titleToAlt
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Mbështetur fuqishëm mbi Urinë, mbi këtë kolonë bazike, në përpjekjet për nxjerrjen në pah të dinjitetit të njeriut, në respekt të lirisë dhe të drejtave të tij, tëe identiteteve të ndryshme, kulturës, gjuhës, traditës, etj., mund të arrihet të ndërtohet një rend i ri botëror i pavarësi-ndërvarësisë dhe i shumëllojshmërisë kulturore e pasurisë gjuhësore. Krahas zhvlerësimit në vazhdimësi të t(kurtheve" të shtetit-komb, ai mund të jetë dhe rendi i një ideologjie të përbashkët si ajo e lirive dhe të drejtave të njeriut, por dhe i një ekonomie morale tregu, një ekonomie metakapitaliste mjaft më sociale. Është pikërisht ky rend i ri që mund të vendosë në qendër të tij qytetarin global, të lirë, të barabartë e me dinjitet, që, pavarësisht përkatësisë së tij (etnike, fetare, kulturore e racës), të mund të deklarojë në ço çast dhe në çdo vend: Civis sum! (Unë jam qytetar!). Është pikërisht ky rend "atomik" i qytetar i të lirë e sovran, pavarësisht origjinës e përmasës konkrete të përkatësisë së tij kombëtare, që do të duhet të mishërojë të ardhmen e afërt të shoqërisë njerëzore, vetë ëndrrën e barazisë njerëzore dhe të lirisë, pra dhe rendin e vërtetë botëror, që duhet të konceptohet e të ndërtohet me një permbajtje të tillë. Por arritja e këtij niveli të zhvillimit njerëzor nuk duket aq i lehtë, për aq kohë që vetë rendi botëror akoma dhe aktualisht, me gjithë gërryerjen graduale, në kushtet e reja globale e hapësinore-kohore, vazhdon të konceptohet dhe të funksionojë si një rend i shteteve-kombë. Ky është dhe "kurthi" gati 400 vjecar që ky shtet-komb na ka ngritur, madje duke vazhduar të mbijetojë me konservatorizëm deri në ditët tona. R. Meidani
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Gjuha jonë një nga më të moçmet në Europë, pra kjo pasuri që e kanë trashëguar shqiptarët me bekim prej Naimit, ne ja japim si pasuri e larmi njerëzimit. Naimi, duke shpëtuar shqipet ka shpëtuar një pasuri të rallë që është e rëndësishme për kulturën botërore “Gjuhë gjeniale” Robert d’Angeli. Naimi thoshte se shqipja është “gjuhë perëndie”
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
I. Gjuha shqipe dhe çështja e standardizimit Gjuha letrare a standarde: Popuj të ndryshëm, në një shkallë të caktuar të zhvillimit të tyre historik, në kohën e ndërtimit të marrëdhënieve ekonomike e shoqërore, që karakterizojnë një shkallë të lartë të organizimit politik e kulturor, kanë ndier nevojën për të krijuar një formë të veçantë të gjuhës kombëtare, e cila të përdorej në shumë sfera të jetës si mjeti më i përhapur i komunikimit, dhe këtu nuk bëhet fjalë për një komunikim çfarëdo, po për një komunikim, do të thoshim të kulturuar – në fushën e letërsisë, të dijes përgjithësisht e në jetën politiko-shoqërore. Pikërisht kjo formë e gjuhës, e krijuar në mënyrë të ndërgjegjshme e mbi forma të tjera të gjuhës, të cilat gëzonin ndonjë respekt e epërsi të veçantë ndaj të tjerave forma, - ndër popuj të qytetëruar është emërtuar gjuhë letrare, po e njohur edhe me të tjera emërtime – gjuhë e kulturës, gjuhë e përgjithshme, gjuhë kombëtare etj. Kjo, sidomos nga gjysma e dytë e shekullit që shkoi, ka zënë të emërtohet gjuhë standarde. Fillimisht do të jetë quajtur gjuhë letrare (dhe kështu vazhdon të quhet ende në ditët tona në shumë mjedise në kulturën tonë), pra fillimisht do të jetë quajtur kështu, sepse ajo lidhej ose pandehej të kishte një lidhje shumë të ngushtë me letërsinë … Le ta themi se nocioni letërsi më përpara përdorej për të shënuar gjithë krijimtarinë dhe jo vetëm atë letrare. Po emërtimi i kësaj forme të gjuhës del të duket edhe më shumë i lidhur me letërsinë sidomos në disa gjuhë evroperëndimore e sllave (krahaso: gjerm. – Literatursprache, rus. – Literaturnij jazek e të tjera), sa kohë që as në shqipen nocioni literaturë nuk është i panjohur… Ndoshta duhet të theksojmë se Fjalori i shqipes së sotme (Tiranë 1984, f. 391) jep këtë përkufizim për gjuhën letrare: (Gjuha letrare është) “forma më e përpunuar e gjuhës së një populli, e cila ka norma të caktuara, të ngulitura në të shkruar e në të folur dhe arrin njësimin më të lartë në kohën e krijimit të kombeve e të shteteve kombëtare”. Nuk ka asnjë dyshim se gjuha letrare fushën më të përshtatshme dhe mundësitë më të mëdha të pasurimit i gjen pikërisht në krijimtarinë letrare, dhe kjo për dy arsye që janë përgjithësisht të njohura: E para, shkrimtarët janë njohësit më të mirë të thesarit gjuhësor dhe përdoruesit mjeshtërorë të këtij thesari, madje duke mbajtur parasysh gjithë përdorimet, qoftë në krijimtarinë popullore dhe qoftë në krijimtarinë e shkrimtarëve paraardhës; E dyta, sepse pikërisht në letërsinë gjuha gjen realizimin e të gjitha potencialeve e të zhdërvjelltësisë deri në shkallën e përdorimit figurativ e të përmbysur të elementeve të veçanta gjuhësore e të lidhjeve nga më të pasurat të mundshme në njësi të ndryshme gjuhësore, sidomos në fushën e fjalëformimit dhe të ndërtimit të marrëdhënieve sintaksore … Megjithëkëtë, në letërsi, pra në një vepër letrare, krahas elementeve të standardizuara, autori mund të përdorë, dhe zakonisht përdor, edhe fjalë e njësi frazeologjike të marra nga dialekte të ndryshme të gjuhës, ndonjëherë edhe fjalë e shprehje arkaike a të një periudhe të shkuar të historisë, të cilat kanë kaluar në klasën e barbarizmave, e të tjera, që shkrimtari do t’i përdorë për të karakterizuar personazhe të një konteksti të caktuar historik, politik e kulturor, ose edhe për të shënuar luftën dhe dallimet midis brezave a klasave shoqërore në një të kaluar të afërt a të largët. Ndoshta edhe ky do të jetë një nga shkaqet pse në vend të emërtimit gjuhë letrare, ka zënë të përdoret, sidomos në kulturën evroperëndimore, nocioni gjuhë standarde ose standard gjuhësor. Nuk dua të zgjerohem më shumë lidhur me nocionin gjuhë standarde, sepse, sikur është e ditur, në të gjitha fushat e jetës moderne, ngado të sillesh, do të ndeshesh me standarde e me norma të ndryshme që duhen respektuar, shkelja e mosrespektimi i të cilave shkakton gjithmonë kokëçarje … Thënë shumë shkurt, është quajtur kjo - gjuhë standarde, sepse në të mund të përdoren dhe/ose lejohen të përdoren dhe/ose vlerësohen të drejta për t’u përdorur vetëm elemente gjuhësore të standardizuara, duke nisur që nga shqiptimi i fonemave e morfemave, përmes përdorimit të formave gramatikore e deri tek drejtshkrimi e përdorimi i njësive sintaksore në frymën e standardit gjuhësor të caktuar.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky libër merr në analizë shkencore fjalët më të hershme që nga zanafilla e njeriut mbi “Dhe”, të cilat vijojnë të enden herë si “të panjohura”, herë të fshehura nën petkun si fjalë proto-indeouropiane, të cilat vërtetohen në zhvillim e sipër, brenda kontekstit dhe në vijimësi të të gjithë përmbajtjes së librit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Gjuha de lufta e ideve Autorja e këtij libri synon që përmes shqyrtimeve të karakterit gjuhësor-kritik dhe socio-gjuhësor të dëshmojë si identifikohen sot në Ballkan përmes gjuhëve popullore dhe ligjërimeve të tyre bashkësitë etnike, grupimet politike, brezat shoqërorë dhe madje edhe individualitetet e jetës publike: kryesisht politikanë por edhe njerëz të letrave e të artit.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania