titleToAlt
Të rivalizojë Zotin, madje ta tejkalojë atë, thjesht përmes virtytit të gjuhës: e tillë është orvatja heroike e shkrimtarit, specie ambige, i molisur dhe i dalldisur pas vetes, që, duke e braktisur gjendjen e tij të natyrshme, i ka dhënë vetes të drejtën të përjetojë një marramendje sipërane, trallisëse, ndonjëherë të neveritshme. S'ka gjë më mjerane sesa fjala, por bash prej saj ai ngjitet gjer te ndjeshmëria e lumturisë, gjer te prëjtja e skajme, ku është krejtësisht i vetëm, pa ndjesinë më të vogël të shtypjes. Supremja mbërrihet përmes fjalës, përmes vetë këtij simboli të brishtësisë. Për çudi mund të mbërrihet gjithashtu edhe përmes ironisë, me kushtin që kjo, duke e çuar gjer në ekstrem punën e saj rrënimtare, t’i shkaktojë rrëqethje një zoti që punon së prapthi.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Monografia e titulluar, “Pashko Vasa, mes historisë dhe letërsisë”, e autores Kiti Toska, është një vepër e shkruar me shumë kujdes profesional, korrekt nga pikpamja shkencore, analitik nga pikpamja e thellësisë studimore dhe kësisoj krejt e veçantë nga pikpamja e rëndësisë së studimeve kushtuar këtij rilindasi gati të parë shqiptar dhe shkodran. Është e veçantë për nga rëndësia, mbasi ky punim përpiqet të rrokë në mënyrë të organizuar, një vështrim historik dhe një analizë të veprës letrare të rilindasit të parë shkodran. Është një vepër e shkruar me shumë dashuri dhe përkushtim për vendlindjen e saj, lagjen e dashur ku është rritur dhe banorët e urtë, të mençur, patriotë të saj dhe për krenarinë e tyre më të parë, Pashko Vasen, poet, romancier, patriot dhe politikan rilindas.”- Fragment nga parathënia.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Atij iu deshën vite të tëra studimesh e hulumtimesh për të nxjerrë në dritë librin e jetës së tij. Kur nisi t‘i kushtohej kësaj vepre studimore, qëllimi i vetëm ishte të përmblidhte në një volum "të gjitha ato njoftime rreth popullit, gjuhës, letërsisë dhe studimeve shqiptare, që deri më tash kërkoheshin më kot në çfarëdo manuali". Albanologu Gaetano Petrota nuk kurseu asgjë, as kohë e as mund, duke hulumtuar me kujdesin më të madh të mundshëm hartimin e kësaj vepre studimore. Në vitin 1932 vepra ishte gati. "Populli gjuha dhe letërsia shqiptare" u njoh me lexuesin 76 vjet më parë... Po kaq vite më pas ai botohet sërish në gjuhën shqipe si një përmbledhje e vyer, një pasqyrë faktesh, emrash, ngjarjesh; si një sistemim i tyre për t‘i kthyer në një vlerë analitike të letërsisë gojore e letërsisë së kultivuar shqiptare... Çfarë ka ndodhur me kulturën tonë dhe me veprat e kësaj kulture? Sa të vëmendshëm kanë qenë studiuesit e huaj ndaj vlerave intelektuale tona për disa shekuj radhazi...?
Çmimi: 1900 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje e punimeve bashkëkohore lidhur me letërsinë e vjetër arbëreshe, disa të botuara së fundmi dhe disa të tjera që botohen këtu për herë të parë. Autori i është përmbajtur metodës së analizës ekdotike, duke marrë në shqyrtim periudhën historike, përkatësinë siciliane të autorëve, rrethanën përse veprat e tyre kanë mbërritur të gjitha në dorëshkrim si dhe faktin që ato vepra dokumentojnë njërën prej fazave më të begata e më të dobishme të historisë së albanologjisë, atë të origjinës. Kjo vepër synon ta sjellë këtë metodë studimi si një risi. Duke iu përmbajtur kësaj metode në botimet kritike të veprave të autorëve më në zë të letërsisë romantike arbëreshe, nga Jeronim de Rada te Zef Serembe, nga Gavril Dara te Zef Skiroi, nga Françesko Krispi Glaviano te Françesko Antonio Santori, lexuesve u jepen këto vepra në formën e tyre të pacënuar.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Autori ka meritën e çarjes së një "toke të virgjër", duke e vështruar për herë të parë zhvillimin e letërsisë shqipe, konkretisht poezisë, në bazë të ligjeve të veta të brendshme, si dhe duke nënvizuar literaritetin e saj larg konceptimit sociologjik dhe pozitivist, që e ka karakterizuar për një kohë të gjatë shkencën letrare shqiptare, duke arritur kulmin në kohën e diktaturës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në librin "Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe" të prof. Matteo Mandala gjithçka është e re për lexuesin shqiptar. Të reja janë leximet e trashëgimit letrar në botën arbëreshe, prej veprave të De Radës, Gavril Darës, Zef Skiroit, Frangjisk Santorit, Emanuele Bideras dhe autorëve më të hershëm, si Nikollë Keta e Nikollë Filja. Prapa këtij libri qendrojnë dekada të tëra pune murgu, pune për të tjerët, një virtyt gati i harruar ndër ne; pune në shërbim të lehtësimit të kërkimeve, që zakonisht i bëjnë nxënësit për mjeshtrit dhe jo anasjelltas. Megjithëse autori ka preferuar ta titullojë librin e tij "Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe", kemi të bëjmë me një vepër që kërkon rishqyrtime kritike për gjithë historinë e letërsisë shqipe, duke përfshirë periudhizimin e saj, ndryshimin e kalendarëve, karakterizimin e dukurive dhe zhvillimeve kulturore e letrare, prekjen e status quo-së së deritashme, funksionimin e një sistemi letrar që mbështetet mbi njësinë e gjuhës, historinë e gjinive letrare, historinë gjenetike të veprave, vështrimin krahasues të varianteve të tyre.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania