titleToAlt
3 shtator, 1940. Dhjetë Fëmijë të Veçantë arrijnë t'i shpëtojnë një ushtrie shpirtzbrazëtish. Vetëm një njeri mund t'i ndihmojë fëmijët, por ajo ka mbetur e bllokuar në trupin e një zogu. Udhëtimi i jashtëzakonshëm që zuri fill në librin "Sekreti i shtëpisë në ishull" vazhdon teksa Xhejkob Portman dhe shokët e tij marrin rrugën drejt Londrës, qyteti i veçantë i botës. Atje, ata shpresojnë të gjejnë shërim për njeriun më të dashur për ta, zonjushën Fajkoi. Por në këtë qytet të shkatërruar nga lufta, në çdo cep fshihen të papritura të tmerrshme. Përpara se Xhejkobi t'i shpjerë fëmijët e veçantë në një vend të sigurt, ai duhet të marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me dashurinë e tij për Ema Blumin. "Qyteti i magjepsur" i tërheq lexuesit në një botë e pasur imagjinare të telepatisë dhe ndërthurjes së rrathëve të kohës, me personazhe me aftësi të jashtëzakonshme, trajtëndryshuese, me fantazma, qenie të mbinatyrshme e kafshë që flasin. Njësoj si romani i mëparshëm, edhe ky libër i dytë i serisë së Fëmijëve të Veçantë, përzien fantazinë drithëruese me fotografi të vjetra të pabotuara kurrë më parë, me qëllimin për të krijuar një përvojë leximi të papërsëritshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Nuk ka më asnjë gjurmë të Stefanit dhe të Dejmonit që kur është zhdukur Elena e bukur, dashuria që i ka ndarë dhe i ka bashkuar të dy vëllezërit vampirë. Ndërkohë, Karolina ka vendosur që të rifitojë zemrën e mikeshave të saj të vjetra: Bonit, që ka fuqi të mbinatyrshme dhe Mereditit të vendosur dhe të pakapshme. Por Boni e di se diçka ka për të ndodhur së shpejti. E ndjen se forca e ligë që ka mbjellë aq shumë tmerr, po bëhet gati për t'u kthyer. Një fatkeqësi tjetër ka për të rënë mbi Fell's Çërç-in dhe banorët e tij, një fatkeqësi e rrallë: Fuqia tjetër po përgatitet të korrë të tjera viktima dhe heronjtë tanë të rinj do të marrin pjesë në një betejë të furishme, në të cilën për të ndaluar në kohë të ligën, duhet të jenë të gatshëm për gjithçka. Edhe për të vënë mënjanë pasionet e tyre personale, kaq përvëluese dhe kaq shkatërruese.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Elena është një vajzë e mrekullueshme, është e bukur, brilante, ka gjithçka në jetë. Por ditët e saj nuk janë aspak interesante. Kështu, duke kërkuar atë drithërimë të veçantë, fillon një marrëdhënie me Stefanin misterioz. Por Stefani fsheh një sekret, një mister të tmerrshëm që do të mundte fare mirë të trondiste përgjithmonë jetën e vajzës. Fillon kështu për Elenën, aventura më magjepsëse dhe njëkohësisht më e rrezikshmja. Një histori dashurie dhe urrejtjeje, drite dhe errësire, në të cilën Stefani dhe Dejmoni, dy vëllezër vampirë, kundërshtarë në luftën e tyre mijëvjeçare, do të luftojnë për zemrën e vajzës si dhe për fatin e saj. Mes dashurish të penguara dhe miqësish fatale, vampirët zbarkojnë në lice. Të gjithë personazhet janë vërtet magnetikë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dy vëllezër vampirë, të mbështjellë nga hija e një misteri mijëvjeçar, luftojnë për dashurinë e Elenës së re. Dejmoni ka vendosur që ajo do të bëhet mbretëresha e territ dhe është i gatshëm të vrasë edhe të vëllanë për t'ia arritur qëllimit. Stefani është në kërkim të një fuqie më të madhe, që të jetë në gjendje të eliminojë rivalin e tij të urryer, por nuk ka ndërmend t'i dorëzohet etjes për gjak njerëzor që e mundon shpesh. Elena e di që duhet të marrë një vendim fatal: duhet të zgjedhë midis besnikërisë ndaj Stefanit dhe tërheqjes këmbëngulëse ndaj Dejmonit. Në errësirën e shpirtit të saj, ndjenja konfliktuale luftojnë me njëra-tjetrën. Jashtë, ka shpërthyer beteja më e furishme e të gjithë kohërave, ku çdo goditje është e ligjshme dhe e lejuar...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Tre këndet e trekëndëshit fatal të dashurisë, Elena dhe dy vëllezërit vampirë Stefani dhe Dejmoni, kanë një fat të përbashkët. Tani që Elena i është dorëzuar Dejmonit tërheqës dhe mizor, tani që urrejtja e Stefanit për të vëllanë është bërë e padurueshme, ata të tre do të jenë të detyruar të shpallin armëpushimin dhe të bashkojnë fuqitë e tyre për t'u përballur me një kërcënim të errët dhe të tmerrshëm. Një tërbim i ligë, i cili mund të thyhet vetëm nëpërmjet një aleance solide. Urrejtje dhe dashuri, gjak dhe hakmarrje; këto janë simbolet që shfaqen në aventurën e frikshme dhe vulosin fundin e saj. Pas "Zgjimi" dhe "Lufta", Lisa Jane Smith përgatitet të godasë direkt në zemër lexuesit e saj me një tjetër episod tronditës të Ditarit të Vampirit. Lisa Jane Smith ka filluar të shkruajë që në fëmijëri dhe romani i saj i parë është botuar sapo u diplomua. Librat e saj janë përkthyer në të gjithë botën dhe kanë dituar admirimin e dy gjenerata lexuesish. Shtëpia Botuese "Bota Shqiptare" po publikon në Shqipëri një nga baladat e saj më të suksesshme: "Ditari i Vampirit" (Zgjimi, Lufta, Tërbimi, Mesha e zezë, Rikthimi: Zbret nata). Saga e "Ditari i Vampirit" është tani edhe një seri e sukseshme televizive.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dëgjoni të rrahurat e zemrës së një të vdekuri, mbani vesh ulërimat rrëqethëse të dikujt që është varrosur për së gjalli, shikoni hijen e një fantazme që ngrihet nga varri! Hyni në botën drithëruese, të frikshme, krijuar prej shkrimtarit të parë të madh amerikan të misterit e që të mban zemrën ngrirë, Edgar Alan Po. Insekti prej ari, Shembja e shtëpisë së Ashërve, Zemra tradhtare dhe Fuçia e Amontijados, katër prej tregimeve më të famshme të Posë, janë mbledhur këtu në një variant të lehtë për t'u lexuar e të vështirë për t'u harruar.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Beteja epike midis njeriut dhe monstrës arrin pikën kulmore me historinë e famshme të Frankenshtajnit. Në përpjekje për të krijuar jetën, studenti i ri Viktor Frankenshtajn lëshon nga zinxhiri forca të pakontro-llueshme, duke vënë në lëvizje një varg të gjatë e tragjik ngjarjesh që e shpien edhe vetë Viktorin në buzë të greminës. Përpjekjet e tij për të shkatërruar krijesën e vet, ndërsa kjo e fundit shkatërron gjithçka të dashur për Viktorin, shpalosen në një histori të fuqishme, të paharrueshme dashurie, miqësie... dhe tmerri.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
“Parfum: Historia e një vrasësi”, është një roman i botuar në vitin 1985 (botuar fillimisht në gjermanisht si Das Parfumi) nga shkrimtari gjerman Süskind Patrick. Romani eksploron shqisën e të nuhaturit dhe lidhjet e saj me kuptimet emocionale që mbart aroma. Mbi të gjitha ky roman është një histori komunikimi, identiteti dhe morali të shpirtit njerëzor. Historia fokusohet tek Jean-Baptiste Grenouille, praktikant për tu bërë mjeshtër i parfumeve në Francën e shekullit të 18-të, vetë i lindur pa aromë trupi. Në moshën e adoleshencës, ai fillon të përgjojë, përndjekë dhe vrasë virgjëresha në kërkim të "parfumit të përsosur", të cilën ai e gjen tek një grua e re me emrin Laura, në një kopsht privat të izoluar në Grasse.
Çmimi: 950 Lekë
titleToAlt
Por kur dashuroje vrasësin tënd, atëherë nuk kishe rrugëdalje. Si mund të vrapoje, si mund të luftoje, kur një veprim i tillë do ta lëndonte atë person të dashur? Nëse jeta jote ishte gjithçka mund t'i falje njeriut të dashur, si mund të mos ia falje? Po sikur ai të ishte një njeri që e doje me të vërtetë? Të biesh kokë e këmbë në dashuri me një vampir, është njëherazi edhe fantazi edhe makth, ndërthur me realitetin tejet të rrezikshëm të Bela Suanit. E tërhequr në një drejtim nga pasioni çmendurak për Eduardin, dhe në një tjetër nga lidhja e thellë me njeriun-ujk, Xhekob Bllekun, ajo ka duruar një vit të trazuar joshjeje, humbjeje dhe grindjeje për të arritur në pikën përfundimtare të kthesës. Zgjedhja e saj e afërt për t'u bashkuar me botën e errët por joshese të të pavdekshmëve ose për të vijuar një jetë krejt njerëzore është kthyer në fijen tek e cila varet fati i dy klaneve. Tanimë që bela e ka marrë vendimin e vet, një zinxhir befasues me ngjarje të padëgjuara do të copëtohet duke sjellë pasoja potencialisht shkatërruese dhe të pazbulueshme. Kur fijet e copëtuara të jetës së Belës - fillimisht të ekspozuara te Muzgu, pastaj të hapërdara dhe të shqyera te “Hëna e re” dhe “Eklipsi” - duken gati për t'u lidhur dhe thurur me njëra-tjetrën, a mund të shkatërrohen përgjithmonë? Përfundimi mahnitës dhe marrafrymës i Sagës së Muzgut, “Agimi”, hedh dritë mbi të fshehtat dhe misteret e kësaj epike magjepsëse dhe romantike, që ka mbërthyer miliona lexues.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në parkun publik dhe të qetë të Forshallës, në Finlandë, dikush ka mbytur një grua, ia ka nxjerrë sytë dhe i ka skalitur germën A në bark. Detektivi Lindmark merr në pyetje dhe arreston të fejuarin e viktimës, i cili e pranon vrasjen nën presion. Por pas ca kohësh, gjenden dy kufoma të tjera. Janë mbytur, janë lakuriq, pa sy dhe me një germë të skalitur në bark: nënshkrimi i frikshëm i një vrasësi serial. Pranë njërës prej viktimave është gjetur një kryq: mos ndoshta vrasësi është një fetar fanatik? Njëri nga të dy burrat ishte homoseksual: mos ndoshta vrasësi është një manjak seksual? Dhe pastaj: fakti që dy nga viktimat kishin shkruar biografinë e vet, mos ndoshta është një e dhënë e mundshme, që duhet ndjekur? I vendosur në Skandinavinë e ftohtë, ky triller mizor dhe i pamëshirshëm i ofron lexuesit një perspektivë brengosëse mbi natyrën njerëzore, një histori që të lë pa frymë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Sekreti i shtëpisë në ishull", është një roman i paharrueshëm, ku fantastikja bashkohet me fotografinë, të rrëmben e të detyron ta lexosh me një frymë. Historia jonë çelet me një fatkeqësi në familje, e cila e nis Xhejkobin gjashtëmbëdhjetë vjeçar në një udhëtim drejt një ishulli të largët pranë bregut të Uellsit. Atje, ai zbulon rrënojat e jetimores së fëmijëve të veçantë, drejtoreshë e së cilës ka qenë zonjusha Fajkoi. Teksa eksploron dhomat dhe korridoret e braktisura, Xhejkobi e kupton se fëmijët e zonjushës Fajkoi kanë qenë më shumë se të veçantë. Mund të kenë qenë të rrezikshëm. Mund t'i kenë izoluar për një arsye të fortë në atë ishull të braktisur. Dhe, në njëfarë mënyre, sado e pamundur që duket, ata mund të jenë ende gjallë. Një histori rrëqethëse e llojit fantastik, "Sekreti i shtëpisë rnë ishull”, kënaq lexuesit e rritur dhe të rinj, si dhe të gjithë ata që pëlqejnë aventurat e frikshme.
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania