titleToAlt
E dini që do të mahniteni me krijesat e pabesueshme parahistorike që janë edhe personazhet e këtij libri? Në të do të zbuloni grabitqarët e mëdhenj mishngrënës, barngrënësit gjigantë dhe zvarranikët e famshëm parahistorikë të detit. Ky libër është i veçantë, sepse, nga hipotezat e paleontologëve të ndryshëm, mbërrijmë tek të vërtetat e zbuluara në ditët e sotme, që nuk i kemi ditur më parë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Përralla shqiptare maqedonse dhe italjane
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Infektivologjia është pasuruar së fundmi me mundësi novatore diagno-stikuese dhe terapeutike. Edicioni i dytë i librit "Manuali i sëmundjeve infektive" pasqyron këto ndryshime të thella, ndërsa njëkohësisht, ruan qëndrimin origjinal, të bazuar në qasjen ndaj aparaturave. • Vëllimi është zgjeruar me pesë kapituj të rinj: "Semiotika e sëmundjeve Infektive dhe ekzaminimet diagnostike e mikrobiologjike", "Analiza laboratorike dhe ekzaminime instrumentale" (me video shpjeguese per kryerjen e hemogazanalizës, biopsisë osteomedulare, punksionit lumbar (rakicenteza), paracentezës, biopsisë hepatike dhe torakocentezës), "Imunoprofilaksia aktive dhe pasive", "Infeksionet prevalente në zonat tropikale", "Infeksionet në ambientet e vuajtjes së dënimit". • Kapituj të tjerë ("Bakteremia, sepsisi dhe shoku septik") janë rishkruar plotësisht. Në të gjithë kapitujt janë përditësuar të dhënat epidemiologjike të sëmundjeve të ndryshme dhe janë shtuar patologjitë e njohura së fundmi (për shembull, ajo MERS). • Autorë të rinj (kolegë të nderuar universitarë dhe spitalorë) e kanë pasuruar këtë edicion me kontributin e tyre të vyer. • Vëllimi plotësohet me përmbajtjen e dedikuar shtesë në faqen online (foto, test vetëvlerësimi, raste klinike, video). Ky manual, që ka lindur nga bashkëpunimi i më shumë shkollave të infektivologjisë, iu drejtohet kryesisht studentëve dhe të sapo diplomuarve në sëmundjet infektive, por mund të jetë një instrument i dobishëm konsultimi edhe për mjekët e disiplinave të tjera.
Çmimi: 5000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një burim unik i informacionit më të fundi t në çdo aspekt të shpëtimit, menaxhimit të traumës dhe kujdesit të frakturave në politraumë/pacientë me dëmtime multiple. Kontrolli Kirurgjikal i Dëmtimeve në traumë është prezantuar në mënyrë llogjike dhe sistematike duke e ndarë trajtimin në faza. Qëllimi i përbashkët është trajtimi në rradhë të pare i gjëndjeve jetë-kërcënuese, më pas trajtimi i frakturave serioze pelvike dhe të ekstremiteteve, që kërkon bashkëpunim ndërmjet të gjitha disiplinave të rëndësishme dhe nënspecialiteteve të përfshira në kujdesin e pacientëve të politraumatizuar, prandaj dhe libri ka karakter multidisiplinor. Ky libër është shkruar nga pionerë të fushës dhe autorët janë të gjithë ndër ekspertët më të vlerësuar. Botimi i dytë, një version i rishikuar dhe i përditësuar i librit "Menaxhimi i Kontrollit të Dëmtimeve në Pacientët me Politraumë" do të jetë shumë i dobishëm për të gjithë klinicistët të cilët duhet të vlerësojnë ndërhyrjet jetëshpëtuese kundrejt rrethanave kërcënuese për ekstremitetin, duke përfshirë personelin e urgjencës, kirurgët e traumës, kirurgët ortoped-traumatolog dhe anestezistët.
Çmimi: 6800 Lekë
titleToAlt
Trashëgimia Ortodokse në Shqipëri" është numri i parë i një gjerdani të veçantë botimesh që revista kulturore periodike "Art & Trashëgimi" ia kushton trashëgimisë kulturore dhe historike të komuniteteve fetare në vendin tonë. Ky botim u realizua falë bashkëpunimit të stafit të revistës "Art & Trashëgimi" me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Shoqatën Shqiptare të Studimeve Bizantine. Emra të njohur në fushën e historisë, religjionit, arkitekturës, restaurimit, arkeologjisë, arteve të zbatuara, muzikologjisë, paleografisë dhe kodikologjisë, historisë së artit dhe letrave, si Kryepeshkopi Anastas, Hirësi Joan Pelushi, Aleksandër Meksi, Pirro Thomo, Kostantinos Giakoumis, Dhori Qiriazi, Lida Miraj, Shaban Sinani, Andi Rembeci, Skënder Muçaj, Sokol Çunga, Vladimir Myrtezai, etj. Kanë kontribuuar me penën e tyre, duke i ofruar lexuesit një botim të çmuar historik mbi trashëgiminë e Ortodoksisë në Shqipëri. "Art & Trashëgimi" është një botim dygjuhësh, në shqip dhe anglisht, që promovon trashëgiminë kulturore, historinë dhe artet e bukura në Shqipëri. Përmban informacione, artikuj historikë, analiza, reflektime si dhe ese të penave më të njohura të fushës. Anglisht: Art & heritage has just published “Orthodox Heritage of Albania”! This publication is an indispensable contribution aiming to first recognize and then preserve the history of the Christian heritage of Albania – a legacy of faith that can be traced back to antiquity and christian civilizations, which our modern world must protect with a passion and regard with respect, as it is part of the treasures that have made our identity. The archbishop Anastas, Joan Pelushi, Aleksandër Meksi, Pirro Thomo, Kostantinos Giakoumis, Dhori Qiriazi, Lida Miraj, Shaban Sinani, Andi Rembeci, Skënder Muçaj, Sokol Çunga, Vladimir Myrtezai, Elio Hobdari, Ylli Drishti etc. with their articles have contributed to an important publication on the orthodox heritage of Albania. It has been difficult to track the history of the Christian orthodox heritage in Albania in the context of various political, religious, geographical and cultural entanglements that the country has known, but through this publication we hope to introduce the public to the values and trajectory of the orthodoxy from its origins in Albania to now; how it came to be, how it spread and develop and how, for about a quarter of a century it secretly survived the communist regime. What about its renewal after the fall of communism? Art & Trashëgimi, is a bilingual publication, in Albanian and in English, is a historical and cultural magazine to promote the Albanian Cultural Heritage and Fine Arts. In the field of the publications, Art & Trashëgimi (Art & Heritage) is filling a gap for the promotion of historical and heritage sites of Albania.
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
Në botimin Art & Trashëgimi “Vlora, Nimfa e Mesdheut”, kushtuar qytetit të Vlorës do të gjeni pjesë të historisë mijëravjeçare të këtij qyteti, konceptuar si një dossier, ku përfshihet arti, kultura, tradita tregtaro – ekonomike, monumentet historike dhe ato të kultit, si dhe personalitetet dhe figurat e shquara që ka nxjerrë ky qytet. E konceptuar si një revistë dygjuhëshe, në shqip dhe anglisht, Art & Trashëgimi synon të promovojë historinë dhe kulturën e vendit tonë, për ta sjellë atë sa më pranë publikut vendas dhe të huaj. Vlora që na sjell ky botim, është ajo e shfaqjes së qytetit, e gjurmëve të para, e historisë së tij, nëpërmjet historive të personazheve që e bënë këtë qytet. Tek rrëmoj në librat e historisë për Vlorën, tek përshkoj shkrimet e Emin Rizës, Aleksandër Meksit, Neritan Cekës, Bardhosh Gaçes, Norvruz Bajramajt, Fatos Baxhakut, Nevila Nikës, Vasil Toles etj. Ky botim është një kontribut modest në ruajtjen e historisë dhe vlerave të Vlorës e që do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjithë ata që duan të rizbulojnë historinë e saj. Një moment i rëndësishëm në historinë e Vlorës është Deklarata e Pavarësisë, më 28 nëntor të vitit 1912, nga Ismail Qemali, që shënoi fundin e 500 viteve të sundimit Osman në Shqipëri. Pasuria e një portreti historiko – kulturore e artistike të një qyteti e bën një ndërrmarje të tillë tepër komplekse, por të arrirë. Anglisht The 5th edition of Art & Trashëgimi “Vlora the Nymph of Mediterranean” displays a portrait of Vlora, by bringing to the readers the lights and shadows of the city famous for the flag, its ancient age, the way it was built, its characteristic religious tolerance and coexistence, its surrounding histories and legends, its painting school, its musical traditions and distinguished dressing, its people and characters who made that city. The richness of the historic, cultural and artistic portrait of this city makes this endeavor a very complex, but a fi ne one as well. Vlora which this edition brings is the one of the appearance of the city, of the very first tracks, of its history through the stories of its characters who made this city. This edition presents a modest contribution in preserving Vlora’s history and values and would serve as a guide to all of them who would try to re-discover its history. Among the contributors you will find Aleksandër Meksi, Sulejman Dashi, Ardian Marashi, Emin Riza, Gjerak Karaiskaj, Valter Gjoni, Fatos Baxhaku, Suzana Varvarica Kuka, Elisabeth Gehrer, Ilda Mara, Neritan Ceka, Vasil Tole, etc. Art & Trashëgimi, is a bilingual publication, in Albanian and in English, is a historical and cultural magazine to promote the Albanian Cultural Heritage and Fine Arts. In the field of the publications, Art & Trashëgimi (Art & Heritage) is filling a gap for the promotion of historical and heritage sites of Albania.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kur shpërtheu lufta midis Romakëve dhe Albanëve, Tullus Hostili, mbreti i Romakëve si dhe Metius Fufeti, mbreti i Albanëve, vendosën që ti jepnin fund luftës duke zhvilluar luftime një me një. Ndër Romakët ishin vëllezërit trinjakë, të quajtur Horacet, kishte edhe ndër Albanët trinjakë të quajtur Kuriatet. Fati i luftës, me miratimin e dy mbretërve, iu besua këtyre. Me sulmin e parë u vranë dy nga vëllezerit Romake si dhe u plagosën lehtë edhe tre vëllezërit Albanë. Horaci, i vetëm, ndonëse ishte jo i plagosur nuk guxoi të vijonte luftimin i vetëm, sepse ishte i pabarabartë një me trë, por duke bërë një arrati te rreme, i vrau një nga një armiqtë që e ndoqën pas. Më pas u kthye në Romë, ngarkuar më prenë e luftës, kur hasi me motrën, e cila ishte e fejuar me një nga Kuriatët. Kur vajza pa mbi supet e vëllait mantelin e të fejuarit - të cilin e kishte punuar vete - nisi të shkulte flokët dhe të vajtonte për djaloshin që ia kishin rrëmbyer. I xhindosur nga kjo gjë, i vëllai e vrau me shpatë. Kur u dënua nga Dumviret, meqënëse mbreti Tullus ishte ngurrues, iu bë thirrje popullit që Horacio të lirohej, mëshumë prej admirimit për virtutin e tij, sesa nga e drejta prej procesit gjyqesor.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Antologji me poetë shqipetar. 92 poezi
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Arti i dashurisë siç nuk e keni parë ndonjëherë. Ndoshta mendonit se e njihnit mirë, ndoshta besonit se këtë herë gjetët lumturinë e shumëkërkuar, mendohuni përsëri... Tantra hap mendjen dhe shpirtin drejt Zotit dhe ndriçimit nëpërmjet udhës më sublime, dashurisë suaj. Ajo ndërthur për ju hyjnoren dhe tokësoren, trupin dhe shpirtin, mashkulloren dhe femëroren dhe i bën një me gjithçka, duke u ngjitur sa më lart. Ajo shkrin shqisat dhe mendjen tuaj në një, frymëmarrje pas frymëmarrjeje. Çdo faqe bëhet portë e re drejt perceptimit të ri ndaj botës, shpirtit, seksit dhe marrëdhënies burrë-grua.
Çmimi: 605 Lekë
titleToAlt
Mbretëria e spiritualitetit është mistike dhe e thellë. Kur e shohim botën me admirim dhe pakëz frikë, bëhemi të vetëdijshëm se ajo është e mbushur me jetë shpirtërore. Pastaj ndiejmë që një pjesë e shpirtërores është përtej kuptimit tonë. Vetëm disa mendje të ndritura, që po prezantohen në këtë libër, ia kanë dalë mbanë të "shohin" disa vezullime të asaj zone. Ata e panë botën tonë dhe gjithçka në të, si asgjë më pak se mrekulli dhe hyjnore. Poezitë janë shkruar nga përvoja dhe rruga e gjatë e kërkimit, të frymëzuara nga natyra, joga, meditimi, studimi i shkrimeve të shenjta, poezia Zen, budizmi, Osho, Tantra, poezia japoneze dhe kineze, filozofia lindore, filozofia perëndimore, Tagora, Rumi, Kabiri, Blake, haiku, dashuria dhe vetë jeta. Jeta, sepse çdo gjë që mbushet me jetë është e shenjtë, siç thoshte Blake; joga, si burimi kryesor i çdo praktike të mëtejshme, dhe poezia vijnë së bashku, për të frymëzuar të tjerët në udhëtimet e tyre krijuese, thellë në zemër të vetes, dhe kthehen në botë për ta risjellë sipas mënyrës së tyre. Ka kaq shumë poezi, ku Buda u flet dishepujve të tij dhe mbarë botës. Gjuha e tij është thellësisht poetike, sepse në zonën ku ai ndodhet ka kaq shumë ekstazë, njohuri dhe dije, pa'fillim e pa fund. Lumturia është e tillë, saqë, shpesh, as poezia nuk mund ta shprehë atë që përjetohet nga shenjtët. A mund ta zbulojmë gëzimin e përjetshëm, jo duke dëshiruar pafund, duke zotëruar apo duke arritur, por thjesht duke nderuar bukurinë dhe pasurinë e çastit, ndjenjën e përmbajtjes dhe kënaqësisë? A mund ta shohim çdo ditë të jetës sonë me gëzim dhe pasion, sikur të ishte një jetë e tërë dhe e plotë? A mund ta përqafojmë heshtjen, thjesht duke qenë aty, tani, siç jemi, pa ndrojtje apo frikë? A mund të gjejmë pak kohë për meditim, duke qenë në natyrë apo vetëm me mendimet tona? A mund ta shohim parajsën në një lule të egër apo shenjtërinë në një rreze dielli?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kjo seri e mrekullueshme librash ofron një mënyrë tepër mbresëlënëse për prindërit, për të ndihmuar fëmijët parashkollorë të formojnë aftësitë e nevojshme bazë për të arritur sukses në shkollë. Kjo seri është ideale për të zhvilluar aftësinë e të mësuarit në fëmijërinë e hershme. Ajo ndihmon në zhvillimin,përforcimin dhe krijimin e aftësive përvetësuse te fëmija
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kjo seri e mrekullueshme librash ofron një mënyrë tepër mbresëlënëse për prindërit, për të ndihmuar fëmijët parashkollorë të formojnë aftësitë e nevojshme bazë për të arritur sukses në shkollë. Kjo seri është ideale për të zhvilluar aftësinë e të mësuarit në fëmijërinë e hershme. Ajo ndihmon në zhvillimin,përforcimin dhe krijimin e aftësive përvetësuse te fëmija
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kjo seri e mrekullueshme librash ofron një mënyrë tepër mbresëlënëse për prindërit, për të ndihmuar fëmijët parashkollorë të formojnë aftësitë e nevojshme bazë për të arritur sukses në shkollë. Kjo seri është ideale për të zhvilluar aftësinë e të mësuarit në fëmijërinë e hershme. Ajo ndihmon në zhvillimin,përforcimin dhe krijimin e aftësive përvetësuse te fëmija
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Seria parashkollore "Kush jam unë?" është krijuar enkas për të dhënë njohuri përmes mësimit zbavitës të fjalëve të rëndësishme në rritjen e fëmijës. Seria është klasifikuar në disa grupime si kafshët e buta dhe të fermës, kafshët e egra, profesionet dhe transporti. Këto grupime fjalësh luajnë rol të rëndësishëm në jetën e përditshme të fëmijës. Ato shërbejnë si mjet hyrës për mësimin e fjalëve të tjera, më të vështira. Përveç mësimit të fjalëve, seria vepron edhe si ndihmës për shkrim e lexim për fëmijën.Fëmija do të jetë në gjendje të identifikojë, lexojë, shkruajë dhe shqiptojë fjalët përkatëse.Së fundi, qëllimi është që të jepen fjalët kryesore të një fjalori për zhvillimin mendor të rritjes së fëmijës.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Merr përgjigje për të gjitha pyetjet që ke mbi : Trupin e njeriut, sistemin diellor, teknologjinë, kafshët, shkencën, natyrën.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Merr përgjigje për të gjitha pyetjet që ke mbi : Trupin e njeriut, sistemin diellor, teknologjinë, kafshët, shkencën, natyrën.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Merr përgjigje për të gjitha pyetjet që ke mbi : Trupin e njeriut, sistemin diellor, teknologjinë, kafshët, shkencën, natyrën.
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania