titleToAlt
“Gramatika e gjuhës shqipe për mësuesit” është një libër bashkëkohor që ofron zgjidhje në pajtim me kërkesat e sotme të shkencës gjuhësore. Ajo është e thjeshtë, e qarte dhe e kuptueshme.Terminologjia e përdorur në thelb është terminologjia e përdorur deri më sot në shkollat tona. Ky libër ndihmon në forcimin dhe modernizimin e mësimit të gjuhës amtare në shkollë. Ajo është një vepër referimi jo vetëm për mësuesit, por edhe për të gjithë ata që janë të interesuar të njohin strukturën gramatikore të shqipes standard.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër mbështetet dhe merr parasysh rezultatet e arritura deri tani nga gjuhësia shqiptare, ajo niset prej tyre po merr parasysh edhe arritjet e gjuhësisë së sotme në këtë fushë. Libri u drejtohet të gjithëve, sepse të gjithë kemi nvojë ta përmirësojmë gjuhën tonë të folur e të shkruar, u drejtohet nxënësve të niveleve të ndryshme të shkollimit, prindërve që duan të ndihmojnë fëmijtë e tyre, mësuesvetë cilët do të gjejnë këtu përgjigje të shpejta për problemet që lidhen me zbatimin e programit mësimor po edhe studentëve që duan të knë në një vepër tërësinë e nocioneve që lidhen me strukturën fonetiko-gramatikore.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim autori parashtron: shkrime kushtuar normës gjuhësore në përgjithësi dhe normës në sistemete ndryshme, si nësistemin emëror, sistemin foljor, normën gjuhësore në publicistikën shqiptare, shkrime për çështje të ndryshme të kulturës së gjuhës, çështje të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, çështje për toponiminë, referime jashtë shtetit për arritjet e gjuhësisë shqiptare dhe për aspekte të ndryshme kulturore që lidhen me shqipen e Shqipërinë, shkrime kushtuar figurave të ndryshme vendase e të huaja që lidhen me gjuhën shqipe dhe artikuj publicistikë, të cilat trajtojnë aspekte të ndryshme të shndërrimeve demokratike në Shqipëri.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania