lavdërueshme të përmbajtjes semantike të fjalëve që ai i merr në konsideratë. Gjithashtu është me rëndësl të veçantë, jo vetëm të theksohet, por edhe të përceptohet se prof. dr. Avni Presheva, kujdeset që parimin e tij sistematizues në rendin alfabetik e ruan sipas fjalëve, por në parashtrimin e tyre ai fut edhe dije mbi autorë të ndryshëm themelues të koncepteve logjike, filozofike e teorike. Po ashtu, ai jep në verisione në gjuhë të ndryshme kryesore ballkanike e europiane dhe verisionin shqip të konceptit që hulumton, dhe atje ku e ka gjykuar shtjellon më gjërë shpjegimet e veta origjinale.”- Me respekt akademiku Artan Fuga.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“... Botimi kritik i këtij fjalori është pjesë e një projekti të hartuar dhe koordinuar nga Prof. M. Mandala në katedrën albanologjike të Universitetit të Palermos, projekt që parashikon, veç të tjerash, botimin kritik të të gjitha veprave leksikografike të mbetura në dorëshkrim ndër arbëreshët e Sicilisë, siç janë, sa për të përmendur ato më të rëndësishmet, “Fjalori italisht-shqip” dhe “Fjalori etimologjik”, hartuar nga Nikollë Keta, variantet e ndryshme në dorëshkrim me fjalorë italisht-shqip e shqip-italisht të familjes Dara etj...”- Gëzim Guga.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
• Fjalor themelor e praktik për të gjithë; • Me rreth 10 000 njësi frazeologjike të përdorshme gjerësisht; • Me vargje sinonimike të pasura; • Me ndarje kuptimore e me shpjegime të plota për kuptimet e përdorimet; • Me rreth 30 000 shembuj të shkurtër nga shumë burime (ligjërimi i folur popullor, folklori, letërsia artistike shqipe dhe e përkthyer, publicistika etj.).
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Edmond Tupja vjen me një libër të ri. Këtë herë në të janë të përfshira Lulet, frutat dhe perimet. Shkrimtari Tupja boton me “Pegin” librin “Fjalor erotik frutash, lulesh e perimesh”. Siç shihet edhe nga titulli i këtij fjalori, autori ka përfshirë në të lulet, frutat dhe perimet, duke u përpjekur, jo vetëm të vërë në dukje tiparet erotike të këtyre tri kategorive, por edhe të provojë se, nga ana fonetike, shpesh emrat e tyre shpalosin ose krijojnë një atmosferë erotike, për të cilën rrëfen edhe një ngjarje krejt të imagjinuar. Nëpërmjet këtij libri autori ka pasur si të shpalosë disa shprehi apo gjeste të përhapura të kulturës sonë, i ka vendosur ato në kontekste sa erotike, po aq edhe gazmore apo satirike, duke paraqitur kështu një pjesë të rëndësishme e të lashtë, sa edhe të censuruar, në letrat shqiptare. Tupja si qëllim të publikut të tij ka me këtë libër lexueset dhe lexuesit e rritur. (J.V/Shuplaka)
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Fjalori Sociologjik i Oksfordit mbulon mbi 2.500 zëra duke filluar nga anomia te Zeitgeist-i, Althusser-i te Max Weber-i. Fjalori Sociologjik i Oksfordit kosiderohet sot si fjalori më i plotë dhe më i besueshëm në këtë fushë. I hartuar nga një ekip sociologësh me mjaft emër, nën drejtimin e Gordon Marshall-it, ky libër është konceptuar në mënyrë të tillë që t’u përgjigjet si kërkesave e nevojave të profesionistëve, ashtu edhe atyre të fi llestarëve në këtë fushë, siç janë studentët. Fjalori i Sociologjisë përmban: • Mbi 2.500 zëra. • Mbulim ndërkombëtar të termave, metodave, koncepteve kryesore të sociologjisë. • Biografi në e sociologëve më të njohur. • Shpjegimin e një numri të madh termash nga psikologjia, ekonomia, antropologjia, fi lozofi a dhe shkencat politike, të cilat lidhen me sociologjinë. • Një sistem të lehtë referimi.
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ. Në këtë kontekst, ky fjalor është një visar i çmuar etnolinguistik. Në të renditen të ndara qartë e pastër nga hartuesi i tij urime të ndryshme, mallkime, pendime mbas mallkimit, fjalë fyese, njësi frazeologjike, proverba etj. Fjalori nuk do konsideruar thjesht si shpërfaqje e një vlere arkivore, por si shtim i lëndës shqipe që u ofrohet përdoruesve të sotëm.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ. Në këtë kontekst, ky fjalor është një visar i çmuar etnolinguistik. Në të renditen të ndara qartë e pastër nga hartuesi i tij urime të ndryshme, mallkime, pendime mbas mallkimit, fjalë fyese, njësi frazeologjike, proverba etj. Fjalori nuk do konsideruar thjesht si shpërfaqje e një vlere arkivore, por si shtim i lëndës shqipe që u ofrohet përdoruesve të sotëm.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Ky është i pari botim brenda trojeve shqiptare i fjalorit më të hershëm të gjuhës shqipe që njihet deri sot. Botuar së pari më 1635 në Romë nga Propaganda Fide, Fjalor latinisht-shqip i Frang Bardhit u zbulua e u nxor në dritë nga Mario Roques në Paris, në vitin 1932. Dictionariumi është lexuar e rilexuar, por nga shumëkush është “neglizhuar” qëllimi i vërtetë i botimit të tij… i është mëshuar vetëm gjysmës së shqetësimit të Bardhit, atij lidhur me “ghiuhene tane, ghi po bdarete, e po bastardhohete…” Në fakt qëllimi kryesor i humanistit tonë ishte më tepër se kaq: Dictionariumi do të shërbente si mur mbajtës për truallin shqiptar, që ky të mos shkëputej prej korpusit europian, si rezultat i erozionit të fuqishëm shpirtëror që pushtimi osman po shkaktonte në shek. XVII.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky botim nxjerr në dritë për herë të parë rishkrimin që autori bëri në mërgim, në Niagara, në vitet e fundit të jetës së tij, të një fragmenti të një vepre madhore e të humbur të autorit. Siç dëshmojnë burimet dokumentare, Kruja, në krye të punëve të sektorit të Leksikografisë në Institutin e Studimeve Shqiptare, para vitit 1944 e pati përfunduar Fjaluerin e tij, i cili numëronte plot 12 vëllime, nga A te Zh. Sot për sot kjo vepër rezulton e humbur, me përjashtim të këtij Fjalueri të dy germave të para, A e B, të cilin Kruja e rindërtoi me kujtesë, por nuk mbërriti ta përfundonte. Botime Çabej e nxori në dritë në dhjetor 2008, me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së autorit. Ky Fjaluer kritik është i vetmi në llojin e vet deri tani në leksikografinë shqiptare. I hartuar mjeshtërisht prej Mustafa Merlika-Krujës, të cilin Aleksandër Xhuvani e cilësonte si leksikografin më të madh tonin.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Terminologjia e bujqësisë ka lindur në vijim të veprimtarisë praktike të njeriut dhe mbi bazën e veprimtarisë njohëse shkencore në fushën përkatëse. Ky leksik (bujqësor), i ndërtuar mbi bazën e brumit shqip dhe gjedheve fjalëformuese në tërësinë e vet, bën që t’u përgjigjet më mirë kërkesave që paraqiten ndaj termave për të qenë të kuptueshëm, të përpiktë e të motivueshëm. Fjalori paraqitet në rend sistematik (tematik) sipas fushave, nënfushave dhe mikrofushave të degëve të ndryshme të bujqësisë, me përkufizime shqipe, me barasvlerësit në gjuhët angleze, frënge, italiane, ruse, si edhe me treguesit përkatës të këtyre gjuhëve. Nga pikëpamja e ndërtimit makrostrukturor përfshin termat themelorë të tri degëve kryesore të bujqësisë, të agronomisë, të pylltarisë dhe të veterinarisë, secila e përfaqësuar me një varg fushash, nënfushash e mikrofushash, të paraqitura në sistem dhe në mënyrë hierarkike dhe alfabetike.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Dy fjalë përcjellëse për Fjalorin këshillimor I dashur përdorues i këtij Fjalori. Në dorën tuaj po bie një vepër që mishëron dhjetë vjet punë nga autori i saj, Shkëlqim Llanaj. Hartuesi i tij nuk është leksikograf i mirëfilltë, por një dashamirës dhe dashurues i fjalës shqipe. Ai, si shumë shqiptarë të tjerë, në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar, largohet familjarisht si emigrant ekonomik, nga Shqipëria për në Itali. I gjendur në një mjedis italishtfolës, nga kushtet e reja, krejt vetvetishëm, u detyrua që krahas “gjuhës së zemrës”, shqipes, të mësojë e të zotërojë edhe “gjuhën e bukës”, italishten. Duke punuar si mësimdhënës për dhjetëra vjet në dheun amë, sidomos në qytetin e Elbasanit, sheh se gjendja e dygjuhësisë në dhe të huaj, në të cilën gjendeshin shqiptarët, por sidomos fëmijët e të rinjtë, i hyn një pune të mundshme, të stërlodhshme, por tepër-tepër të dobishme: të hartonte një fjalor huazimesh, duke e emërtuar me një titull kuptimplotë Fjalor këshillimor. Si ajo bleta e papërtuar që shkon në miliona lule për të mbledhur nektar për të bërë mjaltë, edhe Shkëlqim Llanaj, fillon të mbledhë me pasion e me durim fjalët që kishin hyrë në shqipe nga gjuhët e tjera, veçanërisht nga italishtja, fillon të skedojë çdo njërën prej tyre, merr të gjithë fjalorët e shqipes që janë në përdorim, shpjegues dhe një numër të madh dygjuhësh, ku shqipja është gjuhë e parë dhe konsultohet pandërprershëm me ta. Dhe orë pas ore, ditë pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti harton veprën. Thonë se, nëse do të dënosh dikë me punë të stërmundimshme, vëre të bëjë një fjalor. Edhe zoti Shkëlqim, me vite mbi supe, jo rrallë mendonte të tërhiqej nga puna e nisur. Por njeriu vullnetmbarë, fjalëmenduar e atdhetar e vazhdon procesin hartues, duke u ngritur mbi pengesat e vështirësitë që së shumti ishin gjuhësore e veçan të fushës së leksikografisë. Dhe e përfundon Fjalorin, të cilin e kemi në duar. Ai është një vepër tepër e nevojshme, në radhë të parë, se tregon se cila fjalët kanë hyrë në shqipe si huazime dhe shqipja i ka bërë pronë të saj, se ndjente nevojë për to, dhe cilat fjalë kanë hyrë si huazime të panevojshme, si fjalë parazitare, që kanë hyrë në shqipe për arsye të ndryshme, por që gjuha jonë nuk kishte nevojë për to, se kishte fjalën e saj. Së dyti, fjalori, me vlerat që mbart, bën thirrje që mos ta prishim shqipen që na ruajti shqiptarinë në shekuj, mos ta kërcënojmë atë duke futur vend e pavend njësi të tilla që e gjymtojnë sidomos leksikun e saj. Së treti, fjalori u bën thirrje të rinjve, sidomos atyre që janë vendosur për arsye të ndryshme jashtë Shqipërisë, që të mos harrojnë gjuhën shqipe, gjuhën për të cilën duhet të ndihen krenarë si gjithë të rinjtë e vendeve më të zhvilluara me gjuhët e tyre amtare. Tani diçka për zërat leksikografikë që janë përfshirë në fjalor, i cili ka një meritë që duhet të nxirret patjetër në pah: pjesa dërrmuese e zërave janë dhënë në çerdhe fjalëformuese, që nënkupton se është dhënë fjala e huazuar, por janë dhënë edhe derivatet e formuara prej saj në shqipe, si Abandonoj (braktis, zhduk, tradhtoj) nga it. abbandonare; si dhe abandonim (braktisje), abandonohem (braktisem, zhdukem etj.) dhe i abandonuar (i braktisur). Këtu vetëm fjala e parë është e huazuar, kurse të tjerat janë kuazihuazime, sepse ato nuk janë huazuar nga italishtja, edhe pse në këtë gjuhë mund të kenë fjalën korresponduese. Njësitë e sapoformuara nuk janë huazime të mirëfillta, ato janë formim i brendshëm i shqipes, por të motivuara morfematikisht dhe semantikisht nga tema e njësisë së huazuar. Kjo ka qenë një punë e lodhshme, por e domosdoshme për përdoruesin, sepse Fjalori këshillon që, nëse një fjalë e huazuar duhet të dalë nga përdorimi, duhet që të dalin edhe fjalët e formuara prej saj, apo nëse fjala e huazuar pranohet në leksikun e shqipes standarde, duke qenë si sinonim i fjalës shqipe, atëherë sinonimia duhet të ndjekë gjithë fjalët e sapoformuara, e gjithmonë duke i dhënë përparësi fjalës shqipe. Fjalori është jo vetëm një vepër ku gjenden përballë thjesht fjala e huazuar dhe fjala shqipe. Por ai ka natyrën edhe të një fjalori shpjegues, sepse jepen me mijëra ndërtime sintagmore ku shfaqet jeta e fjalës në shqipe apo në gjuhë të huaj, aty shikohen lehtësisht valencat semantike të një fjale me një fjalë tjetër, jepen shumë ndërtime që janë në proces ngurtësimi apo të tjera që janë shndërruar figurativisht dhe janë kthyer në njësi frazeologjike. Si përfundim, mëtimi i z. Shkëlqim Llanaj, për të hartuar një fjalor huazimesh (me karakter këshillimor) është realizuar. Vepra mbart vlera që e bëjnë atë të përdoret dhe të jetë një libër i përhershëm në çantën e një fëmije shkolle, në tavolinën e punës të një gazetari e përkthyesi apo në duart e kujtdo që gjendet në situata ligjërimore ku shqipja duhet të tregojë mundësitë dhe aftësitë e veta dhe ku përballet sidomos me fjalën e huaj. I uroj librit mirëseardhjen dhe autorit suksese të mëtejshme. Prof. dr. Valter MEMISHA
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Doc. Dr. Lindita Latifi (Xhanari) është pedagoge në Departamentin e Gjuhës Shqipe të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë së Universitetit të Tiranës. Ajo punon prej vitesh në fushën e marrëdhënieve të shqipes me gjuhën turke, arabe dhe perse. Studiuesja Latifi është pjesëmarrëse e dhjetëra Konferencave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit, duke kontribuar kështu me kumtime shkencore, veçanërisht në fushë të marrëdhënieve të gjuhëve të Ballkanit me gjuhët orientale. Ajo ka një përvojë të gjatë pune si pedagoge e Morfologjisë së gjuhës shqipe dhe në mësimdhënien e gjuhës shqipe për të huaj në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu, ka punuar si lektore e gjuhës shqipe në Università degli Studi di Palermo (Itali), gjatë periudhës 2002 – 2004, si dhe në Trakya Üniversitesi (Turqi), gjatë periudhës 2007 – 2009.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Essential English is a course of four students' and four Teacher's books vvhich is intended principally for adults but can also be used younger pupils. It is planned to give a solid basis of the structures and vocabulary English. Each book contains material for about a year's work, the vocabulary rising, to some 3.000 words. The Teacher's books provide notes on each lesson, the vocabulary to be taught, supplementary grammatical material and answers to exercises. In this new edition some of the grammatical sections have been rewritten and expanded, and parts of the text and many illustration have been 'brought up to date. Fundamentally, hovvever, the new edition remains the same as previous editions.
Çmimi: 200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania