titleToAlt
Liberalizimi, shteti i vogël dhe ekonomia private, koncesionet dhe oligarkët janë tema që në Shqipëri janë rrekur të debatohen përgjatë dekadave që pasuan rënien e komunizmit këtu në Shqipëri. Parti të vetëshpallura të djathta janë shtirur sikur kanë zbatuar “politika liberale” po aq sa edhe parti të vetëshpallura të majta kanë kryer privatizime të pronës publike, kanë krijuar monopole faktike dhe kanë dhunuar individin duke i prezantuar të gjitha këto si politika liberale. Me pak fjalë në Shqipëri jemi përballur me liberalizmin pa mësuar se çfarë është liberalizmi.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në gjithë jetën dhe aktivitetin tim në biznes, mësimi më i madh dhe konkluzioni kryesor që kam nxjerrë është se, garantimi i lirive ekonomike e politike, veçanërisht liria e tregut dhe sipërmarrjes, aplikimi i drejtë dhe i saktë i rregullave dhe institucioneve të kapitalizmit janë rruga më e mirë dhe më e sigurt që një vend të zhvillohet shpejt duke rritur në mënyrë të qëndrueshme mirëqenien dhe cilësinë e jetës. Kapitalizmi është sistemi i konsumatorit mbret, i suksesit në treg vetëm falë cilësisë dhe standardeve të produkteve.e shërbimeve, i shpërblimit më të mirë të iniciativave dhe përpjekjeve të çdo individi të lirë, i mundësive të gjithkujt për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm, është sistemi që na, garanton prosperitetin dhe zhvillimin ekonomiko-social të shoqërisë sonë. Libri "Mentaliteti antikapitalist" Ludwig von Mises, bën pjesë në ata libra fondamentalë e të domosdoshëm për t'u lexuar gjerësisht,- të cilët kanë forcën dhe qartësinë e mendimit dhe analizës t'u japin një përgjigje të mrekullueshme shkaqeve dhe arsyes së "qëndrimeve antikapitaliste" në shoqërinë tonë, si. dhe të ndriçojnë mendjet dhe idetë e shumë njerëzve se "kapitalizmi, i kuptuar dhe zbatuar siç duhet, është rruga më e sigurt drejt suksesit, demokracisë dhe mirëqenies për çdo popull apo vend".
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Për “Politikat Ekonomike”, instrumentet dhe efektet në zhvillimin ekonomik e social të çdo vendi është diskutuar e diskutohet shumë. Politikat ekonomike të majta, të djathta, të qendrës, liberale, socialiste, socialdemokrate etj. Ideologjia dhe pozicioni politik duket se dominon frymën dhe zgjedhjen e politikave ekonomike të çdo vendi, të zhvilluar apo në zhvillim. Cilat politika ekonomike duhet të rekomandohen? Një pikëpyetje e madhe mbetet, një dilemë e vazhdueshme shoqëron përmbajtjen e tyre: cila është më e mira, më eficiente, më ndikuese në forcimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqenies së një vendi? Ludwig von Mises u jep një përgjigje brilante këtyre dilemave. Ludwig von Mises tregon se në shoqërinë e sotme globale gjithçka është rezultat i ideve. Merita e çdo klase politike, qeverie apo intelektualëve të çdo vendi është lufta ndaj ideve të këqija, ndaj ideve të gabuara në politikat publike. “Duhet të zëvendësojmë idetë e gabuara me ide të drejta e progresive "... duhet të mënjanojmë teoritë dhe idetë që mbështesin e justifikojnë dhunën... duhet të kundërshtojmë logjikën fiskale të konfiskimit të pasurisë, manipulimin autoritar të çmimeve, inflacionin dhe gjithë arsenalin e të këqijave nga të cilat po vuajmë". Rruga më e suksesshme drejt progresit nuk është socializmi apo autoritarizmi etatik, por ekonomia e lirë, tregu i lirë, liria e sipërmarrjes, demokracia funksionale etj. , me një fjalë, zbatimi korrekt i ligjeve, rregullave dhe institucioneve të kapitalizmit. Gjithkush duhet të bindet se kjo është rruga e vetme dhe më e sigurt e zhvillimit ekonomik e social të çdo vendi, kjo është ideja më progresive e kohës moderne.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Shpërndarja e pasurive është një nga çështjet më të debatuara në ditët tona. Për disa, pabarazitë nuk do të rreshtin së thelluari në një botë gjithnjë e më të padrejtë. Për të tjerë, do të ketë një tkurrje të natyrshme të hendeqeve dhe çdo ndërhyrje do të rrezikonte ta trondiste këtë tendencë harmonike. Por çfarë dimë në të vërtetë për evolucionin e pabarazive në afat të gjatë? Në realitet, analizat ekonomike që supozohen të na ndriçojnë bazohen më së shpeshti në spekulime teorike më shumë se në fakte të vërtetuara. Fryt i pesëmbëdhjetë vitesh hulumtimi, ky studim, më ambiciozi që është ndërmarrë ndonjëherë mbi këtë çështje, mbështetet mbi të dhëna historike dhe krahasuese shumë më të gjera se të gjitha punimet e mëparshme. Duke përshkuar tre shekuj dhe mbi njëzet vende, ai përtërin tërësisht kuptimin tonë të dinamikës së kapitalizmit, duke e vendosur kontradiktën e tij themelore në raportin midis rritjes ekonomike dhe kthimit nga kapitali. Nëse përhapja e njohurive duket si forca kryesore e barazimit të kushteve në afat të gjatë, aktualisht, rritja në kulm e shpërblimeve më të larta dhe, sidomos, përqendrimi i skajshëm i pasurive kërcënojnë vlerat e meritokracisë dhe të drejtësisë sociale të shoqërive demokratike. Duke nxjerrë nga përvoja e shekujve të shkuar mësime për të ardhmen, kjo vepër tregon se ekzistojnë mjetet për ta përmbysur këtë tendencë. Drejtor i studimeve në EHESS dhe profesor në Shkollën e Ekonomisë në Paris, Thomas Piketty është autor i punimeve të shumta historike dhe teorike për të cilat ka marrë, më 2013, çmimin Yjrö Jahnson, dhënë nga Shoqata Ekonomike Evropiane.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Marrëdhëniet e ndërsjella midis njeriut dhe shoqërisë qysh prej shumë kohësh kanë tërhequr vëmendjen e filozofëve që përpiqeshin të përcaktonin se cili nga elementët e kësaj opozite të dyfishtë është parësor. Të jetë, vallë, antisocial individi nga vetë natyra e tij, siç thoshte Z. Frojdi, apo, në të kundërtën, njeriu është kafshë shoqërore, siç mendonte K. Marksi? Orvatje për t'i pajtuar këto pikëpamje të kundërta ka bërë themeluesi i "psikoanalizës humaniste" Erich Fromm. Shoqëria është e infektuar me zvetënimin e individit: kultura masive, arti masiv, politika masive, kushtëzohen nga tërësia e të gjitha kushteve të jetës së shoqërisë industriale të kohës sonë. Kjo sëmundje mund të shërohet vetëm duke fituar lirinë pozitive, lirinë jo në vetvete, jo shkatërruese, por "lirinë për diçka", duke kaluar nga gjendja "të kem" në gjendjen "të jem". Dhe vetëm një shoqëri, pjesëtarët e së cilës gëzojnë liri pozitive mund të quhet e shëndoshë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Me Trilogjinë e Dëshirave ashtu si në shumicën e veprave të Drajzerit elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar me besnik. Është elementi i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetem me grafikën e kontrasteve shoqërore por edhe me depërtimin në detaje në sestimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim. Trilogjia, "Financieri", "Titani" dhe "Stoiku" konsiderohet nga studiuesit si vepra e jetës së Drajzerit, është filozofia e krijimtarisë së tij. Kur në qarkullim doli romani "Financieri" u tha se është një radiografi analitike e zhvillimeve psiko-sociale të sistemit të ri ekonomik. Drajzeri është edhe terapisti i duhur për plagët që nisën t 'u hapen grupimeve të ndryshme shoqërore, ku për hir të egzistencës morali nis e zvetnohet. Imoraliteti i kthyer në modë sundon mbi dhimbjen e skamjen, farfuria e kapitalit degradon në honet e thella e të errëta të shpirtit. Kjo është tipologjia shoqërore që polarizon ndjenjën ndaj mbiegzistencës, virtutin ndaj protagonizmit të jetës metropolitane. Të fitosh mbi rrënimin e tjetrit edhe duke sublimuar dashurinë, kjo është sëmundja e dukshme e kapitalit, aq sa para etheve të pasurimit asgjë nuk ka vlerë, as vetë jeta. Ky është kodi i ri i vlerave në të cilën Drajzeri depërtoi si askush tjetër me veprën e tij. Mbetet antologjik, sepse është shpirtëror.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani "Stoiku" pas "Financierit" dhe "Titanit" mbyll "Trilogjinë e dëshirave" të Drajzerit. Kjo qe vepra e fundit e shkrimtarit. Ai vdiq gjatë kohës që e shkruante atë, duke bërë çmos ta mbarojë, meqenëse romanin e tretë për Kauperudin, e quante "pjesë të pandashme" të krijimtarisë së tij letrare. Siç dihet, midis "Titanit" dhe "Stoikut" pati një shkëputje prej tridhjetë vitesh. Gjatë kësaj kohe, Drajzeri pati kohë t'i rishikojë vlerat që prodhoi te romanet e mëparshme; "Financieri" dhe "Titani." Ka mundësi që, herë pas here, shkrimtari i hynte punës me "Stoikun" duke kërkuar me këmbëngulje zgjidhjen e detyrës së vështirë. Ajo çka nxori nga pena, në muajt e fundit të jetës, dëshmon për fluturimin e guximshëm të mendimeve të tij. Romani mbeti i papërfunduar edhe ngaqë ndoshta Drajzeri kishte ndërmend t'u rikthehej e t'i zgjeronte disa kapituj të ndryshëm. Të gjitha këto duhen patur parasysh gjatë leximit të "Stoikut." E megjithatë, romani të le mbresë mjaft të thellë. Në të është dhënë dënimi i pashmangshëm i Kauperudit dhe në këtë kuptim, "Stoiku" paraqitet si përfundim i denjë i "Trilogjisë së dëshirave" në po atë nivel që ishte përgatitur i gjithë zhvillimi logjik i kësaj vepre madhore. "Stoiku" u botua në Sh.B.A. në 1947 nga e veja e Drajzerit.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Romani "Financieri" është pjesa e parë e "Triologjisë së dëshirave" të Drajzerit. Me këtë vepër, shkrimtari nis zbatimin e mendimit të madh për të treguar trajtën e vërtetë të kapitalizmit amerikan të gjysmës së dytë të shekuliit të XIX. Me syrin depërtues të artistit, ai ka kapur tiparet e veçanta, të cilat karakterizojne fillimin e epokës imperialiste. Në planin e parë të telajos së madhe, siç paraqitet "Triogjia e dëshirave", ne shohim grabitqarët kapitalistë që zhvatin popullin, duke u pasuruar me ndihmën e makinacioneve më të ndyra, ndërsa shfrytëzojnë me cinizëm për qëllimet e tyre, të giithë aparatin shtetëror të Sh.BA-së. Autori mblodhi materiale të shumta, që deëshmonin për veprimtarinë kriminale të qarkullimit të kapitaleve financiare dhe industriale në Amerikë, të cilat në atë kohë u bënë të njohura nga buja që shkaktuan makinacionet e "manjatit të tramvajeve," Çarlz Jerksit, që e pati shtrirë veprimtarinë e vet në Filadefia, Çikago, Nju Jork dhe Londër. Padyshim që, ai edhe i shërbeu Drajtçerit si karakter i ngiashëm për figuren e Kauperudit, personazhit kryesor të "Triologjisë së dëshirave."
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania