titleToAlt
Brenda nesh gjendet një kopsht. Një kopsht që nuk ndikohet nga rrëmuja e botës së jashtme. Një kopsht të cilin askush nuk mund të vijë e ta trazojë. Në botën përreth nesh ka dashuri dhe urrejtje, tension dhe mister. Drama e përditshme po del në pah.Megjithatë, ka një vend brenda teje ku mund të jesh ai që je. Pa shtirje, pa gënjeshtra. Një vend ku mund të ndihesh plotësisht i çlirët. Ky kopsht ekziston brenda kujtdo. Lëri mënjanë titujt dhe rolet që luan çdo ditë. Në ketë kopsht të brendshëm mund të qëndrosh vetëm me veten tënde. Edhe në qoftë se ta kanë hequr lirinë dhe të ka ndodhur diçka e tmerrshme, asgjë nuk ta heq dot gjënë më të çmuar që ti mban brënda vetes. Është zgjedhja jote, nëse do të përpiqesh të arrish të njohesh atë që ke brenda teje. Ndoshta, gjatë jetës, do të arrish në një pike ku të mendosh: «Kaq e pati, për mua mori fund gjithçka». Në atë çast, kujtohu se gjëja më e rëndësishme ndodhet ende brenda teje dhe aty do të qëndrojë përgjithmonë. Ajo që ti mban brenda vetes, eshtë me të vertetë e jotja.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Nuk ka rëndesi se çfarë mendojnë për mua të tjerët. E rëndësishme është mendimi im për veten. Por për ne është bërë e zakonshme ta përceptojmë veten tonë me sytë e njerëzve që na rrethojnë dhe harrojmë se ekziston një mënyrë e drejtë dhe e hapur e perceptimit të vetvetes. Dhe ka vetem një mënyrë të tillë të vërtetë e drejtpërdrejte perceptimi. Kështu ne fillimisht krijojmë figura të rreme dhe vëmë maska për të gënjyer njerëzit e tjerë, dhe më pas formojmë mendimin tonë për veten tonë në varësi të mënyrës se si na shikojnë njerëzit e tjerë përreth
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Fati tronditës i një irakeneje të guxishme. Në Irak ai ishte i plotpushtetshëm: Diktatori Saddam Hussein. Gjithashtu Ashti Marben, Që fëmijë, ishte mrekulluar pas Presidentit të vendit. Me një pasion të jashtëzakonshëm, ajo i shkroi Presidentit një seri letrash. Shpërblimi: Një takim personal. Ashti ishte verbuar nga karizma, pallati presidencial dhe plotpushtetshmëria e Presidentit. Që ne moshën fëminore, kur ajo ishte nxënese shkolle, vetem 12 vjece, u fut nën pushtetin e Saddamit, në partinë baath. Megjithatë ajo përjetoj frike dhe tmerr, varfëri dhe mjerim, lufëra për vite me radhë dhe humbi të fejuarin gjatë Luftës së gjirit. Ashti Marben u zgjua dhe mori guximin të vihet në një rruge të rrezikshme të jetës: Të rresikshme të jetës: Të kritikojë hapur diktatorin. Për pak shpëtoi nga hekurat e shërbimit të fshehtë irakian
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Unë po ju flas për tri shndërrimet e shpirtit: për atë se si shpirti u bë gamile, se si deveja u bë luan dhe, më në fund, se si luani u shndërrua në fëmijë. Ka shumë gjëra të vështira për shpirtin, për shpirtin e të fuqishmit dhe të rezistentit, i aftë për të adhuruar: vetëm më të vështirën dhe më të rëndën e lakmon fuqia e tij. Zarathustra nuk i favorizon të dobëtit, nuk i inkurajon të ashtuquajturit të bindur. Ai nuk është dakord me Jezusin se "të lumturit janë të butë", se "të lumturit janë të përulur", se "të lumturit janë të varfër nga shpirti, sepse trashëgojnë mbretërinë e Zotit". Ai është tërësisht për shpirtin e fuqishëm. Ai është kundër egos, por nuk është kundër krenarisë. Krenaria është dinjiteti i njeriut. Egoja është thelbi i rremë. Ato nuk duhen quajtur sinonime.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në vizionin e Oshos, Zarathustra është, si të thuash, një njeri i përparuar dhe i shquar: njeri, i cili mund të qeshë e të derdhë lot njësoj si secili prej nesh, i cili mund të përjetojë tmerrin dhe teprinë e ndjenjave, krenarinë dhe vetëmohimin, dobësinë dhe fuqinë. Ai flet me ne fare haptas, duke ia lënë plotësisht gjykimit tonë, të jemi dakord apo jo, ta mbështesim atë apo të ecim në rrugën tonë. Dhe çdo gjë që na ka mësuar ai, na e ka mësuar si mik, duke çarë përmes të gjitha hyrjeve dhe daljeve drejt rrugës së të vërtetës, duke parë me vëmendje të përqendruar çdo hap dhe kthesë. Kështu që çdo bisedë e Oshos bëhet mësim për një temë të veçantë, kurse çdo temë është një hap në thellësi të udhëtimit. Kështu lindi "Perëndia që mund të vallëzojë" - njeriu që bëhet Perëndi, njeriu që guxoi të hiqte të gjitha prangat e virtyteve të rreme e të vlerave, i cili merr guximin të vallëzojë në pafajësinë tokësore dhe nga gëzimi i tepërt, duke kënduar "të shenjtën" po të vetë jetës.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania