titleToAlt
“Studimet etimologjike në fushë të shqipes” është vepra e jetës së autorit. Vepra është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së shqipes, të ballkanologjisë dhe të indoevropianistikës. Në këtë vepër, studimi fonetik, gramatikor e semantik i fjalëve të gjuhës shihet i lidhur me elementet e kulturës materiale e shpirtërore të bartësve të saj. Objekt i analizës janë fjalët, të cilat studiohen për nga përhapja e tyre në të shkuarën dhe në të tashmen, vendi i formimit të tyre, zhvillimi i tyre i brendshëm, aftësitë fjalëformuese, zgjerimi a ngushtimi i kuptimit, ndryshimi formal, zhdukja, zëvendësimi me fjalë të tjera etj. Një vend të posaçëm në metodën e tij të studimit zë edhe qëndrimi i tij lidhur me grupimin e fjalëve në fond të trashëguar dhe fond të huazuar, duke iu dhënë përgjigje disa gjuhëtarëve (sidomos Majerit), që e shihnin shqipen si një gjuhë gati të romanizuar. Ai shtron tezën se si për fjalët me burim vendas, ashtu edhe për ato të huazuara, duhet të mbahet parasysh përhapja e tyre dhe denduria e përdorimit dhe se prania e elementit vendas dhe atij të huaj tregojnë "në një anë shkallën e ndikimit të huaj mbi shqipen, në anën tjetër shkallën e rezistencës së kësaj gjuhe". Nëpërmjet një analize statistikore, ai tregon se fondi me burim vendas është më i pasur se ai i huazuar.Një nga kërkesat bazë të metodës së tij në studimin e etimologjisë së fjalës ishte respektimi rigoroz i ligjësive fonetike, morfologjike, fjalëformuese e semantike, që historikisht kanë vepruar mbi gjuhën shqipe e në gjuhët në kontakt. Zbulimi i këtyre ligjësive mundësoi rindërtimin e mjaft trajtave të hershme. Nga ana tjetër, krahasimi i brendshëm u pa i lidhur ngushtë me faktorët jashtëgjuhësorë të përmendur më lart. Zbatimi i parimeve shkencore të fonetikës dhe gramatikës historike do të hidhte dritë për një varg çështjesh që ai studioi, si: evolucioni i sistemit zanor e bashkëtingëllor i shqipes posaçërisht në lidhje me theksin, gjatësinë, dukurinë e metafonisë, hundorësinë, diftongjet, zanoren ë të patheksuar, bashkëtingëlloret grykore, grupet e vjetra të bashkëtingëlloreve nt, ng, nd, si dhe mbi disa dukuri të tjera morfonologjike, si ai i nyjave, i shumësit të singularizuar, gjinia asnjanëse etj. Veçanërisht çështja e prejardhjes së fjalëve dhe afria gjuhësore në faza të ndryshme të evolucionit kanë lidhje të drejtpërdrejtë me çështjen kombëtare dhe autoktonitetin e saj. Sipas këtij koncepti, shqipja e sotme ruan me konservatizëm ashtin e lashtë të substratit: gjuha dhe etnosi i këtij populli janë në vazhdimësi të atdheut të parëve të shqiptarëve dhe të territorit të tyre. Evolucioni organik i gjuhës është bërë në lidhje të ngushtë me evolucionin e kulturës materiale dhe shpirtërore të popullit shqiptar, duke e parë këtë mekanizëm në shtrirjen e tij kohore e hapësinore. Etimologjia e Çabejit është, në fakt, historia e gjuhës shqipe, e cila përkthehet në histori të popullit dhe historia e popullit të orienton drejt përcaktimit të gjenezës, të substratit dhe të autoktonitetit.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Mjaft probleme aktuale të Kodit Standart kanërnardhur si rezultat i ndërprerjes së bashkëveprimit tërntij me bazën historike të shqipes së kultivuar, ndërsarnlidhur me Gjuhën Letrare, problemi i vërtetë i saj sotrnështë ngurtësia në strukturë, pasojë e hegjemonisë sërnKodit Standart ndaj saj dhe ndaj çdo forme tjetër tërndemokracisë gjuhësore.rnShamku-Shkreli në veprën e saj thekson se ndërhyrjetrne mbështetura në parimin e funksionit si dhe lejimi irnformave dysore me të drejta qytetarie të barabarta nërnNormën Standarte, nuk e cënojnë aspak normën, asrnnuk e çrregullojnë atë, por përkundrazi rrisin rrezenrne saj të veprimit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Fonetikë historike e gjuhës shqipe është pjesa e dytë e tekstit Hyrje në historinë e gjuhës shqipe. Që të dy u shkruan nga autori për nevojat e studentëve të Universitetit të Tiranës në vitet ‘50, kur Çabej ishte pedagog i lëndës së gjuhësisë historike në atë universitet e kur tekste të tilla ishin pioniere. Ai përbën pra të parën sintezë të arritjeve të kësaj dege të dijes aq të rëndësishme për gjuhën shqipe. Vetë Çabej në hyrjen e tij shkruan: “Gjer më sot mungon një fonetikë historike e shqipes që të pasqyrojë rezultatet e kërkimeve të gjertanishme, e të japë një sintezë të gjithë kom pleksit të çështjeve.” E pikërisht këtë mungesë plotësonte për herë të parë ky tekst, duke përmbledhur shkurt e qartë rezultatet e studimeve të albanistëve më të më dhenj të fushës: Meyer, Jokl etj., pa munguar autori të sjellë edhe kontributin e vet themelor për shumë çështje ende të diskutueshme. Fakti që edhe sot e kësaj dite ky libër vijon të jetë në duart e studentëve tregon se vlerat e tij i kanë qëndruar mirë kohës.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky tekst është përftesë e dijes po edhe e pasionit të Çabejt 27-vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua më 1936 nga Ministria e Arsimit. Pra u hartua si një tekst shkollor gjuhe e letërsie për nxënësit e shkollave të mesme. Autori nëpërmjet këtij teksti nuk ndërhyn në lirinë e arsyetimit të nxënësve, por ndihmon në formimin e vetëdijes me larushinë e përzgjedhjes dhe renditjen e pjesëve, sikundër dhe me shtjellimet filologjike, etimologjike e gramatologjike në fund të faqeve. Kësisoj edukimi kulturor, e veçanërisht ai letrar, bëhet shprehje e një procesi dinamik, përmes të cilit dëshmohet si kombi lufton për veten, e në këtë mënyrë projekton vetveten në kohë të reja. Në shtjellimin e këtij teksti Çabej nuk mjaftohet me përpilimin shterp të së shkuarës, që cek data a thjesht kujton emrat e heronjve të saj, përkundrazi ai zgjedh të rikrijojë me anamorfozë shpirtin e lashtë të kombit në të tashmen.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
“Gramatika e gjuhës shqipe për mësuesit” është një libër bashkëkohor që ofron zgjidhje në pajtim me kërkesat e sotme të shkencës gjuhësore. Ajo është e thjeshtë, e qarte dhe e kuptueshme.Terminologjia e përdorur në thelb është terminologjia e përdorur deri më sot në shkollat tona. Ky libër ndihmon në forcimin dhe modernizimin e mësimit të gjuhës amtare në shkollë. Ajo është një vepër referimi jo vetëm për mësuesit, por edhe për të gjithë ata që janë të interesuar të njohin strukturën gramatikore të shqipes standard.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër mbështetet dhe merr parasysh rezultatet e arritura deri tani nga gjuhësia shqiptare, ajo niset prej tyre po merr parasysh edhe arritjet e gjuhësisë së sotme në këtë fushë. Libri u drejtohet të gjithëve, sepse të gjithë kemi nvojë ta përmirësojmë gjuhën tonë të folur e të shkruar, u drejtohet nxënësve të niveleve të ndryshme të shkollimit, prindërve që duan të ndihmojnë fëmijtë e tyre, mësuesvetë cilët do të gjejnë këtu përgjigje të shpejta për problemet që lidhen me zbatimin e programit mësimor po edhe studentëve që duan të knë në një vepër tërësinë e nocioneve që lidhen me strukturën fonetiko-gramatikore.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Synimi kryesor i këtij libri është të interpretojë, të zgjidhë ose të shtrojë disa nga çështjet e rëndësishme të semantikës leksikore të shqipes, që i ka nxjerrë vetë zhvillimi i gjallë gjuhësor, sidomos në rrafshin e gjuhës standarde. Roli i faktorëve gjuhësore e jashtëgjuhësore, ndikimi i përmbajtjes mbi formën e anasjelltas, veprimi i kërkesava të normës gjuhësore sipas standardit, lidhjet e brendshme të natyrshme, dukuritë specifike të gjuhës, janë disa nga çështjet që trajtohen në këtë libër.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Libri, “Të folmet qëndrore te shqipes së veriut” i autorit Bahri Beci, përmban disa kapituj të ndarë në: Të folmen e Mirditës, Matit, Luznisë së Dibrës dhe të Grykës së madhe të Dibrës. Për çdo kapitull trajtohen çështje si:fonetika, zanoret, bashkëtingëlloret, fenomenet fonetike, emri, folja, përemrat, format veprore, format jo veprore dhe format e pashtjelluara karakteristike për çdo dialekt të përmendur më sipër.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër përfshihen artikuj të botuar në revista gjuhësore e përmbledhje studimesh gjyhësore, si dhe kumtesa të mbajtura në konferenca të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.Gjuha dhe veçanërisht sintaksa e saj janë vazhdimisht në një dinamikë tëpandërprerë, vetë sintaksa përfaqëson nivelin më të lartë në piramidën hierarkike të një gjuhe, prandaj nga kjo fushë do të ketë gjithmonë çështje për diskutim.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky punim mbetet edhe sot më i ploti dhe më i miri për këtë kategori fjalësh. Ai është një kontribut me vlerë në morfo-leksikologjinë shqipe. Punimi është shkruar në vitin 1983, por, po të nisesh nga niveli, raporti atëherë dhe sot thuajse fshihet krejt. Botimi i tij i veçantë zë vend të merituar në letërsinë tonë gjuhësore si një monografi shkencore e mirëfilltë dhe e lavdërueshme. Studimi "Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe", që, vetëm sepse ka qenë detyrë, është quajtur punim diplome, e tejkalon atë në shumë drejtime. Kjo pjesëz e vogël dhe e thjeshtë e sistemit të pjesëve të ligjëratës të gjuhës shqipe, megjithëse ka rënë në një dorë të re - në atë kohë student në prag të diplomimit - është trajtuar me seriozitetin dhe këmbënguljen e një studiuesi të mirëfilltë. Autori me guxim është futur edhe në rrugën e etimologjisë së mjaft ndajfoljeve përemërore, jo vetëm të etimologjive të reja e të dukshme, por edhe të etimologjive enigmatike, të errësuara nga koha e të ndërlikuara nga struktura. Ndarjet dhe rindarjet kuptimore e strukturore janë mjaft interesante. Falë formimit të përgjithshëm gjuhësor të autorit, për përcaktimet kuptimore dhe strukturore nuk shfrytëzohet vetëm etimologjia, por edhe leksikologjia, morfologjia, sintaksa, historia; madje edhe filozofia e gjuhës. Prof. dr. Ethem Likaj, Akademik Monografia me titull "Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe" e Shaban Sinanit përfaqëson një nga studimet më të thelluara dhe specialistike të këtij studiuesi, kontributet e të cilit orientohen prej vitesh nga disa fusha studimesh të përafërta si me gjuhësinë, si me letërsinë, ashtu dhe me historinë e kulturës shqiptare. Një punim i tillë na ofron një optikë të re të gjurmimit shkencor të këtij studiuesi, megjithëse formësimi i tij konceptual u realizua në një periudhë jo dhe aq të afërt në kohë, pikërisht si rezultat i një pune të kujdesshme në të cilat do të shënohet si vendimtar dhe kontributi i udhëheqësit shkencor të saj, profesorit të nderuar Shaban Demiraj, të cilit dhe i kushtohet punimi në fjalë. Studimi monografik "Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe" përbën një punim origjinal që i ka munguar traditës së studimeve tona të shkruara në gjuhën shqipe mbi pjesët e ligjëratës dhe kategorizimin e tyre morfosemantik. Prof. asoc. dr. Evalda Paci
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania