titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Viti i parë i presidencës Tramp ishte i nxehtë dhe i stuhishëm për Shtetet e Bashkuara dhe për gjithë botën. Për të treguar pasojat, gazetari Michael Ëolff, i cili gjatë fushatës zgjedhore kishte frekuentuar selinë qendrore të Trampit depërton tani në Shtëpinë e Bardhë “si një mizë në mur”. Ëolff vëzhgon nga një perspektivë e veçantë kaosin e Zyrës Ovale dhe nxjerr nga duart një libër shpërthyes, të pasur me prapaskena të pa dëgjuara.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në rrugëtimin tim profesional 25-vjeçar, si gazetare kulture radiotelevizive kam takuar dhe intervistuar qindra individë me kontribute cilësore në shoqërinë shqiptare... jo vetëm kaq! Më pasuruan e ridimensionuan, më krijuan mundësinë të jem Në arrati me shpirtra që nuk shuhen. Ky libër hap serinë e librave të tjerë të këtij zhanri.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Komunikimi dublon realitetin. Ai krijon dy variante: një variant-po dhe një variant-jo, dhe kësisoj çon në përzgjedhje. Dhe pikërisht në këtë fakt, në faktin që tani duhet të ndodhë diçka (qoftë edhe një ndërprerje komunikimi e komunikuar në mënyrë eksplicite), qëndron autopoieza e sistemit që garanton vijueshmërinë e tij. Pra, ngushtimi në alternativën pranim ose refuzim nuk është gjë tjetër veçse autopoieza e vetë komunikimit. Ajo diferencon pozicionin prej ku do të niset komunikimi vijues, i cili ose do të marrë si bazë konsensusin e arritur, ose do të ndjekë disensusin; por ai edhe mund të përpiqet që ta fshehë problemin dhe ta anashkalojë pikën delikate në të ardhmen. Çfarë është komunikimi?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Arben Puto (1924-2016) lindi në Gjirokastër. Ka studiuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Moskës, dega e së drejtës ndërkombëtare publike. Me hapjen e Universitetit të Tiranës, më 1957, ka punuar si pedagog dhe punonjës shkencor në Fakultetin Juridik, derisa doli në pension më 1990. Është autor i një numri veprash në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe historisë së diplomacisë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Shqipëria ime” është titulli i librit të Idajet Beqiri, i vlerësuar maksimalisht nga lexuesit. Libri “Shqipëria ime” është shkruar si rrëfim i ndërthurur me intervista, procesverbale gjyqesh, artikuj gazetash, gjë që e bën shkrimin e tij interesant dhe ngjall kureshtje të vërtetë për ta lexuar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Zoti nuk ka djalë”, është libri më i ri i gazetarit Irhan Jubica. Libri përmban 50 intervista të realizuara gjatë 20 viteve (1996-2015), të cilat janë përzgjedhur në mesin e shumë intervistave të realizuara gjatë 25 viteve në gazetari. Dominojnë kryesisht shkrimtarët, por ka edhe artistë të tjerë si edhe një shkencëtare. Një shkëputje e shkurtër nga parathënia: “Vrau më 1997 për pazaret e drogës, ekzekutohet me silenciator prapa koke i dashuri i ri i Roos Pijes. Sex-bomba e ekranit: Ai ishte ëngjëll! Ky asht ndër titujt ma jetëgjatë të tranzicionit shqiptar, sepse bota mediave vërtitet që prej nji çerek shekulli rreth personazheve dhe temave të tilla, tu' i dhanë jetë nji vorbulle e cila i ka viktimizue miliona ndjekës të ekraneve, altoparlanteve, revistave e gazetave, e sidomos të internetit. Në këtë realitet ku media në përgjithësi, por sidomos internetmedia po e mbytë kulturën dhe ku kjo e fundit, me ndihmën e dhunuesit të vet po e mbytë artin, jo vetëm kultura dhe letërsia kanë mbetë me iu paraqitë publikut sipërfaqësor me fjalët prekëse të ndonji përdhunuesi mediatik për fëmijët e tij, mbasi ua ka vra prindërit dhe fëmininë fëmijëve të tjerë. Të detyruem me u strukë ndër kthina periferike idealistësh parahistorikë, kultura dhe arti i vërtetë arrijnë me dalë deri në bulevardet qendrore veç si meteorë, e jorrallëherë pa u regjistrue në kujtesën kolektive. Kjo asht nji nga arsyet e këtij libri me 50 intervista, të zgjedhuna në mesin e mijërave të realizueme përgjatë 20 viteve angazhim në gazetari, një pjesë e të cilave botue s'pari në nji meteor të tillë, si revista letrare shqiptare ARS. Për shkak të besimit se libri nuk ka vdekë, këtu janë përfshi rrëfimet tronditëse të dëshmitarit Simon Jubani për ekzekutimet e kundërshtarëve politikë në Shqipninë e mbas Luftës së Dytë Botnore, të Trebeshinës për përjashtimin nga letërsia shqipe, të Yllka Mujos për ndikimin e Luiza Milerit në personalitetin e saj, të Edi Hilës se artistët shqiptarë ekspozojnë në galeri të parandësishme në botë, të Agim Vincës se nga mesi i gjenocidit Kosova po shkon kah pamvarësia, të Rreshpjes së paqtë e të paqetë, të Luan Starovës se mund të mos ishte ba ai që asht nëse kishte me jetue në Pogradecin ku lindi, apo të Kapllan Resulit 70-vjeçar se nuk asht ndi mirë me asnjenen prej tri familjeve që krijoi. Mirëpo sido qofshin, dëshmitë janë të njerëzve të kulturës e artit të vërtetë dhe në asnji rast nuk i imponohen lexuesit me trushplamjen e dy rreshtave të parë të këtij shkrimi. Të thana me gjysë zani apo me klithje prej palcës kurrizore, bashkë me të vërtetat e Coelho-s, Tamaro-s, Mohammed Bennis-it dhe të Laura Mersini-Houghton - për herë të parë për nji gazetar shqiptar që në vitin 2002 - këto dëshmi nxajnë vendin kryesor në libër krahas mundimeve artistike e jetësore të Dibrës, Stanit, Mehmetit, Karahodës, Shpëtim Kelmendit, Lubonjës e Kasoruhos. Ndoshta vetëshkatërrimit kulturor të njeriut nuk i duhet nji shpëtimtar Deus ex machina, por arti i këtyne artistëve.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Riina më tregoi emrat e... : pohimet e një ish-bosi të Kupolës për Xhorxho Bonxhovanin
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Blendi Fevziu u lind në Tiranë më 18 Maj 1969 . U diplomua për Letërsi dhe Gjuhë shqipe më 1991. Ka nisur punë si gazetar më 1989 . Që prej vitit 1997 drejton emisionin OPINION .
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Arbën Xhaferin në këtë libër flet sikurse njeriu që e vendos flamurin e kuq, që alarmon një rrezik dhe është i ndërgjegjshëm se snajperët janë në të gjitha anët. Snajperët që të vrasin qoftë edhe duke të lënë mënjanë, duke të larguar, duke të harruar. Por ai nuk priti që dikush ta mbulonte dhe mbronte, sepse tashmë flamuri i kuq ishte vendosur. Këto intervista janë flamuri i tij, janë modeli, besimi dhe ëndrra e një njeriu që jo vetëm e njihte mirë, por edhe dinte ta donte bukur Shqipërinë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, Kadare flet për temat delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarë serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase dhe për arsyen përse i ishte dashur që Serbia të ishte e para që ta njihte Kosovën.
Çmimi: 250 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania