titleToAlt
Ag Apolloni (1982) është dramaturg, romancier, poet dhe studiues. Ka kryer studimet për Dramaturgji në Fakultetin e Arteve dhe për Letërsi në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës, ku ka doktoruar më 2012. Ka qënë kryeredaktor i revistës letrare Jeta e Re, ndërsa nga viti 2013 është kryeredaktor i revistës kulturore Symbol. Po ashtu, është profesor në Universitetin e Prishtinës, ku punon që nga viti 2008. Deri tani ka botuar këto vepra: - Zomb (poezi, 2009) - Historia e një koleksionisti të syve (drama, 2010) - Parabola postmodernë (studim, 2010) - Paradigma e Proteut(studim, 2012) - Ulurima e Ujkut (roman, 2013) - Zazen(roman, 2014) - Koferi i Konices (ese, 2016) - Hamleti simbas Horacit (dramë, 2017) - Skenderbeu: Manuskripti i Marlout (dramë, 2018). Krijimtaria e Apollonit është përkthyer në disa gjuhë dhe është shpërblyer me disa çmime kombëtare, si: Libri më i mirë poetik i vitit 2009 dhe Libri më i mirë kritik i vitit 2012 nga Ministria e Kulturës (Kosovë), Romani më i mirë i vitit 2013 (çmimi "Rexhai Surroi") dhe Drama më e mirë e vitit 2016 nga Teatri Kombetar i Kosovës. Shtëpia Botuese OM (Tiranë dhe Prishtinë) ka ekskluzivitetin e botimit të të gjitha veprave të Apollonit.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
William Butler Yeats (1865 - 1939), është bindshëm poeti më i madh i shekullit XX. Ai kaloi një jetë jashtëzakonisht të pasur e produktive; është themeluesi dhe fari i Ringjalljes Letrare Irlandeze dhe të teatrit Abbey,Teatrit Kombetar të Irlandës; patriot, Shkrimet e të cilit frymëzuan intensivisht betejën e Irlandës për vetvendosje politike; ka qenë anëtar i Senatit më 1922 kur Irlanda fitoi lirinë 700 vjet pas administrimit të huaj. Yeatsi ishte dhe folklorist e mitolog si dhe gjithë jetën një studiues i misticizmit Oriental e Perëndimor. Tek ai përmblidhet aktiviteti i njeriu poet,dramaturgut,njeriut të teatrit dhe aktivistit kulturor -fragment nga Hyrja Dr.James W. Flannery William Butler Yeats është poeti më i madh i gjuhës angleze te shekullit XX. -Derek Walcott
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
"Ajo të varroset bri Antonit të saj! S'do të ketë varr mbi tokë me një çift Kaq famëmadh! Por ngjarje të mëdha Si kjo trondisin dhe fajtorët. Fati I tyre është po aq për t'u dhimbsur Sa dhe lavdi' e tyre që të bën Të qash". -W. Shakespeare, “Antoni dhe Kleopatra”
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Drama “Ëndrra e Ismail Qemalit”, e shkruar nga Bashkim Kozeli.Një rrëfim dramatiko-poetik i Ismail Qemalit dhe disa vegime takimesh të rëndësishme të tij; në rrugëtimin e vështirë për realizimin e një ëndrre të madhe. Rrëfimi i viteve 1917-1918, përpara dy gazetarëve të huaj, gërshetuar me ndryshimin e këndvështrimit të tij rreth platformës për realizimin e qëllimit: shpalljes së mëvetësisë së Shqipërisë. Në vepër parakalojnë dhe personazhe që e adhurojnë dhe një grup tjetër që duan ta pengojnë apo edhe më keq: t’i marrin jetën…Në fund, plaku i urtë, me shumë modesti e fisnikëri, e mbyll me përshkrimin e ditëve të fundit të nëntorit 1912, rrëfimin dhe na jep mesazhin, se ky vend do të bëhet e do të rrojë po qe se ata burra që do ta drejtojnë, do ta duan atdheun më shumë se veten…
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
“Dramatika” e Gjergj Fishtës është botimi më i plotë dhe më me peshë që i përcillet lexuesve nga Botimet Françeskane. Ky botim me dy vëllime është përgatitur nën kujdesin e redaktorit At Viktor Volaj. E gjithë drama e tij vjen sipas teksteve autentike që ka botuar autori para viteve '40. Në vëllimin e dytë janë përfshirë: "Shqyptarja e gjyqtetnueme", "Barit e Betlemit", "Shna Ndou i Padues", "Ngadhnia e fesë e virtyteve permi idhujtri e vese", "Blegtorët e Betlehemit" dhe "Hajria".
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“Dramatika” e Gjergj Fishtës është botimi më i plotë dhe më me peshë që i përcillet lexuesve nga Botimet Françeskane. Ky botim me dy vëllime është përgatitur nën kujdesin e redaktorit At Viktor Volaj. E gjithë drama e tij vjen sipas teksteve autentike që ka botuar autori para viteve '40. Në vëllimin e parë janë përfshirë: "Juda Makabe", "Shqyptari i gjytetnuem", "Sh. Luigj Gonzaga", "Sh'Françesku i Asizit", "Odisea", dhe "Ifigenija n'Aulli".
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Dramatika e Gjergj Fishtës është botimi më i plotë dhe më me peshë që i përcillet lexuesve nga Botimet Françeskane. Ky botim me është përgatitur nën kujdesin e redaktorit At Viktor Volaj. E gjithë drama e tij vjen sipas teksteve autentike që ka botuar autori para viteve '40. Në vëllimin e parë janë përfshirë: "Juda Makabe", "Shqyptari i gjytetnuem", "Sh. Luigj Gonzaga", "Sh'Françesku i Asizit", "Odisea", dhe "Ifigenija n'Aulli".
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër është një dramë ku personazhet janë: Tefik Rizai(tregtar), Zehraja( e shoqja), Gjyshja(e ëma e Tefikut), Haliti dhe Selimi(të bijët), Selimi, Nafija(e shoqja e Selimit), Tushja(shërbëtore tiranase), Thanasi dhe Sotiri( fqinjë të Tefikut) dhe Liria(një partizane). Skenat zhvillohen në Tiranë, në darkën e çlirimit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Pierre Corneille ishte shkrimtar dhe dramaturg francez, një nga tre më të mëdhenjtë e shekullit të shtatëmbëdhjetë, së bashku me Molierin dhe Rasinin. I lindur në Rouen nga një familje e pasur, në rini studioi në shkollën jezuite të Rouen. U diplomua në drejtësi dhe u bë avokat i Parlamentit të Rouenit, por karakteri i tij i ndrojtur e bën atë të preferojë letërsinë dhe teatrin. Fillimet e karrierës karakterizohen nga një impenjim ekskluziv në komedi. Në vitin 1629 shkruan dramën e tij të parë "Melite", që shfaqet me sukses në Paris. Sezoni 1634-1635 shënon një ndryshim të madh në teatrin francez, me shfaqjen e ,”Sophonisbe” nga Jean Mairet, që korr një sukses triumfues dhe lançon zhanrin e tragjedisë në skenën franceze. "Sidi", shfaqur në fillim të vitit 1637, ende konsiderohet si kryevepra e Kornejit, e konsakron dramaturgun më të madh të teatrit të kohës, prestigj që do të zgjasë, deri më 1670, vit në të cilin fillon ngjitja e Rasinit. Mbreti Luigji XIII i dha Korneijt titullin fisnik. Në vitet në vazhdim ai shkruan pa pushim drama, komedi dhe tragjedi të suksesshme. Në zhanrin tragjik përmendim "Horasin", frymëzuar nga historia romake (1640), "Sina"-n (1641) dhe "Poliuto" (1642) që së bashku me "Sid"-in formojnë një lloj “tetralogjie” ku ekzaltohet vullneti, i mishëruar nga heroi i cili nuk zmbrapset para sakrificave. Përmendim gjithashtu komedinë e tij më të mirë', "Gënjeshtari", dhe tragjeditë "Rodogyna"dhe "Nikomedi". Në vitin 1640 ai martohet dhe vendoset në Rouenin e tij të lindjes. Karriera e tij si një dramaturgut ndërkohë e vazhdon dhe në vitin 1647, ai u pranua në Akademinë Franceze. Pleqëria e tij është e trishtë e bile ndodhet edhe në vështirësi ekonomike. Vdes në Paris më 1 tetor 1684.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Molier (Jean-Baptiste Poquelin) lindi më 1622 e vdiq më 1673. Molier ështe një nga figurat më të ndritura të letërsise botërore, që hodhi themelet e komedisë franceze. Jetoi dhe zhvilloi veprimtarinë e vet dramatike në të ashtuquajturin "shekull të artë" të monarkisë absolute, që shënonte etapën më të lartë të feudalizmit si rend shoqëror dhe fillimin e shpërbërjes së tij. Së bashku me disa dashamirë të vet, formon një trupë me nëntë aktorë, të cilën e quan "Teatri mbretëror", pikërisht në këtë kohë e ndërroi emrin dhe u quajt Molier. Ai ushtronte në të njëjtën kohë detyrën aktor, regjisor, drejtues trupe dhe autor tekstesh. Jeta e tij ishte lidhur ngushtë me teatrin. Duke i shpërthyer rregullat e ngurta të doktrinës klasiciste autor-aktor-regjisor, në emër të arsyes e të logjikës së shëndoshë, krijoi komedi, e cila godiste çdo ves ose shfaqje negative të kohës dhe të njeriut në përgjithësi. Molieri mbetet një krijues i madh i ndërtimit të karaktereve. Një pjesë e mirë e tyre jo vetëm që i kanë qëndruar kohës, por janë shndërruar në emra simbolikë. Dhe kjo është një arritje e madhe e artit të Molierit, i cili atë që mori nga jeta, ia riktheu asaj me gjenialitetin e vet. Së bashku me Shekspirin, Molieri është pa dyshim një nga dramaturgët më të mëdhenj e më popullor botërorë.

Çmimi: 100 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Dy pjesë teatrale nga më të njohurat e autorit të famshëm irlandez, fitues i Çmimit Nobel për letërsi në vitin 1969, të cilat i jepen në dorë lexuesit shqiptar me përkthim nga frëngjishtja të Mirela Kumbaros e Anton Paplekës. Samuel Beckett është një nga shkrimtarët me ndikimin më të madh në letërsinë e shekullit XX dhe vërehet si i pari i postmodernistëve e si një nga themeluesit e “teatrit absurd”. Irlandez që jetoi thuajse gjithë kohën në Paris, Samuel Beckett shkroi si në anglisht ashtu dhe në frëngjisht. Duke pritur Godonë është titulli i tij më i famshëm, që ka zënë vend tashmë prej disa dekadash në libraritë e gjithë botës e që vihet në skenë kudo në teatrot anembanë saj.
Çmimi: 590 Lekë
titleToAlt
Sonetet u shkruan prej vitit 1595 deri në vitet e para të 1600-ës. Pse janë 154 sonete? Në një sonet janë 14 vargje herë 11 rrokje baraz 154 rrokje. Pra një sonet për sonetet, që vetëm ai mund ta shkruante.Struktura shekspiriane e soneteve është kjo: janë tre strofa njëmbëdhjetë rrokshe (quatrains) me rima ABAB, CDCD dhe EFEF dhe dy vargjet e fundit (couplet) me rimë të puthur GG, gjë që e bën lehtësisht të dallueshëm prej strukturës së soneteve të Petrarkës.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky nuk është një ribotim i zakonshëm i Sofokliut. Është një libër shumë i veçantë; aq sa vështirë se mund t'i gjendet shoqi në krejt historinë botërore të botimeve dhe ribotimeve të dramave të Sofokliut. Këtë veçanti ia jep jeta e përkthyesit që lidhet edhe me historinë e përkthimit të vetë librit... Kujtim Aliaj ka rënë në burg në moshën 15 vjeçare, është dënuar fillimisht 5 vjet për tentativë arratisjeje dhe ka mbetur, imagjinoni, 32 vjet, që nga viti 1955 deri në vitin 1987, pandërprerë, në burg... Të gjallët, mendoj, duhet të gjejnë kurajën për t'u ndalur, me dhimbje dhe revoltë përpara të pariparueshmes që ka ndodhur. Duhet të gjejmë kurajën për t'u ndjerë fajtorë kur shohim se, të frikësuar nga takimi me të, nuk bëjmë asnjë hap që të shkojmë t'i gjejmë ëndrrat e atyre njerëzve, të transformuara në një hi e pluhur të veçantë, që vazhdon të endet në dheun dhe ajrin e atyre vendeve të mallkuara... Ky libër është jo vetëm një përkthim i vyer i Sofokliut, por me të gjithë historinë e tij, është edhe një shenjë, një gjurmë më shumë, që mund të na ndihmojnë ne dhe brezat pasardhës në atë udhëtim të mundimshëm që kemi detyrë të bëjmë në emër të riparimit të së pariparueshmes.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
(Festa e ditëlindjes; Dhimbje e lehtë; Mbrëmja; Kujdestari; Dashnori; Kohë të vjetra)
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
...Tashmë Kethi,me aromën e parfumit të markës Chanel No 5në flegrat e hundës,dhuratë nga dashnori,po rrinte lakuriq,e ulur në gjunjë mbi krevatin e saj bashkëshortor.Dashnorin,tashmë i gajasur,e kishte zënë gjumi për shtatë palë qejfe.Ajo ishte përkulur mbi të dhe ...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Krijimtaria në gjininë e dramës së Namik Dokles daton që në vitin 1975. Së bashku me radiodramat për fëmijë dhe të rritur, ai ka dhënë një kontribut të veçantë në dramaturgjinë shqiptare. "Dënimi i dytë i Homerit" nga ka marrë titullin edhe libri i tij ka në përbërje të tij edhe dy drama të tjera; "Fantazma e Danubit" dhe "Varri i të gjallëve". Shtrirja kohore e personazheve të tij është prej periudhës homerike, në ditët e sotme, prej Greqisë së lashtë, në ujërat e turbullta të Danubit e në kullat e Veriut të Shqipërisë. Me një gjithëpërfshirje e një gjithëkohështrirje autori rreket të përcjellë mesazhe të fuqishme. Drama "Dënimi i dytë i Homerit" është vënë në skenë në teatrin e Korçës në 2009.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Është komedia e parë e shkruar nga Çajupi. Ajo u botua në përmbledhjen “Baba Tomorri”, së bashku me poemën me të njëjtin titull dhe një sërë vjershash me karakter atdhetar dhe shoqëror. Komedia “14 vjeç dhëndër” u cilësua nga kritika e viteve ’30 si një “farsë moliereske” e arrirë, që zë vendin e parë në gjininë e vet, duke qenë se letërsia jonë në atë kohë nuk e njihte ende këtë lloj të gjinisë dramatike.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Ky libër u kushtohet të gjithë të dënuarve politikë të regjimit komunist atyre që u vranë, ose vdiqën në kampet e punës. Ngjarjet zhvillohen në një qytet provincial. Në një nga të shumtat ato net, ku në trotuare rrinin radhët e gjata, në pritje të një litri qumësht. Në qendër të dramës është Kristina e sapo liruar nga burgu dhe përpjekja e saj për të rifilluar. Gjithë skena zhvillohet në rrugë nën vështrimin plot frikë të njerëzve që fshiheshin pas dritare me hekura të shtëpive.
Çmimi: 300 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania