titleToAlt
Në këtë vepër klasike të historisë së krahasuar dhe të shkencave politike,Barrington Moore, Jr. analizon çështjen se përse disa vende ecën dhe u zhvilluan drejt demokracisë , ndërsa disa të tjerë shkuan drejt fashizmit ose diktaturave komuniste .Ai analizon rolin politik që kanë luajtur klasat e larta feudale dhe fshatarësia në shndërrimin e shoqërive thelbësisht agrare në shoqëri të industrializuara. “Moore –i arrin atë që shumë historian ëndërrojnë të bëjnë ; ai zbulon të vërteta të përgjithshme në rrethana të veçanta historike . Duke përdorur një numër të madh teorish dhe shpjegimesh ,ka mundur të shkruajë një vepër me përmbajtje te thellë e të pasur mbi forcat që kanë shenjuar epokën tone të trazuar.” New Republic “Barrington Moore Jr. , në këtë libër voluminoz dhe tepër të argumentuar ,ndërmerr përvijimin e hartës së rrugëve historike nga kanë kaluar kombet e mëdha të Perëndimit dhe të Lindjes , për të arritur deri ne fazën e shoqërive modern e të industrializuara … Libri i tij është një pike referimi për historinë e krahasuar dhe një sfidë për studiuesit e të gjitha vendeve , që përpiqen të mesojnë se si arritëm këtu ku jemi sot .” C.Vann Woodward , Yale Review “Gjatë gjithë librit gjejmë të pranishme një ndjenjë , e cila është sipërane , e veçantë dhe e përshkruar nga dhuntia më e rrallë , nga ndjenja e thellë për realitetin njerëzor … Ky liber do të ndikojë breza të tërë historianësh të rinj amerikanë dhe do t’i udhëheqë të shqyrtojnë ato problematika që kanë përmbajtje më të madhe .” New York Times Book Review Barrington Moore Jr. , është një studiues i nivelit të lartë në Qendrën Kërkimore Ruse ne Universitetin e Harvardit . Mes të tjerave, është autor i veprës Analiza mbi shkaqet e mjerimit njerëzor dhe disa propozime si t’i shmangim ato .
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në këndvështrimin e Levitt-it, ekonomia është një shkencë e cila na jep mjete të shkëlqyera për të gjetur përgjigje, por me një mangësi të thellë pyetjesh interesante. Dhuntia e tij më e veçantë është aftësia për të bërë pyetje. Për shembull: Nëse shpërndarësit e drogës fitokan aq shumë para, pse atëherë ende jetojnë me mamatë? A është më e rrezikshme një armë zjarri apo një pishinë? Cila ishte arsyeja e vërtetë e rënies së kriminalitetit gjatë dhjetëvjeçarit të fundit? A përpiqen agjentët e shitjes së pasurive të paluajtshme me mish e me shpirt për të mirën e klientit? Pse prindërit me ngjyrë u vënë fëmijëve emra që mund t'ua pengojnë përparimin në karrierë? A mashtrojnë mësuesit e shkollave për të kapur standarde të larta në provime? A është i korruptuar sporti i mundjes Sumo? Shumë njerëz - përfshirë edhe një numër të madh kolegësh të tij - mund të mos e klasifikojnë veprën e Levitt-it si ekonomi e mirëfilltë. Ai ka arritur ta thjeshtojë këtë shkencë të ngatërruar në qëllimin e saj thelbësor: të shpjegojë se si njerëzit arrijnë atë që duan. Ndryshe nga shumica e akademikëve, ai nuk ka frikë të mbështetet në vëzhgimet e nxitura nga kureshtja vetjake. Po ashtu ai nuk ka frikë nga tregimet dhe historitë gazmore (edhe pse u trembet përllogaritjeve matematike). Ai vë në plan të parë intuitën. Gërmon në një grumbull të dhënash dhe nxjerr që andej një histori që s'ia kishte zënë syri askujt. Ai gjen një mënyrë për të matur dukuri që ekonomistë veteranë i kishin shpallur si të papërcaktushme. Interesi i tij kryesor, edhe pse ai thotë se kurrë nuk është marrë vetë me to - është mashtrimi, korrupsioni dhe krimi.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Virtyti prodhon lumturinë,si dielli dritën"
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një Europë ndryshe. Si rrjedhojë e nevojës së ngutshme për t i dhënë një kthesë rrënjësore projektit të ndërtimit europian dhe politikave të Bashkimit, zë fill dhe zhvillohet një propozim konkret për një Europë që të shkojë, më në fund, përtej masave shtrënguese. Një Europë më demokratike dhe sociale, e mbështetur te puna, inovacioni dhe rritja e qëndrueshme, e aftë ta fitojë sërish rolin e saj në skenarin ndërkombëtar. Përkundrejt rrezikut të përparimit të forcave antieuropiane dhe lëvizjeve populiste, libri tregon një rrugë të mundshme drejt një Europe që të niset sërish nga vlerat themeluese dhe që, e vetëdijshme për unicitetin dhe potencialin e saj, të përfaqësojë sërish një shpresë për brezat e rinj. Është një nxitje zemërdhënëse që progresistët të përballojnë çështjet më thelbësore që na presin, të frymëzuar nga europianizmi i përtërirë me vështrimin drejt së ardhmes.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë terren gjithnjë në rrëshqitje e rrokullisje drejt greminës së Revolucionit Ekonomik të  Tregjeve të Lira të Milton Fridmanit, Alternativa Historike e Naomi Klein na paraqitet si një kundërshti e atij miti të krijuar, realizuar nëpërmjet një lëvizjeje triumfuese madhështore dhe paqësore. Që nga Kili i vitit 1973 e deri në Irak, madje edhe më gjerë, Klein na tregon sesi doktrina e Fridmanit dhe e pasuesve të tij ka shkaktuar goditje shokuese të tmerrshme, të shoqëruara me violenca, me qëllim implementimin e politikave të tyre radikale. Ka qenë tejet i saktë John Grey në shkrimin e tij në  The Guardian , kur ka konkluduar: Kemi shumë pak libra të tillë, që na ndihmojnë për të kuptuar kohërat e shkuara dhe të tashmen. Doktrina Shok është njëri nga këto libra të pakët.Një stil i frikshëm dhe një ndërthurje brilante...Klein na shfaqet më së miri si një mjeshtër i madh i narrativës së kohës sonë .William S. KOWINSKI,  San Francisco Chronicle
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Askush nuk mund ta injorojë ekonomiksin. Nuk janë kurrë të mjaftueshme burimet për t'iu qasur atij, ngaqë shoqëria njerëzore gjithmonë është përballur me çështje të rëndësishme të parasë, tregjeve, shkëmbimeve, çmimeve dhe prodhimit. Këtë histori autoritative, Roger Backhouse e ofron që nga Grekët e Lashtë e deri në shekullin XXI. Ekonomiksi lindi ngadalë por si një disiplinë e spikatur, jashtë teologjisë, filozofisë së moralit, administrimit dhe ligjit. Ai ka qenë thellësisht i influencuar prej teorive shkencore si ato të Njutonit dhe Darvinit, prej metodave të matematikës, siç është "Teoria e Lojrave", prej teknikave statistikore dhe avantazheve teknologjike. Dhe ai gjithmonë është përplasur për çështjet praktike të mirëqenies dhe luftës, kolonializmit dhe zhvillimit, kolapsit të komunizmit dhe tranzicionit të demokracisë kapitaliste. Me analizimin e figurave të mirënjohura duke përfshirë Adam Smithin, Maltusin, Marksin dhe Kejnesin në pozicionin e tyre historik, Backhouse sjell disa ide mbi tema të rëndësishme të patrajtuara më parë. Kjo përfshin rëndësinë e Islamit në Mesjetë; ngritjen e Ekonomiksit në SHBA; debatet e çështjeve midis dy Luftërave Botërore mbi sfidën e socializmit kundrejt tregut; ndikimin e Luftës së Dytë Botërore; dhe shtimin e fushave me brendi ekonomiksin në shekullin XX. Historia e Teorive Ekonomike ofron një panoramë përmbyllëse të këtij subjekti të rëndësishëm.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në librin “Ditari i një ekonomisti”, të autorit Mitrush Kuteli është përfshihet botimi “Tri problema në lidhje me Bankën Kombëtare” (Konstancë, Shtypshkronja “Albania”, 1932), i vetmi libër shqip i shkruar nga Dr. Pas, ku ekonomisti bën tri analiza bazë: “Problema e Monedhës së Vogël”, “Problema e Fitimeve” dhe “Kapitali, Aksionet dhe Privilegji” të Bankës së Shtetit Shqiptar, institucioni ku Kuteli punoi si konsulent dhe më vonë drejtor i Drejtorisë Qendrore së saj. Botimi është i pajisur edhe me disa raporte zyrtare: “Raport mbi Çështjet Monetare-Financiare për t’u shqyrtuar prej Komisionit Shqiptaro-Gjerman”, “Mendime për Kombëtarizimin e Bankës Kombëtare të Shqipnis”, “Raport mbi disa masa valutare për t’u marrë për mbrojtjen e interesave të ekonomis Kombëtare”. Ka aty letra drejtuar Rexhep Mitrovicës – Kryetar i Këshillit të Ministrave, Rrok Gerës, dhe në fund kujtime, ku flitet edhe për rëndësinë që Dr. Pasko i jepte monedhës shqiptare duke dënuar spekulimet. Ditari është mbajtur nga 2 nëntori deri më 24 dhjetor të 1943-it, në kohën kur Komisioni i Bankës së Shqipërisë ishte në bisedime me pushtuesin gjerman.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër përmbledh: • Një sintezë leksionesh të strukturuara. • Pjesë nga libra të autorëve të mëdhenj klasikë. • Fenomenet më të rëndësishme ekonomike dhe sociale. • Shembuj që ilustrojnë dhe konkretizojnë analizën.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër ka si objektiv të bëjë një analizë rigoroze të përmbajtjes dhe natyrës së Evropës ekonomike dhe sociale që po ndërtohet aktualisht, me qëllim vënien në dukje të forcave dhe dobësive që mund të shpjegojnë krizën e besimit që po kalon. Ai ka gjithashtu për qëllim të tregojë sfidat e ndryshme, raportet e forcave dhe skenarët që do të përcaktojnë Evropën e së nesërmes: Midis zonës së shkëmbimit të lirë dhe hapësirës politike të integruar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër Romiti i bën Paolo Madron-it një rrëfim të kthjellët dhe herë pas here të pamëshirshëm, që duke ripërshkuar fillin e kujtimeve na lejon t'i lexojmë nën një dritë të re 50 vitet e ftindit të kapitalizmit italian në mënyrë që të rimarrim hovet pozitive duke shmangur gabimet e bëra gjatë rrugës.
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania