titleToAlt
Kuptimi historik implikon tre përdorime që i kundërvihen pikë për pikë tre modaliteteve platoniane të historisë. Njëri është përdorimi parodik dhe shkatërrues i realitetit, që i kundërvihet temës së histori-remineshencës ose identifikimit në të; tjetri është përdorimi disociativ dhe shkatërrues i identitetit që i kundërvihet histori-vijimësisë ose traditës; i treti është përdorimi flijues dhe shkatërrues i së vërtetës që i kundërvihet histori-njohjes. Sidoqoftë, fjala është t'i bëhet historisë një përdorim që ta çlirojë përgjithmonë nga modeli, njëherësh metafizik dhe antropologjik, i kujtesës.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Çfarë vendi do të jetë Shqipëria në njëqind vitet e ardhshme? Si do të jenë njerëzit e saj? Sa shumë, ose sa pak do të jenë ata? Çfarë drejtimi do t'i japim ne shoqërisë, ekonomisë, partive dhe shkollave në vitet e ardhshme? Do jemi më të ditur, apo më të paditur? Sa ndikim do kenë tendencat evropiane në të ardhmen e vendit? Do jemi të bashkuar me Evropën? Po me Kosovën? Nëse po, kur dhe nëpër çfarë procesi do të kalojmë? Si do të jetë gjuha jonë? A do flasim të gjithë shqip? A do e lexojme dot letërsinë që është shkruar në shekujt e kaluar? Sa do të jetë popullsia e Shqipërisë dhe ku do të jetë e përqendruar ajo? Si do jenë qytetet tona? Ku do jetojnë më shumë njerëz: në qytet, apo në fshat? A do kryqëzohet raca jonë? A do ketë shqiptarë të zinj? Po shqiptarë të verdhë? Kujt profeti do t'i binden ata?
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
“...E si do mundet të arrijë diçka Shqipëria, kur vetë shqiptarët nuk bëjnë asgjë për Shqipërinë? Pastaj, çfarë është Shqiperia? Shqipëria janë gjithë shqiptarët bashkë... Në se ju vjen turp për vendin tuaj, në se ju vjen turp se jeni ata që jeni - shqiptarë- atëherë kini mirësinë, të paktën, të ikni nga Shqipëria; shkoni jetoni gjetkë e mos e zini në gojë Shqipërinë..."- Rose Wilder Lane, nga letra dërguar Rexh Metës në tetor 1928. “Aventura shqiptare do të ishte pika kulmore e qëndrimit në Evropë dhe do të përcaktonte jetën e saj përgithmonë.”- W. Holtz, “The gohst in the little house”.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Libri “Ide të gjalla nga ekonomistë të vdekur”, është një libër i shkruar nga Todd G. Buchholz, i cili është një ekonomist i mirënjohur ndërkombëtarisht, këshilltar i disa fondeve investimesh me shtrirje e veprimtari botërore. Ky libër sjell një shqyrtim të larmishëm të mendimit ekonomik, kombinuar me një paraqitje intelektuale e të qartë dhe të një shkalle të lartë saktësie.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri “Kushti Post-modern”, është një libër filozofik i shkurtër por tejet ndikues ku analizohet epistemologjia e kulturës post-moderne dhe fundi i meta-narracioneve, thelb i modernitetit. Për Lyotar-in, meta-narracionet, mes të cilave, reduksionizmi dhe nocionet teologjike të historisë njerëzore si Iluminizmi dhe marksizmi janë zhvlerësuar prej zhvillimit teknologjik në fushat e komunikimit, masmediave dhe shkencave kompjuterike; shkenca moderne shkatërron meta-narrativën e vet. Kjo është dhe vepra që përdori së pari termin “post-modernizëm”.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
"Fjala dhe ontologjia në poezinë bashkëkohore shqipe", është konceptuar si shqyrtim në rrafshin estetik dhe konceptual i raportit të ontologjisë dhe fjalës në veprën e katër poetëve shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX, Martin Camajt, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes dhe Agron Tufës. Ky shqyrtim konsiston në identifikimin, në analizën dhe në interpretimin e raportit mes ontologjisë dhe fjalës si ontologji e fjalës dhe si kontekst ontologjik i saj.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Analizë dhe interpretim”, paraqet një sfidë edhe më të madhe, më së pari për vet autoren e tij. Ky libër është ideuar si një qasje dhe nevojë didaktike. Ai u drejtohet, veçanërisht, tri kategorive lexuesish: Studentëve të degëve të Ciklit të Ulët, Gazetarisë, Gjuhëve të Huaja, të cilët zhvillojnë në Universitet kurse të Letërisë Shqipe dhe të Huaj; Nxënësve të Maturës Shtetërore, të cilët përmes këtij libri, qoftë si lëndë teorike, qoftë përmes fragmenteve të zgjedhura, qoftë edhe përmes Orientimeve për analizën e tekstit dhe Tipeve të teksteve dhe eseve, do të gjejnë lëndë të përzgjedhur dhe të sistemuar për të thelluar studimet e tyre, para provimit shtetëror të letërsisë. Libri është i tillë që favorizon edhe punën autodidakte, edhe atë të organizuar nga lektori ose mësuesi, përmes kurseve përgatitore të posaçme.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Së bashku me historitë e heronjve të shquar, të kënduara nga Homeri dhe Virgjili, pra pranë aventurave legjendare të Akilit, të Odisesë dhe të Eneas, vjen historia e një heroi të vërtete: Aleksandri i Maqedonisë. Fushatat e tij nuk janë fryt i fantazisë së poetëve. Betejat, në të cilat luftoi dhe vështirësitë që përballoi, nuk qenë fryt i muzes poetike: qenë të vërteta si drita e diellit. Por ishin aq madhështore, aq të jashtëzakonshme, madje mund të themi edhe aq të pabesueshme, sa mund të duket sikur edhe ato janë rrjedhim i një fantazie heroike.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Libri “Misioni i Zigmund Frojdit” trajton: Çfarë njeriu ish ai? Cilat ishin forcat e tij lëvizëse që e detyronin atë të vepronte, të mendonte, të ndiente në atë mënyrë që ishte karakteristike për të? A ishte vallë ai një dekadent vjenez, i përshkuar nga atmosfera ndjesore dhe e shkujdesur që shpesh quhej tipike për Vjenën (ashtu siç hamendësojnë armiqtë e tij), apo një mjeshtër i madh i punës së tij, njeri pa as më të voglën mangësi personale, i paanshëm dhe i pakompromis në kërkim të së vërtetës, një njeri që e donte familjen e tij, i mirë me nxënësit e tij, i drejtë ndaj kundërshtarëve, i privuar nga ambicia dhe egoizmi (ashtu siç ngulin këmbë pasuesit e tij të vërtetë)? Me sa duket, denigrimi ose ekzaltimi nuk mund të na ndihmojnë as për zbulimin e natyrës së ndërlikuar të Frojdit, as për të kuptuar ndikimin e personalitetit të tij në strukturën e psikoanalizës.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Asnjë doktrinë tjetër nuk e ka ngulitur më fort mendimin kinez dhe historinë kineze se sa konfucianizmi. Si të tillë shërbejnë bisedat e Kontucit që ka lindur rreth 2500 vjet më parë. Këtu ai na mëson që njeriu me anë të sjelljes se duhur mund te arrijë harmoninë me rendin e përjetshëm botëror. Kjo sjellje mbështetet në besimin te vetja dhe te të tjerët, në thjeshtësinë, njerëzoren, ndershmërinë, përshtatshmërinë, në diturinë dhe në të vërtetën. Ajo është themeli i jetës së familjes dhe i shtetit. Edhe sot bisedat e Konfucit vlerësohen si udhëzues vetedukimi.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Faktet që na kanë shtyrë të pranojmë sundimin e parimit të kënaqësisë në jetën psikike, gjejnë gjithashtu shprehjen e tyre në hipotezën, sipas së cilës aparati psikik ka prirje për ta mbajtur sasinë e eksitimit të pranishëm në të sa më të ulur apo të paktën konstant. Kjo është e njëjta gjë, veçse e formuluar ndryshe, sepse nëse puna e aparatit psikik synon të mbajë të ulur masën e eksitimit, gjithçka që synon ta shtojë atë, duhet parë si faktor që çrregullon funksionet normale të organizmit, domethënë si pakënaqësi. Parimi i kënaqësisë rrjedh nga parimi i konstantes. Në të vërtetë, te parimi i konstantes na çojnë po ato fakte që na kanë detyruar të pranojmë parimin e kënaqësisë. Një diskutim më i thelluar do të na tregojë se kjo prirje që i mvishet aparatit shpirtëror, varet si një rast i veçantë nga parimi i prirjes së qëndrueshmërisë, të treguar nga Fehneri, me të cilën ai ka lidhur ndjenjat e kënaqësisë e të pakënaqësisë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri “Psikologjia e turmave” trajton turmat dhe formimin e tyre. Kur flasim për morfologjinë e turmave, duhet të kemi parasysh se duhen dalluar forma tepër të ndryshme turmash dhe drejtime të kundërta të zhvillimit të tyre. Ka turma tepër kalimtare dhe të tjera jashtëzakonisht jetëgjata; ka turma homogjene që përbëhen nga individë të ngjashëm, dhe turma johomogjene; ka turma të natyrshme dhe artificiale, kohezimi i të cilave, veç të tjerave, kërkon edhe një shtrëngim të jashtëm; ka turma primitive dhe turma të strukturuara me një organizim tepër të lartë. Por, për arsye që ende nuk janë zbuluar, do të dëshironim të vinim një theks të veçantë mbi një dallim që në vepër është shpërfillur nga autorët tanë; e kam fjalën për dallimin e nivelit të turmave pa udhëheqës dhe turmave me udhëheqës. Dhe në kundërshtim me procedurën e zakonshme, kërkimi ynë nuk do të zgjedhë si pikënisje formimin e një turme relativisht të thjeshtë, po, përkundrazi, ai do të niset nga turma tepër të organizuara, jetëgjata e artificiale. Shembujt më interesantë të formimeve të tilla janë Kisha, bashkësia e besimtarëve, dhe Ushtria, turma ushtarake.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Të flasësh për Fjodor Mihajlloviç Dostojevskin, për rëndësinë që ai ka për botën tonë të brendshme me fjalë të denja e të përshtatshme për të, është një punë e vështirë dhe me shumë përgjegjësi sepse gjerësia dhe fuqia e këtij njeriu të papërsëritshëm kërkon njësi të reja matëse. Duke iu afruar atij për herë të parë, kujtojmë se do të gjejmë një vepër të kryer, një poet, por në fakt zbulojmë një pakufishmëri, një botë të tërë me yje që i vijmë rrotull dhe me sfera që përmbajnë një muzikë të veçantë, dhe mendja jonë e humbet shpresën se mund të arrijë ndonjëherë të depërtojë deri në fund brenda kësaj bote.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Një udhëtim i jashtëzakonshëm në mitin grek. Zëri i fuqishëm i Christa Wolf, na rrëfen në këtë libër të bukur jetën e princeshës fatthënëse, e bija e Priamit dhe Hekubës, para dhe pas rënies dramatike të qytetit të saj, Trojës, duke na sjellë Kasandrën, këtë personazh të jashtëzakonshëm, kompleks e që në penën e saj tingëllon aq modern.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Në librin "Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe" të prof. Matteo Mandala gjithçka është e re për lexuesin shqiptar. Të reja janë leximet e trashëgimit letrar në botën arbëreshe, prej veprave të De Radës, Gavril Darës, Zef Skiroit, Frangjisk Santorit, Emanuele Bideras dhe autorëve më të hershëm, si Nikollë Keta e Nikollë Filja. Prapa këtij libri qendrojnë dekada të tëra pune murgu, pune për të tjerët, një virtyt gati i harruar ndër ne; pune në shërbim të lehtësimit të kërkimeve, që zakonisht i bëjnë nxënësit për mjeshtrit dhe jo anasjelltas. Megjithëse autori ka preferuar ta titullojë librin e tij "Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe", kemi të bëjmë me një vepër që kërkon rishqyrtime kritike për gjithë historinë e letërsisë shqipe, duke përfshirë periudhizimin e saj, ndryshimin e kalendarëve, karakterizimin e dukurive dhe zhvillimeve kulturore e letrare, prekjen e status quo-së së deritashme, funksionimin e një sistemi letrar që mbështetet mbi njësinë e gjuhës, historinë e gjinive letrare, historinë gjenetike të veprave, vështrimin krahasues të varianteve të tyre.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër priret të shqyrtojë e të vlerësojë prurjet e përvojës sonë më të mirë përkthimore për sa i përket poezisë ruse. Ajo që të bie në sy dukshëm është analiza moderne e strukturës poetike, çka sjell për pasojë dhe shkeljen e disa tabuve, deri më tani krejt të paprekura. Dhe kjo, padyshim, përbën një risi në fushën e përkthimit artistik. Përsa i përket mënyrës së shtjellimit, vihet në dukje ndërthurja e përjetimeve poetike me përfundimet shkencore, që vijnë pas qëmtimesh të shumta modelesh përkthimorë e që grupohen rreth një metafore të gjetur, që autori e quan dukuria e hënës, prej së cilës, deri vonë, ne kishim njohur vetëm anën e ndritshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Gjuha de lufta e ideve Autorja e këtij libri synon që përmes shqyrtimeve të karakterit gjuhësor-kritik dhe socio-gjuhësor të dëshmojë si identifikohen sot në Ballkan përmes gjuhëve popullore dhe ligjërimeve të tyre bashkësitë etnike, grupimet politike, brezat shoqërorë dhe madje edhe individualitetet e jetës publike: kryesisht politikanë por edhe njerëz të letrave e të artit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ndonëse Shekspiri sjell një sfond që nis nga luftrat e Trojës, përmes Romës dhe Britanisë së Lashtë e deri tek Lufta e Trëndafilave e tek Venediku i shekullit të 16-të, kultura e shkrimit të letrave që paraqet ai është prerazi ajo e Anglisë Elizabetiane dhe jakobine, me një përjashtim, Tit Androniku, përjashtim që vërteton rregullin. Ideja për shkrimin e këtij libri nis që nga materialet që përdoren për shkrimin e tyre, mjetet, që përdoret për gatitjen e bojës, pata prej së cilës është shkulur penda, veprimet e dorës për të palosur letrën, shkrimi, tharja e bojës me pluhur, vulosja e letrës, bartja e saj dhe dorëzimi nga bartësi, marrja e saj në dorëzim, një serë veprimesh, ndër të cilët leximi është vetëm një pjesë, si dhe veprimi i fundit pas tij, ruajtja në dosjet e arkivit, në një hajmali pranë zemrës, apo djegia e saj në flakët e zjarrit.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Të gjithë gazetarët shqiptarë duhet të kenë kurajon qytetare të Arben Vatës: të ridalin para lexuesit me bilancin e shkrimeveve të tyre në vite pa qenë të turpëruar për to dhe t'i thonë atij me zemër të hapur: Ja sesi të kam shërbyer, më gjyko!”- Artan Fuga, akademik, prof. dr. Përgjegjës, departamenti i gazetarisë & komunikimit, UT. “Në afro dy dekada të përcjelljes së zhvillimeve nga Shqipëria për BBC në shqip sa herë isha në siklet për analizë të pavarur, merrja në studio Ben Vatën! Arsyeja? Se më ishte krijuar bindja nga shkrimet e tij se nuk anonte as nga e majta, as nga e djathta: anonte nga Shqipëria! Antena e tij drejtohej instiktivisht nga lajmi që shkaktonte dhimbje apo krenari për Shqipërinë! Lexojeni librin dhe do ndjeni pulsin e kohës të një gazetari qytetar.”- Ilir Kadia, gazetar, BBC.
Çmimi: 900 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania