titleToAlt
"...u mahnita me bukurinë e vendit rreth e qark, me malet, me kodrinat që na rrethojnë me një brez të gjelbër; gjithë kjo, së bashku me qytetin, formon një pamje të pakrahasueshme... dhe këto, të gjitha per Malin e Zi? Turpi" "Është paturpësi dhe gjë e ulët mënyra se si veprojnë malazeztë gjatë natës! Të qëllosh me topa, të bombardosh një qytet në gjumë, ku ska as edhe një ushtar, por vetëm të plagosur, gra, fëmijë dhe të huaj.Përse nuk qëllojnë ata mbi pozicionet e trupave në vend të qytetit, ku ska asnjë luftëtar të vetëm?!" "Gjithë Shkodra po vdes nga uria. Popullsia është në kufirin e fundit të fuqive të saj... Ata luten me të madhe që të vriten... të vdesin një ore e më pare... kjo është klithma e përgjithshme... ne s'mund të shohim më si spektatorë këto gjyle të tmerrshme se si godasln mbi shtëpitë tona, pabesisht, në mënyrë të poshtër." Ata janë sjellë në mënyrë barbare, në tërë historinë nuk ka asnjë shembull si bombardimi i Shkodrës! Kjo gjë nuk ka asnjë shembull si bombardimi i Shkodrës! Kjo gjë nuk do t'u sjellë atyre ndonjë gje të mirë!
Çmimi: 690 Lekë
titleToAlt
Shkrimet e Guillaume Lejanit u mblodhën dhe u komentuan nga Bernard Lory docen në Inalco, specialist për studimet ballkanike dhe autor i shumë punimeve të veçanta për Bullgarinë. Marie-Therese Lorain, është autore e një biografie të Guillaume Lejanit, botuar në vitin 2004.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Përsa i përket cilësisë, poezitë e Nikola Madzirov-it, janë të ngjashme me ato të nobelistit Tomas Transtromer. Ato janë të hapura dhe përçojnë individualitetin e autorit; nuk sjellin pengesë përgjatë përjetimit dhe përqendrimit në to. Nikola Madzirov është në kërkim të ndjesisë së shtëpisë, kërkim ky që nuk i duhen muret. Der SPIEGEL Madzirov përfaqëson edhe një tjetër zë gjenial nga Ballkani. Poezia e tij bazohet në këndvështrimin specifik nomad që endet mes territoreve nga më të ndryshmet, gjeograflke, kulturore dhe shpirtërore. World Literature Today Poezitë e Nikola Madzirov-it janë si piktura ekspresive; mbushur me përjetime të ngjeshura dhe energjike, sikur burojnë nga imagjinata dhe në të njëjtën çast ato rikthehen sërisht tek ajo, si zogjtë e natës, kapur në grackën e dritës së fareve të automobilëve. "Mbetje të shekullit tjetër jemi ne"- Nikola Madzirov ia del me sukses të na bëjë të besojmë tek kjo. Duhet ta ndjekim këtë poet të talentuar! Adam Zagajewski Nikola Madzirov (1973 Strumë, Maqedoni) përfaqëson një nga zërat më të veçantë dhe më përfaqësues të poezisë së sotme evropiane. Krijimtartia e tij përkthyer në mbi 30 gjuhë dhe është dhe është vlerësuar me çmime të rëndësishme letrare. Në një intervistë për "California Poetics", Madzirov shprehet se:"Heshtja dhe errësira janë dy gjysmat bazë të kodit universal të të kuptuarit. Në heshtje, të gjitha zhurmat janë të barabarta, në errësirë, të gjithë objektet janë të njëjtë. Poezia hap dimensione të reja për rikrijime fjalësh dhe dritë individualiteti. Që të jesh në gjendje të shkruash është e nevojshme të udhëtosh edhe përmes botës, edhe përmes vetvetes”
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Përveç librit me titull “Shqipëria. Përshkrime historike,etnografike,kulturore dhe fetare” botuar në shqip në vitin 2014 dhe librit me titull “Në Dalmaci dhe në Malin e Zi “ botuar po në shqip në vitin 2016, autori polak Marcin Czerminski, vjen i përkthyer në shqip me librin e tij të tretë “ Nga udhëtimi nëpër Bosnjë dhe Hercegovinë “ .
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Fjalë për shkrimtaren: “Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare, që atë kohë ishte një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Europës. Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Pavarësisht nga kjo, vetëm shkrimet e saj do t'i jepnin famë të madhe. Në ditët e sotme, dokumentat e saj mbahen nga Museum of Mankind (muzeu i njerëzimit) dhe Royal Anthropological Institute (Instituti Mbretëror Antropologjik) në Londër, ndërsa koleksioni i saj me bizhuteri të grumbulluara në ballkan ndodhen në Pitt Rivers Museum në Oxford (Oksford) dhe Bankfield Museum në Halifax (Heilfaks). Muzeumi Bankfield gjithashtu ka një monstër presentative rreth jetës dhe veprimtarisë së saj.”
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Historia e Sulit është njëkohësisht emblemë, mit dhe realitet: Fati dhe jeta e tij është e lidhur pazgjidhshmërisht me zhvillimet që ndodhin në gadishull dhe me rrjedhat e ideologjisë greke pas krijimit të shtetit të tyre. Përmes këtij libri vjen një vështrim i ri emblematik për Sulin dhe suljotët. Libri i Vaso Psimulit, shembullor nga pikëpamja shkencore, hedh dritë, kryesisht, mbi realitetin. Nga epoka e trazuar e shekullit XIV, një epokë kjo e despotateve dhe e aristokratëve vendorë, e depërtimeve apo zhvendosjeve shqiptare dhe atyre serbe e deri te bashkësitë e veçanta malësore të shtetit otoman. Nga sistemi i organizimit të brendshëm të bashkësive malësore, sistem ky i hakmarrjeve të tejzgjatura dhe marrjes në mbrojtje të të paarmatosurve nga të armatosurit e deri te marrëdhëniet e vështira që lidhin këto bashkësi me të tjera institucione të Perandorisë Otomane, por edhe me vetë administratën otomane. Ndonjëherë edhe me fuqi të huaja, siç ishin Venediku, Franca, Rusia. Vëzhgimi i këtyre marrëdhënieve nxjerr, tekefundit, në pah edhe një imazh krejtësisht të ndryshëm për funksionimin e shtetit otoman dhe për bashkësitë e ndryshme kulturore të tij. Aleancat që përtëriheshin vazhdimisht, përmbysjet e raporteve të forcave të brendshme - komunitete, armatollëqe, pashallëqe, jeniçerë, administratë qendrore - konfliktet e tyre të thella dhe shpesh të pakapërcyeshme shpalosen dhe kundrohen në gjithë dinamizmin dhe larminë e tyre. Vetë historia klasike e përplasjes mes Ali Pashës dhe suljotëve, që përfundoi me shpërbërjen e kësaj bashkësie malësore, shtjellohet këtu me gjithë hollësitë e saj; në gjithë anët e saj të errëta dhe të dyshimta; ndriçohet prej vetë arsyes së saj të brendshme, brenda kuadrit dhe kodeve të saj, në mënyrë që të shihet si pjesë e një historie të vërtetë dhe jo si një sajesë e mëvonshme për të tjera nevoja dhe qëllime. Historia e suljotëve përfton një tjetër përmasë emocionale kur, pas disfatës, do të shpërndahen si refugjatë nëpër Ishujt Jonianë, fillimisht, dhe nëpër Greqinë e kryengritjes kombëtare pak më vonë. Në këtë mënyrë, ata do të integrohen, pas një vargani peripecish të reja, në tërësinë dhe në ideologjinë e shtetit grek, ku do të njohin një vlerësim të ri dhe emblematik.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Në libër shqyrtohen planet antiturke, përkatësisht projektet çlirimtare të popujve ballkanikë, të mbretërve katolikë dhe të princave italianë.Një libër mjaft interesant ku autorit i është dashur të nxjerrë materjal të panjohur e të pavlerësuar më parë, për të ndriçuar historinë ende të pastudiuar të popujve në hapësirën e Ballkanit perëndimor
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania