titleToAlt
25 pjata të larmishme të përgatitura vetëm me 4 hapa të thjeshtë, që do t’ju bëjnë të dashuroheni me përbërësit, dhe të jeni të shëndetshëm falë dobive të tyre.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në këtë manual gatimesh vegjetariane do të gjeni një gamë të larmishme recetash gatimi, të përzjedhura nga vende të ndryshme të botës.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Nga antipastat te pjatat e para; nga mishi te peshku, perimet dhe ëmbëlsirat. 150 receta që do t ju thjeshtojnë jetën dhe do t ju bëjnë të ndiheni më mirë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Mastershefi i parë shqiptar, Renato Mekolli, mjeshtri i shijes dhe i dijes rreth ushqimit, vjen për herë të parë me një libër me receta, teknika dhe aroma të parezistueshme. Dhe jo vetëm aq. Talenti i rrallë i Renatos duket edhe nga vlerësimet që ka marrë puna dhe vepra e tij nga mjeshtra dhe kritikë gastronomie në mbarë botën
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Receta për njerëzit që dua” titullohet libri i moderatores së njohur Arbana Osmani, një botim i realizuar nga shtëpia botuese “Dudaj”. Krahas pasionit për televizionin, prezantuesja ka gjetur kohën të shkruajë receta gatimi për të gjithë të dashurit e saj, duke i mbledhur në këtë botim dedikuar atyre. “Në fakt, përpara 10 vjetësh, e vetmja gjë që dija të bëja në kuzhinë ishte të skuqja një vezë. Kisha menduar gjithnjë se kuzhina ishte një aktivitet që u takon shtëpiakeve, amvisave, dhe jo një femre që dëshiron që në të ardhmen të jetë e suksesshme në karrierë”. “Por kur gatova pjatat e para të makaronave për të afërmit e mi kuptova që kuzhina mund të jetë frymëzuese, terapeutike. Një gocë që gatuan është një gocë që pëlqehet. Të gjithë të duan kur gatuan, sepse të gjithë duan për të ngrënë dhe të gjithë kërkojnë që të provojnë pjatat e tua”, - është shprehur Arbana Osmani. Arbana, veç dëshirës për të eksperimentuar në kuzhinë, e ka shkuar këtë libër edhe për një kauzë shumë të rëndësishme: të ardhurat nga shitjet e librit do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve të ngujuar në Malësi.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
600 receta të shpejta që përgatiten në 10-30 minuta. Ky vëllim përmbledh një përzgjedhje të pjatave që u bëjnë të mundur edhe më pak ekspertëve të realizojnë shpejt dhe me sukses gjellë të mrekullueshme. Nga tradita italiane e gatimit, në pjatat klasike të repertorit ndërkombëtar, 600 receta të hartuara për të kënaqur kërkesat e atij që ka pak kohë për të gatuar. Nga antipastat tek ëmbëlsirat, çdo gatim ilustrohet dhe përshkruhet saktë hap pas hapi, me treguesin e kohës dhe shkallën e vështirësisë.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Kuzhina sot për çdo familje është libër kuzhine i përkthyer, i cili përmban 400 receta mjaft të vlefshme për të gjithë ata që duan dhe adhurojnë gatimin. Në libër recetat janë vendosur në mënyrë të përshkallëzuar, duke filluar që nga antipastat dhe ushqimet e lehta, supat, mënyra e mrekullueshme e gatimit të makaronave italiane, picat, vezët, peshku, mishrat e llojeve të ndryshme, mënyrat e gatimit të bukës, turshitë, salcat, e deri tek ëmbëlsirat, recetat e të cilave në këtë libër. E veçanta e këtij libri është se çdo recetë shoqërohet me figura me ngjyra (1-2) ku duket qartë ajo që është gatuar si dhe përbërësit që duhen për ta gatuar. Librin e karakterizon edhe rregullsia e vendosjes së kapitujve: 400 receta të organizuara në 24 "kapituj", secili i dhënë me të gjitha imtësitë ku ndërthuren aq bukur elementë të kuzhinës italiane, franceze, indiane etj.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Një libër me ëmbëlsira nga Sadije Berisha ku do të mësoni si të gatuani: Kuleçë suedezë me kanellë; Kuleçë amerikanë me kanellë; Çokollata; Kek me çokollatë që ta heq mendjen; Kek krem çokollatë; Muffins të mrekullueshëm me çokollatë; Topa bore me çokollatë; Role zvicerane; Bakllava në dy mënyra; Korepërpaje; Pajë Sardenje me fiq; Pajë me mollë me kore të thërrmuar; Kek me portokalli; Clafouti (Klafuti) me kumbulla; Marenga (Mafishet); Pije të ngrohta; etj.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
“Mirë se erdhët në kuzhinën time”, një libër recetash i shkruar si ditar e që lexohet si roman. Në këtë libër do provoni kënaqësitë e shijes sipas stinëve e duke zgjedhur, falë këshillave të autores gatesat më të përshtatshme për çdo ditë të vitit: nxitëse dhe gjallëruese në pranverë, të lehta e freskuese në verë, oreksndjellëse e të shijshme në vjeshtë dhe plot kalori dhe energjike në dimër do të gjeni 225 receta krejtësisht të reja e me rezultat të sigurt, të ndara sipas muajve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Të gatuash nuk do të thotë vetëm të përgatisësh pjata të shijshme, por edhe të jesh e zonja të gjesh gjithmonë menynë më të përshtatshme për rastin a ngjarjen dhe sidomos të përshtatshme për kuletën. Receta për të gjithë, të shëndetshme, ekonomike, por me kujdes ndaj shëndetit dhe parave që duhen shpenzuar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Për amvisat që duan të gatuajnë shpejt dhe shijshëm ky libër ofron: • Mbi 300 receta të larmishme për një tryezë të pasur • Receta të zgjedhura nga gatimi shqiptar dhe ai botëror • Receta me pak ose pa yndyrë • Receta jo vetëm të shijshme por edhe praktike • Receta të shpejta në gatim dhe të shpjeguara mirë por edhe për këdo që dëshiron të mësojë së gatuari apo që ka pasion artin e të gatuarit ky libër është një mik mjaft i mirë.
Çmimi: 490 Lekë
titleToAlt
Ky libër do t’u vijë në ndihmë amvisave që janë mjeshtre në gatim, duke u kujtuar gatimet shqiptare dhe në veçanti familjeve të reja të cilat do të mësojnë gatimet e amvisave të vjetra. Libri do t’u vijë në ndihmë familjeve të reja dhe do të jetë një këshillues për restorante e gjelltore, për të përgatitur ushqime të shijshme dhe me vlera ushqyese, sidomos në gatimet tona tradicionale. Në këtë libër, në çdo kapitull, janë shtuar mjaft asortimente, si:supat, perimet, gatimet me peshk etj. Në këtë botim ka një kapitull të veçantë për pijet e nxehta e të ftohta, si: lëngje, koktejle, ponç etj. sigurisht të përshtatura për në familje. Për t’u ardhur në ndihmë amvisave ka dhe një kapitull për pastiçerinë në mënyrë që amvisat të kenë një libër të përgjithshëm për gatimin në familje
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër përfshin receta të ndryshme për përgatitjen e disa ëmbëlsirave të mrekullueshme dhe të lehta për t’u gatuar. Ofron 250 receta amaretash, kekësh, biskotash, moltosh, mafishesh dhe ëmbëlsirash të tjera shtëpie origjinale ose të zgjedhura nga kuzhina ballkanike dhe ajo ndërkombëtare. Shpresojmë që shumëllojshmëria e recetave të paraqitura të kënaqë edhe amvisat më kërkuese. Sekrete të vogla me efekte të mëdha.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në hartimin e këtij libri janë marrë parasysh: tradita popullore e të gatuarit, të dhënat e shkencës për nevojat që ka organizimi i njeriut për ushqim, rëndësia e produkteve ushqimore, përpunimi i ftohtë i produkteve etj. Në këtë botim është shtuar një kre; salcat dhe si nënkre; kërpurdhat, kërmijtë, ndërsa në krenët gjellë me peshk, gjellë me shpendë janë bërë përpunime. Janë shtuar dhe asortimnte të reja si dhe disa karakteristika. Ky botim i ri është pasuruar me mbi 200 asortimente.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni: • Një këshillues të vlefshëm për çdo kohë dhe situatë, që lejon në çdo moment të zgjidhësh me lehtësi “me si, dhe çfarë të gatuaj”. • Rreth 600 receta, ku përfshihet një gamë shumë e gjerë gatimesh. • Një ndërthurje e eksperiencës së kuzhinës shqiptare me atë të huaj.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një guide e vërtetë për zgjedhjen e ushqimeve për një jetë më të shëndetshme dhe të gjatë. Dieta dhe terapi me ushqime bimore që na ndihmojnë të jemi mjekë të vetvetes. Këshilla të një dietologu për një tavolinë të shëndetshme e të thjeshtë në çdo shtëpi. Si të zgjedhim ushqimet tona për të luftuar sëmundje të tilla si, gastritis, sëmundjet e zemrës, stomakut, hemorroidet etj.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
E ëmbël, e hidhur, djegëse, e butë apo e fortë: çokollata, vetë “ushqimi i perëndive” dhe objekt i një kulti që përtërihet në shekuj, shërbehet që të shijohet në një pafundësi mënyrash të ndryshme dhe me shoqërime gjithmonë të reja. Vëllimi përmban 300 receta të zgjedhura, tradicionale e më të reja: përfshin nga biskotat te tortat, nga të bardhat te të errëtat, nga gjysmë të ftohtat, deri te pijet. Niveli i vështirësisë, në zbatimin e recetave, është shprehur në shifra që shkojnë nga 1 deri në 3 (e lehtë, mesatare, e vështirë).
Çmimi: 3000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania